Close
Faqja 1 prej 23 12311 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 444
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941

    “Epopeja e UÇK-së”

    Komandanti Legjendar Adem Jashari


    Këshilli Organizativ ka bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e “Epopesë së UÇK-së


    Prishtinë, 1 mars (Kosovapress) Time: 18:20

    “Në kuadër të këtij 5-vjetori, Këshilli Organizativ ka marrë të gjitha masat që manifestimi “Epopeja e UÇK-së” të jetë sa më në nivel. Aktivitetet festive do të organizohen në nivelin qendror dhe lokal“, -ka thënë për Kosovapress-in, në emër të Këshillit Organizativ, këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Ramadan Avdiu

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Nën përkujdesjen e kryeministrit Rexhepit, të mërkurën nis manifestimin “Epopeja e UÇK”


    PRISHTINE, 3 mars - Të mërkurën fillon manifestimi tradicional përkujtimor “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Në këtë manifestim, që sivjet mbahet nën patronatin e kryeministrit Bajram Rexhepi, pritet të marrin pjesë qytetarë të shumtë nga Kosova dhe trojet e tjera etnike shqiptare.
    Manifestimi për epopenë e UÇK-së dhe 5-vjetorin e rënies së komandantit legjendar Adem Jashari mbahet prej 5 deri më 7 mars, ndërsa organizatorë janë Trupat Mbrojtëse të Kosovës. Këshilli Organizues i manifestimit, sipas kolonel Arif Muçolli, pret një pjesëmarrje masive e qytetarëve të Kosovës dhe të trojeve tjera shqiptare.
    Më 6 mars Trupat Mbrojtëse të Kosovës do të bëjnë homazhe te varrezat e dëshmorëve si dhe do të vizitojnë familjet e tyre, Po këtë ditë, në orët e mbrëmjes, në sallën e sporteve “1 Tetori” në Prishtinë do të mbahet një akademi përkujtimore.
    Një delegacion i Këshillit Organizues të manifestimit “Epopeja e UÇK-së” pati sot një takim me kryeministrin Bajram Rexhepi. Në takim u njoftua për përgatitjet që janë bërë për organizimin e këtij manifestimi. Sipas organizatorëve, tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet që manifestimi “Epopeja e UÇK-së” të mbahet me sa më dinjitet.

  3. #3
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Në sallën e hotelit “Ëinkelried“, në Ëetingen të Zvicrës, me pjesëmarrjen e qindra mërgimtarëve, që kishin ardhur nga shumë anë të Zvicrës dhe qytetet gjermane, që shtrihen
    afër kufirit me Zvicrën, në organizim të degëve të PDK-së dhe të AAK-së për Zvicër, u shënua 5-vjetori i njërës nga ngjarjet më madhore të historisë së re të Kosovës, të
    luftës dhe të përpjekjeve të saj për liri, ngjarje ato të cilat do të madhëronin dhe nderonin çdo popull, i cili ka dhe do të ketë përherë si kryefjalë të jetës së tij, lirinë e atdheut.
    Për epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Prekazin legjendar dhe dëshmorët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, fjalën e rastit e mbajti Bejtullah Tahiri, anëtar
    i kryesisë së Degës së PDK-së në Zvicër, i cili në fillim të fjalës së tij tha: “Jemi mbledhur sot në pesëvjetorin e epopesë së lavdishme të UÇK-së në Prekaz dhe rënies heroike
    të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, që ta përkujtojmë atë epope dhe t’i nderojmë të gjithë të rënët në luftë për liri, të cilët duke e
    vënë atdheun mbi çdo gjë që patën, u sakrifikuan për të dhe përjetësisht u vendosen në altarin e të pavdekshmëve“.
    Duke folur më tutje Bejtullah Tahiri tha se, “në këtë ditë, në të cilën përkujtojmë betejat e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998, njëkohësisht i përkujtojmë edhe të gjithë martirët e
    kombit, që në periudha të ndryshme bënë sakrificën më sublime për atdheun e tyre”.
    Ai më tutje i përkujtoi epopetë e shënuara gjithandej fushëbetejave të Kosovës dhe shumë dëshmorë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë pasur emrin e
    përbashkët, pavarësisht nga koha kur janë vrarë - ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e se cilës padyshim ka qenë ngjarja më themelore në historinë e kombit
    shqiptar në mbarimin e shekullit.
    Pjesëmarrësit në tubim i përshëndeti edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Bernë, Leontiev Çuçi, i cili shprehu fjalë mirënjohjeje dhe miradie për luftën e Ushtrisë
    Çlirimtare të Kosovës, për dëshmorët e lirisë, për Kosovën dhe për popullin e saj. Pjesëmarrësit në këtë tubim i përshëndetën edhe përfaqësuesit e subjekteve politike, organizatorë
    të këtij tubimi si dhe përfaqësues të shoqatave “Miqtë e Trupat e Mbrojtjes së Kosovës”, Shoqata “Kadri Zeka” etj.
    “Pas fjalëve të rastit u dha një program artistik me këngë dhe recitime kushtuar epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit, kurse në fund mërgimtarëve
    iu bë thirrje, që të marrin pjesë në tubimin protestues, që do të mbahet më 8 mars, në orën 10, para selisë së OKB-së në Gjenevë, kundër arrestimeve të ish-ushtarëve
    dhe komandantëve të UÇK-së”, bën të ditur Shërbimi për Informim i Degës së PDK-së në Zvicër.

  4. #4
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    TMK-ja bën gati Prekazin për të përkujtuar komandantin

    Zona e parë e TMK-së përgatit vendin për “Epopenë e UÇK”-së

    ADEM META
    SKËNDERAJ, 2 MARS - Pjesëtarët e Zonës së parë të TMK-së kohë të gjatë janë në gjendje mobile me qëllim që të kryejnë të gjitha përgatitjet para datës 5 mars, kur fillon manifestimi gjithëpopullor “Epopeja e UÇK”-së, për nder të shënimit të pesëvjetorit të veprës dhe rënies heroike të komandatit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari. Major Hasan Hoxha, zëdhënës i ZP të TMK-së, pasi përkujton se këtë vit ky manifestim mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës dhe me pjesëmarrjen e TMK-së, thotë se fillimisht është bërë përmirësimi i rrugës, e cila lidh kompleksin përkujtimor “Adem Jashari” në Prekaz me shiritin e asfaltit. “Sipas planeve të pushtetit lokal parashihet që kjo rrugë sivjet të asfaltohet, andaj është bërë një intervenim i përkohshëm nga ana e pjesëtarëve tanë”, sqaron majori Hoxha. Ai tregon se po ashtu është intervenuar edhe në placetën mes kompleksit të varrezave dhe atij të “Kullave të Pamposhtura”. “Pjesëtarët e TMK-së janë duke përgatitur edhe skenën për mbajtjen e manifestimit ‘Nata e zjarreve’, që do të mbahet më 7 mars si dhe objekteve të tjera përreth”, sqaron zëdhënësi i kësaj zone. Gjendja mobile e pjesëtarëve të kësaj zone ka zgjatur edhe gjatë uikendit. “Siç po shihni, skena është në përfundim e sipër dhe tash jemi duke punuar në montimin e vendeve të cilat janë të parapara për mysafirë, ato për kamera televizive si dhe elektrifikimi i tërë kësaj hapësire”, shprehet kolonel Kamer Hamza, shef i shtabit të ZP të TMK-së, i cili edhe këtë uikend ishte bashkë me ushtarët e tij në poligonin e punës në Prekaz. Ai thotë se të gjitha punët janë duke i kryer pjesëtarët e kësaj zone, ndërkohë që elektrifikimi po ndihmohet nga ekipi i KEK-ut. Kolonel Hamza thotë se sivjet risi është montimi i një videoprojektori me dimensione të mëdha, i cili do të mundësojë që të pranishmit përreth të kenë më të lehtë përcjelljen e programit, në të cilin do të marrin pjesë artistë të shquar nga trojet shqiptare. Më 6 mars, “Ditën e dëshmorëve” prej orës 10:00 do të fillojnë homazhe në varrezat e dëshmorëve si dhe vënia e kurorave, duke filluar nga varrezat e Jasharëve në Prekaz.

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    “Epopeja e UÇK” filloi me marshimin e Trupave Mbrojtëse të Kosovës


    Prishtinë, 5 mars (Kosovapress) Time: 14:15

    Mijëra qytetarë nga të gjitha viset e Kosovës kanë vërshuar sot kryeqytetin kosovar, Prishtinën, për të marrë pjesë në manifestimin e madh, që po mbahet në 5 vjetorin e rënies së Komandatit Legjendar të UÇK, Adem Jashari, familjes së tij dhe gjithë dëshmorëve të tjerë.

  6. #6
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Nata e Zjarreve ne Prekaz!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  8. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Mbledhja e popullit ne Stadiumin e Prishtines...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  9. #9
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Fenomeni Adem Jashar, fenomen unikat në hisorinë e qytetërimit- Nga Ahmet Qeriqi





    Fenomenalë janë njerëzit e veçantë, të cilët me veprat dhe bëmat e tyre lënë gjurmë të pashlyeshme në momente të caktuara të historisë.

    Një fenomen i tillë, me përmasa madhore jo vetëm kombëtare, është ADEM SHABAN JASHARI, i lindur në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor të vitit 1955 dhe i rënë në pavdekësi më 7 mars të vitit 1998, po në Prekaz.

    Shkrimet e deritanishme që janë publikuar për Adem Jasharin, përveç në raste të veçanta, nuk të lënë përshtypjen e analizave të thella studimore, në pasqyrimin me përgjegjësi dhe njohuri profesionale të këtij fenomeni unikat jo vetëm në historinë shqiptare. Për më tepër, shumica e shkrimeve të deritanishme, janë shënime të zakonshme jetëshkruese, në të cilat vërehet qasja uniforme, stili i rënduar me figura stilistike tejet të përgjithësuara dhe mjaft të konsumuara në letrat tona. Përmasat heroike, sakrifikuese, të Adem Jasharit dhe të Jasharëve të tjerë të Prekazit, tani dëshmorë të kombit, janë përmasa të veçanta, unikate në historinë e qytetërimit botëror.

    Akti i heroizmit vetësakrifikues të JASHARËVE është akt fenomenal dhe si i tillë i takon një tipologjie së veçantë studimore shkencore. Fenomeni Adem Jashar, është fenomen sui generis, fenomen që i tejkalon përmasat kombëtare e rajonale, është fenomen që mund të paraqitet vetëm njëherë në historinë e qytetërimit, ose njëherë gjatë disa shekujve.

    Veçantia tipike e këtij fenomeni i ka specifikat e veta në sinkroni dhe në diakroni, në kohë dhe në hapësirë. Rrëfimi për luftën, qëndresën dhe sakrificën e Adem Jasharit, Hamzë Jasharit, Shaban Jasharit dhe të JASHARËVE të tjerë në Prekaz, më, 5.6 dhe 7 mars të vitit 1998, është rrëfimi më tronditës, në të njëjtën kohë rrëfimi më krenar dhe më i sublimuar nga të gjitha rrëfimet e tjera të luftës dhe të sakrificës njerëzore, në emër të idealit të lirisë, në emër të çlirimit nga barbaria më e tmerrshme që ka sunduar ndonjëherë në botë. Filozofi më i madh gjerman, Georg Vilhelm Fridrih Hegel, në veprën madhore `Fenomenologjia e shpirtit` në kapitullin, Perënditë dhe njerëzit , ndër të tjera ka shënuarë*Forcat e përgjithshme disponojnë në vetvete shenjën e individualitetit, e cila është e lidhur me principin e veprimit. Nga kjo del se vepra e tyre manifestohet si veprim i lirë, i cili përgjithësisht rrjedhë prej tyre. Kështu kanë vepruar perënditë, kështu veprojnë edhe njerëzit*. (Hegel Fenomenologjia e shpirtit, BIGZ 1974 faqe 420. Pikërisht në suaza të këtij përkufizimi filozofik të Hegelit, duhet zbërthyer frymën e principit të jetës dhe të veprës së Adem Jasharit, të Anteut të kohës sonë i cili u përball me forcën e brutalitetit barbar, për të ngadhnjyer mbi atë forcë djallëzore, me aktin e qëndresës dhe të heroizmit unikat.

    Fenomen i veçantë vetëflijues

    Fenomeni Adem Jashar, ka ndodhur vetëm njëherë, ka ndodhur në kohë dhe hapësirë të caktuar, ka ndodhur në momentin vendimtar të historisë sonë. Fenomeni i tillë nuk mund të përsëritet. Ai është unikat, origjinor, autentik.

    Për ta sjellë në jetë Adem Jasharin dhe për të bërë të tillë çfarë ishte, natyra ishte treguar e pakursyeshme. Ai ishte shtathedhur, i tillë si Akili, Herakli apo Gjergj Kastrioti. Hyji e kishte pajisur me mendje të kthjellët, me gjykim të shëndoshë dhe me veti vetëflijuese, në mbështetje të së mirës dhe urrejtje kundër së ligës. Nga historia kombëtare i kanë lënë mbresa të veçanta rrëfimet për Bajram Currin, Çerçiz Topullin, Oso Kukën.

    Njërzimi i fuqisë fizike dhe mendore në qenien e tij përbënte tërësinë harmonike të mbushur përplot me impulse pozitive, për të përballuar me sukses sfidat, me të cilat e ballafaqoi koha.

    Fenomeni Adem Jashar, nuk do t` ishte në atë përmasë i kompletuar, po të mos ishte i biri i Shaban Jasharit dhe nënë Zahidesë. Nuk do të ishte fenomen sui generis, po të mos e kishin mbështetur fuqimisht vëllezërit, bashkëshortja, të afërmit dhe tërë familja e gjerë në momentin vendimtar të bëmes së tij heroike. Nuk do të ishte me përmasa të tilla fenomenal, po të mos ishte lindur në Prekaz të Drenicës, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1955.

    Në tiparet e fizikut të tij, hetojmë të gjitha vijat karakteristike të fytyrës, të flokëve, të hundës dhe të syve, krejtësisht identike me tiparët e Lekës së Madh. Po të vëmë përballë skulpturën e Lekës së Madh të punuar nga skulptori grek, dhe të vërejmë me kujdes fizikun e Adem Jasharit në moshë 35 vjeçare, do të vërejmë elementet më identike të mundshme të ngjashmërisë, sikur ndodh jo rastësisht me ngjashmërinë mes njerëzve të një race.

    Pamja fizike e Adem Jasharit rrezaton forcë, qëndresë, heroizëm, pathos revolucionar, pathyeshmëri. Në figurën e tij janë sintetizuar të gjitha elementet shpirtërore dhe fizike me përmasa të veçanta. Hapërimi i tij krijon përshtypjen e hapëruesit historik, të Marathonomakut të Madh, të lajmëtarit, të luftëtarit, të vetëflijuesit, projektuesit dhe bërësit të fitorës.

    Mbase jo rastësisht babai i kishte vënë emrin Adem, që në gjuhën hebreje do të thotë, tokë, njeriu i parë sipas biblës, të cilin Hyji e kishte krijuar sipas shëmbëlltyrës së vet. Nuk do t` ishte i rastësishëm as patronimi Jashar, që në gjuhën persiane do të thotë, këngë. Këto dy elemente sado që mund t i përkasin rastësisë, megjithatë përmbushin edhe një anë tjetër të paraqitjes së këtij fenomeni, jo vetëm shqiptar. Më 5.6. dhe 7 mars të vitit 1998, Adem Jashari i kishtë kënduar lirisë, i kishte kënduar tokës shqiptare, e cila edhe pse kishte filluar të digjej nga piromania sodomiste sllave, edhe pse do të lahej në gjakun e mijëra martirëve e dëshmorëve, ajo, qysh atëherë kishte filluar frymëmarrjen e lirisë.

    Parashikimi i Nostradamusit për Njeriun e Madh

    Fenomeni Adem Jashar, i përket profecive të parashikuesve më të njohur të historisë së civilizimit.

    Rrëfimi historik për Adem Jasharin, duke e krahasuar atë me personazhe të caktuara të Biblës apo të rrëfimeve të tjera para antike dhe të kohës antike si, Anteu, profeti Job, Juda Makabe, Spartaku e shumë të tjerë, është rrëfim që në shumë segmente i tejkalon tregimet e moçme mbi trimërinë, qëndresën, vendosmërinë dhe vetësakrificën. Rrëfimi mbi bëmat dhe qëndresën e Adem Jasharit, në mënyrë vegimtare është prezentuar edhe në parashikimet profetike të Mishel Nostradamusit, i cili ka paraparë me saktësi shumë nga rëniet e ngritjet në historinë e njerëzimit.

    Në një katrenë të Nostradamusit për Njeriun e Madh, thuhetë Veprat e vjetra do të përfundojnë.

    Dhe nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh. Parshikues të mëdhenj, OMSCA,Tiranë, 1999, faqe 145.

    Po t`i analizojmë me vëmendje këto dy vargje, në kontest të kohës dhe hapësirës sonë historike, do të zbërthejmë enigmën parashikuese të Nostradamusit.

    Me aktin luftarak e vetëflijues të Adem Jasharit dhe të JASHARËVE, më 7 mars të vitit 1998 në Prekaz, përfunduan veprat e vjetra, përfundoi skllavëria dhe rrojtja zvarranike, përfundoi deliri i rrojtjes nëntokë, si urithi.

    Dhe, për të përfunduar përgjithmonë e vjetra shekullore skllavëruese, Nga çatia e keqja do të bjerë mbi Njeriun e Madh. Çatia e Kullës së Adem Jasharit ishte përshkuar me zjarrin e të gjitha armëve shfaronjëse të artilerisë së Mabusit,(Milosheviqit).Zjarri i predhave armike ra, jo vetëm mbi çatinë e kullës së Njeriut të Madh, por edhe mbi të gjithë Jasharët që qëndruan në Kështjellë.

    Gjithnjë duke analizuar profecitë e Nostradamusit do të hasim edhe në Vargje të tjera mjaft kuptimploteë

    Një vrasje aq e egër, sa askush nuk mbeti i gjallë! (Vepra e cituar faqe 126). Edhe ky konstatim vegimtar, sado që duket i përgjithësuar dhe mund të korrespondojë edhe me shumë ngjarje të tjera të mizorishme që kanë ndodhur dhe ndodhin kudo në botë, të përkujton të veçantën e profecisë, faktin real se, më 7 mars të vitit 1998 në Kullën e Qëndresës historike shqiptare, në Prekaz, asnjë kështjellar nuk mbeti i gjallë, por pikërisht atë ditë, filloi shembja e përgjithmonshme e sundimit të Satanait serb në Kosovë.

    Fenomeni i përjetësisë

    Fenomeni Adem Jashar, në historinë tonë më të re, në ndërgjegjjen e liridashësve shqiptarë, është ngulitur jo vetëm si kult që simbolizon trimërinë, vendosshmërinë, sakrificën, po mbi të gjitha është simbol unikat i fuqisë dhe i vitalitetit kombëtar, simbol i përsëritjeve ciklike të ngritjeve shqiptare, pas rënieve të shumta. Adem Jashari është Mesi i realizuar, është shpëtimtari që e kishim pritur me shekuj, është udhërrëfyesi dhe shembëlldhënësi realist i lirisë. Epiqendra e heroizmit dhe qëndresës shqiptare sot, nuk mund të mendohet pa ideatorin dhe projektuesin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.Vepra e tij heroike ishte dhe vazhdon të mbetet burim i frymëzimit më të fisnikëruar kombëtar për të gjithë shqiptarët liridashës dhe më gjerë.Vizita që shqiptarët, por edhe shumë liridashës e humanistë të tjerë nga mbarë bota i bëjnë Kullës së Jasharëve, në Kompleksin Memorial Kombëtar, në Prekaz, është tregues se pikërisht në qendër të Shqipërisë Etnike po përjetësohet një vendpelegrinazh i ri i botës, një Mekke shqiptare, një vend i shenjtë jo vetëm i Shqipërisë.

    Fenomeni Adem Jashar po ngritet në monument përjetësie fizike e shpirtërore, jo si mit mesjetar, jo vetëm si legjendë e rrëfimtarisë tradicionale heroike, por si figurë realiste me përmasa po ashtu gjithnjë realiste, sepse vepra dhe heroizmi i tij shënuan piedestalin, preken majat ku nuk arrijnë dot as legjendat, shënuan infinitet, përtej të cilave pushon fjala.

    Në të gjitha segmentet studimore, në të gjitha format e krahasimit dhe të përshkrimit,fenomeni Adem Jashar,imponohet me origjinalitet,imponohet me veçanti tipike të një tipologjie autentike në paraqitje, që mbërthen në vetvete të gjitha përshtresimet universale të Njeriut i cili jo rastësisht kishte sfiduar terrin, barbarinë, dhunën, jo rastësisht iu kishte kundërvënë ushtrisë gjakatare të Mabusit (Milosheviqit) të kohës sonë.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Adem Jashari është institucioni i shenjtë i lirisë- Nga Hashim Thaçi







    Fjalimi i kryetarit të PDK-së, Z Hashim Thaçi mbajtur më 5 mars në stadiumin e Prishtinës

    Të nderuar qytetarë,

    I nderuari z. Kryeministër,

    -Për secilin vend dhe popull në botë ka ditë, data, ngjarje, fenomene dhe personalitete të veçanta me të cilat krenohen dhe i respektojne të gjithë, individi, institucionet dhe shoqëria.

    -Për ne, në Kosovë dhe shqiptarët në përgjithësi, Pesë Marsi 1998, ngjarja ne Prekaz, projekti Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës dhe personaliteti i Komandantit Legjendar, Adem Jashari, paraqesin kthesën e jashtëzakonshme historike për Kosovën dhe rajonin.

    - Adem Jashari është institucioni i shenjtë i lirisë dhe demokracisë së Kosovës, Adem Jashari ështe vetë simboli i saj.

    - Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk u krijua pse shqiptarët e Kosovës donin trazira, luftë, vrasje, djegie e shkatërrime, por nga fakti se gjendja që ishte krijuar nga pushtimi serb, ishte e padurueshme.

    -Ishte mençuri, nder, sakrificë dhe shpëtim për qytetarët e Kosovës formimi i UÇK-së. Në beteja ranë 1700 ushtarë, mbetën 700 invalidë të luftës, me qindra fëmijë jetimë, rreth 13.000 civilë të ekzekutuar, me dhjetëra varreza masive, mijëra të zhdukur. Një fakt që prapë askund nuk simbolizohet më mirë se tek tragjedia krenare e familjes së tijë.

    Por ne dolëm faqebardhë, sepse ne istikame luftonin lutëtarët e lirisë, anekand Kosovës. Fituam, sepse na mbështeste populli, sepse lufta jonë ishte e drejtë dhe në fund na mbështeti dhe tërë bota demokratike me në krye SHBA dhe aleatët perëndimor.

    Lufta jonë ishte sa çlirimtare aq humane, patëm dhe humbje të rënda në bashkëluftëtarë dhe popull, por luftëtarët e lirisë edhe në momentet më të rënda nuk shtien dorë kundër popullsisë civile serbe (grave, pleqëve, fëmijëve) edhe pse shumë u munduan armiqët tanë të krijojnë situata të tilla me individë të caktuar kriminel e keqëpërdorues.

    Ne luftuam kundër aparatit represiv dhe administratës së Beogradit, ne i treguam tiranisë dhe padrejtësisë njerëzore se si komb jemi të gatshëm të mbrojmë veten, të çlirojmë veten ashtu si do të dijmë dhe të ndërtojmë shtetin tonë duke respektuar të tërë qytetarët tanë pa dallim etnie, religjioni apo ngjyre.

    - Ushtria Çlirimtare e Kosovës arriti tri objektiva kryesore: zhvilloi luftë të drejtë, krijoi aleancë me shtetet më demokratike të botës dhe çliroi Kosovën.

    Me të drejtë nga diplomacia dhe shkenca perëndimore, UÇK-ja vlerësohet si Lëvizja me e suksesshme çlirimtare e të gjitha kohërave në botë.

    Ne sot kemi pse të krenohemi me rezistencën tonë heroike, me luftën dinjitoze që zhvilluam dhe fitoren e merituar që e arritëm.

    Përjetuam situata të rënda, por nuk u përkulëm kurrë, vetëm e vetëm që ta kemi Kosovën të lirë dhe demokratike. Dhamë shumë si popull- bijtë më të mirë të kombit tonë, por sot familjet e dëshmorëve, invalidët, fëmijët jetimë, luftëtarët e gjallë të lirisë, nuk kanë nevojë për imunitet moral, por, për njohje, respekt dhe përkujdesje institucionale. (Ata nuk janë të mëshiruarit e Kosovës, por nderi dhe krenaria e saj).

    Prandaj, Parlamenti i Kosovës duhet sa më shpejtë ta njohë luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit të Kosoves.

    -Sot, kur po përkujtojmë lavdinë e epopes së Prekazit dhe komandantit Legjendar Adem Jashari, shumë luftëtarë të lirisë janë të privuar nga liria, ose janë duke u përballur me procese të ndieshme denigruese dhe shumë të tjerë po përballën me shantazhi, mohime e denigrime, por ftoj gjithë ata që me dinjitet ditën të luftojnë dhe dhanë-ofruan shumë për lirinë e Kosovës se mbi pushtete dhe ego të përkohshme është shteti i Kosovës dhe procesi i ndërtimit të saj, që me çdo kushte ne duhet ta ruajmë dhe me dinjitet ta tejkalojmë.

    Ne e kemi fituar luftën si popull duhet ta fitojmë dhe paqën të bashkuar.

    Ashtu si koha e luftës që pati heronjtë e saj, ashtu edhe koha e paqes po i prodhon heronjtë e vet. Personaliteti i Fatmir Limaj i simbolizon ata.

    Kosova sot, është e lirë, me institucione stabile, demokratike dhe gjithëpërfshirëse. Ne respektuam bashkëpunimin me ndërkombëtarët edhe kur zhvillonim luftë për liri a vdekje. Sot, ky bashkëpunim dhe ky kooperim, vetëm sa do të thellohet. Nuk do të ketë forcë a faktor që do ta dëmtojë këtë bashkëpunim.

    Kosova ruhet, respektohet dhe ndërtohet vetëm duke punuar me menquri për të.

    Respekt luftëtarëve të lirisë dhe obligim që të i shërbejnë atdheut

    Respekt për bashkësin ndërkombëtare.

    Lavdi e përjetshme komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë dëshmorëve të atdheut.

  11. #11
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    6_mars, 2003
    Në pesë vjetorin e Epopesë së UÇK-së- Shkruan: Jakup Krasniqi





    Vetëm pesë vjet na ndajnë nga epopeja e Marsit të Madh, e Marsit të Adem Jasharit dhe i Jasharëve Legjendar, nga epopeja moderne biblike për njeriun, lirinë, drejtësinë, sigurinë, dhe ardhmërinë, nga epopeja më e lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga epopeja që bëri kthesën më të madhe në historinë moderne të kombit tonë. Këto pesë vjet mjaftojnë për të parë madhështinë shumëdimensionale të një lufte për jetë a vdekje, ku shkuarja në përjetësi fuqizon dhe e rinon jetën, i jep krah e jetë të sotmes dhe të ardhmes së popullit dhe vendit tonë.

    Pa krijesën e Lëvizjes Politike Atdhetare – LPK-në, pa rolin prijetar të Adem Jasharit dhe të (organizimit) formacionit të tij ushtarak, nuk do ta kishim krijesën më kulmore të lavdisë e krenarisë sonë kombëtare - Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që rilindi e përjetësoi nderin dhe krenarinë tonë kombëtare, që na ishin nëpërkëmbur për dekada nga njerëzit e ligë dhe regjimi i huaj.

    Pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa luftën çlirimtare të popullit tonë, pa udhëheqjen politike dhe ushtarake – SHP, pa përfitimin e NATO-s në anën e luftës çlirimtare të popullit tonë, pa mbështetjen e vendosur të Bashkësisë ndërkombëtare, për të drejtat tona çlirimtare për jetë, liri, drejtësi, pavarësi e demokraci, në Kosovë nuk do të kishim këtë realitet dhe këtë perspective, edhe pse jo në përmasat e dëshiruara të qytetarit tonë, larg aspiratave tona kombëtare për liri, drejtësi e bashkim kombëtar.

    Pa ndihmën njerëzore, politike dhe ushtarake të më të fuqishmëve për liri dhe demokraci, të njerëzve që jo rastësisht kishin në duart e tyre fuqinë e drejtësisë, të politikës, të diplomacisë e të ushtrisë, siç ishin: Presidenti i SHBA-së Bill Klintoni, Kryeministri i Britanisë së Madhe; Toni Bler, Sekretarja e Shtetit e SHBA-së, zonja Ollbrajt, Sekretari i Përgjithshëm i Natos, zoti Solana dhe Komandanti i NATO-s për Evropë, amerikani Vesli Klark jeta, liria, siguria, demokracia, përspektiva në Kosovë do të kishin tjetër çmim.

    Pa trimërinë tradicionale të këtij populli, pa trimat dhe udhëheqësit luftarak të këtij dheu, që kurrë si mbyllen të dy sytë, që kurrë nuk u ngopën gjumë lirie, pa flijimet e përvitshme atdhetare, pa flijimin më të madh biblik të Jasharëve LEGJENDAR, pa Legjendarin Adem Jashari, pa rënjet e dhjetëra komandantëve dhe qindra e mijëra dëshmorëve të kombit, pa komandantët e rënë e të gjallë, pa Petritat e Çelikat e Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, që për hirë të lirisë e të proceseve pozitive, jetërat e tyre po i lënë peng në gjyqet politike të Prishtinës, Prizrenit e të Hagës, që edhe mijëra jetëra po të kishin atdheut dhe ju do t’ia falnin, në këtë Sallë nuk do të kujtohej krenaria dhe lavdia e Epopës së Prekazit – Epopës më të lavdishme të kombit. Kjo Qendër studentore do të fliste një gjuhë tjetër, mësimi dhe banimi i studentëve do të bëhej nëpër bodrume të mëshirëdhënjes larg trendeve bashkohore të zhvillimit, të arsimit e të edukimit.

    Popullit dhe rinisë sonë nuk i duhet mëshira, ju duhen dhe miritojne drejtësinë, ligjin, sigurinë, zhvillimin dhe këto do t’i kenë vetëm në shtetin e pavarur të Kosovës. Çdo zgjidhje tjetër përmbysë të gjitha aspiratat e popullit shqiptar.

    Pa lavditë e flijimet e përmendura e të papërmendura, pa humbjet e pallogaritshme njerëzore e materiale, pa zbraztësitë e pariparueshme shpirtërore, pa dhimbjet e pashërueshme njerëzore, sot në Kosovë nuk do të flitej për administratën ndërkombëtare – UNMIK-un, për sigurinë ndërkombëtare – KFOR-in, për demokracinë Evropiane, e as për përfaqësi diplomatike e vizëdhënje në Prishtinë.

    Nuk do të flitej për zgjedhje të lira e administratë lokale, për Institucione të përkohshme në Kosovë, për Parlament e Qeveri, për TMK e SHPK. Nuk do të flitej as për mediume të shkruara e elektronike, të këtij niveli e as për këto trende zhvillimore herë të këndshme e herë të pakëndshme, që po zhvillohen në Kosovë e për Kosovën. Prandaj, të gjithë këta mekanizma, vendorë e ndërkombëtarë kanë obligim ligjor dhe moral për t’i respektuar liritë dhe të drejtat tona, të fituara me luftë, me gjak, me flijime të shumta. Kanë për obligim t’i ruajnë vlerat tona çlirimtare, vlerat e luftës sonë çlirimtare, shenjat emblematike të luftës sonë çlirimtare, gjakun, gjymtimet, flijimet, viktimat e të humburit. Pushteti lokal duhet të ketë përkujdesje të vazhdueshme për dëshmorët, familjet e dëshmorëve, për të gjithë ata që kanë pësuar nga lufta. Pushteti qëndror, Parlamenti dhe Qeveria duhet të krijojnë bazën juridike për t’i mbrojtur vlerat atdhetare, të fituara më luftë çlirimtare. Praktika e deritashme e harrimit, e diferencimit, e përçmimit dhe e injorimit mund të jetë me pasoja për sigurinë dhe ardhmërinë.

    Praktika e pengimit për ngritjen e shtatoreve të dëshmorëve të UÇK-së, mund të jetë me pasoja të pariparueshme për bartësit e këtyre dukurive të shëmtuara e primitive.

    Të nderuar pjesëmarrës të kësaj Akademie Jubilare, jemi në pesë vjetorin e Epopesë më të Madhe të UÇK-së, të Epopesë së Jasharëve Legjendar, në përvjetorin e pestë të rënjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së – Adem Jasharit, që na përkujton para se gjithash e mbi të gjitha programin dhe qëllimet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Na tregon rrugën nëpër të cilën ecëm, deri ku arritëm, ku ngecëm dhe çka na pret në ditët e ardhshme. Ky përvjetor na obligon të bëjmë bilance dhe analiza të sakta, pa u dehur nga vetëknaqësia, vetëmashtrimi e përgjumja, pa iu nënshtruar shantazheve, shpifjeve të denoncuesëve tradicional, të ideve të lirisë, të njerëzisë e të demokracisë. Ky përvjetor dhe koha kur po mbahet ky përvjetor, janë treguesit më të mirë se sa na duhet largpamësia, guximi, vendosmëria, ndjenja e flijimit, e atdhedashurisë, e lirisë, e pavarësisë dhe e demokracisë që kishte Komandanti ynë Legjendar – Adem Jashari. Me guximin dhe vendosmërinë e Komandantit Legjendar – Adem Jasharit dhe Jasharëve të tjerë, me vizionin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të udhëhiqen të gjitha Institucionet tona si dhe të parët e atyre Institucioneve ose duhet të zbresin nga drejtimi i tyre.

    Populli shqiptar i Kosovës, historia më e lavdishme e tij, aspirata, drejtësia, prosperiteti për sot dhe nesër, po vazhdon të përballet me vështirësi e padrejtësi të dhimbshme e të padrejta që rrezikojnë të na kthejnë në vitet e para luftës çlirimtare. Prandaj, Atdheu ynë, Kosova në këtë Mars na obligon dhe na thërret për mobilizim të ri, të të gjithë qytetarëve, të të gjitha institucioneve të vendosura në Kosovë, vendore e ndërkombëtare, që të vëhemi në shërbim të procesit për krijimin e Shtetit të Pavarur të Kosovës.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 06-03-2003 më 17:42

  12. #12
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941



    Në kuadër të manifestimit tradicional "Epopeja e UÇK-së" u mbajtë një akademi përkujtimore

    Prishtinë, 7 mars - Në kuadër të manifestimit tradicional "Epopeja e UÇK-së" në sallën "1 Tetori" në Prishtinë mbrëmë u mbajtë një akademi përkujtimore. Ky manifestim u hap me himnin kombëtar dhe me një minut heshtje në nderim të gjithë dëshmorëve.
    Në këtë akademi morën pjesë drejtuesit më të lartë të vendit, përfaqësues nga mbarë hapësira shqiptare dhe qindra qytetarë. Fjalën e rastit e mbajti kryeministri Bajram Rexhepi. Ai veç tjerash, tha se janë dëshmorët ata që e vulosën fitoren mbi armikun dhe se sakrifica e tyre na obligon ta vazhdojmë amanetin e tyre.
    Pjesëmarrësve të kësaj akademie iu drejtua edhe këshilltari i presidentit të Shqipërisë, Afrim Krasniqi, i cili përcolli përshëndetjet dhe respektin e presidentit Moisiu për veprën e madhe të komandantit legjendar Adem Jashari. Ai tha se populli i Kosovës është duke bërë hapa të sigurtë në përparimin politik, ekonomik dhe social dhe nënvizoi se tash Kosova ka nevojë për ndërtim të shtetit dhe integrim në Evropë.
    Ndërkaq, në emër të familjes Jashari këtë akademi e ka përshëndetur Bekim Jashari. Akademia ka përfunduar me ekzekutimin e disa veprave orkestrale nga Filharmonia e Kosovës.
    Kjo akademi u mbajt nën patronatin e kryeministrit të Kosovës Bajram Rexhepi.

  13. #13
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    ADEM JASHARI

    Mos e leni, malin me dushk, me ju ndryshkë allti e pushkë

    Adem Jashari lindi në Prekaz të Drenicës, më 28 nëntor 1955.Këtë vit, Shaban Jasharit, krahas Festës së Flamurit, që e festonte për çdo mot, ju shtua edhe një festë tjetër - Ditëlindja e djalit të cilin e pagëzoi: Adem. Dhe ishte e natyrshme që mbi djepin e t´posalindurit në këtë ditë, Djepi të mbulohej me flamurin e Skënderbeut.Kështu ndodhi atë ditë në familjen Jashari, në Prekazin e Ahmet Delisë. Familjes se xha Shabanit iu shtua edhe një pushkë, në Drenicë jehuan krismat e pushkëve për flamur dhe ushtarin e posalindur të lirisë. Xha Shabanit ju duk se jehona e pushkëve që u zbrazën për lindjen e Adem Jasharit po shpërndahej valë - valë nëpër Drenicë e Kosovë si jehona "Oooo o o prite, prite Azem Galicën o heeejjj", e atij sikur ju duk se po ndëgjonte jehonën: "Prite, prite Adem Jasharin o heeejjj". S´do të ishte çudi që atë ditë, xha Shabani t´i kishte ndëgjuar të dy jehonat, se atë ditë e kaluara po e përcaktonte të ardhmen, ishin bërë një. Atë ditë, Flamuri - Lindja - krisma - jehona ishin determinim i një lavdije të madhe. Adem Jashari erdhi në këtë botë me të vetmin ndryshim nga gjithë moshatarët e tij se ky u lind në ditën e fitorevë më të lavdishme të popullit shqiptar, në Ditën e 28 Nëntorit. Kështu nisi jeta në vazhdimësi në Prekazin e lavdive të përsëritshme. Në festë me krisma e këngë edhe vdekjen e bëjnë me krisma e këngë. Xha Shabani ishte i kujdesshëm me të gjithë fëmijtë, por ndaj Ademit tregonte një kujdes të veçantë, ndoshta pse i kujtohej dita e lindjes, i kujtoheshin krismat e pushkës dhe jehonat e përsëritura të atyre krismave në 28 Nëntorin e vitit 1955. Xha Shabani pas Luftës së Dytë Botërore, për një kohë pati ushtruar profesionin e mësuesit, por për shkak të veprimtarisë atdhetare ai do të largohet nga procesi mësimor dhe do merrej me bujqësi. Ai pa ndonjë ngurri vendosi të merrej me punimin e tokës dhe edukimin e fëmijëve në frymën e atdhetarizmes. Kështu po rritej Ademi së bashku me vëllezërit më të mëdhenj, Rifatin dhe Hamzën. Ademi kishte një interesim të veçantë për armët, për të bëmat e prekaziotëve gjatë historisë e sidomos i interesonte akti tepër burrëror i Ahmet Delisë dhe ndihma që ai i pati dhënë fqiut, që ishte sulmuar nga bandat serbe. Sopata e Ahmet Delisë, ajo që bandës çetnike i ndau kokat në dysh, ishtë bërë legjendë, legjendë e historisë në mbrojtje të nderit dhe dinjitetit kombëtar. Adem Jashari kishte një interesim të veçantë për Emin Latin, prekaziotin bashkëluftëtar të Azem e Shotë Galicës, të atij brezi trimash, që në gjithë shqiptarinë njiheshin për të burrëri e trimëri. Ndonëse ky brez i trimave me nam të lirisë, Kosovës nuk i sollen çlirimin e bashkimin kombëtar, por brezave ju lan amanet: pushkët trimërore të lirisë. Ky amanet përcillej nga brezi në brez, nga luftëtari ke luftëtari me porosi, që të përcillej si stafetë deri në fitoren mbi armikun e kombit. Prekazi në mënyrën më besnike e përcolli amanetin e luftëtarëve të lirisë, jo vetëm duke e mbajtur syrin në shënjestër, por duke përcjell jehonën e pushkëve të lirisë nga Prekazi në Drenicë e në Kosovë, jehonë që i mbulonte të gjitha tokat e pushtuara të Shqipërisë. A nuk e tregoi këtë edhe Kulla e Shasivar Alisë, në dimrin e ftohtë të vitit 1945? A nuk u përsërit kjo nga pasardhësi i Emin Latit me 13 maj 1981, kur Tahir Meha mbuloi me turp njësinë speciale të policisë beogradase, duke i shkaktuar humbje të mëdha edhe në njerëz edhe në teknikë luftarake agresorit, që kishte aktivizuar për shuarjen e celulave kryengritëse.Të gjitha këto dhe shumë të tjera që s'u përmendën, lanë gjurmë të thella në edukimin atdhetar të Adem e Hamëz Jasharit dhe çetës së tij trime. Adem dhe Hamez Jashari do të betohen para varrit të Tahir Mehës, se do të vazhdojnë luftën për çlirim deri në fitore. Dhe, ecen guximshëm rrugës së luftëtarëve kombëtarë, duke ngritur si në aspektin organizativ, njashtu edhe duke rritur numerikisht, numrin në rradhët luftëtarëve të lirisë e të pavarësisë, duke ngritur efikasitetin e luftës çlirimtare, me çka ndryshuan rrjedhat e historisë dhe hapen një epokë të re - Epokën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Demonstratat e vitit 1981, ngjarjet e Pranverës së madhe studentore të vitit 1981, të cilat u shëndrruan në Lëvizje të madhe popullore, që me vite mbajten të ndezur flakadanin e lirisë e të çlirimit të kombit, patën ndikim të fortë patriotik në brezin që formuan, organizuan dhe udhëhoqen politikisht dhe ushtarakisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Adem Jashari dhe çeta e tij ka qenë dhe ka mbetur bërthama themeltare e UÇK-së. Në histori mundet edhe të ndodhin ngjarje të rastsishme, por Adem Jashari, çeta dhe familja e tij nuk janë rastësi e historisë, ata me ndërgjegje e vendosmëri u përgatitën për kthesën vendimtare të historisë sonë më të re. Adem Jashari nuk shkoi rastësisht në Shqipëri për të përsosur artin e luftës, të cilin e përvetësonte me shpejtësi të rrufeshme, dallohej nga i gjithë brezi i tij. Në përgatitjet ushtarake tregoi aftësi dhe cilësi të larta në përvetësimin e artit të përdorimit të armeve të ndryshme për luftën çlirimtare. Adem Jashari, ndryshimet që po bëheshin në vitet 90, i shihte me optimizëm, prandaj me vendosmëri e sinçeritet të lartë nisi angazhimin e tij në sferën ushtarake, për organizimin e luftës çlirimtare. Adem Jashari dhe çeta e tij nuk ishin nisur në rrugën e luftës për liri, për hirë të këtij apo atij lideri, pse ky apo ai i paskan sytë e zinj. Ata ishin nisur për çlirimin e Kosovës pa bërë llogari meskine, karieriste apo grabitëse. Ata e donin Kosovën e lirë e të pavarur. Ata ishin të liruar nga ideologjizmat, veç shqiptarizmës. Adem Jashari dhe çeta e tij ndryshimet politike që ndodhen në vitet 90 i priti me optimizëm, besoj shumë, por nuk do të kalojë shumë kohë dhe do të zhgënjehen se kasta e "re" e politikajve po bëhej pengesë e rrjedhave të reja të historisë, po ngulfaste shpirtin luftarak të shqiptarëve liridashës. Kur në fund të vitit 1991, në Kosovë po bëheshin arrestime të të gjithë atyre që ishin përgatitur në Shqipëri, Adem Jashari do të njoftojë çetën e tij dhe të kërkojë nga ata, që të ishin vigjilent se çdo natë armiku mund t´iu trokaste në porta. Ai do t´iu thotë shokëve: "Armët nuk i kemi marrë që t´ia dorëzojmë armikut, por që ta luftojmë deri në fishekun e fundit". Më fjalën e komandantit u pajtuan të gjithë. Dhe, nuk vonoi dita kur armiku do të trokas në portën e Jasharëve. Ishte mëngjesi i hershëm i 30 dhjetorit 1991, ku armiku me një makineri të tërë policore kishte rrethuar Jasharajt dhe kërkuan dorëzimin e Adem Jasharit dhe Jasharëve tjerë. Adem Jashari me vëllezër e shokë apelit të armikut për dorëzim ju përgjigjen me breshëri armësh nga shumë drejtime. Ishte e çartë, çeta e Prekazit kishte vendosur epokën e luftës çlirimtare, ata mes jetës se burgut e të poshtërimit kishin zgjedhur jetën e lavdisë e të lirisë, me të gjitha pasojat që mund t´i kishte. Vetëm të guximshmit nëpër kohë të ndryshme i kanë ndërruar rrjedhat e historisë, kështu ndodhi edhe me Adem Jasharin dhe çetën e tij. Kështu nisin aksionet luftarake mbi policinë e armikut, fillimisht në Drenicë, e për t'u përhapur më vonë ne Llap e Dukagjin, në Drini e kudo në Kosovë.UÇK po bëhëj shpresë për popullin dhe tmerr për armikun, armikut po i rrëshqiste dheu nën këmbë, pasigurinë e shihte të çdo kaçube. Adem Jashari ishte kudo. Ai po bëhej legjendë. Ai ishte kudo ku sulmohej armiku, ai ishte në çdo cep të Kosovës. Vetëm frikacaket nuk mund t´i besonin trimërive e të bëmave të Adem Jasharit, ata nuk dëshironin ndeshjen me armikun dhe sa herë që çeta e tij sulmonte e vriste policinë kriminale të armikut do të thonin: "Këta janë dorë e zgjatur e armikut, janë të Sheshelit apo të Arkanit etj.", - dhe kjo nuk ishte diçka e re, dikush duhej të mbulonte kolaborimin me Beogradin, por paraprakisht duhej akuzohej tjetri. Adem Jashari kishte shumë mundësi, ai kishte zgjedhur me ndërgjegje mundësinë e luftës së armatosur për liri e pavarësi, anipse ai i dinte mundësitë e veprimit luftarak të UÇK-së. Pas luftës se 26 nëntorit 1997, në Llaushë të Re, ku mori pjesë Ademi me çetën e tij, nga e cila armiku u tërhoq me bisht nën këmbë, armiku do të bëjë plane për zhdukjen e Adem Jasharit. Kjo do të ndodhë me 22 janar 1997. Një bandë kriminele kishte sulmuar familjen Jashari, me qëllim që të zhdukej kjo çerdhe e rrezikshme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, falë gjakftohësisë e guximit të familjes dhe ndihmes që erdhi nga çeta, armiku u tërhoq pa arritur qëllimin. Ato ditë e tërë Kosova sikur ishte në Lagjen e Jasharëve. Nuk ishte e vështirë ta kuptoje mesazhin që kishte lënë armiku. Armiku ishte tërhequr i bindur se nuk kishte gjetur mënyren e eliminimit të Adem Jasharit dhe familjes Jashari. Armiku dëshironte qoftë edhe largimin e Jasharajve nga trojet e tyre, por Jasharajt nuk i lëshonin trojet stërgjyshore. Ata as të vdekur nuk donin të shkuleshin nga vendi i tyre, për çka kishin nisur luftën. Adem Jashari dhe gjithë Jasharajt nuk e donin ikjen e poshtërimin, ata e dëshironin qëndresën, e donin lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Armiku pas disfatës së 22 janarit kishte filluar përgatitjet për një sulm të përmasave të mëdha policore dhe ushtarake, dhe ky sulm do të fillojë në mëngjesit e hershëm të 5 prillit 1998, pak ditë pasi policia armike kishte pasur një disfatë të Lisat Binak, në Likoshan. Këtë herë forca të mëdha ushtarake dhe policore e kishin rrethuar Prekazin, me orientim kryesor Lagjen e Jasharëve. Lufta për eliminimin e Jasharëve ishte e rreptë. Armiku Prekazin e kishte vendosur në rreth të hekurtë dhe sulmonte nga shumë anë. UÇK-ja aso kohe i kishte mundësitë e kufizuara të sulmit e të depërtimit. Adem Jashari dhe çeta e tij sulmit armik ju përgjigjen me sulm. Lufta që zhvilloi Adem Jashari me shokë që e madhe. Sulmi i armikut vinte nga larg. Pas një rezistence të gjatë dhe herioke, armiku arriti të djegë e shkatërrojë Lagjen e Jasharëve, por jo kurrë vendosmërinë për të vazhduar luftën për liri e pavarësi. Adem Jashari deri në vdekje luftoi e këndoi, jo vdekja e Adem Jasharit nuk është vdekje është përjetësi. Lufta për Prekazin që e ashpër. Qëndresa ishte e madhe.Ushtria Çlirimtare e Kosovës humbi prijetarin e saj. Kosova fitoi komandantin legjendar. Me aktin e rënies se Jasharëve, Kosova mundi frikën dhe për lirinë e pavarësinë u hapen shtigje të reja. Adem Jashari - legjendë, solli kualitet të ri në filozofinë dhe mendësinë e shqiptarëve për jetën, atdheun, lirinë për nderin dhe dinjitetin e kombit. Rënia heroike e Adem Jasharit i dha shtytjen më të fuqishme mobilizimit, strukturimit dhe profesionalizimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës fitoi hapësira të reja veprimi. Komandanti Legjendar i UÇK-së me jetën, veprën dhe lavdinë e tij i dha kualitete dhe përmasa të reja 28Nëntorit - Festës sonë Kombëtare.

    Komandanti legjendar

    Më 5 mars 2001, bëhen 4 vjet prej ditës kur, në Luftën e Madhe kundër forcave policore e ushtarake serbe, në Prekaz, ra heroikisht Adem Jashari, Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me veprën e tij luftarake, begatoi legjendariumin tonë kombëtar edhe me një petk të ri të realitetit mbinjerëzor. Besën shqiptare e stolisi edhe me një kurorë madhështore. Trimërinë tradicionale e ngriti në piedestal. Poetikës sonë i dhuroi edhe një kryeprotagonist të famshëm. Historisë i shtoi një kaptinë të veçantë e më të lavdishme. Mbarë botës, edhe një herë, i tregoi se çfarë çmimi mund të paguajë populli shqiptar për liri e pavarësi. Babai i tij, Shaban Jashari, ndihmoi formimin patriotik të Adem Jasharit. Ai, më 1937, mbaron mësimet në gjuhën arabe në Medrese të Mitrovicës. Leximin dhe shkrimin shqip i mësoi si autodidakt. “Shquhej me bindje të paluhatshme fetare, kombëtare e shkencore. Pas Luftës së Dytë Botërore, u gjet me ditar në dorë. I takonte gjeneratës së parë të mësuesve në Drenicë. Filloi punën në shtëpitë shkolla dhe në kushte më të vështira”. Ishte koha kur nxënësve shqiptarë, sipas teksteve e programit pansllavist serb, duhej t’u shpjegohej se “të parët e popullit tanë ishin sllavët”! Çdo gjë kombëtare shqiptare trajtohej si nacionaliste e armiqësore. Mësuesi trim bile në kundërshtim flagrant me norma të huaja pedagogjike në shkollat shqipe. Frymëzohej veçanërisht nga Bajram Gashi i Rezallës, atëdhetar i dëshmuar, nip i tij, hoxhë, mësues dhe inspektor i shkollave. Tani e tutje, nxënësve u mësonte vjersha të Naimit, Mjedjes e Fishtës. U thoshte se “të parët e popullit tonë janë ilirët e jo sllavët”. Në debate ilegale, shpesh shtronte pyetje: “A ka besë me të pabesët; a ka bashkëjetesë me ata që e gjuajnë gurin dhe e fshehin dorën; që të vrajnë natën e të qajnë ditën; Vallë sa miliona shqiptarë do të ishin sot në Ballkan, po të mos e kishim përbindëshin serb midis nesh. Ndiej dhembje për ata që, edhe sot ëndërrojnë për ndonjë “bashkim-vëllazërim” me shkie. Sa herë e provuam këtë politikë, e paguam me kokë”. Regjimi komunist në Skënderaj, më 1951 e largon nga puna, me akuza se “është religjioz, nacionalist dhe bashkëpunëtor i Dervish Koprivës, njëri nga ballistët e njohur në Drenicë”. Nxënësve, dashamirëve, po edhe bijave e bijëve të vet shpesh, u fliste me emocione të thella për dijetarë dhe trima të Prekazit e më gjerë, për Ahmet Delinë, Mursel Ahmetin, Ramë Islamin, Emin Latin, Hafëz Arifin, Hys Feratin, e më në fund për Nebih e Tahir Mehën. Tahir Meha, më 13 maj 1981, mu në ditën e festës tradicionale të Sigurimit shtetëror jugosllav, prej kullës së vet, lufton me një njësit të policisë sekrete, që e rrethuan dhe donin të arrestonin. Në Kosovë ndodhej edhe ministri jugosllav i punëve të brendshme, krimineli Franjo Herleviç. Sulmojnë me tanke e helikopterë. Ishte kjo lufta e parë e armatosur kundër regjimit okupator, pas 32 vitesh, kur Rifat Berisha, më 17 maj 1949, lufton kundër forcave policore – ushtarake në Gajrak të Malishevës. Ranë dëshmorë Tahiri dhe babai i tij Nebihu, pasi vranë 4 policë dhe plagosën disa të tjerë. Varrimi bëhej më 15 maj 1981. Pjesëmarrja e shqiptarëve ishte e ndaluar rreptësisht. Ademi, megjithë urdhërin policor, së bashku me babanë, Shabanin, dhe të vëllanë, Hamzën, u gjetën aty. Në shenjë të pikëllimit të thellë, që të tretë së bashku me të pranishmit e paktë, mbi varret e këtyre dëshmorëve betohen: “Lufta me Serbinë do të shkojë deri në fund”. Kjo ishte edhe një ditë historike, kur Adem Jashari i shpalli luftë Serbisë. Ai qysh i ri, organizoi dhe mori pjesë në demonstrata, si në Skënderaj, Mitrovicë e Prishtinë, kundër Kushtetutës së tankeve, më 1989/90, me të cilën Serbia suspendoi KSA-në e Kosovës dhe bëri ripushtimin klasik të saj. Adem Jashari, më 3 nëntor 1991, shkon në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” – Dega e Forcave Tokësore në Tiranë, për stërvitje, që organizohej si kurs njëmujor. I takoi kontingjentit të parë. Mësoi qitjen me të gjitha llojet e armëve, që nga pistoleta e deri te mortajat e granatahedhëset. Tregoi rezultate shembullore. Më 30 vjetor 1991, “në orët e hershme të mëngjesit, forca të mëdha policore, me armatim të rëndë, rrethojnë Familjen Jasharaj. Kërkonin dorëzimin e Ademit ose do ta pushkatonin babain e tij Shabanin, që e mbanin peng. Rifati, Hamza dhe Ademi u shpallin rezistencë të armatosur. Të shtëna dëgjohen edhe nga fqinjtë përreth. Kolona të gjata njerëzish, nga të gjitha anët e Drenicës, nisen në drejtim të Prekazit. Situata qetësohet kah ora 16, me ndërhyrjen e subjekteve politike shqiptare. U keqtrajtuan me dhjetra gra, fëmijë e pleqë”. Më 26 nëntor 1997, në Rezallë të Re, së bashku me shokët, pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, theu sulmin e një ekspedite ushtarako-policore. Më 22 janar 1998, trojet e Adem Jasharit rrethohen për së dyti. Të vetmit, që e mbijetuan këtë rrethim, janë Bajram Gashi, nipi i tyre dhe Iliriana, bija e Rifatit. Bajrami tregon: “Në mrëmje të 21 janarit, shkova te dajtë. Ishte muaj i ramazanit. Në kullë, për fat, i gjeta dajën Shaban me të dy djemtë, Hamzën e Ademin. Më pritën me gëzim të madh, sikur po e dinin se kjo ishte pritja e fundit. Ademi, pasi u terrua, veshi armët dhe u nis për në detyrë të vet. Daja Shaban, në bisedë, më tha: ‘Po nipo po, po flitet si do të na rethojnë. Por, neve, përveç vdekjes, s’ka forcë që na detyron t’ia kthejmë shpinën pragut të shtëpisë’. Të nesërmen, para syfyrit, dola në korridor të odës, për të marrë abdest e për të falur sabahin. Papritmas, afër dritares, shpërtheu një bombë. U thyen xhamat. Daja Shaban tha: ‘Bajram, u rrethuem’. Mori automatikun dhe, prej dritares, shtinte pa ndërpre. Nipat, Besimi (16), biri i Hamzës, dhe Kushtrimi (13) e Fitimi (17), bijtë e Ademit, që ishin me ne në kullë, sikur bënin gara me gëzim, në ndonjë lojë, kapën armët dhe filluan luftën. Nga bomba e dytë, dera ra përbrenda. Kulla u mbush me tym. Hamza me Zarifen, të shoqen e Rifatit dhe me të dy vajzat, Iliranën (24) dhe me Selveten (20), bijën e vet, luftonin nga shtëpia e vjetër. Adilja, shoqja e Ademit, mbante lidhjet shtëpi-kullë. Feridja, shoqja e Hamzës, kujdesej për strehimin e fëmijëve. Mu aty, shpërtheu edhe bomba e tretë. Përeç demolimeve, s’pat pasoja të tjera. Ishte luftë e vërtetë. Dukej sikur oborrit i shkonte flakë. Filluan të shtëna edhe nga fqinjët. Daja Shaban, në stilin e Azem Galicës, lëshoi kushtrimin me zë të lartë: ‘O pritmi në atë anë e mos mi lësho asnjë të gjallë’. Në ora 6 të mëngjesit, armiqtë tërhiqen. Iliriana e Selveti kishin marrë plagë të lehta. Ndihmë mjekësore u ofruan mjekët dr. Abdyl Salihu dhe dr. Bajram Rexhepi, tani kryeministër i Kosovës, që erdhën prej Mitrovicës. Më vonë erdhi edhe Ademi. Më përqafoi, duke më thënë: ‘A ti Bajram po lufton kështu a’? Edhe sot më duket se mustaqet e tij të gjata, ende më kanë mbetur në faqen time të djathtë”. Më 28 shkurt 1998, Adem Jashari me bashkëluftëtarët, nxitoi në frontin e luftës në Likoshan e Qirez. Edhe aty jep një kontribut të veçantë për thyerjen e hordhive gjakatare serbe. “Më 5 mars 1998 rrethohet pjesa më e madhe e Drenicës Veriore. Adem Jashari, përmes radiolidhjeve, nga Jetullah Geci në Llaushë, njoftohet se, nga Mitrovica për Skënderaj, po arrinte një kolonë e gjatë e forcave policore e ushtarake serbe. Prej andej do të fillojë rrethimi i Prekazit të Poshtëm’. Në pikësynim ishin Kulla dhe shtëpitë e Adem Jasharit. Vinin edhe tri kolona, nga Prishtina në drejtim të Gllogofcit; nga Klina drejt Malishganit dhe tjetra depërtonte prej Siçeve, Kopiliqi e Açareve. Ndërkohë, vetëm rreth fshatit Prekaz i Poshtë, vëreheshin mbi 100 automjete, prej të cilave 70 të blinduara. Në Fabrikën e Municionit, sipas njoftimeve të OSBE-së, ishin pozicionuar forca të specializuara serbe. Të gjithë ishin në gatishmëri luftarake. Prekazin, pak më vonë, e rrethojnë edhe 200 automjete të blinduara. Ishte e pamundur që dikush të ofronte ndihmë. Familja e Adem Jasharit, njëzëri, vendosën të mos largoheshin nga shtëpia. Ata që ishin të aftë, kapën armët dhe zunë pozitat për luftë. Të gjithë angazhohen për ndihmë njëri-tjetrit, pavarësisht nga mosha e gjinia. Rreth orës 6 të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit, dëgjohen tri të shtëna. Supozohet se paralajmëronin luftën. Nga ora 6.45, prej kësaj fabrike dalin forca të mëdha të artilerisë së rëndë. Vendosen në Mishlan, kodra më e lartë në lagje, përballë shtëpive të Jasharajve, në lindje. Ky ishte rrethimi i fundit dhe më i forti. Sipas vëzhguesve, në rrethimin e Prekazit të Poshtëm, përkatësisht të lagjes së Jasharajve, ishin angazhuar afro 8000 trupa. Komandanti Legjendar Adem Jashari, në bisedë telefonike me njësitin e UÇK-së në Llaushë, u thotë: ‘Për hajr na qoftë lufta’, duke shprehur kështu vendosmërinë e një ushtaraku trim e të pathyeshëm. Filloi sulmi i pakrahasuar nga të katër anët. Lufta zgjati tërë ditën. Në mbrëmje, të shtënat ishin paksa më sporadike. Vritet Adile Jashari, bashkëshortja e komandantit, duke i ndihmuar burrit me armë e municion. Më 6 mars, lufta vazhdon me të njejtin intensitet, por nga distanca. Serbët kurrë s’kanë bërë luftë ballë për ballë, por vetëm nga distanca. Nga rezistenca e Komandantit dhe e Jasharajve, forcat serbe shpesh tërhiqeshin nga një pozicion në tjetrin. Fitim Jashari (17), djali i Komandantit, dy ditë e ka mbajtur pozicionin e vet luftarak, derisa ka rënë trimërisht. Luftuan edhe të gjithë të tjerët, që ishin të aftë për ta mbajtur pushkën dhe për aq sa patën municion. Më 7 mars, që nga mëngjesi, forcat armike shumëfishohen. Detonimet ishin edhe më të fuqishme. Deri në momentin e fundit Komandanti s’e ndërpreu këngën ‘Besa-Besë’. Këndonte sepse, siç thoshte vet: ‘Erdhi dita të luftojmë në front dhe haptas me Serbinë. Jemi në pozicionin më të shenjtë dhe më të shtrenjtë – pranë vatrës dhe tokës sonë etnike. Kam bindje të plotë se Serbia, pas kësaj lufte, do të humbë. Kosova dhe shqiptarët do të çlirohen përgjithmonë’. Këndonte për ta forcuar moralin luftarak të familjes, në çastet kur të gjithë e shikonin vdekjen për së afërmi. U thoshte: ‘Mos u frikësoni. Qëndroni trimërisht, ashtu qysh keni qëndruar gjithmonë’. Një predhë e rëndë, ndoshta raketë tokë-tokë, godet shtëpinë e Komandantit, nga pjesa verilindore. Ia qëllon dhomës ku ishin trehuar 14 veta, të moshave prej 7-72 vjeçare. Prej tyre, 12 ranë dëshmorë. Shpëtojnë Besarta (12) dhe Kushtrimi (13). I parafundit, nga anëtarët e familjes së Shaban Jasharit, ditën e tretë të luftës, para derës së shtëpisë më të madhe, ra heroikisht Adem Jashari, komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. E çoi në vend betimin e dhënë mbi varrin e Tahir Mehës, para 17 viteve. Para muzgut, Kushtrimi mendon se ka kaluar rreziku. I thotë Besartës “Të dalim, ndoshta shpëtojmë!” Posa del në derë, plumbat e armikut e qëllojnë edhe atë. Ra edhe ky dëshmor, afër babait legjendar e të shtrenjtë. “Prej 22 anëtarëve, që ishin në shtëpi ditën e sulmit, 20 ranë në altarin e lirisë: Shaban Murat Jashari (74), Zahide Shaban Jashari (72), Zarife Rifat Jashari (49), Hamëz Shaban Jashari (47), Ferida Hamëz Jashari (43), Adem Shaban Jashari (43), Adile Adem Jashari (40), Selvete Hamëz Jashari (20), Hidajete Rifat Jashari (18), Fitim Adem Jashari (17), Afete Hamëz Jashari (17), Besim Hamëz Jashari (16), Valdete Rifat Jashari (14), Lirije Hamëz Jashari (14), Igballe Rifat Jashari (14), Kushtrim Adem Jashari (13), Blerim Hamëz Jashari (12), Igball Rifat Jashari (11), Fatime Hamëz Jashari (8), Blerim Hamëz Jashari (7). Mbetën të gjallë: Rifat Shaban Jashari (52), Murat Rifat Jashari (26), Bekim Hamëz Jashari (25), Iliriana Rifat Jashari (24), Lulzim Adem Jashari (22), Bashkim Rifat Jashari (22), Shqipe Adem Jashari (17), Besarta Hamëz Jashari (11), Fazli Rifat Jashari (10) dhe Marigona Adem Jashari (8). Pothuajse i njejti fat i përcolli edhe familjet e tjera të Jasharajve, si të Qazimit, Beqirit, Sherifit, Zenës, Tahirit, Zukës, Sadikut, Hamitit, Qerimit, Maliqit, Halitit, Fejzës, Bajramit, Sinanit, Aliut, Smailit etj. “Që nga dita e tretë, kur rezistenca filloi të bjerë, në lagjen Jasharaj, nga mbrëmja, futen policia. Mblidhnin kufoma nga të dy frontet. Kufomat tona i dërguan në Morgun e Prishtinës. Më 8 mars, në orët e vona, i kthejnë në Skënderaj. Tërë natën i mbajnë në kamiona të policisë. Komandanti i policisë i shkon në shtëpi Hilmi Nuradinit, mik i Shaban Jasharit dhe i kërcënohet: ‘Nëse nuk i pranoni kufomat, në emër të shtetit, i varrosim ne vetë’. Hilmiu i thërret disa qytetarë. Formohet Këshilli i Pranimit dhe i Varrimit të 48 kufomave, i përbërë nga Emin Dajaku, zejtar në Skënderaj; Hilmi Nuradini, tregtar nga Klina e Poshtme; Ibush Kabashi, fotograf nga Palaci; Jahir Bejta, jurist nga Skënderaj; Mehmet Çollaku, jurist nga Qubreli; Nazif Goxhuli, mjek nga Skënderaj; Rifat Bejta, arsimtar nga Prekazi dhe Ymer Gashi, jurist nga Skënderaj. Më 9 mars i pranuam kufomat. I vendosëm në një lokal të gjerë në deponë e Lah Hotit nga Tushilla. Me ne ishte edhe imami, mulla Osman Hoti i Likofcit. Filluam identifikimin. Erdhën shumë gazetarë dhe agjenci televizive. Incizonin pamje të tmerrshme. Të nesërmen, më 10 mars, nga Gjakova na erdhën arkivolet. I vendosëm kufomat në to. Bartjen deri në vendvarrim, e bëri policia me kamionët e tyre. Kishte edhe serbë të Bajës, zjarrfikës e të burgosur. Deri sa shkuam ne pas tyre, nja 2 km. këmbë, policët i kishin lëshuar kufomat nëpër varre, por mbrapsht, në kundërshtim me rregullat fetare islame. Na dhanë urdhër të prerë: ‘Vetëm 15 minuta keni afat për t’i varrosur’. Filluam punën më të rëndë që mund të mbahet mend. Ishim vetëm 12 veta. Çdo njërit i rrinin nga tre policë mbi kokë. E mbuluam rendin e parë e pjesërisht të dytin. Komandanti i policisë urdhëron: ‘Arkivolet e tjera të mbesin të pambuluara’! Sigurisht, pasi u terrua, frikësoheshin nga ndonjë rrezik i papritur. Më 11 mars, profesor Zekeria Cana, mulla Hajdin Aruçaj, Xhafer Murtezi, Hilmi Nuradini, Mehmet Çollaku e Nazif Goxhuli, shkojnë në Palc, ku ishte një shtab i policisë, për të kërkuar garanci, deri sa të mbulohen arkivolet. Marrëveshja arrihet por, me kusht, që kufomat e mbuluara të mos preken, ndërsa të tjerat të rregullohen sipas normave fetare. U caktuan vetëm 60 veta, për të marrë pjesë në varrim. U nisëm prej Skënderajit për në Prekaz. Pas nesh vinte policia në kolonë, me vetura, pizgauerë e tanke, që u stacionuan në Lagjen Jasharaj. E vëzhgonin së afërmi punën tonë. Në prani të pjesëmarrësve, të gazetarëve të vendit e të huaj, me një amin dhe një minut heshtje, ua bëmë nderimet dëshmorëve të kombit. Me fjalën përfundimtare të prof. Zekeria Canës, ashtu si mundëm, e përfunduam varrimin. Policia, kufomat e tyre, që i mbanin në sekret të plotë, i kërkonin nëpër shtëpitë gërmadha të Jasharajve. Megjithatë, një gazetar i “Delo”-s së Lubjanës, pohonte se kanë mbetur të vrarë 72 pjesëmarrës të forcave serbe’. Televizioni serb ‘B-92’, i Beogradit, lajmëron se ‘në Luftën në Prekaz’, kanë mbetur 69 policë të vrarë’. Ministri jugosllav i punëve të brenshme, në televizionin gjerman, ndonëse nga agjencitë thuhej se ‘në Prekaz s’ka pasur luftë’, deklaroi se ‘në Prekaz është bërë një luftë e madhe, sikur në Luftën e Dytë Botërore”. Rifat Jashari e Zukë Jashari, me më të afërmit, me miq e dashamirë, në Odën e madhe të Rifatit, të punuar shpejt pas luftës, prej 12 qershor 1999, pa kufizim, mbajnë të pamen tradicionale, më të madhe që mbahet mend në Drenicë. Megjithë dhëmbjen, për humbjen e 56 anëtarëve të familjeve të tyre, të moshës prej 4-96 vjeç, qëndrojnë të fortë. Janë të vetëdijshëm se nuk është lehtë të jesh në piedestal të luftës për çështjen kombëtare. “Zoti ju lashtë shëndoshë o burra”, ishte refreni që dëgjohej nga ngushëlluesit. “Qofshi shëndoshë. Edhe ju Zoti ju lashtë shëndoshë”, ua kthenin vizitorëve shprehjet e ngushëllimeve, siç u ka hije burrave me qëndresë të pathyeshme. Qëndresë të jashtëzakonshme tregonin të gjithë të mbijetuarit. “Rifati, motrat Hava (54), Zyla (49), Zoja (47), Qamilja (41) e Halimja (32), me bijë, bija, nipa e mbesa, krjionin përfytyrimin e pafundësisë së universit njerëzor, sikur Zoti kishte hedhur balsamin mbi plagët që kishin në ato zemra të mëdha”. Pyetjes: “A mund ti del Kosova përballë borxhit që ia ka Familjes Tuaj”, Rifati i përgjigjet: “Jo, Kosova nuk i ka kurrfarë borxhi familjes sonë. Njëzet anëtarë të kësaj shtëpie dhe dyzet të tjerë të lagjes përreth, kanë rënë duke e larë borxhin ndaj Kosovës sonë martire. E ky borxh ndaj Kosovës mund të paguhet vetëm duke qenë të bashkuar, në luftën tonë për liri e pavarësi dhe për bashkim kombëtar”. Trojet e Adem Jasharit, tani Kompleksi Memorial, i kanë vizituar edhe nga 5000 vizitorë në ditë, nga gjithë hapësira shqiptare e diaspora. Nga Shqipëria, përveç shumë udhëheqësve të shtetit, kanë ardhur edhe oficerë e pedagogë të komandantit, nga Akademia Ushtarake e Tiranës, si Ylli Mici, Hasan Ymeri, Agron Dhinarko e Kastriot Hoxha. Bënë vizitë edhe ushtarakë të lartë të NATO-s dhe përfaqësues të UNMIK-ut. Ishte këtu edhe Xhozef Diogardi, nga Liga Shqiptaro-Amerikane. Erdhën shumë shkrimtarë, gazetarë e artistë nga Evropa, Azia, Afrika, Australia e Amerika.

    Bernar Kushner, ish-administrator i OKB-së për Kosovë, më 23 gusht, viziton familjen Jashari, të cilën e quajti “Familja e sakrificës”. Ndër të tjera tha: “Kjo familje luftoi me heroizëm, për të fituar drejtësi e demokraci në Kosovë. Erdha që t’iu përshëndes, për admirimin që kam ndaj familjes Jashari. Dua të them edhe një të vërtetë të madhe, se Prekazi lëvizi të gjitha mekanizmat botërore, që ndikuan për të vepruar konkretisht. Dhe, sikur të kishte çmim Nobel për liri, atëherë ai, me siguri, do t’i takonte familjes Jashari”.

    Ismail Kadare, më 20 nëntor 1999, viziton familjen Jashari. U tha: “Ngjarja në këtë vend është e hatashme dhe madhështore. Është rast tepër i rrallë në botë. Është fenomen që tronditi globin. Lufta u bë shumë e fortë. Ranë shumë dëshmorë. Ra edhe komandanti i UÇK-së. Komandantë, rrallëherë vriten në luftë. Vrasja e komandantëve, në mënyrë të veçantë, e madhështon luftën”. Njëri nga intelektualët mikpritës, iu përgjigj: “S’ka pasur luftë në Drenicë, kundër okupatorëve, ku të mos vriteshin komandantë. Kështu, në Luftën e Kosovës, më 1389, vritet Milosh Kopiliqi, komandant i luftëtarëve drenicas. Më 1878, në mes Prokupes dhe Nishit, kundër invazionit serb, vritet komandant Zeqir Llausha. E tani me radhë, Ahmet Delia, Shaqir Smaka, Azem Galica, Kamer Loshi, Nak Berisha, Lec Gradica, Zenel Baica, Shaban Palluzha, Mehmet Gradica, Arif Shala, Rifat Berisha, e tani Adem Jashari, Fehmi Lladrofci, Ilaz Kodra, etj. S’mbahet mend që, ndonjëri nga komandantët, të ketë vdekur me krye në jastëk”. Kadare, në librin përkujtimor, shkruan: “Ndodhem në familjen e Jasharajve, atje ku nisi një flakë e madhërishme, flaka e lirisë që e ndriçoi krejt Prekazin, Drenicën e më pastaj mbarë Kosovën. Ajo shkrepëtimë zgjoi nga gjumi Evropën dhe botën. Shekujt kalojnë, drita e lirisë, drita e atyre që ranë për të, nuk zbehet kurrë. Ndodhem këtu i prekur thellë, si rrallëherë në jetën time. Ju falemnderit promete të Jasharjave legjendarë.



    D R E N I C ES



    Lumja ti Drenicë e Kuqe-Asnjë plumbë kurrë nuk e huqe!(Populli)

    Për qështjen kombtare, Drenica asnjëher nuk i ka kursyer trimat!

    Në qendrën e Dardanisë ilire, gjëgjësisht të Kosovës së sotme, shtrihet

    Drenica heroike. Kjo trevë kreshnikësh, që në antikë njihej me emrin Klapotnik na e përkujton qdo herë historinë tonë të lavdishme në shekuj. Ky emër kaq i dashur dhe krenar për ne, gjithmonë ka qenë dhe është tmerr për armiqtë tanë. Sa e sa herë armiq të ndryshëm provuan ta zhdukin nga faqja e dheut, por i lanë eshtrat në te. Kjo fole trimash u bë sinonim i rezistencës dhe i qëndresës mbarëshqiptare për liri dhe pavarësi kombëtare.

    Drenica nuk dihet se si e mori emrin. Mund të jetë se kjo rrjedh prej fjalës dré - dréri, pasi që dikur drerë kishte mjaftë në këto vise bregore. Drenica përfshin një territor kodrinor ndërmjet Fushës së Kosovës në lindje prej Goleshit e Qiqavicë, maleve të Carralevës në jug, malit Mokna në veri dhe rrafshit të Dugagjinit në perëndim. Pra, ajo paraqet një territor kompakt, një tërësi gjeografike, në të cilën gravitojn mbi 100 fshatra. Në pikëpamje administrative është e copëtuar dhe fshatrat e saja u takojnë disa qendrave komunale: Skënderajt, Gllogovcit, Lipjanit, Vushtrrisë dhe Malishevës.

    Drenica e Kuqe

    Edhe pas vitit 1455, kur Kosova përfundimisht ra nën sundimin turk, Drenica mbeti e papërkulur dhe e panënshtruar. Kjo zgjati (mbi 400 vjet) deri rrethviteve 1850-1860, kur njëfar Jashar Pasha, sundimtar i Prishtinës, i pushtoi disa fshatra të kësaj treve, të cilat sot e kësaj dite njihen me emrin Drenica e Pashës. Siq tregojnë pleqtë, ky farë pashai erdhi nga drejtimi i Prishtinës dhe pa ndonjë kundërshtrim të fortë i pushtoi fshatrat deri te Qikatova. Kur e dëgjuan këtë drenicasit e morën si dhunë nderi, fyerje të rëndë dhe ia kthyen pushkën, duke mos e lënë të shkojë më tutje. Kështu pjesa tjetër e Drenicës, që nuk u nënshtrua por i mbrojti trojet e veta me armë e me gjak, u quajt Drenica e Kuqe. Pra, që nga ky moment historik, Drenica ndahet në dy pjesë.

    1) Drenica e Kuqe ose Drenica e Epërme, në veri, që përfhsin pjeshën dërrmuese të fshatrava (afër 80) dhe

    2) Drenica e Pashës ose Drenica e Ultë, në jug, që përfshin diku rreth 20 fshatra.

    Sidoqoftë, Drenica në historinë tonë kombëtare, mbetet territor i qëndresës shqiptare, që secilit pushtues i rezistoi me armë në dorë. Që nga

    Beteja e Kosovës (1389) e deri më sot, nga kjo trevë dolën njerzë që me pushkë e me penë luftuan për qlirim dhe pavarësi kombëtare. Kështu, në luftën e parë kundër osmanëve, në Betejën e Kosovës, trimi drenicas, Millosh Nikollë Kopiliqi (nga Kopiliqi i Skënderajit) do ta plagosë për vdekje sulltan Mratin I . Edhe në luftën e mëvonshme antiosmane, që e udhëhoqi Austria, morën pjesë shqiptarët. Më 1689 pas Pikolomenit kishte rreth 6000 shqiptarë, shumica drenicas.

    Emri

    Drenicë ua shtinte frikën armiqve. Edhe vetë sulltanin nuk e linte të qetë në Stamboll. Sa e sa fermane u nënshkruan e sa e sa koka pashallarësh u prenë për të, por kot. Tërë Ballkani dhe Evropa ishin qetësuar e në Drenicë ende s´kishte pushtet të plotë turk. Edhe atëherë kur provuan ta vëjnë pushtetin, më 1891, dështuan: Saraji Hamidije në mes Llaushës, Polacit e Prekazit u rrënua plotësisht ndërsa kajmekami me gjithë nënpunësit e tjerë u dëbuan brenda natës.

    "Vend grajzish...Pushteti borgjez serb ia kishte dron kësaj ane aq shumë sa që e quante

    << vend grajzish >>. Kunsulli serb në Prishtinë (gjatë sundimit turk) Borisllav Nushiqi (1864-1938) lavdërohej, që hipur mbi kalë, kishte kaluar nëpër tokën e Drenicës. Edhe në elaboratet e ndryshme që gatuheshin nëpër kabinetet e krerëve dhe akademikëve serbë për shpërnguljen dhe zhdukjen e shqiptarëve, Drenica parashikohej si vendi më i rrezikshëm, prej nga duhej larguar masovikisht popullsia vendëse (shqiptarët). Vetë mbreti Aleksandër pati propozuar që ky territor të shkatrrohej plotësisht. Borgjezia serbe mendonte se me djegjen e fshatit të fundit dhe me vrasjen e fëmijës së fundit në Drenicë. për opinionin tonë do të hiqet nga rendi i ditës edhe vetë qështja shqiptare.Numri i atyre që luftuan kundër pushtuesve turq, austrohungarez e posaqërisht kundër atyre serbë është shumë i madh. Nga trevat e Drenicës u dalluan: Bejte Galica,Ahmet Delija, Shaqir Smaka, Azem Bejtë Galica, Shotë Galica, Mehmet Delia, Lec Gradica, Zenel Baica, Ilaz Reqaku, Fazli Berani, Bajram Tërdevci, Halit Bajrami, Mehmet Gjeli, Shaban Mangjolli, Shaqir Pirraku etj.

    "Mos kij besim te serbët!...."

    Edhe gjatë Luftës së Dytë Botërore rezistenca dhe revolta më e madhe kundër sllavokomunistëve qetnikë shpërtheu në Drenicë. Këtu ende ruhej amaneti i Azem Bejtë Galicës dhe i shokëve të tij se << besë me shka nuk ka >>. Ky amanet u rikujtua edhe gjatë atyre viteve të stuhishme. Më 8 prill 1943, kur nëpër fshatrat e Drenicës propagandohej për vllazërim-bashkim, Fadil Hoxha vetë shkoi në fshatin Berishë. Aty u takuan me plakun e menqur të atij fshati, me Tahir Berishën, i cili pos tjerash i pat thënë: << Mos kij besim te serbët! Gjithmonë na kanë mashtrue e kanë me ju mashtrue.>> Kjo doli e saktë dhe shumë shpejt u vërtetua. Brenda muajve janar-shkurt 1945 u bë ploja mbi Drenicë. Gjatë kësaj periudhe të ndërlikuar historike në mesin e shumë të tjerëve u dalluan: Shaban Polluzha, Mehmet Gradica, Ahmet e Rifat Galica, Sadik Lutani, Azem Aruqi, Imer Fazli Radisheva, Ajet Gërguri etj.

    Hasan PrishtinaNga treva e Drenicës, nga Polaci, ishte edhe familja e Hasan Prishtinës (1878-1933). Ky ideolog, i shquar dhe udhëheqës i palodhur i kryengritjeve të përgjithshme për Pavarësinë e tokave shqiptare, tërë pasurin dhe jetën e dha për të mirën e kombit. Lirisht mund të thuhet se veprimtaria e tij luftarake gjatë muajve maj-gusht 1912 e përgatiten ngritjen e Flamurit në Vlorë.Në përfundim të kësaj flete po e citojmë shkrimtarin tonë të njohur Hivzi Sulejmanin, i cili shkruan: << Kurrë ky vend, kjo anë me male dhe lugina mesatare, kjo Drenicë e papërkulur, nuk ka dashur të dijë për asnjë pushtet përveq pushtetit të vet. Kurkujt pra nuk i është nënshtruar. E prej ligjeve njerëzore që vlenin aty diqka ishte vetëm një: Ai i Lekës >>.

    Bejtë Galica

    Dikur, para më se 200 vjetësh, Galica ishte një fshat i vogël dhe i varfër siq ishin shumica e fshatrave shqiptare. Në mesin e atyre familjeve të pakta shquhej ajo e Abaz Bejtës. Ai i kishte tre djem: Azemin, Ferizin dhe Ibishin. Prej tyre dallohej Azemi. Ishte më trimi e më bujari. Azemi kishte vetëm një djalë, Bejtën.Bejtau lind në pranverën e vitit 1853 në Galicë. Që nga fëmijëria, duke qëndruar nëpër odat e fshatit, mori mësime të mira. Aty i lindi dashuria për atdheun e vet, për popullin shqiptar që po vuante nën zgjedhen turke dhe për qdo gjë kombtare. Krahas tyre, në anën tjetër, i shtohej urretja kundër pushtuesve që nuk po e linin rehat këtë tokë stërgjyshore.Azemi e martoi djalin (Bejten) në moshë më të re se moshatarët e tij, pse ishte mashkulli i vetëm në familje. E martoi me një vajzë nga Kutllovci, me të cilën i pati dy djem: Seferin dhe Zenelin. Pas pesë vjetësh i vdes gruaja e parë dhe Bejta rimartohet me Sherifen, bijën e Kurt Selacit që ishte i njohur në tërë Shalën e Mitrovicës për trimëri dhe menquri. Me të i pati edhe tre fëmijë: Azemin, Mihanën dhe Ademin. Edhe fëmijët Bejta i edukoi në frymën patriotike dhe luftarake. Këtë e bënte jo me fjalë, por me veprime konkrete duke marrë pjesë aktive në qdo kryengritje që organizohej kundër hordhive otomane.Qysh më 1890/91, kur Perandoria turke bëri përpjekje për ndryshime administrative në Vilajetin e Kosovës dhe për vendosjen e pushtetit në Drenicë, ai u gjend në radhët e para. Siq dihet Drenica i përkiste rrethit të Vushtrrisë. Sulltani ishte i interesuar që të krijojë një rreth të posaqëm në Drenicë, në mënyrë që ta kishte nën sundim të plotë këtë trevë të papërkulshme. Ai si vend të përshtatshëm caktoi lokalitetin midis tri fshatrave të mëdha të Drenicës, në mes Polacit, Llaushës dhe Prekazit. Pasi u bënë përgatitjet e duhura filloi puna me ndërtimin e Sarajit. U caktua edhe rendi kush kur duhet të dalë në punë "vullnetare". Për qdo ditë lartësoheshin muret e ndërtesës e bashkë me to rritej mllefi dhe urrejtja në zemrat e drenicasve. Dhe kur u caktua edhe kajmekami me nënpunësit e tjerë të Sarajit me emrin HAMIDI*vendësit u ngriten në këmbë. Kështu, më 14 janar 1891 afër 2 000 vetë të udhëhequr nga Ahmed Delia i Prekazit e sulmuan Sarajin. Kjmekami i ri, Kahremen beu dhe nëpunësit e tjerë, mezi shpëtuan nga flaka dhe lufta. Saraji u dogj, materiali u shpërnda dhe kështu pashai turk (Xhelil Pasha) dështoi, nuk arriti ta nënshtroj Drenicën, për qka koka e tij do të përfundonte në kamarën e turpit.Në këtë bejtej të përgjakshme u shqua edhe Bejtë Galica. Ai u kishte rënë në sy edhe auktoriteteve turke dhe pas disa ditësh arrestohet. Bashkë me një grup kryengritësish dërgohet në Shkup. Pashai turk kishte dalur në ballkon dhe po i vështronte të arrestuarit që ecnin kalldrëmeve të pluhrosura. I bëri përshtypje një burr i hajthëm. me tirq të zi e plis të mprehtë në kokë, i cili ecte krenarisht dhe me një mospërfillje. I urdhëroi rojet që t´ia brenda ashtu duarlidhur. Posa u fut i arrestuari në zyrë pashai e pyetii të quajnë more djalosh i padëgjushëm?-Bejtë Azemi, por të gjithë me thërrasin Bejtë Galica, -iu përgjigj ai gjakftohtë e duke e shikuar në sy.-Hë, more lanet (shejtan) a e sheh se Perandoria jonë i ka duart e gjata sa t´ju arrijë edhe në ato malet tuaja të egra, ku gjeten vdekjen mijëra e mijëra ushtarë tanë- vazhdoi pashai.-Ore pasha- iu drejtua Bejta- vërtet Perandoria juaj i ka duart e gjata, por jetën e ka të shkurtër. Ato trojet tona, ku rriten shqipet nuk durojnë t´i shkelë këmbë e huaj. Nuk janë mësuar në robëri. Burra e gra luftojnë. Edhe vetë toka, po s´pati kush ta mbrojë, hapet dhe do t´ju përbijë të gjallë, por ikni sa s´është vonë...-Mjaft more zog kaurri - briti me zë hakërrues pashai i cili e kishte humbur durimin dhe nga nervoza filloi të dridhej.Ti do te kalbesh ne burgjet tona të errëta se je nga ajo farë e mallkuar, e cila duhet zhdukur me rrënjë. Ti na qenkshe mu nga ajo toka e shpallur haram që quhet Drebice, e cila nga nxori telashe me shum se e gjith europa. Nga ai vend ogurzi ishte edhe Millosh Kopili, i cili më 1389 me thikë të helmuar e therri sulltan Muratin I, që kishte ardhur për ta cliruar Kosovën nga te pafetë. Ai ua ka lënë amanet që të luftoni kundër nesh. Ka pesë shekuj që sundojmë tërë Europën e ju na e dogjet Sarajin e posangritur. Në shpirtin tuaj ka hyrë i paudhi dhe s´ju lë të qetë. Por ai që ngirtet kundër perandoris sonë të Shenjët do të pësoj kështu si ti, në qelitë tona të ftohta. Nga to do të dilni vetëm të vdekur... unë jam katil për rebelët si ju... Merreni e ma shporrni syshë këtë qafir! -u briti rojeve që qëndronin gaditu para derës se tij.Vërtet, Bejta u dënua me burgë të përjetshëm, me 101 vjet.

    Me 1902 Porta e Lartë vendosi të bëjë reforma në Vilajetin e Rumelis. Për zbatimin e tyre u caktua Hilmi Pasha, i cili arriti në Shkupë më 12 dhjetor 1902. Ai për t´i mashtruar dhe përvetësuar shqiptarët në përkrahjen e reformave menjëherë e bëri amnestimin e disa të burgosurve. Në mesin e tyre u gjend edhe Bejtë Galica, i cili pasë 11 vjetësh doli nga burgu i Shkupit.Edhe pas daljes nga burgu Bejta nuk e ndali aktivitetin e vet luftarak e organizativ. U zgjodh udhëheqës i luftëtarve nga fshatrat: Galicë, Dubovcë, Mikushnicë, Beqiq dhe Krasaliq. Në muajin shkurt te vitit 1902 i përfaqësoi keto fshatra në tubimin e kretërve të Drenicës që u mbajt në kullën e Ahmet Delisë në Prekaz. Aty u vendos që të mbahet sa më shpejtë një kuvend i ngjashëm me ato të Gjakovës dhe të Llugës.Më 26 mars 1903 mori pjesë në fushën e Morinës, në Kuvendin historik të Drenicës, të cilin e udhëhoqi Ahmet Delia. Në te u vendos të kundërshtohen reformat turke. Pas tri ditësh, më 29 mars, mijëra dernicas, nën dretimin e Ramë Lutanit e morën Vushtrrinë pa pengesa të mëdha. Të nesërmen u nisen për në Mitrovicë për t´u ndihmuar vëllëzërve shaljanë, të cilët e kishin sulmuar qytetin dhe kërkonin dëbimin e menjëhershëm të konsullit rus Shcerbinit. B e t e j a qe e përgjakshme. U vranë mbi 300 shqiptarë. Nga kodra e Bairit sulmonin me topa. Aty qëndronte edhe Shcerbini, i cili edhe komandonte. Një ushtar shqiptar në ushtrinë turke, me emrin Ibrahim Halit Popovci, nga Suka e Gjilanit, duke i parë këto skena tmerruese e dredh pushken dhe e qëllon konsullin, i cili vdiq pas disa ditësh. Edhe në këto luftime u dalluan trimat që i udhëhoqi Bejtë Galica.Lëvizja anti-turke sa vinte e shtohej. Kryengritsit shqiptar kishin përfshir mbar Kosovën. Në muajin korrik 1907 shpërtheu revolta e armatosur në Drenicë. Të gjithë kryengritësit e kësaj treve ishtin grumbulluar rreth Rezallës dhe Devicit.Shemsi Pasha me forca të shumta gjendej në Mitrovicë. Atij i erdhi urdhri nga Stambolli që sa ma shpejt të shuhet me gjakë kjo kryengritje. Ky menjëher i nisi dy taborre nën drejtimin e major Vehbi Efendiut për në Drenicë. Posa arritën në Llaushë krusën pushkët e para. Vehbi Efendiyt iu desh të zbres nga kali dhe ta ruaj kokën e vet. Beteja e përgjakëshme e cila zgjati tërë ditën, u zhvillua midis Rezallës dhe Devicit. Aty mbesin te vrar shumë shqiptarë, në mesin e tyre edhe njëri nga prijësit e betejës- Bejtë Galica. Ai kishte mbetur keq përmbys. Një ushtar i kësaj ane e njeh dhe don ta kthejë mbar Vehbi Efendiu iu kërcënua: - Largohu more edepsëz se po të këpus me kamxhik. Ai është harambash që ka kundërshtuar dovlentin. Ashtu le të vdesë, përmbys!Kështu, në muajin korrik 1907, në fushën e nderit ra heroikisht patrioti dhe luftëtari 54 vjecar, Bejtë Galica. Pas një jave turqit ia dogjën shtëpin në Galicë duke i lënë pa kulm mbi kokë Sherifen me dy thjeshtrit (Seferin dhe Zenelin) dhe tre fëmijët e vet: Azemin, Mihanen dhe Ademin.Me vrasjen e Bejtë Galicës nuk u shua rezistenca e armatosur në këtë familje trime. Rrugën e tij do ta vazhdojnë të bijtë, sidomos djali i tretë,

    Azem Bejtë Galica me Nusen e Maleve - Shotë Galica

    Azem Bejta u lind më 10 dhjetor 1889. I rritur në gjirin e një familje me tradita luftarake e patriotike, që nga fillimi u përcaktua për luftë të pakompromis me secilin që do t´i cenojë vatrat e të parëve.
    Si fëmij përjetoi ngjarje të hidhura dhe tragjike. Turqit ia vranë babanë dhe ia dogjën shtëpinë, duke i lënë të pastrehë. Rropatjet e kësaj familjeje nëpër dallgët e egra të jetës ia forcuan ndjenjën e atdhedashurisë dhe ia ngritën në një ideal të pashuar, për të cilin e dhe edhe jetën.
    Tiparet e një trimi të paepur dhe të një vizionari të mprehtë u manifestuan që në rininë e hershme të këtij djaloshi. Si i vogël dallohej nga moshatarët. Ishte i zgjuar e i shkathtë. I pëlqenin shumë këngët e trimërisë dhe rrëfimet e pleqëve për ngjarje të ndryshme nga historia kombëtare. Në odat tona - shkolla, mori mësime të mira. Ky shpirt i shëndoshë qëndronte në një trup të shëndosh, siq do të thoshin latinët. Edhe për zhdërvjelltësi ua kalonte të gjithëve. Në mundje, me çobanë, ishte i pari. Por mbi të gjitha atë e cilësonin trimëria dhe guximi. Ende pa i mbushur 11 vjet me pushkën e dajës, e pati plagosur një serb të Selacit, (Stojanin) të cilit ia kishin frikën të gjithë.
    Shumëherë burrat e Selacit (dajat e tij) dhe të Galicës bisedonin rreth asaj se kujt i ka ngja Azemi, dajave apo babait? Kur nxeheshin shumë i qetësonte plaku i urtë i Galicës, mixha Rexhep duke u thënë: «O burra, pse po lodheni aq shumë. Kah t´gan mirë asht, dajtë tirma e babën trim.»
    Gjatë viteve 1910 - 1912 shpërthyen kryengritjet e përgjithëshme për pavarësinë e tokave shqiptare. Më 5 maj 1912 Hasan Prishtina doli në Drenicë, i mbathi opingat dhe e dha kushtrimin për një luftë mbarkombëtare kundër Perandorisë osmane.
    Edhe Azemi, 20-vjeçar, u radhit në çetat kryengritëse të Drenicës, të udhëhequra nga Ahmet Delia i Prekazit. Kur drenicasit dhe shaljanët ishin nisur për luftë përbri tyre marshonte Isa Boletini, hipur mbi kalë e i shoqëruar nga disa trima. Në mes të shumë trimave i ra në sy djaloshi sypatrembur e i etshëm për luftë.
    - I kujt është ai djalë? -pyeti Isa Boletini.
    - I biri i Bejtë Galicës, Azemi - iu përgjigj njëri nga trimat që e shoqronte.
    Isa e ngau kalin dhe iu afrua Azemit.
    Pasi u përshëndet me të ia vuri dorën në krah dhe e përgëzoi: - Të lumtë ore djalosh trim. Ti paske vendosur ta dërgosh në vend amanetin e babait tënd, ta vazhdosh, rrugën e tij luftareke. Kjo është rrugë e vështirë por e lavdishme dhe e ndershme. Zemra mu bë mal nga gëzimi, sepse Bejta nuk paska vdekur. Shpirtin e tij luftarek po e shoh në sytë e tu të etshëm për liri. Ai e paska lënë një trim që do ta nderojë Kosovën dhe mbarë kombin. Me fat rruga e lavdisë se një vend që lind brezni trimash nuk do të humbet kurrë...
    B e t e j a t e atyre viteve qenë të vështira dhe të përgjakshme. Shtetet fqinje sodisnin dhe bënin plane djallëzore për copëtimin e trojeve shqiptare. E formuan alianvën ballkanike dhe atëherë kur bisha evro-aziatike po bënte përpëlitjet e fundit, në njërën anë, dhe shqiptarët ishin molisur nga betejat e pareshtura, në anën tjetër, ato u inkuadruan në luftë. Kështu, mbi tokat e posaçliruara shqiptare, u vërsulën si një lukuni ujqërish grabitqarë ushtritë serbo-malazeze. Secila mundohej të kafshojë një copë më të madhe nga trupi i gjakosur.
    Nëse luftërat ballkanike për disa popuj ishin fatlume, se ua sollën lirinë, për shqiptarët e Kosovës ishin të kobshme, sepse u sollën robëri të reja. Fitorja e 28 Nëntorit ishte gjysmake.
    K o s o v a u pushtua nga Serbia dhe Mali i Zi. Ato filluan terrorizmin mbi popullatën shqiptare. U sulmuan çdo gjë kombëtare: gjuha, flamuri, zakonet, feja, toponime e të tjera, me qëllim që të bëhen shpërngulje nga Kosova. Krahas atyre u hapën edhe shumë burgje e kampe turture. Në Drenicë kampi më famëkeq ishte ai i Runikut, ku u keqtrajtuan shumë dernicas.
    Azem Bejta të gjihta këto ngjarje i përjetoi vetë, në vijën e frontit. Kurr nuk iu nda luftëtarëve të lirisë. Mori pjesë edhe në Betejën Legjendare të Merdarit, ku mbeten mijëra të vrarë.
    Posa ishte kthyer nga betejat ishte arrestuar dhe burgosur. Disa ditë ishte mbajtur në stacionin e Tërnavcit. Për çdo ditë e detyronin të punoj në rrugën Mitrovicë - Pejë. Një ditë derisa po punonin në Vojtesh ra në konflikt me xhandarin që i shoqëronte (ruante). E qëlloi çekan duke e plagosur për vdekje. Atëher e dërguan në kampin e Runikut. Atje kalonte shumë keq. Jeta ishte e rëndë dhe e mundimshme. Të burgosurit i kishin futur në një baltë të madhe midis një livadhi të rrethuar me tela xhembaçë e me roje të dyfishuara. Shumë vdisnin nga mundimet dhe torturat. Një ditë drenicasit e sulmuan kampin. Organet shtetërore, të mllefosur, i qesin në pushkatim të burgosurit. Azemi arrin të shpëtoj midis plumbave. Ishte fundi i vitit 1913.
    Xhandarmëria serbe, e ndihmuar edhe nga një spiun shqiptar, vëhet në ndjekje të tij. E hetojnë dhe e rrethojnë në malet e Mikushnicës. I paarmatosur dhe duarlidhur plagoset në dorën e majtë (nga ky moment gishtat e kësaj dore i mbeten të palëvizshëm). Pas disa orësh kapet dhe dërgohet në burgun e Mitrovicës.
    Të nesërmen ia arrestojnë edhe të dy vëllezërit: Seferin dhe Zenelin dhe bashkë me shumë të rinj nga Drenica i burgosin. Pas disa ditësh të gjithë i nisin për në Serbi. Pak ditë i mbajnë në Zajeçar e pastaj i transferojnë për në Pozharevc, në burgun më të rëndë të kohës.
    Në burg jeta ishte e mjerueshme. I ushqenin sa për të mos vdekur. Mbi një vit e kaluan në vetmi të plotë, nëpër qelitë e nëndheshme përplotë lagështi, errësirë e myk. Krahas tyre mbi ta për çdo ditë ushtrohej edhe shum torturë barbare e tipit mesjetar. Por, megjithatë, duhej mbijetuar.
    Azemi ishte optimist dhe mbante qëndrim burrëror. Kurrë nuk u gjunjëzua as nuk u zhgënjye. Në zemrën e tij kishte zënë vend dashuria për Kosovën. Ajo dashuri e mbante duke ia ushqyer shpirtin e tij që po vuante para grilave të hekurtë. Tashmë ajo ishte shndërruar në një ideal pë pashuar jetësor. Gjithnjë shpresonte se një ditë do të kthehet në Kosovë dhe do ta vazhdonte luftën për çlirimin dhe pavarësimin e trojeve të veta. Shpesh e ëndrronte Kosovën e lirë. Këtë ua thoshte edhe shokëve. E shihte veten të lirë duke vepruar drejt saj. Si në vegim e dëgjonte zërin e mekur të nënë-lokës që e thirrte në rrugën e nderit, në rrugën e pavdekshmërisë...
    Dhe, nuk vonoi shum, ajo ditë e bardhë agoi. U këputen prangat, u shkallmuan dyert, u mbytën rojet dhe, u kapërcyen telat. Trimi vetë i shtati u gjend në ajrë të pastër, i lirë...
    Organet serbe, ai mëngjes pranveror, i gjeti të hutuar. Linja telefonike ishte e ngarkuar me zëra të shqetësuar e tërë ankth:
    -Alo...alo Komanda e Mitrovicës, a më dëgjoni? Jam drejtori i burgut të Pozharevcit. Të lutem, dëgjo me kujdes! Dje pasdite na ka ndodh një skandal shqetësues. Një grup të burgosurish është arratisur. Të gjithë janë nga rrethi juaj. Atyre u prin ai djaloshi mustaqezi i quajtur Azem. Dy rojtarë i kemi gjetur të mbytur përdhunisht. Të lutem shumë, merri të gjitha masat për t´i kapur, se po e mori vesh lartmadhëria e pat jeta ime...
    -Çfarë, çfarë?! -u çarkëdis komandanti - ikje nga burgu thua? Mos je i dehur... apo po tallesh me mua? Azem Bejta të arratiset nga ai burg me gjithë ato labirinthe enigmatike e mu ne zemër të mbretëris sonë. A guxon te ndodhë kjo mer sylesh? Jo, jo ende nuk më besohet se përndryshe do të çmendem. Kjo ëshë e tmerrshme dhe fatale. Medet ç´na paska gjetur ne që do të kemi punë me te. Kurrë më organet tona nuk do të kenë qetësi në këto anë. Lirisht xhandarët e postkomandave tona le ta lëshojnë Drenicën. S´do të ketë qetësi asë krali ynë në Beograd. Phu, ju marrtë djalli, ju marrtë, more kukuvajkat e dreqit!...
    Të arratisurit ecnin drejt vendlindjes pa çarë kokën ç´po ndodhte në qarqet shtetrore. Pas një udhëtimi të gjatë e të mundimshëm, natën e ditën, maleve e fushave, të lodhur e të uritur, arritën në Kosovën e dashur. Ishte pranvera e vitit 1915.
    Azemi pa humbur kohë, ende pa kaluar muaji, vendosi ta formaojë çetën e vetë luftarake. Bashkë me dy vllezërit dhe disa trima nga fshartrat përreth që u grumbulluan në Galicë. Nën hijën e Qarrit qindravjeçarë (Lisi i vorreve) e shtruan sofrën dhe u ulën rreth saj. Nëna Sherife ua solli flamurin shqiptar, që e kishte ruajtur në fund të arkës dhe pasi e shpalosi mirë e shtroi mbi sofër. Trimat me dorën e majtë në zemër e me të djathtën mbi flamur njëzërit u betuan: «Betohemi në këtë flamur të shenjtë se sa të jemi gjallë do të luftojmë për lirinë e këtyre trojeve. Betohemi dhe bëjmë be se për Kosovë japim jetën sikurse me le».
    Kjo çetë, e cila më vonë do të bëhet «Nëna e çetave kaçake te Kosovës», menjëher filloi aksionet e veta luftarake. Kështu nisën edhe ditët e tmerrit për xhandarët e posteve në Drenicë dhe për spiunët. Dhe gjtë trembëdhjetë vjetëve, sa ekzisoi kjo çetë, arriti t´i zhviloj mbi shtatëdhjetë beteja të suksesshme e fitimtare.





    BUROJA

    Ne kilometrin e dymbedhjetë te rruges së asfaltuar Skenderaj-Klinë shtrihet fshati Burojë, i komunes se Skenderajit,

    Pra ne kilometrin e dymbdhjetë te rruges në të djathte fillon nje rruge e shtruar me rërë, rrugë e rendit te katert pra,dhe mu aty ne atë udhkryq fillon te shtrihet fshati Burojë qe eshtë nje fshat i rrafsht i regjionit te Drenices, apo me sakt fshati i fundit ne perendim te ketij regjioni, banoret e Burojes merrën me bujqesi, ku kultivohet sidomos gruri dhe misri, por pa harruar ketu edhe pemet e shumta qe kane fshataret, pastaj te permendim edhe burimet qe ka buroja, mu ne mes te fshatit eshtë nje burim uji /Qeshmja/ aq i ftohte dhe aq i lehtë per ta pirë, qe vjenë dikund nga bjeshket e moknes, pastj edhe nej burim tjeter qe shumë shpejt pritet qe nga ai burim te punohet ne rrjetin e furnizimit te fshatit me ujë te pijëshem /Topliku/ buroja është e njohur edhe per vetëkontribut, para dhe pas lufte, pastaj per mirqenje dhe qetesi, ne burojë nuk ka ndodhur kurr, as me e vogla zenkë me burojasve, e per mosmarrveshje te medha nuk mbanë mend kush te kenë ndodhur ne këtë anë te Drenices, dhe me e rendesishmja e fshatit burojë, banoret e burojës qe moti kanë filluar te shkollohen, se aty moti eshtë thënë se pasuria e njeriut është dija, dhe ka shumë te rinje te reja qe studioinë ne Univerzitetin e Prishtines dhe ate te Tiranes, ne buroje ka mjek të pergjithshëm, stomatolog, profesor, njerëz te politikes, pastaj edhe artist, shkrimtar, yje muzike, rapsode burimor, buroja ka edhe xhaminë 300 vjeqare, qe u shkatrrua gjatë luftes,fshati burojë ka mbi 250 familje, dhe ne pësembdhjet vitet e fundit u ndertuan pothuaj ne qdo familje nje shtepi e re, por lufta e demtojë shumë burojen, si qdo vend tjeter te Kosoves,por pas lufte perseri me vrull te ri, buroja prapë filloj te lulezojë si me parë, te rënët janë themeltarë te lirisë qe kemi, kjo eshtë motoja e burojasve, edhe nga buroja te rinjë e të reja rroken pushken dhe ju bashkuan UCK-se qe ne oret e para te themelimit,pakez a shumë bënë dhe bëjnë per Kosoven tri personalitete nga buroja, shkrimtari Nebil duraku, kengetari Ilir Shaqiri dhe Kryetari i PDK-se /ish drejtor i drejtorisë së pergjithshme te UCK-se/ Hashim Thaqi.

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Mbi 100 mijë vetë në “Natën e Zjarreve” në Prekaz për të përkujtuar familjen Jashari dhe epopenë e UÇK-së


    PREKAZ, 7 mars - Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilën pesë vjet më parë e shkruan me gjakun e tyre komandanti legjendar Adem Jashari dhe të gjithë pjesëtarët e familjes Jashari, është shndërruar sot në mbrëmje në një manifestim të madh kombëtar me emrin “Nata e Zjarreve” për mbi njëqind mijë vetë që janë mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare.
    Qytetarë të shumtë qysh nga orët e hershme të mëngjesit ia kishin mësyrë Prekazit për të nderuar veprën dhe sakrificën e lavdishme të Jasharajve. Të gjitha rrugët që të shpiejnë për në Prekaz edhe në orët e vona të natës kanë qenë të bllokuara nga automjetet dhe njerëzit e shumtë që sa vinini e shtoheshin për të marrë pjesë në këtë përvjetor. Për këtë shkak shumë prej qytetarëve kanë bërë kilometra rrugë më këmbë për të marrë pjesë në këtë kremtim të madh.
    “Varrezat dhe kullat e Jasharajve janë bërë një vend i shenjtë për të gjithë shqiptarët. Në këtë vend ata festojnë më së miri historinë më të re dhe mësojnë se si duhet mbrojtur atdheu dhe si duhet luftuar për të”, u shpreh në hapjen zyrtare të manifestimit Ilaz Dërguti, eprori i Shtabit të Përgjithshëm të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilat bashkë me kryeministrin Bajram Rexhepi janë organizatorë të manifestimeve të këtyre ditëve.
    Përveçse në Prekaz, zjarret janë ndezur edhe në qendra të tjera të Kosovës, veçanërisht në ato vende ku janë zhvilluar beteja të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Manifestimi “Nata e Zjarreve”u përcoll nën masa të rrepta sigurie nga policia e UNMIK-ut dhe Shërbimi Policor i Kosovës.

  15. #15
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,799
    Mesazh i presidentit Moisiu, me rastin e 5-vjetorit të vrasjes së Adem Jasharit

    Lajmi i ores 12:40 PM

    TIRANE (7 Mars) - Kam kënaqësinë të ndaj sot me ju respektin dhe nderimin tim të thellë, jo vetëm për një nga ngjarjet më të rëndësishme të luftës për çlirimin e Kosovës, por edhe për një nga masakrat më të mëdha që vuajti populli heroik i Kosovës nga makina ushtarake e Millosheviçit. Pesë vjet më parë, regjimi diktatorial i Beogradit dërgoi në Drenicë tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë për të rrethuar dhe ekzekutuar Adem Jasharin dhe 20 anëtarë të tjerë të familjes së tij. Në këtë përvjetor të pestë pa Adem Jasharin dhe të katërtin me lirinë e Kosovës, ne përulemi me respekt të thellë ndaj veprës së pavdekshme të heroit, familjes dhe bashkëluftetarëve të tij. Respekti dhe nderimi i thellë i takon gjithashtu të gjithë atyre burrave guximtarë, të shquar dhe atdhetarë, që dhanë jetën për çlirimin e Kosovës, pavarësisht nga formacionet ku bënë pjesë dhe bindjet e tyre partiake. Busulla e tyre udhëheqëse ishte dhe mbeti Kosova, liria dhe ardhmëria e saj. I paharruar në jetë të jetëve qoftë kujtimi i tyre! Kujtimet e hidhura të të kaluarës duhet të na vlejnë, që ajo të mos përsëritet dhe për të reflektuar në përditshmërinë e të ardhmen tonë. Politikanët lipset të kuptojnë aspiratën e popujve për të jetuar në paqe e në fqinjësi të mirë. Ata duhet të punojnë me përkushtim për të forcuar klimen demokratike, jashtë konfliktit dhe përjashtimit. Të drejtat dhe liritë e secilit nuk mund të mbrohen duke ua mohuar ose cënuar të tjerëve. Vetëm nëpërmjet zgjerimit dhe konsolidimit të vlerave demokratike dhe integrimit euroatlantik, Kosova e ka të sigurtë të ardhmen e vet, shqiptarët e kanë të sigurtë të ardhmen e tyre - përfundon Moisiu mesazhin e tij. anjo/ko (BalkanWeb)

  16. #16
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Çmimi “Hasan Prishtina” për Familjen Jashari


    PRISHTINE, 7 mars - Familja e legjendës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo e Adem Jasharit, u nderua sot me çmimin “Hasan Prishina”, që ia ndau Shoqata për Kthimin e Shpërngulurve nga Kosova. “Kjo familje është e nderuar dhe respektuar lart, kurse çmimi që iu dha është modest”, thanë udhëheqësit e kësaj shoqate, gjatë dorëzimit të çmimit Rifat Jasharit. Jahja Lluka, kryetari i kësaj shoqate, u shpreh se çmimi “Hasan Prishtina”, është një simbol modest për të nderuar veprën e madhe të familjes së komandantit Adem Jashari. Në shenjë nderimi dhe respekti ndaj veprës së komandantit Adem Jashari, mijëra qytetarë sot kanë vizituar kompleksin memorial të Jasharajve në Prekaz. Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës Ramush Haradinaj. Kryetari i Aleancës për Ardhmërin e Kosovës Ramush Haradinaj tha se Prekazi është vendi ku familja Jashari ra në altarin e lirisë, në mbrojtje të atdheut. Megjithë këtyre, pjesëmarrësit gjatë vizitës në familjen Jashari thanë se institucionet kryesore të Kosovës duhet të tregojnë kujdes për familjet e deshmorëve dhe respekt për ta.

  17. #17
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Thaçi: “Adem Jashari është institucion i shenjtë i lirisë dhe demokracisë në Kosovë”

    Mijëra qytetarë nga trojet shqiptare nderuan 5-vjetorin e rënies së Komandantit legjendar, Adem Jashari

    LORIK PUSTINA
    PRISHTINË, 5 MARS - Flamuj të panumërt kuq e zi, brohoritje “UÇK, UÇK”, dëgjoheshin anëkënd Prishtinës nga kolonat e shumta të njerëzve të cilët nga mbarë Kosova dhe trojet e tjera shqiptare marshonin drejt stadiumit të Prishtinës për të nderuar rënien heroike të Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari. Pesë vjet më parë në Prekaz jehoi krisma e armëve të lirisë, krisma e armëve të një ushtrie të re, që u quajt si UÇK. 5 vjet më parë komandanti i kësaj ushtrie, legjendari Adem Jashari, iu kundërvu një makinerie të tërë gjakatare serbe, dhe flijoi jetën e tij dhe jetën e familjes Jasharaj për lirinë që Kosova e gëzon sot. Kosovarë, shkupjanë, ulqinakë, mijëra njerëz kishin arritur në në Prishtinë, për të nderuar të gjithë dëshmorët e kombit të cilët e flijuan jetën e tyre për lirinë e Kosovës. Ministra, deputetë, zyrtarë të lartë qeveritarë, komandantë, ushtarakë të shumtë, ishin ulur në karrige të Stadiumit të stërmbushur, së bashku me të nderuarit familjen e Jasharëve dhe bac Rifat Jasharin. Bajram Rexhepi, kryeministë i Kosovës, Hashim Thaçi kryetar i PDK-së dhe ish-përfaqësues politik të UÇK-së, Ramush Haradinaj kryetar i AAK-së dhe ish-komandant i ZOD, kryebashkiaku i Vlorës Niko Vejzaj dhe gjeneral Agim Çeku, komandant i SHP të TMK-së, së bashku me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe sekretarit të tij Gëzim Ostreni, shtrëngonin dorën Rifat Jasharit, duke e nderuar atë. “Adem Jashari është institucion i shenjtë i lirisë dhe demokracisë në Kosovë. Ai është simboli i saj. UÇK-ja nuk u krijua pse shqiptarët e Kosovës dëshironin trazira, por gjendja e krijuar nga pushteti serb ishte e padurueshme”, tha në fjalimin e tij, kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi. “Në beteja ranë 1700 ushatrë, qindra fëmijë jetimë. Fituam sepse lufta jonë ishte e drejtë, e përkrahur nga populli dhe në fund edhe nga tërë bota”, u shpreh ai për të përmendur se “UÇK-ja arriti 3 objektiva: bëri luftë të drejtë, krijoi aleatë me shtetet më demokratike botërore dhe çliroi Kosovën”. Thaçi përkujtoi institucionet e vetëqeverisjes në Kosovë se është më se e nevojshme që sa më shpejt të njihen vlerat e luftës çlirimtare në Kosovë. “Parlamenti i Kosovës duhet sa më shpejt të njohë luftën çliritare të Kosovës dhe sakrificën e popullit të Kosovës”, theksoi ai. “Shumë luftëtarë të lirisë janë të privuar nga liria dhe shumë të tjerë janë duke u përballur e shantazhe”, tha Hashim Thaçi, duke përmendur emrin e Fatmir Limajt, ndërsa përcillej me brohoritje të të pranishmëve të cilët skandonin e emrin e tij. “Ne kemi fituar luftën si popull dhe do ta fitojë paqen së bashku. Lufta heroike në Prekaz, rënia heroike e Adem Jasharit dhe familjes së tij, e shpejtoi procesin e çlirimit të vendit”, përfundoi ai. Komandanti i ShP të TMK-së, gjeneral Agim Çeku, në fjalimin e tij tha se epopeja që e shkruan Jasharët në mars 1998 hapi një faqe të re të historisë te shqiptarët. “Ajo vulosi jo vetëm fillimin e luftës por edhe fitoren e saj. Komandanti legjendar me familjen e tij u shndërruan në mite të qëndresës dhe përkushtimit, do të bëheshin simbol i qëndresës mbarëkombëtare dhe burim i forcës për të gjithë luftëtarët e UÇKsë. Historia jonë do të lidhet me emrin e komandantit legjendar Adem Jashari ashtu siç është e lidhur e tërë familja Jashari që dëshmuan se ishin të denjë për të shkruar dhe për të hyrë në histori”, tha Çeku. Çeku përsëriti fjalët e kryetarit të PDK-së, Thaçi, duke thënë se mbrojtja e vlerave të UÇK-së është obligim i të gjithë shqiptarëve. “Mbrojtja e vlerave të paprekshme të UÇK-së, është obligim i të gjithë qytetarëve të Kosovës si dhe e institucioneve të Kosovës të zgjedhura në mënyrë demokratike, të cilat duhet të mbrojnë këto vlera”, përfundoi Çeku. Pesëvjetorin e rënies së Jasharëve në Prekaz, e përshëndeti edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryebashkiaku i Vlorës, Niko Vejzaj. “Ne përulemi para dëshmorëve të kombit dhe para martirëve, para qëndresës së komandantit legjendar Adem Jasharit dhe të familjes Jashari”, u shpreh Haradinaj. “Historia jonë më e re ka një moment të veçantë. Epopenë e Prekazit që po e përkujtojmë sot. Në Prekaz ndodhi një kthesë e madhe dhe këtë do ta tregojë historia”, tha Haradinaj i cili gjatë kohës së luftimeve ishte komandant i ZOD-it. “Popull i Kosovës, ne e fituam luftën dhe më askush nuk mund të na robërojë edhe pse po prangosen çlirimtarët. Lirinë e fituar nuk mund të na e marrë më askush”, shtoi ai. “Ne do t’i falim ata të cilët kërkojnë falje për të këqijat e bëra por lirinë nuk do tia falim askujt. Ashtu siç kemi ditur të fitojmë luftën do të dimë ta fitojmë edhe paqen dhe do të jetësojmë vullnetin e popullit për Kosovën shtet, demokratik dhe të pavarur”, përfundoi kryetari i AAK-së. Niko Vejzaj, kryebashkiaku i Vlorës, ku para 90 vjetësh është ngritur flamuri kuq e zi, për të shpallur pavarësinë e Shqipërisë, tha se me vete bart mesazhet vëllazërore të vlonjakëve. “Ne vlonjakët erdhëm këtu në Drenicë, në këtë kështjellë të lirisë shqiptare duke bartur me vete mesazhet vëllazërore dhe kombëtare nga Vlora. Erdhëm këtu për të puthur Kosovën dhe flakët e lirisë së Adem Jasharit dhe vëllezërit tanë kosovarë ashtu siç erdhi 90 vjet më parë Isa Boletini dhe Hasan Prishtina dhe puthën flamurin në Vlorë”, tha ai. Vejzaj para mijëra pjesëmarrësve tha se Adem Jashari në Vlorë është shpallur me titullin “Qytetar Nderi” sepse “lufta në Kosovë përcjell frymëzime të mëdha për të arritur qëllimet tona për zgjidhjen e çështjeve tona kombëtare”. Ndërkaq vëllai i të madhit Adem Jashari, Rifat Jashari përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe familjet e invalidëve të luftës dhe dëshmorëve. Fjalimeve të mysafirëve i parapriu edhe rreshtimi dhe marshimi i kuadranteve të TMKsë, të cilët në një ceremoni solemne ngritën flamurin kuq e zi dhe nderuan 5-vjetorin e rënies së Komandantit legjendar, Adem Jashari.


    Marr nga Koha Ditore

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Akademi përkujtimore në pesëvjetorin e

    “Epopesë së UÇK-së”

    Moisiu i përkulet nga

    Tirana sakrificës së

    Jasharëve – Rugova
    askund!

    NAIM ZEQIRI
    Prishtinë, 7 mars - “E kam
    vështirë të gjej fjalë për të përshkruar
    figurën e komandantit
    legjendar të UÇK-së Adem
    Jashari, për të përshkruar vetëmohimin,
    përkushtimin dhe sakrificën
    e bijve dhe bijave më të
    mirë të kombit, të cilët të rreshtuar
    në radhët e UÇK-së i hapën
    perspektivën lirisë, paqes,
    demokracisë dhe pavarësisë”.
    Kështu ka thënë, të enjten mbrëma,
    kryeministri Kosovës, Bajram
    Rexepi, në akademinë përkujtimore,
    në pesëvjetorin e “Epopesë
    së UÇK-së”.
    “Populli ynë është i mishëruar me
    dëshmorët dhe përkulet para
    vendeve ku ata pushojnë të qetë,
    sepse janë dëshmorët ata që
    identifikohen me lirinë e atdheut
    dhe popullit, janë ata që bëjnë
    historinë dhe ngrisin vlerat
    shpirtërore të popullit. Sakrifica e
    tyre e sublime na obligon neve që
    të realizojmë amanetin e tyre dhe
    të përkujdesemi për familjet e tyre
    dhe fëmijët e tyre, sepse ata me
    luftën e tyre heroike, ua kthyen
    buzëqeshjen fëmijëve tanë. Ne
    jemi të vetëdijshëm se Kosova në
    rrugën e nisur po ecën ngadalë,
    por duhet ta kenë të qartë të
    gjithë se Kosova sigurt po shkon
    drejt ardhmërisë së saj të ndritur,
    sepse këtë rrugë na e trasuan
    dëshmorët”, shtoi Rexhepi.
    Telegrami përshëndetës i
    Moisiut
    Ndërkohë që kryetarit Ibrahim
    Rugova “nuk i ka rënë ndërmend”
    të thotë një fjalë të vetme
    në këto ditë të kujtimit për
    Jasharët, e lëre më të marrë pjesë
    në akademi a manifestime tjera,
    kryetari i Shqipërisë ka dërguar
    përshëndetje nga Tirana.
    Afrim Krasniqi, këshilltar i presidentit
    të Shqipërisë Alfred Moisiu,
    ka lexuar telegramin përshëndetës
    të presidentit Moisiu, në të
    cilin, ndër të tjera, thuhej: ”Të
    dashur familjarë, miq dhe
    bashkëluftëtarë të Adem Jasharit.
    Kam kënaqësinë që të ndaj sot
    me ju respektin dhe nderimin tim
    të thellë jo vetëm për një nga
    ngjarjet më të rëndësishme të
    luftës për çlirimin e Kosovës, por
    edhe për një nga masakrat më të
    mëdha që vuajti populli i Kosovës
    nga makina ushtarake e
    Milosheviqit. Në këtë përvjetor të
    pestë pa Adem Jasharin dhe të
    katërtin në lirinë e Kosovës ne
    përkulemi me respekt të thellë
    ndaj veprës së pavdekshme të
    heroit, familjes dhe bashkëluftëtarëve
    të tij. Respekti dhe nderimi
    thellë iu takon, gjithashtu, të gjithë
    atyre burrave guximtarë që
    dhanë jetën për çlirimin e
    Kosovës, sepse busulla e tyre e
    jetës ishte dhe mbeti Kosova dhe
    ardhmëria e saj, prandaj i paharruar
    do të jetë kujtimi për ta”.
    Pa UÇK-në, nuk do ta kishim
    lirinë
    Në cilësinë e ish-zëdhënësit të
    UÇK-së foli Jakup Krasniqi.
    Krasniqi tha se, pa UÇK-në, pa
    luftën e popullit tonë, pa udhëheqjen
    politike dhe ushtarake
    Shtabin e Përgjithshëm, pa përfitimin
    e përkrahjen ndërkombëtare
    me luftën tonë në Kosovë
    nuk do të kishim këtë realitet, nuk
    do ta kishim lirinë, edhe pse jo në
    përmasat e dëshiruara.
    “Pa flijimin biblik të Jasharëve
    dhe pa të madhin Adem Jashari,
    pa rënien e dhjetëra komandantëve
    dhe qindra mijëra dëshmorëve
    të kombit dhe pa komandantët
    e gjallë dhe të rënë, pa
    Petritat dhe Çelikat e UÇK-së, që
    për hir të lirisë e të proceseve pozitive
    jetërat e tyre po i lënë peng
    në gjyqet politike të Prishtinës,
    Prizrenit dhe Hagës, që edhe
    mijëra jetëra po t’i kishin, atdheut
    dhe ju do t’jua falnin, në këtë sallë
    nuk do të përkujtohej epopeja e
    Jasharëve”, tha Krasniqi.
    Në emër të Trupave të Mbrojtjes
    të Kosovës foli gjenaral Sulejman
    Selimi. Ai ka thënë se pa emrin e
    Adem Jasharit, UÇK-ja nuk do të
    merrte ato përmasa historike,
    sepse ai ishte organizatori dhe
    bartësi kryesor i gjithë lindjes dhe
    organizimit të UÇK-së dhe
    kurorëzoi lirinë e Kosovës, duke
    qenë në ballë të saj dhe duke bërë
    ndërrime epokale në historinë më
    të re të shqiptarëve.
    Duke folur për arrestimet e ishluftëtarëve
    të UÇK-së, Selimi ka
    thënë se çdo cenim i vlerave të
    luftës sonë çlirimtare do të jetë i
    papranueshëm, sepse ato vlera
    janë të shenjta dhe si të tilla do t’i
    ruajmë si të paprekshme.
    Në emër të familjes Jashari të
    pranishmit i ka përshëndetur
    Bekim Jashari, i biri i Hamëz
    Jasharit.
    “Ju dërgoj përshëndetje të
    përzemërta nga familja Jashari.
    Ne e dimë të gjithë që zoti e krijoi
    tokën, qiellin dhe ajrin. Ai krijoi
    edhe njerëzimin, kurse populli
    nga gjiri i vet krijoi dijetarë dhe
    luftëtarë dhe po u bëmë ne të
    gjithë së bashku, do të bëjmë
    realitet amanetin e të parëve tanë.
    Lavdi dëshmorëve të kombit dhe
    rroftë kombi shqiptar”, ka thënë
    ai.
    Akademia është përmbyllur me
    një program artistik, shfaqur nga
    Filharmonia e Kosovës, e drejtuar
    nga maestro Zhani Ciko.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 09-03-2003 më 08:48

  19. #19
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Në Ditën e Dëshmorëve, homazhe dhe vizita para varrit të komandantit
    legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve tjerë
    Në Prekaz, indinjim
    për sjelljet e Dacit në
    Kuvendin e Kosovës

    “Ne jemi krenarë që gjendemi këtu, sepse këtu është krijuar historia dhe mu për këtë sa herë
    që vijmë te varri i komandantit tonë ndihemi krenarë që i takojmë të njëjtit komb, që i ka
    takuar edhe komandanti ynë legjendar Adem Jashari”, tha gjenerallejtnant Agim Çeku

    EMINE RUSHITI
    SHYHRETE KADRIU
    Skënderaj, 7 mars - Rreshtat e gjatë të pjesëtarëve të
    të gjitha zonave të TMK-së, të Gardës së Kosovës,
    batalioneve, ndërkaq përbri tyre përfaqësues të strukturave
    komunale nga komunat e ndryshme të
    Kosovës, të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe
    LNÇ-së, subjekteve politike etj, me buqeta lulesh në
    duar qëndronin të radhitur në platonë para kompleksit
    të varrezave, në pritje për të bërë homazhe para varrit
    të komandantit legjendar Adem Jashari dhe Jasharëve
    tjerë. Homazhe dhe kurora lulesh kishin filluar që nga
    orët e mëngjesit para varreve të Ahmet Delisë, Azem
    Bejtës, Shaban Polluzhës, Mehmet Gradicës, Tahir
    Mehës etj.
    Nëpër urën e drunjtë drejt varrit të komandantit legjendar,
    i pari bëri homazhe gjenerallejtnant Agim Çeku, i
    shoqëruar nga gjeneral Sylejman Selimi dhe
    bashkëpunëtorë tjerë.
    Vargu i delegacioneve që bënin homazhe sa vjen e
    shtohej. Atij të parit i bashkoheshin edhe zyrtarë të KK
    nga Skënderaj e Drenasi, përfaqësues të OJQ-ve të
    ndryshme, nxënës e qytetarë të shumtë nga të gjitha
    trojet shqiptare.
    Gjenerallejtnant Agim Çeku, pasi tha se TMK-ja është
    vazhduese e UÇK-së, e cila ka qenë vlerë gjithëkombëtare
    e të gjitha kohërave dhe brezave, shtoi: “Ne jemi
    krenarë që gjendemi këtu, sepse këtu është krijuar historia
    dhe mu për këtë sa herë që vijmë te varri i
    komandantit tonë ndihemi krenarë që i takojmë të
    njëjtit komb, që i ka takuar edhe komandanti ynë legjendar
    Adem Jashari”.
    Nait Hasani, i shoqëruar edhe nga bashkëveprimtarë
    dhe bashkëluftëtarë, për “Epokën e re” tha se, “heroizimi
    i luftës së Jasharëve ndërroi epokën e politikës
    ndërkombëtare dhe asaj shqiptare në Kosovë dhe theu
    mitin e pacifizmit për një ndryshim pozitiv të çështjes së
    Kosovës”.
    “Me luftën e Jasharëve dhe UÇK-së, bashkësia
    ndërkombëtare ndërmori hapa seriozë në vënien e
    çështjes shqiptare në pozita të barabarta të luftës së
    drejtë të popullit shqiptar dhe UÇK-së, të cilët arritën të
    bëhen faktor i fuqishëm i zgjidhjes së çështjes së
    Kosovës”, ka thënë Hasani.
    Ndërsa Rexhep Selimi, derisa ecte drejt Kompleksit të
    Kullave, i tha “Epokës së re” se, “çdo 5 mars, vit pas
    viti bëhet edhe më i fuqishëm dhe më legjendar, kur
    kujtojmë se pikërisht më këtë datë u ndërruan epokat
    me protagonistin kryesor komandantin legjendar
    Adem Jashari”.
    “Marsi është epope aq e madhe dhe e lavdishme, të
    cilën do ta dëshironte çdokush që ta kishte dhe ne si
    popull duhet të jemi më të vetëdijshëm, ta çmojmë më
    tepër, ta kujtojmë përditë dhe të jemi
    moto e ndërtimit të së ardhmes sonë
    kombëtare”, tha ai.
    “Rugova e ka luftuar tërë kohën
    angazhimin e Komandantit
    Legjendar dhe tërë UÇK-së, duke e
    njollosur rëndë vlerën e saj që e konsideronte
    si shërbim të Serbisë, ndërsa
    sot kinse po ndan dekoratë për
    Jasharët, kjo nuk është gjë tjetër,
    veçse një hipokrizi e sojit të tij”, kanë
    thënë pjesëtarë të shoqatave të dala
    nga UÇK-ja.
    Ndërkaq, Sadik Halitjaha, kreu i veteranëve
    të luftës së UÇK-së, i cili ka
    bërë homazhe te varri i Komandantit
    Legjendar, Adem Jashari, e ka
    komentuar spekulimin se Rugova i ka ndarë “çmimin
    më të lartë”, si një njollosje të madhe që i bëhet familjes
    Jashari. “S’ka titull më të lartë sesa urdhri i
    Komandantit Legjendar (Adem Jashari), kushdo që e
    jep një çmim tjetër “të lartë”, qoftë ai president apo
    çkado që e quan veten”, ka thënë Sadik Halitjaha.
    Rugova dhe asnjë nga bashkëpunëtorët e tij, kurrë nuk
    e kanë vizituar Prekazin dhe as Familjen Jasharaj. Në
    një komunikatë për opinion, dr.Rugova ka thënë se
    është duke e punuar një dekoratë, por ende nuk është
    gati, për familjen Jashari.
    Ndërkohë, sjelljet e krerëve të Kuvendit të Kosovës, në
    Prekaz janë pritur me indinjatë. Kuvendi i Kosovës
    refuzoi të njihte luftën e UÇK-së dhe të Adem Jasharit.
    Qitja në vota e diskutimit të rezolutës për mirënjohjen
    e rezolutës dhe refuzimi i saj nga deputetët e LDK-së,
    përfshirë këtu Dacin, kanë poshtëruar varret e Prekazit
    dhe gjithë dëshmorëve të kombit duke i dhënë një hije
    të keqe festës nacionale “Epopeja e UÇK-së”, që
    mbaron me Natën e Zjarreve.

  20. #20
    Perjashtuar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    16,941
    Tubime përkujtimore në pesëvjetorin e rënies
    së Adem Jasharit

    Sakrifica e
    Jasharajve
    përkujtohet në
    Gjermani
    Ramë Buja tha se Fatmir Limaj ashtu si ka krijuar vlera të
    reja gjatë kohës së luftës së UÇK-së, ashtu do të dijë t’i
    mbrojë ato vlera edhe para një gjyqi ndërkombëtar

    Bon, Munchen, 10 mars - Në tubimin përkujtimor me
    rastin e pesëvjetorit të rënies së komandantit legjendar
    të UÇK-së, Adem Jasharit dhe familjes së tij, Dega e
    Partisë Demokratike të Kosovës, në Gjermani, organizoi
    tri tubime të mëdha në Bon, Munchen dhe Berlin.
    Në tubimet e bashkatdhetarëve në Bon, nga Kosova si
    mysafirë morën pjesë Ramë Buja, nënkryetar i PDK-së
    dhe Ismail Syla, anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së.
    Tubimi i parë përkujtimor u mbajt në Hennef të Bonit.
    Para bashkatdhetarëve foli Ramë Buja, ish-anëtar i
    Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, anëtar i delegacionit
    në Rambuje dhe tash nënkryetar i PDK-së. Sakrifica legjendare
    e Adem Jasharit dhe familjes së tij, lufta e drejtë
    dhe vizionare e UÇK-së, gjaku i derdhur i mijëra dëshmorëve,
    përkrahja e filozofisë politike të luftës çlirimtare,
    e mbështetur edhe nga bota demokratike në
    krye me SHBA-të dhe NATO-n, bënë kthesën historike
    të çlirimit të Kosovës nga sundimi serb dhe hapjen e
    një faqeje të re për ardhmërinë e Kosovës, tha në fillim
    Ramë Buja, i cili tubimin e përshëndeti edhe në emër të
    kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, që u prit me duartrokitje
    dhe ovacione, për UÇK-në.
    Më pas, nënkryetari i PDK-së, Ramë Buja foli për zhvillimet
    aktuale në Kosovë, për reflektimet e fundit në
    skenën politike pas burgosjes së deputetit dhe politikanit
    të shquar, Fatmir Limajt, duke potencuar se z.
    Limaj ashtu si ka krijuar vlera të reja gjatë kohës së
    luftës së UÇK-së, ashtu do të dijë t’i mbrojë ato vlera
    edhe para një gjyqi ndërkombëtar.
    Me një fjalë rasti u paraqit publicisti Bedri Islami, i cili
    përshkroi hollësisht vitet e bujshme të luftës së UÇKsë.
    Jasharajt legjendarë dhe disa nga figurat
    emblematike të UÇK-së. Me një fjalë rasti para publikut
    të shumtë u paraqit edhe kryetari i Degës së PDK-së,
    Ymer Lladrovci. Në këtë tubim përkujtimor u shfaq një
    program i pasur kulturo artistik, i përgatitur nga
    nxënës, këngëtarë dhe recitues të shumtë.
    Po ashtu, mbrëmë u mbajt tubim i ngajshëm edhe në
    Munchen. Në këtë tubim para publikut me ngrohtësi të
    veçantë u prit z.Ramë Buja, i cili në këtë datë përkujtimore
    falënderoi të gjithë bashkatdhetarët, për kontributin
    e dhënë në kohën e luftës së UÇK-së.
    Nënkryetari i PDK-së, z. Ramë Buja u përqëndrua edhe
    në zhvillimet aktuale në Kosovë, duke folur veçanërisht
    për përpjekjet që bëjnë subjektet e përgjegjshme politike,
    për ndërtimin e institucioneve.
    Në sallën që nuk i zuri të gjithë bashkatdhetarët u shfaq
    një koncert i denjë artistik nga Shoqëria Kulturore
    “Iliria”. Tubime u përshëndet nga dhjetëra shoqata të
    ndryshme anemabanë vendeve të Evropës
    Perëndimore, njofton Zyara e Informimit e PDK-së.

Faqja 1 prej 23 12311 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 540
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 04:45

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •