Postuar mė parė nga
Zekthi_
Eh brar...
U perpoqa te lexoja me vemendje shkrimin tend, por ishte per mua e paevitueshme te humbisja here pas here perqendrimin, perpara nje fantazie kaq te shfrenuar. Eshte vertet per te ardhur keq te konstatosh qe ka njerez ne kete bote me nje dhunti kaq interesante, si ajo e fantazise, e shperdorojne ate per te ndertuar teorira komplotesh, skenare konspirative, karakteristike pikerisht te atyre militanteve te kuq te dikurshem, qe aq shume perbuz, por teknikat e mentalitetin e te cileve i ke misheruar aq mire mire, aq sa me shtyn te mendoj, pa te drejte mbase, qe i perket pikerisht asaj kategorie qe bertisnin "Ta pushkatojme Shoshorin", e qe sot ne tentative per tu shkeputur nga mekatet e dikurshme e sidomos per te hequr cdo hije dyshimi mbi nje te shkuar aspak te lavdishme, mbron zjarrshem kete pseudodemokratesh, qe zanafillene tyre politike te tyre e kane te perlyer ne gjak, e qe jane ne kete loje, pikerisht per tu fshehur e per tu mbrojtur nga mekatet e dikurshme.
E ndonese jam pothuajse i bindur , qe ky shkrim nuk do te sherbeje aspak per te luftuar komplotet e pafundme qe subkoshienca jote prodhonka, une do te perpiqem t pergjigjem shkrimit tend thriller, me nje analize mediokre politike.
Pikesepari, ai qe po te shkruan ka pershtypjen se ka pak a shume te njejten moshe biologjike me ty. Vecse nuk ka patuar asnjehere asnje tesere partie, as para e as pas revolucionit studentor. ti mund te thuash te njejten gje? E jo vetem, por forcen e vetme te tij politike, pra voten, nuk ja ka dhuruar asnjehere verberisht asnjeres force politike, perkundrazi, duke pare se ne vendin tim gjerat nuk kane shkuar sic enderronim ne dhjetor te vitit 90', jam perpjekur gjithnje te jem kritik kundrejt atij qe qeveris, duke favorizuar opozitat e cdo kohe, ne tentative te kote mbase, te luftoje idene e perjetesise qe mund ti formohet ne koke cdo ideri, sepse eshte pikerisht kjo ide qe me pas e perforcuar nga militantet, shnderron lideret ne padron, militantet ne oborrtar, e njerezit e thjeshte ne skllever. ti mund te thuash te njejten gje per veten tende?
ja perse gjithe teoria jote qe ke perdorur ne shkrimin e mesiperm, sikur edhe une, si ty, vecse ne krah te kundert, qenkam militant i njerit kamp, eshte kryekeput fantazi...( ose genjeshter sic preferon ta quash ti, pra duke te cituar ty i gjithe shkrimi carcafesk yti eshte i pavlere, sepse bazuar ne genjeshter
thene kjo, edhe sikur une ti perkisja realisht kampit tjeter, une nuk do isha armiku yt. Une jam nje qytetar si ty, qe ndaj bindje politike mbase te kunderta, por qe bashke ndajme nje kombesi, te njejtat tradita e nje te shkuar mbushur me ankthe e endrra te ngjashme, atehere c'eshte kjo mani per te cuar kedo qe nuk e e mendon si ju perpara turres se druve? C'eshte ky mllef kundrejt kutj mendon ndryshe, se hiqeni edhe si demokrate, nderkohe qe parimi i demokracise eshte: " Ndonese e mendoj krejt ndryshe nga ty, do te luftoj me jeten time, qe ti te thuash ate qe mendon". Ja perse une mendoj qe edhe kjo demokracia qe rreh ne venat tuaja, eshte nje tjeter prodhim i fantazise qe permenda me pare.
Por le ti rikthehemi ceshtjeve te diskutuara me lart. 21 janari- ti thua qe protesten e dhunshme e organizoi opozita, e une e mendoj ekzaktesisht si ty e natyrisht jam e isha totalisht kundra saj. Pasi u perqeshen per 2 vjet te gjitha protestat paqesore te opozites, pasi kryeministri pertallej me opoziten duke i thene se nuk dinte te bente protesta, e duke e provokuar ate, nuk duhet te cuditesh qe situata degjeneroi ne ate menyre. turp e faqja e zeze, e duhet te ndeshkohet kush e organizoi ate situate, por nje burre shteti qe ne fillim pertallej e me pas, pasi u tremb kur pa gjithe ate det njerezor qe bertiste poshte zyres se tij, dha urdher te qellohej mbi turme, nuk eshte nje burre shteti e aq me pak eshte demokratik. Nje burre shteti qe menjehere me pas doli e akuzoi opoziten se i kishte vrare nga afer ata 4 fatmjere, per me pas per tu pergenjeshtruar nga filmime reale, provoi me mediat e tij te nxirrte teorne e atij thinjoshit qe i afrohej e me pas kur ishte me shpatulla ne mur nxorri teorine e thika-cadrave pistolete e teoremen qesharake te pucit te shtetit, e diten tjeter filloi te fliste per lajthite e bajamet eshte thjesht nje karagjoz qe nuk ka idene minimale se si funksionon nje shtet normal.
Pse nuk i dorezuan kompanite telefonike , bisedat e lidereve te majte ate dite? sepse i kerkoi nje komisioon hetimor karagjozesh, i paligjshem, sepse nuk kishte asnje eksponent te majte, e po ti kishte kerkuar prokuroria do kishte qene me ndryshe. Por jo vetem, a mundet ti te me thuash pse garda e republikes nuk dorezoi pervec gardisteve,serverin ku jane te rregjistruara radiot e komunikimit me njeri tjetrin ate dite? pse u fsheh pas alibise qe nuk na ekzistoka nje server i tille, kur nje server i tille qenka funksional qe ne 2005 e jo me tani qe jemi vend i NATO-s.? ty qe te intereson trasparenca e asaj dite, si edhe mua, pse nuk kerkon te kuptosh kush dha urdher te qellohej e perse? Por edhe ceshtja e trasparences, eshte produkt i asaj fantazie qe perpiqet te fshehe deshiren per te kriminalizuar opoziten ose kedo qe e mendon ndryshe nga kryeatri juaj i dashur.
Persa i perket te vrareve, provoj te mendoj qe ata njerez ishin nder te tjera baballare femijesh, burra familjesh, te varfer ne palce e e qe u ekzekutuan barbarisht ne mes te kryqytetit, perpara nderteses, qe ne vend te punonte per ta , mendoi si ti ndertonte nje arkivol. midis tyre kishte edhe njerez qe kishin votuar berishen ne 2005, e siomos nuk ekziston nje filmim i vetem qe qe ata te kene leshuar qofte edhe nje gur te vetem kunder ministrise. Ishin ne proteste, sepse eshte e drejte e kujtdo te protestoje, vecse kur qellohet ne turme ekziston mundesia te gjendesh ne vendin e gabuar ne momentin e gabuar. Ashtu sic mund te ndodhe ne nje lufte, e kur luften ta ben shteti yt eshte akoma me kriminale. E une mendoj qe eshte detyre qytetare, te solidarizohemi me ke vdiq se kerkoi nje jete me te mire, me ke vdiq se ishte me i pafat se ne, e te denojme cilendo forceforce qe perpoqe te shfrytezonte deshperimin e tyre ose ata qe i cuna ne deshperim e me pas i ekzekutuan. Eshte obigim njerezor te perkulemi perpara portretit te asaj vogelushes qe qan perpara portretit te te atit. e kush nuk arrin te perkulet? i rrofte fantazia makaber,pasqyre e shpirtit te tij...
Zgjedhjet 2009
Nuk mjaftojne as kutite e shkodres e as ruzhdija per te vertetuar qe kishte apo jo manipulim. Ehste e mjaftueshme te mendosh se si PD-ja pasi ofronte hetimin e materialeve zgjedhore, u terhoq edhe nga ky leshim, pikerisht ne momentin ekzakt kur e kerkoi opozita. rezultati i i 2009 ishte aq i ngushte, sa mjaftonte nje manipulim fare i vogel, per te ndryshuar rezultatin, sepse Meta, sic i ka hije nje prostitute politike, fare mire mund te ishte hedhur nga krahu i opozites e sot te qeverisnin turpshem bashke. Por ajo qe eshte me e rendesishme, eshte qe elektorati shqiptar u privua nga e drejta per te njohur rezultatin real, jo per te ndryshuar rezultatin e 2009 po per ti siguruar vetes qe nuk do te kete me vjedhje sepse perfundon ne burg. Kete nje qeverisje qe kerkon demokraci e qe kerkon trasparence ne procesin e votimit duhet ta kishte garantuar e jo vetem, por edhe kesja here kur eksponente te majte kerkuan qe per cdo rast kutite e 2011 te hapeshin per te evituar konflikte te tjera ne vitet ne vijim edhe njehere mazhoranca u shmang, per te treguar qe edhe kesaj here qellimi eshte i qarte e kjo nuk do fantazi per ta kuptuar, do fantazi per ta kundershtuar...
Se fundmi, mbi zgjedhjet qe jane ne prag. Perseris qe nuk isha me ramen, nese PD-ja do me kishte nxjerre nje figure pak me te paster se sa buzagazi i qeverise. Por nga ana tjeter gjithe shqiptaret duhet ti tremben deshtimit eventual te opozites ne keto zgjedhje, sepse kjo do te dekretonte akumulimin e pushtetit ne duart e nje njeriu te vetem, qe e ka treguar veten sa i rrezikshem di te jete kur ka gjithcka ne dore. Eshte e vertete qe nuk eshte kusht moral , qe nje parti te nderroje lider here pas here, por di te them qe kjo nuk ndodh vetem ne vende diktatoriale, pikerisht te ai Kim Sungu- te cilit kryeministri yne i ngjan gjithnje e me shume, me ca tipare ghedafiane e kastriste. ti mund te me kundershtosh sa te duash, qe ai ka te drejte te rrije sa te doje, kurse mua do vazhdoje te me duket, se si keta njerez qe sot simpatizojne ate e qe hiqen si superdemokratik ne shpirt, nuk arrijne te imagjinojne veten e tyre me nje lider tjeter. Kam friken se edhe nje dele ne kope, e rreshtuar pas bariut, iu dukerka vetja shume e lumtur se jeton ne nje shoqeri demokratike e harron qe ne fund bariu, kur qumeshti mos i dale me aq i shijshem, do perfundoje nen thiken e bariut te saj demokratik.
dhe per ta mbylur, me vjen mire qe te dhimbsen mushkerite e qytetareve te tiranes, po aq sa me dhimbsen edhe mua, prandaj kushedi sa do e kesh share qeverine per naften "virgin" apo jo? apo e ke ilac per fantazine?
Krijoni Kontakt