Thaēi: Shpėtimi te Platforma e PDSH-sė
Lideri i Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi nė tubimin e sontėm nė Ēellopek tė Komunės sė Bėrvenicės, tha se situata e tanishme nė tė gjitha fushat nė Maqedoni, e posaēėrisht mundėsia pėr avancimin e statusit tė shqiptarėve, janė katastrofale, pėr shkak tė, siē tha ai, politikės sė gabueshme tė pushtetit. “Vetėm me zbatimin e plotė tė Platformės sė PDSH-sė pėr Marrėveshjen e re politike midis shqiptarėve dhe maqedonase mund tė arrihen ndryshime pozitive”, tha Thaēi.
Ai mė tej shtoi se konsensusi i vėrtetė nė vendimmarrje nė nivel shtetėror dhe shpėrndarja proporcionale e buxhetit tė shtetit, ku tani shqiptarėt kontribuojnė me mbi 30 pėr qind, ndėrsa marrin vetėm 2, pėr qind, janė pikat kyēe tė platformės politike tė PDSH-sė. “Po qe se me 5 qershor shqiptarėt nuk e votojnė kėtė Platformė, ne do t’u japim dritėn e gjelbėr tė gjitha subjekteve politike nė botė qė tė konstatojnė se shqiptarėt janė tė kėnaqur me situatėn ekzistuese nė Maqedoni” , tha lideri i PDSH-sė.
Ai mė tej shtoi se mė 5 qershor gjėrat duhet tė ndryshojnė dhe proceset e integrimeve euro-atlantike sėrish tė vijnė si pika kryesore e agjendės politike. “Vetėm kėshtu mund tė pengohen migrimi masiv i shqiptarėve jashtė vendit qė ėshtė evident edhe pėr nga zvogėlimi i numrit tė nxėnėsve”, tha Thaēi.
Shqipmedia
Krijoni Kontakt