Dėshtimi i rebelimit
Klubi pėr Politikė tė Jashtme ka provuar tė organizojė demonstrata kundėr institucioneve tė Kosovės. Zyrtarė tė KPJ’sė nuk e mohojnė se njė nga qėllimet ka qenė edhe rrėzimi i pushtetit. Ata hartuan edhe Planin e Veprimit. Kishte koordinim edhe me opozitėn. Por, Plani u refuzua nga shumica e OJQ’ve. Hashim Thaēi tha se pushteti nuk mund tė merret me dhunė, e as tė uzurpohet.
Nga Bekim Greiēevci & Valmir Klaiqi mė 14 mars 2011 nė ora 09:39
Klubi pėr Politikė tė Jashtme (KPJ) i Veton Surroit pėrveē si kritikues i ashpėr ndaj pushtetit nė Kosovė, javėve tė fundit ka hartuar plane konkrete pėr demonstrata qė, si qėllim final, do tė kishin edhe rrėzimin e koalicionit qeverisės.
Pas njė diskutimi joformal mes pjesėtarėve tė KPJ’sė dhe disa OJQ’ve, mė 3 mars ėshtė mbajtur njė takim i pėrfaqėsuesve tė disa OJQ’ve. Takimi ėshtė ftuar nga Hajrulla Ēeku, hulumtues nė Klubin pėr Politikė tė Jashtme dhe ėshtė mbajtur nė zyrat e Fondacionit Kosovar pėr Shoqėri Civile (KSCF) nė Prishtinė.
Menjėherė pas takimit, Ēeku nėpėrmjet njė e-maili u dėrgon dhjetėra OJQ’ve njė Plan tė Veprimit, nė tė cilin janė propozuar hollėsisht hapat qė duhet ndėrmarrė shoqėria civile “pėr shprehjen e organizuar tė pakėnaqėsisė dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, tė cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutėn e vendit”.
Nė bazė tė njė komunikimi me e-mail dhe dokumentit tė quajtur Plani i Veprimit, tė cilat i ka siguruar gazeta Express, mund tė kuptohet se plani ėshtė hartuar nė Klubin pėr Politikė tė Jashtme dhe u ėshtė servuar si i gatshėm OJQ’ve dhe individėve tjerė.
Me plan ishin paraparė hollėsisht aktivitetet qė ėshtė dashur tė fillojnė mė 7 mars. Gjithēka do tė pėrfundonte mė 20 mars, me Protestėn e Madhe para Qeverisė.
“Gjatė fushatės, organizatat e involvuara do tė ndėrmarrin veprimet e mėposhtme, por nuk do tė kufizohen vetėm me to: protesta ditore, shkrime nė gazeta, deklarata tė pėrbashkėta publike, konferenca pėr media, dekonstruktim i ngjarjeve, takime mobilizuese me OJQ-tė nėpėr komuna tė tjera, takime mobilizuese me sindikatat e punės, takime mobilizuese me studentėt, performansa artistike, debate televizive, grupi nė Facebook, posterėt dhe fllajerėt, protesta e madhe”, thuhet nė preambulėn e Planit tė Veprimit qė mban titullin “Fushatė e shoqėrisė civile pėr integritet tė institucioneve shtetėrore”.
Mediumi i parė qė e ka botuar kėtė plan ėshtė portali qendra.info, tė shtunėn.
Por, shumica e OJQ’ve nuk iu pėrgjigjen ftesės sė KPJ’sė, ndėrkaq ato pak OJQ qė morėn pjesė nuk u bindėn qė tė bėhen pjesė e Planit tė Klubit qė, pa u konsultuar me ta, ua kishte pėrcaktuar rolet dhe detyrat, hollėsisht.
Pėr kėtė nismė kundėr institucioneve tė Kosovės ka pasur konsultime dhe koordinim edhe me parti opozitare. Kjo mund tė kuptohet qartė nga e-maili i Ramadan Ilazit, i Lėvizjes FOL. Ilazi fillimisht refuzon pjesėmarrjen e OJQ’sė sė tij nė demonstrata, por ai tregon se kur ėshtė debatuar pėr nismėn pėr demonstrata, ėshtė pėrmendur edhe njė bashkėrendim dhe koordinim me parti politike.
“Ne mendojmė se aktivitetet e shoqėrisė civile, sidomos kur organizohen nė koalicion, nuk duhet tė bashkėrendohen dhe koordinohen me partitė politike, sepse kjo rrezikon tė dėmtojė kredibilitetin e ēfarėdo nisme qė mund pastaj tė quhet e shoqėrisė civile”, shkruan Ramadan Ilazi nė e-mailin e tij, mė 7 mars.
Nga iniciativa e KPJ’sė tėrhiqet edhe organizata joqeveritare “Syri i Vizionit”.
Mungesa e pėrkrahjes nga shoqėria civile detyron Klubin pėr Politikė tė Jashtme qė tė pranojė dėshtimin e nismės pėr demonstrata dhe fushatė kundėr institucioneve.
Kjo konfirmohet nė e-mailin e hulumtuesit tė KPJ’sė, Hajrulla Ēeku, i shkruar mė 7 mars, ditėn kur ishte planifikuar tė nisė zbatimi i planit.
“Pas takimit tė sotėm ku morėn pjesė njė numėr i vogėl i organizatave, si dhe pas deklarimeve tė disa organizatave tė tjera pėrmes e-mailit, mendojmė se duhet te tėrhiqet propozimi pėr veprimin e shoqėrisė civile nė bazė tė planit tė veprimit qė u qarkullua ditėve tė fundit brenda kėtij grupi tė organizatave. Arsyeja kryesore ėshtė mungesa e energjisė sė domosdoshme brenda kėtij grupi tė organizatave pėr tė reaguar dhe vepruar ndaj dėmtimit tė integritetit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės dhe jo vetėm”.
Ēeku shpreh mospajtim pėr vendimin refuzues tė kolegėve tė tij nga shoqėria civile.
“Ne nė KPJ mendojmė qė detyra primare e shoqėrisė civile ėshtė mbrojtja e parimėsisė dhe interesit publik, e sidomos nė rastet kur ka shkelje brutale tė parimeve tė demokracisė (e kėtė parim OJQ-tė e kanė tė kodifikuar nė misionet e tyre). Pėr mė tepėr, besojmė qė veprimtaria e OJQ-ve nuk duhet tė orientohet kah sigurimi i balanceve politike, ngase ky balancim do tė nėnkuptojė anėsi politike dhe jo e kundėrta”, shkruan ai.
E-maili i pjesėtarit tė KPJ’sė pėrfundon nė mėnyrė ironike.
“Ju urojmė tė gjithė tė mirat nė shijimin e privilegjeve, rehatisė dhe tė mirave tė tjera qė mund tė ju sjellė veprimtaria nė kuadėr tė shoqėrisė civile”.
Qėllimi final
Hajrulla Ēeku, hulumtues nė Klubin pėr Politikė tė Jashtme, ka konfirmuar tė dielėn pėr Express se ai ėshtė ndėr iniciatorėt dhe autorėt kryesorė nė KPJ, qė hartoi Planin e Veprimit.
“Dokumenti nė fjalė ėshtė njė draft, i cili ėshtė nė pėrpunim. Nuk ka qenė kurrfarė dokumenti i finalizuar rreth tė cilit janė marrė vesh organizatat. Ka qenė njė draft tė cilin e kam dėrguar unė me e-mailin tim, nė njė numėr tė madh tė organizatave. Aty, nė atė dokument, ku pėrmenden emrat e disa individėve e organizatave, kanė qenė propozime qė kanė dalė gjatė hartimit tė planit nga disa organizata. Aty ka njerėz qė nuk janė konsultuar ende, sepse nuk kemi mbėrritur ende nė atė fazėn e implementimit tė planit, sepse diskutimet vazhdojnė”, tha Ēeku.
“Kjo nuk ėshtė iniciativė e njė organizate, por dikush ėshtė dashur ta shkruaj atė plan tė veprimit dhe atė e kemi shkruar ne, gjegjėsisht unė dhe pastaj ėshtė plotėsuar”, ka shtuar ai.
Ēeku ėshtė hartuesi i planit, por thotė se ka pėrfshirė edhe idetė e tė tjerėve, tė cilėt nuk i pėrmend me emėr.
“Njė prej atyre qė janė tė involvuar pėr me e shty vullnetshėm kėtė punė pėrpara ėshtė Klubi pėr Politikė tė Jashtme. Fakti qė unė e kam dėrguar e-mailin, nuk mė klasifikon automatikisht si iniciator tė idesė sė tė tjerėve, sepse aty ka ide tė tė tjerėve. Por nė kėtė nivel tė planit tė veprimit, atė e kam bėrė unė”, ka thėnė ai.
Zyrtari i KPJ’sė thotė se plani nuk ėshtė diēka e pazakonshme, sepse “kėto janė lėvizje normale qė i bėn shoqėria civile”.
I pyetur se a ėshtė qėllimi final i Planit edhe rrėzimi i institucioneve, Ēeku u pėrgjigj: “Paj, nėse nė njė moment evidentohet qė integriteti, ta zėmė, i institucionit tė Presidentit ėshtė dėmtuar deri nė atė nivel, qė duhet me u rizgjedhė Presidenti, po, edhe ajo kish me qenė njėra prej kėrkesave. Por edhe pėr zgjedhje tė jashtėzakonshme. Edhe pėr kėtė opsion jemi tė hapur. Por, nuk kemi mbėrritur nė atė fazė tė konkretizimeve, sepse plani ende nuk ėshtė miratuar. Ai ėshtė ende i hapur pėr diskutim”.
Pushteti nuk merret me dhunė
Kryeministri Hashim Thaēi tha tė mos jetė nė dijeni pėr planin e KPJ’sė, por theksoi se askush nuk duhet tė pretendojė tė marrė pushtetin me dhunė, sepse kėtė nuk do ta lejonte populli i Kosovės. Ai i bėri kėto komente nė Aeroportin ‘Adem Jashari’, tė dielėn, pak para nisjes pėr njė vizitė nė Turqi.
“Unė nuk jam nė dijeni, por jam nė favor tė kultivimit tė ideve, projekteve, alternativave dhe fuqizimit tė institucioneve legjitime tė Kosovės, prandaj qytetarėt i kanė zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe Qeverinė, edhe tė gjitha institucionet. Natyrisht, edhe partitė opozitare. Vullneti i qytetarėve duhet tė respektohet nga tė gjithė, prandaj duhet tė respektohet legjitimiteti dhe assesi tė pretendojė ndokush pėrmes dhunės tė uzurpojė apo tė marrė pushtet. Diēka tė tillė nuk pranon populli i Kosovės dhe as bota demokratike”, ka thėnė Thaēi.
Ai deklaroi se demokracia i ka rregullat e veta tė pjesėmarrjes nė proces dhe besimit nga elektorati, nga qytetarėt dhe jo tė rrėnimit apo pretendimit tė dhunės ndaj institucioneve. “Diēka tė tillė, qytetari i Kosovės nuk ka pranuar kurrė dhe nuk do ta pranojė as nė tė ardhmen, nuk do ta pranojė as bota demokratike, as Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, as Bashkimi Evropian”.
Ai shtoi se nuk ėshtė mirė qė shembuj tė pėrcjellė nė vendet pėrreth Kosovės, tė barten nė Prishtinė. “Dhe, diēka tė tillė jam i bindur qė qytetarėt e Kosovės nuk do tė lejojnė tė ndodhė”, ka theksuar Thaēi.
Burimi: gazetaexpress.com
Krijoni Kontakt