Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4

Tema: Arlinda Guma

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2011
    Postime
    3

    Arlinda Guma

    Sikur qentė...

    Gazeta Shqiptare
    Milosao



    - Alo, Greta?
    - Jo zotėri, nuk jam Greta, keni gabuar numėr …
    - Ah... mė falni... unė... kėrkoja Gretėn...
    - Nuk ka asnjė Gretė kėtu zotėri... natėn e mirė !...
    - Natėn e m...
    Receptori ulet nė mbajtėse pėrpara se zėri i tė panjohurit tė mbarojė fjalėn.
    Gruaja zvarrit pantoflat ngadalshėm, lėshon perdet e rėnda, shuan dritėn dhe drejton hapat pėr nė dhomėn e gjumit.
    Zilja e telefonit tringėllin sėrish, sapo ajo ka hapur derėn e dhomės sė gjumit.
    - Uf... - shfryn e bezdisur, ndėrsa zilja e telefonit ėshtė ndėrprerė sė rėni. Gruaja i ka ndalur hapat mėdyshas nė korridor. Qėndron njė grimė pa lėvizur, e gatshme pėr t’i ri - drejtuar hapat drejt dhomės sė gjumit, por zilja e telefonit fillon tė bjerė sėrish. Kėsaj here tringėllima ėshtė mė kėmbėngulėse. Gruaja i afrohet telefonit dhe e ngre me tė shpejtė.
    - Alo Greta? – pyet i njėjti zė i panjohur.
    - Jua thash njėherė zotėri, nuk jam Greta, keni gabuar numėr...
    - Ah... nuk jeni Greta... sa mirė qė nuk jeni ajo... e dini, Greta ėshtė personi i fundit me tė cilin dua tė flas sot...
    Gruaja ulet nė poltronė, ndėrsa bėn njė gjest tė paduruar me duar.
    - Po atherė... pėrse e kėrkoni, kur nuk doni t’i flisni ?
    - Shikoni... ėshtė ēėshtje pakėz e ndėrlikuar... e gjatė dhe e ndėrlikuar... a do tė kishit pak kohė pėr mua, zonjė ? Nėse po... une do t’ua tregoja me qetėsi si qėndrojnė punėt...
    - Jo mė vjen keq zotėri, nuk kam kohė tė degjoj historinė tuaj, ėshtė ora njė pas mesnate...natėn e m
    - Zonjė, zonjė, mos e ulni receptorin... ju pėrgjėrohem... jam nė njė gjendje tmerrėsisht tė keqe, kam nevojė tė flas me dikė, ju duhet tė mė dėgjoni...
    Gruaja e cila sapo ėshtė bėrė gati tė ulė receptorin nė mbajtėse, mbetet me dorėn pezull nė ajėr...
    - Ja, pėr tė mos ju humbur kohė po nis t’ua tregoj shpejt e shpejt se si qėndrojnė punėt... Kam nevojė tė flas me dikė sot... Mė kuptoni ? Pėrndryshe do ēmendem... ju mė kuptoni apo jo ? Jam i sigurt qė po... pėrndryshe, do ta kishit mbyllur telefonin me kohė... Shikoni si qėndrojnė punėt, zonjė... Fqinji im vdiq... dje.... Vdiq, mė kuptoni ? Mbaroi sa hap e mbyll sytė... Nuk kishte vuajtur mė parė nga asnjė sėmundje, por vdiq... i vetėm, nė apartamentin e tij tė madh... E gjeta tė ngrirė nė kolltukun e lekurtė, pėrpara televizorit... krahėt i ishin lėshuar tė dorėzuara poshtė... trupi i ishte nxirė. Vetem qeni kuiste i trishtuar, me kokėn mbėshtetur tek kėmbėt e tė zotit, ( ato ende mbanin mbathur njė palė pantofla shtėpie, zonjė )... Kurse televizori i ndezur, jepte tė reja nga bota e vipa - ve... Mė kuptoni, zonjė ? Tė reja nga bota e vip – ave ! Fqinji im jetonte i vetėm, nuk kishte tė afėrm dhe unė, nuk kisha parė asnjėherė ta vizitonte ndonjė mik. Sot u bė varrimi... Nė varrimin e tij ishim vetėm unė dhe qeni i tij... Nuk ėshtė se e njihja shumė fqinjin tim, ishim takuar disa herė nė tarracė, kur frynte ndonjė stuhi e madhe dhe antenat e televizorėve lėviznin prej vendit... Ai fliste pak, zonjė... shumė pak... Nė tė vėrtetė, edhe unė, nuk ėshtė se jam ndonjė orator i madh... por ai fliste me tė vėrtetė shumė pak, mė pak se unė... dhe unė, siē iu thashė, nuk dija shumė rreth tij... Ah... nuk iu thash mė kryesoren, edhe unė jetoj vetėm, zonjė... vetėm fare, natyrisht qė flas me shumė se fqinji im, por nga ana tjetėr, nuk kam as edhe njė qen qė tė kuisė pėr mua, nėse papritur... ju mė kuptoni... nėse papritur, pulsi im ndalon sė rrahuri. Po ku e kisha fjalen ?
    - Te varrimi zotėri...
    - Ah po, shumė e vėmendshme zonjė, komplimentet e mia. Mė falni se jam shumė i turbulluar sonte... Nejse... Unė dhe qeni shkuam tė dy nė varrim. Punonjėsi i varrimit vėrtiste nėpėr gojė, i bezdisur, njė ēėmēakėz, mė pas e frynte dhe e bėnte tullumbace pėrpara fytyrės... unė ndėrkohė i lexoja fjalimin qenit. Nuk e njihja mirė fqinjin tim zonjė, se siē iu thashė, ai fliste pak, dhe unė... nuk jam aq gojėkyēur sa ai, megjithėse nuk e kam njė qen... Megjithatė... fjalimin ia pėrgatita pėr tė qenė, njė fjalim si pėr njė zotėri tė vėrtetė, sepse i tillė dukej fqinji im zonjė... edhe pse unė e njihja pak... shumė pak... Ndėrsa une lexoja fjalimin, qeni i ulur pėrtoke mbi dy kėmbėt e parme, miratonte nė heshtje gjithēka qė unė lexoja pėr tė zotin e tij. Sa mirė, zonjė, kur ke dikė qė tė miraton nė heshtje gjithēka qė thua... Punonjėsi i varrimit shikonte herė pas here orėn i paduruar... Ngutej... Nuk i vura faj pėr kėtė, mėsova se pak me vone kishte njė varrim tjetėr... M’u dhimbs. Ajo e tij, sigurisht qė nuk ėshtė njė punė e lehtė, kėshtu une i shkurtova dy paragrafe nga fjalimi. Ju betohem qė nuk ishin dhe aq tė rėndesishėm zonjė, zotnillėku i fqinjit tim kishte dalė qysh nė paragrafėt e parė tė fjalimit, pikėrisht ato paragrafe qė qeni i miratoi me sy. Qeni mė shikonte me ca sy qė i lėngėzonin mirėnjohje, duhej ta kishte dashur shumė tė zotin e vet... kurse punonjėsi i varrimit vazhdonte tė me shikonte i bezdisur... edhe pse unė... pėr hir tė tij i shkurtova dy paragrafėt... Ē’mosmirėnjohje !
    Pastaj tullumbacja e ēėmēakėzit i plasi mbi fytyrė... Unė ndėrkohė e kisha mbaruar fjalimin. Punonjėsi i varrimit filloi tė hidhte rrėmbyeshėm, lopata dheu mbi fqinjin tim, ndėrsa qeni kuiste mekur...
    - Mė ndiqni zonjė ?
    - Po, po, jam duke ju ndjekur...
    - Sa ndryshoi zėri juaj, zonjė... u bė si i sfungjertė... Kam frikė se po hallakatem dhe nuk po iu tregoj atė mė tė rėndėsishmen... Po vazhdoj rrėfimin mė mirė, edhe pse mė duhet ta pranoj qė zėri juaj tani mė shpėrqėndron... Nė njė copė letėr, lėnė mbi tavolinėn e tij, tė punės, ishte shėnuar njė numėr telefoni dhe njė emėr pėrbri... Greta shkruhej aty. Nuk e di ēfar e ka patur Gretėn fqinji im, por druhem shume ta marr nė telefon dhe t’i them qė ai vdiq... Ndoshta ėshtė e bija, kam dėgjuar vagullt njėherė nėpėr shkallė se fqniji im kishte njė bijė tė paligjshme, besoj se ju mė kuptoni ē’dua tė them me kėtė, zonjė...
    - Po, po ju kuptoj fare mirė...
    - Nuk di si t’ia jap lajmin Gretės, pastaj, edhe qeni...
    - Ēfarė ka qeni ?
    - E kam marrė kėtu nė shtėpinė time, zonjė, por ai nuk pranon tė hajė asgjė, hedh herė pas here vėshtrimin nga dera... Ka ca sy tė trishtuar zonjė... qė tė pikojnė nė shpirt. Pėr shkak tė tij, sonte i kam kthyer disa gota. Po tė mos i kisha kthyer, tani ndoshta edhe unė do tė isha duke parė nga dera. Kaq shumė me dhimbset... Sikur qentė tė pinin alkool, zonjė !...
    - Epo, ju duhet ta merni patjetėr nė telefon kėtė Gretėn zotėri...
    - Po po jam i ndėrgjegjshėm pėr kėtė, por nuk ėshtė vetėm kjo zonjė... nuk druhem vetėm prej kėsaj...
    Zėri hesht njė grime.
    - Pa shih sa u zbut zėri juaj, zonjė. Ju nuk e dini, kurrsesi nuk mundeni ta dini, qė zėri juaj ka aromė ... Unė e nuhas qė prej kėtej... ju duhet tė jeni njė grua e bukur zonjė, por mbi tė gjitha, e ngrohtė... e ngrohtė, njėlloj si zėri juaj. Mė lejoni t’ua them kėtė dhe ju lutem, mos mė keqkuptoni, mos mendoni se jam duke iu bėrė korte... Jo... nuk mė ka qenė asnjėherė e nevojshme t’i bėj korte njė gruaje, zonjė. Po ja qė e nuhas parfumin e zėrit tuaj. Une di t’i dalloj me sy mbyllur kėto gjėra, zonjė... Ah, mė duket se nuk iu tregova qė unė jam fotograf nga profesioni. Jam fotograf modelesh zonjė, thonė qė jam i zoti nė punėn time, por mė lejoni t’iu them qė ju duhet tė jeni krejt e ndryshme nga modelet qė fotografoj unė...
    - Ashtu, e si qenkam unė, qė qenkam kaq e ndryshme nga ato – ia kthen gruaja me pakėz pezm nazik nė tonin e zėrit.
    - Oh jo, mė keqkuptuat, jua thash si kompliment kėtė. Ju nuk i njihni modelet zonjė, janė tė ftohta, akull... gjithmonė tė uritura... gjithmonė hundė e buzė. Modelet nuk dinė tė dėgjojnė siē dini ju, zonjė... Pėr mė tepėr, ato kanė ca zėra metalikė qė tė gėrvishtin tėmthat... njėlloj si aksesorėt e e veshjeve tė tyre... Unė e nuhas qė ju duhet tė jeni njė grua nė kuptimin mė tė vėrtetė tė fjalės... dhe pėr kėtė keni tė gjithė admirimin tim, ju po tregoheni kaq e mirė me mua, nuk po ma mbyllni telefonin... Siē iu thash zonjė, unė vėrtet nuk e kam njė qen, por tek-tuk e kam patur edhe ndonjė grua, natyrisht, asnjėherė nuk kam patur njė grua si ju, me njė grua si ju, patjetėr qė do tė kisha patur njė lidhje tė gjatė, por kjo ėshtė tjetėr gjė... E dini ēfar mė shkrepi nė kokė kur u ktheva nga varrrimi, zonjė ? Mė hipi njė dėshirė e marrė, tė dilja e tė blija njė qen... por... nuk e kisha dhe aq tė qartė ēfarė mė duhej mė shumė... nuk dija nėse mė nevojitej njė qen... apo njė grua... ndoshta njė grua... pse jo, tė parėn qė do takoja. Tani qė po e mendoj, ju jeni e para... por kjo, natyrisht, ėshtė njė gjė krejt tjetėr... sepse siē iu thashė, unė nuk jam duke iu bėrė korte, zonjė... Ndoshta do tė qe mė mirė njė qen. Po, po... njė qen. Dreq, pse fillova tė shoh edhe unė nga dera tani ?...
    Zėri i panjohur nga ana tjetėr e receptorit ka heshtur.
    Dėgjohen disa zhurma tė mekura, tik - taku i sahatit nė mur, pastaj frymėmarrja e rregullt qė tregon se tė panjohurin e ka zėnė gjumi.
    Gruaja ul ngadalė receptorin, qėndron pėr disa minuta me vėshtrimin e ngrirė mbi njė hapėsirė pa trajtė, pastaj ndjen tė ftohtė nė shputat e zbathura... dhe ngrihet nga poltrona...

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2011
    Postime
    3
    Njė ngastėr me diell


    Nėna ime,
    ka njė recetė pėr lumturinė…

    mė flet pėr tė,
    me duart e zbardhura,
    zhytur, nė brumin qė mbrujt nė tepsi…

    Ajo shton kursyeshėm;
    pak ujė… pak miell…
    …ēdo gjė me masė…

    E shtriq brumin kujdesshėm nė tepsi,
    pastaj e ndan nė ngastra…

    njė copė… pėr ėndrat…
    njė… pėr fitoret…
    njė tjetėr…. pėr humbjet…

    nėna vizaton me pirun,
    nga njė diell tė vogėl, pėr ēdo ngastėr…

    e fut tepsinė nė furrė,
    pastaj kthehet rrėmbimthi nga unė,
    …mė urdhėron, prerė;
    tė ndjek recetėn e saj me ēdo kusht…

    recetėn… qė ajo ka shpikur pėr lumturinė time…

    Nėna ime,
    sot e ka mbrujtur atė…
    … nė ngastra tė vogla… me nga njė diell pėrsipėr…

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2011
    Postime
    3
    Sumbulla

    Njė ditė, ti do tė duash tė ikėsh,
    e unė do tė kuptoj, sigurisht,
    (ndonjėherė dhe unė dua t’ia mbath nga unė...)

    pastaj do vijė njė ditė e zakonshme,
    e ftohtė, me shi, dhe pa poetikė,
    si kjo e sotmja,
    ku ti do mė shpjegohesh
    se vetėm sa tė ra rruga kėtej…

    unė do t’ul sytė mbi pllakat e trotuarit,
    e do gėlltitem lehtaz…
    kur njė currilėz e mekur,
    do fillojė tė pikojė prej njė ulluku tė ndryshkur,
    mbi jakėn e palltos tėnde,
    e qė andej,
    do pėrplas stėrkala tė sumbullta nė qerpikėt e mi,
    (qė do rraskapiten ankthshėm,
    tė friguara, se mos rrėzohen mbi mollėza…)

    pastaj, tė dy do gjejmė njė strehė aty pranė,
    ku ti do me pyesėsh,
    e pyesėsh,
    e pyesėsh…
    pa qenė i interesuar tė dėgjosh pėrgjigjet e mia…

    (dhe unė do tė kuptoj, sigurisht,
    ndonjėherė, as unė nuk dua t’i dėgjoj ato)

    dhe do t’ikėsh,
    pa haruar tė theksosh pėr tė fundit herė,
    ftohtėsirėn vrastare qė do mbjellėsh nė stomak;
    “vetėm sa mė ra rruga kėtej”…

    e unė do mbetem aty,
    me sytė ngulur mbi pllakat e plasaritura, tė trotuarit,
    me shuallin e kėpucės qė do fillojė tė fusė ujė,
    e me sumbullat nė sy…

    ndėrsa tej,
    atje… nė trotuarin tjetėr,
    njė mace rrugėsh, e bėrė qull,
    do jetė duke kėrcitur dhėmbėt nga tė ftohtėt…

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Mire se erdhe................pst
    Dija eshte injorance e mesuar.....

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •