Korrieri, 06/09/2011
Sundim kryesisht nėpėrmjet terroritNga Mustafa Nano
Diplomacia amerikane ėshtė diplomaci e informacionit. Ata informohen, informohen, informohen. Sdo ish keq qė qysh tani tu sugjeronim historianėve tė nesėrm tė Shqipėrisė qė, pėr tė gjetur tė vėrtetat e ngjarjeve tona, tė mos harrojnė tė rrėmojnė mė sė pari nė arkivat e Departamentit Amerikan tė Shtetit.
Njė dėshmi, fjala vjen, si ajo e Luan Hoxhės, ish-shefit tė shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė, nuk do kishin ku tjetėr ta gjenin. Dhe po ndalem pak nė kėtė pikė. Ėshtė e frikshme, apo jo? Rezulton, qė shefi i shtabit tė pėrgjithshėm tė ushtrisė ka gjėra tė rėndėsishme pėr tė thėnė, ka dėshmira pėr tė dhėnė (nė funksion tė denoncimit tė njė regjimi tė korruptuar e tė denoncimit tė pushtetit tė familjes), dhe nuk ka guxim as tia thotė publikut shqiptar, as tė informojė institucione tė sigurisė kombėtare, tė mbrojtjes sė rendit publik, tė shėrbimeve sekrete, apo tė hetimit.
Ēfarė bėn? Shkon pėr tu rrėfyer nė Ambasadėn amerikane, shkon atje pėr tė thėnė se djali i kryeministrit ėshtė i pėrzjerė nė aferėn korruptive tė Gėrdecit me pasojė vdekjen e gati 30 personave, shkon atje pėr tė thėnė se nuk mund ta thotė nė vend tjetėr kėtė gjė; pėrndryshe, i rrezikohet jeta. Tė njėjtėn gjė paska bėrė dhe zv.kryetari i Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė.
E shikoni se nė ēklimė tė frikės e tė terrorit jetojmė? Dhe me kėtė klimė tė terrorit prej familjes duhen shpjeguar shumė gjėra nė Shqipėrinė e viteve tė fundit, njė numėr aleancash, heshtjesh, konvertimesh politike, qėndrimesh publike, rreshtimesh opozitarėsh e gazetarėsh nė favor tė pushtetit, etj. Ka dhe faktorė e mėnyra tė tjera pėr tė shpjeguar gjėra tė tilla (korrupsioni, sidozot), por klima e terrorit ėshtė, me sa duket, mjeti mė i parė qė mban mė kėmbė sundimin e familjes. Ēėshtė Shqipėria? Nuk e di. Mund tė ketė shumė pėrgjigje. Por njėrėn, afėrmendsh, e kam nė majė tė gjuhės: Shqipėria ėshtė njė vend, ku njė familje sundon e vetme, kryesisht nėpėrmjet terrorit.
Krijoni Kontakt