Close

Rezultati i Sondazhit: Kush i fiton zgjedhjet per kryetar bashkie ne Tirane?

Votues
206. Nuk mund tė votoni nė kėtė sondazh
  • EDI RAMA

    60 29.13%
  • LULZIM BASHA

    146 70.87%
Faqja 12 prej 164 FillimFillim ... 210111213142262112 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 240 prej 3272
  1. #221
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    eshte pune pikpamjesh
    ty te duken suksese mua me duken vjedhje dhe vrasje
    Ehh mer ēun mer ēun...
    Revolution 1848

  2. #222
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Citim Postuar mė parė nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Ehh mer ēun mer ēun...
    he shoku cfare ste pelqen ???

  3. #223
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    he shoku cfare ste pelqen ???
    http://www.yidio.com/ja-si-vrasin-si.../id/2262574059


    Ehh mer ēun mer ēun...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga EuroStar1 : 15-03-2011 mė 18:44
    Revolution 1848

  4. #224
    Revolution 1848

  5. #225
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    ti arrin ta kuptosh faktin qe tek trupi i viktimes eshte gjendur plumb i gjuajtur nga arma e gardes
    e ka thene instituti i kriminalistikes qe varet nga ministria e brendeshme
    nuk e percepton dot si fakt kte he???

  6. #226
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Islami: PS-ja s’fiton zgjedhjet, se Rama do i vetėm tė gjithė pushtetet


    Zoti Islami, tanimė Partia Socialiste u ka dhėnė fund dilemave pėr pjesėmarrjen ose jo nė zgjedhjet e 8 Majit, ndėrsa u regjistrua nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Si e konsideroni kėtė veprim?

    Njė vendim i vonuar, qė nuk mund tė ishte ndryshe, por sidoqoftė pozitiv. Natyrisht qė nuk do tė mund tė ketė kaluar pa ndikim negativ nė pėrgatitjet e PS-sė dhe tė koalicionit tė saj pėr zgjedhjet e 8 Majit 2011. Ky vendim duhet pranuar ka ardhur edhe si rezultat edhe i qėndrimit tė prerė e tė fortė ndėrkombėtar pėr 1) mos bojkotim tė zgjedhjeve dhe 2) mos shtyrje tė datės kushtetuese tė 8 Majit. Kjo sjellje e PS-sė do tė konsiderohej, dhe kėshtu e kanė konsideruar edhe zyrtarėt e lartė ndėrkombėtarė nga SHBA e BE, pjesė e sjelljes “kundėr sistemit, duke qėndruar jashtė tij”, tė aplikuar prej dy vjetėsh nga PS-ja me pėrbėrėset e tilla si i) djegia e mandateve tė deputetėve 6 muajt e parė pas 28 qershorit 2009, ii) protestat me sloganin “hap kutitė ose largohu”, iii) bllokimin e rrugėve, iv) grevėn e urisė, deri nė iv) demonstratėn e dhunshme tė shoqėruar me viktima tė 21 Janarit…

    Gjithsesi, ėshtė artikuluar vijimėsisht se “PS-ja nuk bojkoton, por zgjedhjet nuk mund tė zhvillohen nė kėto kushte dhe pa PS-nė”, si ju duket? Ēfarė mendoni pėr kėtė?

    Artikulimi me gjuhė tė drunjtė se “PS-ja nuk bojkoton, por zgjedhjet nuk zhvillohen pa tė”, ėshtė anakronik dhe perceptohet mediokėr; nga ndėrkombėtarėt konsiderohet ofendues. Pėr mė tepėr, rezulton inefikas, se sapo vijnė afatet PS-ja ėshtė e detyruar t’i respektojė e tė futet me bishtin nėn shalė nė sistem. Pėr mė tepėr, e gjithė kjo taktikė dyzimi dhe dilemash perceptohet si frikė e PS-sė nga humbja, e shoqėruar me planifikimin nga Rama tė kontestimit tė zgjedhjeve dhe bashkėndarjes sė alibisė sė humbjes me tė gjithė, njėlloj si mė 2009. Ndėrkohė qė PS-ja dhe opozita duhet tė angazhoheshin intensivisht, pa hezitim, pėr “fitimin dhe mbrojtjen e votave”, duke kėrkuar eventualisht nė kohėn e duhur tė gjitha garancitė ligjore e administrative tė cilat natyrshėm do tė kėrkonin konsultime, debate dhe konsensus me mazhorancėn pėr t’u realizuar. Dilemat e forta pėr fitoren/humbjen dhe njėkohėsisht pranim/kontestim tė zgjedhjeve pėr Bashkinė e Tiranės nga Rama, mesa duket, do tė pėrcaktojnė tė gjithė axhendėn e veprimeve politike e elektorale tė PS-sė deri nė daljen e rezultatit pėrfundimtar tė zgjedhjeve tė 8 Majit 2011.

    Pavarėsisht nga regjistrimi nė KQZ, zoti Islami, PS-ja ka artikuluar publikisht tre kushte pėr garantimin e mbarėvajtjes sė zgjedhjeve lokale. Sė pari, janė kartat e identitetit dhe verifikueshmėria e tyre, riformatimi i KQZ-sė sipas njė skeme tė balancuar dhe rikthimi i anėtarit tė propozuar nga Presidenti. Kushti i trete ėshtė ai i kontrollit dhe transparencės mbi regjistrin e votuesve. A janė tė negociueshme kėto kushte dhe a besoni se vėrtet mbi to varet mbarėvajtja e zgjedhjeve?

    PS-ja nuk ka artikuluar as nė forumet e PS-sė dhe as me partnerėt ndėrkombėtarė asnjė “kusht garancie”; do tė thoja se kjo nuk ėshtė e bėrė “as institucionalisht, as zyrtarisht dhe as nė mėnyrė tė organizuar e tė argumentuar”; t’i hedhėsh ato nė media, nga cilido personazh dhe sado i lartė i PS-sė, kjo nuk pėrbėn “artikulim zyrtar” tė “kushteve pėr garanci tė zgjedhjeve”. Tre kushtet i kam marrė vesh nga media. Nuk do tė kisha dėshirė tė diskutoja hipotetikisht “propozimet qė janė mė shumė mediatike sesa politike”, por nuk do tė isha as kundėr eventualisht kėrkesave tė arsyeshme pėr mė shumė garanci. Minimalisht, mund tė them se nuk ėshtė serioze kjo mėnyrė veprimi.

    Po ēfarė duhet tė bėnte PS-ja nė kėto kushte?

    PS-ja fillimisht duhet tė dalė nga ngėrēet dhe qorrsokaku ku ėshtė futur dhe 1) tė “futet brenda sistemit” e tė mos “veprojė kundėr tij”, por “tė veprojė nga brenda tij pėr ta pėrmirėsuar vazhdimisht atė”; 2) tė mos i lėrė propozimet pėr kushtet apo garancitė pėr minutėn e fundit, pasi ka aplikuar radikalizimin pėr dy vjet pa pushim e me dėshtime dhe nuk ka mė kohė pėr t’i realizuar ato, sepse e gjitha kjo perceptohet sikur i kėrkon ato si alibi pėr kontestim/humbjen; 3) dhe mė e rėndėsishmja, tė vendosė nė veprim e nė funksion tė zgjedhjeve strukturat politike e elektorale tė PS-sė, tanimė tė paralizuar, tė tilla si sekretariati, Kryesia e tjerė dhe tė mos veprohet nė mėnyrė ad hoc apo informate, duke e fokusuar tė gjithė veprimin te deputetėt (tė cilėt duhen natyrisht angazhuar maksimalisht nė fushatėn elektorale, por jo tė zėvendėsojnė apo shmangin strukturat qendrore e lokale tė partisė), apo akoma mė keq nė mėnyrė hileqare tė krijohen struktura paralele.

    Nė vlerėsimin tuaj, a kanė shans qė garancitė qė kėrkon PS-ja tė realizohen ?...

    Pėr t’iu pėrgjigjur integralisht e thjeshtė pyetjes suaj, do tė thoja se 1) nuk ka asnjė shans mė qė propozimet e PS-sė, edhe po tė jenė tė arsyeshme, nuk mund tė aplikohen, minimalisht thjesht pėr arsye mungese kohe e besimi reciprok ende tė pamjaftueshėm dhe pėrgjegjėsia pėr kėtė bie mė shumė mbi PS-nė dhe direkt vetėm mbi Ramėn dhe 2) tė hiqet dorė nga ky lloj “ēorganizimi i organizuar”, qė “kėrkohen garanci dhe nuk artikulohen garanci konkretisht e zyrtarisht”, thuhet “nuk bojkotojmė dhe nuk zhvillohen zgjedhje pa ne” e tjerė e tjerė, qė tingėllojnė “si kinezėritė nė kohėn e revolucionit kulturor maocedunian”.

    Zoti Islami, zoti Rama duket se e ka vendosur tė rikandidojė sėrish pėr Bashkinė e Tiranės, tė paktėn siē ėshtė thėnė nga mbėshtetės tė tij brenda partisė. Ēfarė do tė sjellė ky rikandidim dhe a ishte njė taktikė e duhur?

    E kam thėnė disa herė qė nga viti 2007, qė Rama, si kudo nė tė gjithė botėn demokratike, duhet tė dalė nga “qerthulli i interesave personale qė e lidhin dhe e mbajnė peng si kryetar i Bashkisė sė Tiranės” dhe t’i kushtohet drejtimit tė PS-sė, pėr tė cilėn ėshtė zgjedhur nė krye tė saj. Unė mund tė veproja edhe ndryshe, siē veprojnė disa tė tjerė shumė pranė Ramės ose i) pėr ta pasur mirė me Ramėn t’i bėja temena duke e joshur tė rikandidonte, qė nė rast fitoreje tė fitoja diēka ose ii) ta shtyja tė rikandidonte me shpresėn e humbjes, se kėshtu shtyhej mė shpejt nė humnerė Jo, nuk ėshtė as vizioni dhe as morali im, as njėri dhe as tjetri. Fabulat tanimė mediokre dhe e pa mbrojtshme 1) pėr tė justifikuar kandidimin pėr Tiranėn nė zgjedhjet pėr Bashkinė e Tiranės nė vitin 2007, ndėrkohė qė shtrohej pyetja se ē’do bėjė Rama nė zgjedhjet e 2009, 2) kandidimi apo moskandidimi nė krye tė listės sė PS-sė nė zgjedhjet e vitit 2009 dhe argumentet qesharakė pėr moskandidimin dhe 3) sė fundmi, dyzimet, pasiguritė dhe dilemat pėr tė kandiduar/moskandiduar pėr Bashkinė e Tiranės mė 8 maj 2011 e kanė bėrė bajate sjelljen e PS-sė qė pret me sy nga qielli se ēfarė do tė bėjė individualisht Rama, ndėrkohė qė ai nuk funksionon mė si kryetar i PS-sė. PS-ja po vuan dhe lėngon nga “zvarritja e Ramės nė rrethin vicioz tė Bashkisė sė Tiranės”, ndėrkohė qė Rama pėrpiqet tė sigurojė garancinė maksimale nga “kolltuku i kryetarit tė Bashkisė”, mundėsisht duke arritur opsionin maksimalist tė kalimit nga “kolltuku i kryetarit tė Bashkisė” nė “kolltukun e Kryeministrit”.

    Rama kryetar bashkie mė 2011 i rrit apo zvogėlon shanset pėr fitoren e PS-sė mė 2013?...

    Sė pari, Rama kryetar bashkie mė 2011 ėshtė njė ēėshtje komplekse dhe e komplikuar deri mė 8 Maj 2011. Sė dyti, kam bindjen e thellė se PS-ja po zvogėlon shanset e ardhjes nė pushtet, pėr tė mos thėnė po i ēon ato drejt zeros, vetėm pėr shkak se Rama do tė qėndrojė me ēdo kusht si kryetar i Bashkisė sė Tiranės, sepse vetėm kėshtu dominon PS-nė pėrmes klientelizimit qė ia ofron ky post. Dhe kjo edhe sepse ky veprim rezulton i ēiftuar me idenė e pėrhapur se nuk ka rėndėsi se nė ēfarė viti vjen PS-ja nė pushtet, mė 2013, 2017 apo mė vonė, rėndėsi ka tė dominohet PS-ja nga Rama qė, duke qenė i ri, do t’i vijė njė ditė radha tė bėhet Kryeministėr, sepse Berisha po mplaket dhe PD-ja nuk mund tė qėndrojė mė gjatė se tre mandate nė pushtet. Kjo ėshtė dėshpėruese, vuajtėse dhe lėnguese pėr PS-nė. Tanimė Rama e ka ndarė i vetėm (ndoshta informalisht edhe nė bashkėpunim me “shokėt” e ngushtė) vetė mendjen pėr tė rikandiduar pėr Tiranėn dhe nuk mund tė ishte ndryshe; pasi tė shėnojė zyrtarisht emrin nė KQZ do tė them se ēfarė sjell konkretisht ky kandidim pėr Ramėn dhe PS-nė mė 2011 dhe mė 2013, ndėrkohė qė ēdo ndryshim i mendjes nga sot deri nė datėn 24 mars 2011, kur ėshtė afati ligjor i regjistrimit tė kandidatėve, duke qenė se ėshtė shumė vonė, do tė sillte njė humbje katastrofike nė Tiranė dhe nė tė gjithė Shqipėrinė. Por, edhe nėse kjo do tė ndodhte, do tė thoja mendimin tim pas datės 24 mars 2011.

    Ka patur zėra, si ai i zotit Agolli, se, nė rast kandidimi, Rama duhet tė largohej nga partia. A e mbėshtesni kėtė linjė?

    Pėrshėndes opinionin e Dritėroit. Do tė flas pėr kėtė ēėshtje pasi Rama tė shėnojė zyrtarisht eventualisht emrin e tij nė KQZ si kandidat pėr Bashkinė e Tiranės, bile edhe pėr rastin kur ai do tė ndryshonte mendje pėr tė mos qenė eventualisht kandidat pėr Tiranėn; nuk gjykoj dhe aq mė pak dėshiroj, qė analiza ime modeste dhe argumentet e mia ndoshta tė parėndėsishme pėr Ramėn, do tė mund tė shėrbenin si alibi pėr tė rritur dyzimin, dilemat dhe pasigurinė qė janė ekstremale, apo akoma mė keq pėr tė ndryshuar vendimin e tij.

    Si e shikoni procesin e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr krerėt e komunave dhe bashkive nė rang vendi. A ėshtė transparent?

    Procesi ka qenė jo institucional: forumet e PS-sė nuk funksionojnė siē duhet apo nuk mirė funksionojnė, sekretariati ėshtė paralizuar se i) Rama as nuk e mbledh dhe as nuk e ndryshon, ii) Kryesia mblidhet zbehtėsisht e formalisht shumė, shumė rrallė, sa pėr tė thėnė dhe debatet janė tė pakta apo tė munguara; iii) asambleja mblidhet “pas pilafit”, thjesht pėr tė “ngritur dorėn” ; iv) pėr mė tepėr, ėshtė shpikur njė grup pune qė vepron jashtė funksioneve organizative tė sekretarit organizativ, jashtė funksioneve elektorale tė sekretarit elektoral dhe jashtė funksioneve koordinuese tė sekretarit koordinativ, pėr gjoja “seleksionimin e kandidaturave”. Procesi ėshtė jo efikas: janė futur nė lojė deputetėt pėr kandidaturat, gjė qė ka krijuar perceptimin se po “bashkėndahet fajėsia e humbjes dhe jo angazhimi pėr fitore”, ndėrkohė qė strukturat lokale janė jo plotėsisht tė angazhuara e deri formale. Sistemi i pėrzgjedhjes ėshtė gjoja i “decentralizuar”, por nė fakt ėshtė tejet i centralizuar dhe klientelist: kandidatėt pėr kryetarė tė komunave janė paracaktuar pėrgjithėsisht nga deputetėt, tė cilėt janė bėrė pjesė e sherreve dhe problemeve me kandidaturat, kurse kryetarėt e bashkive i ka caktuar pėrgjithėsisht vetė Rama. Procesi ka qenė jo transparent: deri nė minutėn e fundit, po ashtu siē ndodhi me kandidaturat pėr deputetė, pra nė orėn 00.00 tė natės qė mbaron afati pėr regjistrimin, askush nuk e di me siguri nėse ėshtė apo jo kandidat, pėrveē disa “klientelistėve” tė privilegjuar. Procesi do tė rezultojė demotivues: ata kandidatė qė do tė eliminohen ka shumė gjasa tė dalin tė pavarur ose, nėse detyrohen tė heshtin, nuk do angazhohen maksimalisht, sepse e perceptojnė procesin jo tė drejtė, jo transparent dhe jo efikas; argumenti se “eja tė bashkohemi kundėr Saliut dhe mos u pėrēani pėr kandidaturat” ėshtė i pamjaftueshėm dhe perceptohet lojė me stilin e vjetėr e hile sa pėr tė kaluarėn radhėn.

    Nėse shikohet koalicioni i PS-sė nė qershorin e vitit 2009 kishim pesė parti, ndėrsa tani duket se do tė kemi minimalisht 9 tė tilla. A po shkon PS-ja drejt riparimit tė gabimit taktik tė zgjedhjeve tė kaluara?

    Ėshtė e vėrtetė se koalicioni opozitar numerikisht ėshtė mė i madh se nė vitin 2009, por e majta ėshtė mė e pėrēarė se nė vitin 2007 dhe mė e pėrēarė se kurrė nė kėto 20 vjet. Nga kėndvėshtrimi elektoral, opozita e majtė rezulton nė pozita mė tė disfavorshme, jo vetėm e krahasuar me vitin 2007, por edhe nė krahasim me vitin 2009. Ideja dhe propaganda e brendshme nė PS se LSI-ja “ka mbaruar e ka vdekur” ka shumė gjasa tė mos rezultojė e saktė. LSI-ja mbetet nė ēdo rast njė forcė qė ka mė shumė vota se tė gjithė aleatėt e majtė tė PS-sė, sepse 1) ėshtė forcė parlamentare, 2) ėshtė nė qeverisje (ky fakt ėshtė edhe avantazh edhe dizavantazh); 3) merr pjesė me kandidatėt e saj nė shumė njėsi vendore; 4) ka komisionerė nė QV dhe ZAZ, gjė qė pėrbėn angazhim tė mė shumė se 5 mijė familjeve dhe 5) nė zgjedhjet vendore LSI-ja do tė ketė njė rritje pėr shkak edhe tė shpėrndarjes sė votave nga dy partitė e mėdha drejt partive mesatare e tė vogla, nga ku LSI-ja ka shanset mė tė mėdha pėr tė pėrfituar.

    A mundet dhe sa dėmton LSI-ja koalicionin opozitar, po tė kemi parasysh qė mė 2007 e majta ishte e bashkuar?

    E kam thėnė edhe nė analiza tė tjera, po tė krahasohen zgjedhjet e vitit 2007 me 2011-n “dėmtimi” qė sjell LSI-ja nė numrin e njėsive vendore tė majta mund tė rezultojė deri nė 20 pėr qind mė pak njėsi vendore pėr PS, nėse LSI ruan tė njėjtin numėr tė votave si nė vitin 2009 dhe deri nė 10 pėr qind nėse LSI zvogėlohet pėrgjysmė; dhe kjo vjen vetėm nga fakti qė kalimi i LSI nga nė “koalicion me PS” nė “koalicion me PD” efekti ėshtė i dyfishtė matematikisht nga pikėpamja elektorale dhe politikisht krijon frymė suksesi e fitoreje nė ato njėsi ku koalicioni qeveritar elektoralisht rezulton fitues; kėshtu ndodhi mė 2007 nė favor tė sė majtės, kur pas ndarjes sė PS me LSI mė 2005 erdhi bashkimi mė 2007. Ėshtė naive dhe mediokre t’u thuhet socialistėve se “LSI ka mbaruar” dhe se pėrēarja nuk ka asnjė rol nė rezultatin e 8 Majit 2011. Ky argument tanimė ėshtė i ezauruar dhe nuk ia vlen tė rimerret, pėr mė tepėr qė ndarja e thellė e sė majtės duket pėr disa kohė e pariparueshme dhe PS-ja me Ramėn nė krye do tė eci nė rrugėn e sė “majtės sė pėrēarė” me synim “eliminimin e plotė tė LSI-sė”, e cila pėrbėn njė lojė me shumė rreziqe dhe pėr mė tepėr e provuar tri herė i) mė 2005, me humbje tė pushtetit, ii) mė 2007, me sukses relativ nė zgjedhjet vendore tė qyteteve kryesore dhe iii) mė 2009, me mos fitim tė pushtetit.

    Cili ėshtė shansi i suksesit tė opozitės mė 8 maj 2011 me veprimet e saj, ndėrsa ėshtė vendosur edhe slogani “fajin e ka Saliu”?

    Nėse PS-ja mė 8 Maj 2011 do tė merrte mė pak komuna/bashki se mė 2007, gjė qė duket shumė probabėl dhe nėse koalicioni qeveritar PD plus LSI do tė kishte tė njėjtin numėr votash apo pak mė shumė vota se mė 2009, atėherė edhe sikur Rama tė fitonte Bashkinė e Tiranės, nė zgjedhjet e vitit 2013 do tė nxirreshin kėto konkluzione: 1) koalicioni PD plus LSI do tė rezultonte funksional, 2) indirekt do tė provohej se zgjedhjet e 2009-s ishin legjitime; 3) strategjia radikale e PS do tė rezultonte e dėshtuar dhe 4) kjo situatė do tė shėrbente si njė bazė prej nga me shumė gjasa nuk do tė kishte shanse qė PS-ja e vetme tė fitonte mbi 50% tė deputetėve, pra do tė mbetej nė opozitė. Ndėrkohė, nė kėto kushte qė humbja e Tiranės do tė shėnonte njė demoralizim ekstrem, ndėrkohė qė edhe fitorja e saj nuk do ta shpėtonte PS-nė nga humbja mė 2013 duke ndihmuar vetėm Ramėn tė “kalėronte” edhe katėr vjet PS-nė.

    Sė fundmi, ēfarė nuk duhet tė bėjė dhe ēfarė duhet tė bėjė PS-ja qė tė rezultojė e suksesshme nė betejat elektorale?

    Kjo ėshtė njė pyetje qė kėrkon njė pėrgjigje tė gjatė, por le tė pėrgjigjem shkurtimisht. Situata nė tė cilėn ndodhet PS-ja nuk mund tė zgjidhet as me strategji radikale, as me dilemėn e kontestimit tė zgjedhjeve, as me shndėrrimin e veprimit politiko-elektoral nė veprim klientelist dhe as me “inshallah” qė LSI-ja tė shkatėrrohet; dhe as me akoma mė keq me “vizionin” se “… ēfarėdo qė tė ndodhė unė (apo ne) kam (kemi) kohė dhe askush nuk ma (na) merr partinė, derisa Berisha tė plaket dhe PD-ja tė bjerė vetė nga pushteti…”. Ky ėshtė vizion i katastrofės dhe hedhjes nė humnerė tė PS-sė. Opsioni me “inshallah” nuk ka shanse tė rezultojė fitues dhe nuk gjykoj se funksionon, aq mė tepėr qė nė PS nuk mungojnė kapacitet politike qė dinė tė ndėrtojnė strategji e taktika suksesi e fitoreje, por aktualisht e prej disa kohėsh janė tė eliminuara, tė shmangura dhe tė margjinalizuara. Njė gjė duhet patur parasysh, se Rama vetėm me klientelistw dhe me tė majtėn e pėrēarė nuk e fiton as kėtė betejė dhe as tė ardhshmet…, as mė 2013, as mė 2017 dhe as mė 2021… sepse brezi i ri i votuesve nuk votojnė naivisht e me sy mbyllur, vetėm qė Rama tė jetė Kryeministėr . “Gogoli Sali” dhe slogani “fajin e ka Saliu” janė shumė pak si “dordolec” pėr tė fituar zgjedhjet, ato frikėsojnė vetėm fėmijėt, “gėzojnė” dhe lėnė nė ėndėrr militantėt naivė, por nuk ua mbushin mendjen (pėr t’ia ndryshuar as qė bėhet fjalė fare) tė gjithė atyre qė kanė dy pare mend apo atyre qė nuk presin nga PS-ja vend pune, tendera apo leje ndėrtimi, por presin mė shumė shpresė pėr njė jetė mė tė mirė…


    http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&category=20&id=9516&titulli=islami-ps-ja-s-fiton-zgjedhjet-se-rama-do-i-vetem-te-gjithe-pushtetet

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    Luli eshte I djegur se eshte me dosje
    Do dalin shum fakte per te
    kush ta dha kete garanci, shoket e bulevardit ....???!!!



    .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga mesuesi_1 : 16-03-2011 mė 04:30
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Antimafia Lexo Postimin
    Islami: PS-ja s’fiton zgjedhjet, se Rama do i vetėm tė gjithė pushtetet


    Nėse PS-ja mė 8 Maj 2011 do tė merrte mė pak komuna/bashki se mė 2007, gjė qė duket shumė probabėl dhe nėse koalicioni qeveritar PD plus LSI do tė kishte tė njėjtin numėr votash apo pak mė shumė vota se mė 2009, atėherė edhe sikur Rama tė fitonte Bashkinė e Tiranės, nė zgjedhjet e vitit 2013 do tė nxirreshin kėto konkluzione: 1) koalicioni PD plus LSI do tė rezultonte funksional, 2) indirekt do tė provohej se zgjedhjet e 2009-s ishin legjitime; 3) strategjia radikale e PS do tė rezultonte e dėshtuar dhe 4) kjo situatė do tė shėrbente si njė bazė prej nga me shumė gjasa nuk do tė kishte shanse qė PS-ja e vetme tė fitonte mbi 50% tė deputetėve, pra do tė mbetej nė opozitė.
    per mua ky eshte mesazhi me i forte ..... pra strategjia e Edvinit eshte ky qe te corientoje fushaten zgjedhore dhe me ne fund te krijoje nje situate te turbullt diten e votimit me 8 Majit me te vetmin objektiv qe te sabotoje certifikimin e zgjedhjeve .... se tani e shohim te gjithe, qorra nuk jemi, qe ambasadat i bejne regjizorin ketij njeriu te urryer nga Shqiptaret dhe se ato duan vetem nje PRETEKST ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Keto zgjedhje do jene teper te shemtuara me te keqia se ato te pergjithshmet.
    Berisha ne zgjedhjet e pergjithshme vodhi sa mundi dhe prape doli baras.
    Kete radhe qe i jane shtuar pislleqet e korrupsionit e ka shume me pisk per te dale qofte dhe baras.
    Andaj do turret me shemtuar kete radhe te vjedhe qe te riukuperoje sadopak statusin e tij politik te cjerre nga cdo ane.
    Albania Uber Alles

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    per mua ky eshte mesazhi me i forte ..... pra strategjia e Edvinit eshte ky qe te corientoje fushaten zgjedhore dhe me ne fund te krijoje nje situate te turbullt diten e votimit me 8 Majit me te vetmin objektiv qe te sabotoje certifikimin e zgjedhjeve .... se tani e shohim te gjithe, qorra nuk jemi, qe ambasadat i bejne regjizorin ketij njeriu te urryer nga Shqiptaret dhe se ato duan vetem nje PRETEKST ....
    Ska pike vlere sepse eshte dhene nga nje ish kryetar i kuvendit popullor qe i ngjante Dulles.
    Theniet e dikurshme.....nga klani Berishovic!

  11. #231
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga RAPTILOID Lexo Postimin
    ore un vetem po te them qe ska lidhje me zgjedhjet ne tirane ti
    si ore nuk ka lidhje!

    Arvziu ka then kete;


    “Zgjedhjet nė 8 maj do tė vijnė me infrastrukturė zgjedhore mė tė rėndėsishme, me lista zgjedhėsish elektronikė, me sistem numėrimi me te sakte, me nje kuader ligjor plotesisht demokratik, me njė angazhim te OSBE tė qeverise suaj, pėr tė vezhguar me seriozitetin mė tė madh kėto zgjedhje."
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  12. #232
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Keto zgjedhje do jene teper te shemtuara me te keqia se ato te pergjithshmet.
    ambasadori thote te kunderten Jani ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  13. #233
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anėtarėsuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ambasadori thote te kunderten Jani ....


    Ja u kam thene dhe here tjeter, qe fjalet e Naqes jane kurdoher te sigurta.

    Vetem ne realitet ato realizohen kurdohere ne te kunderten.

    Mund te beni verifikimin e postimeve te tij dhe te bindeni 100% per kete.

    Ka stilin te tille mor byrazer, s'ke ēi ben.



    .

  14. #234
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-05-2008
    Postime
    83
    Edi Rama nuk ka asnj projekt per Tironen.I vetmi projekt i tij eshte te behet kryeminister me cdo kusht,prandaj Tironas mendoni akoma sheshi ne ate gjendje,protestat e tij cdo te premte,ku mbyllen shkolla e kopshte,dyqane e restorante,leje ndertimi per pallate per kliken e tij,zhdukje te pak lulishteve etj si keto,prandaj qe te mos zhgenjehemi nuk duhet te votojme me kete bashkiak qe dhunoi qytetin e tij.

  15. #235
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    SHENIM/ Lulėzimi i krimit dhe kandidimi i Bashės
    Shtatė tė vdekur nė dy ditė. Krimi ėshtė bėrė i frikshėm. E pėr mė tepėr nuk bėhet fjalė vetėm pėr krim tė organizuar si nė rastin e vrasjes sė dy vėllezėrve nė Shkodėr, por edhe pėr krim ordiner, pėr krim brenda familjes. Statistikat e policisė mund tė thonė ē’tė duan, por shqiptarėt shohin me sytė e tyre masakrėn qė po ndodh. Edhe nė njė vend nė luftė nuk do vriteshin kaq shumė njerėz nė kaq pak ditė.
    Por ndėrsa krimi ka pushtuar prej kohėsh vendin, tė vjen ndėrmend ministri i Rendit, personi pėrgjegjės pėr sigurinė tonė. Ai pritet tė garojė pėr kryeqytetin. Dėgjojmė shpesh gazetarė qė thonė se ai ėshtė njė njeri me bilanc nė punėn si ministėr. Por, me ēfarė kredencialesh vjen nė kėtė garė ky njeri qė flet mbi tė gjitha pėr sigurinė e Tiranės?
    - Ai ėshtė personi pėrgjegjės pėr vrasjen e katėr protestuesve nė mes tė bulevardit, duke e futur Shqipėrinė nė hartėn e vendeve ku vritet pėr shkak se protestohet.
    - Njeriu mė kryesor i tij nė polici shfaqet nė ēdo aferė kriminale nė vendin tonė.
    - Ai vjen nė Tiranė si njeriu qė nuk ka parandaluar dot krimin e kontrabandimit tė naftės qė po shkatėrron ambientin dhe ekonominė personale tė gjithsecilit, duke na prishur makinat.
    - Ai ėshtė pėrgjegjės pėr rritjen e frikshme tė krimit tė vjedhjes. Si kurrė mė parė nuk ka pasur kaq shumė sulme mbi banka e dyqane si tani.
    - Ai ėshtė pėrgjegjės pėr faktin se Shqipėria pėrveēse njė vend ku kalon trafiku i heroinės, ėshtė kthyer nė njė bazė tė trafikut tė kokainės, sipas njė raporti tė OKB.
    - A ka pėrgjegjėsi ky njeri qė drejton ministrinė e Rendit pėr shtimin e aksidenteve. Nuk ka vend tjetėr nė planet qė ka rrugė mė tė pėrgjakura.
    - A ka fytyrė tė kėrkojė votėn e grave e motrave tona ky njeri, kur krimi nė familje ka marrė pėrmasa apokaliptike?
    - A duhet tė besojmė tek ky njeri, kur njė lagje e tėrė e banuar nga romėt zhduken si pa tė keq dhe policia e tij i arreston personat pėrgjegjės pas njė muaji, vetėm kur reagon media e ambasadorėt?
    - A mund tė flasė ky njeri se ka luftuar krimin ekonomik, kur vetė ka bėrė aferėn mė tė madhe qė njeh Shqipėria, atė tė rrugės Durrės- Kukės, qė ėshtė krimi mė i madh ekonomik nė vend?
    Pyetjet janė tė shumta, por pėrgjigjet janė njė: ky njeri meriton tė jetė vetėm nė njė vend.

    website gazeta tema

  16. #236
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Tė tallur nga “Nėnė Liria e Pushtetit”
    Nga Drita Haxhiu (Qosja)
    Ēdo ditė nė Tiranė (dhe jo vetėm), ndeshet panorama trishtuese e fėmijėve tė rrugės qė lypin, pastrojnė makina, pėrdoren pėr tė lypur, qė punojnė nė punė tė rriturish etj. Ndėrsa po ēdo ditė, shikojmė kryeministrin e “parajsės shqiptare” Sali Berishėn, qė del nė ekranet “TVSH-PD” e “TV KLAN Frangaj-Fevziu”, qė ēirret e ngjiret pėr “sukseset e qeverisė”. Kėta fėmijė kontigjent rruge, tė cilėt nuk janė pak, janė njė nga kėto “arritje madhėshtore” tė pushtet-Saliut. Duke qenė se Saliu merret me “politikat e mėdha tė qeverisjes e tė pushtetit”, nuk ka kohė tė kujtohet pėr kėta tė mitur e fėmijė qė pėrjetojnė varfėrinė dhe shfrytėzimin ekstrem pėr shkak tė mungesės sė bukės sė gojės. Nė dispozicion tė tyre, Saliu “zemėrgjerė” ka vėnė bashkėshorten e tij Liri Berisha, duke i ngritur njė fondacion (fonde), synimin pėr t’i ndihmuar e integruar kėta fėmijė tė braktisur e tė pėrdorur si skllevėr. Mirėpo edhe “Nėnė Liria”, zonja e parė e familjes kryeministrore, pavarėsisht se mė tė shumta ka fjalimet se sa projektet e realizuara nė kėtė mision, nuk ka patur shumė kohė tė merret me kėta fėmijė, paēka se “arkat” me donacione e ndihma kanė qenė e janė shumė tė mėdha. Shpėrfillja e Saliut si kryeministėr ndaj kėsaj kategorie fėmijėsh dhe “reklamat” e propagandės boshe tė misionares qė ka bashkėshort kryeministrin shpėrfillės, janė nė unison tė plotė dhe kanė si tregues kėtė qėndrim: heshtje ndaj fėmijėve tė rrugės, ndaj fėmijėve qė punojnė, ndaj fėmijėve qė kanė braktisur shkollėn pėr mungesė veshjeje e librash dhe ndaj fėmijėve qė lypin si skllevėr tė shfrytėzuar. Nė tė dy programet qeverisėse, kryeministri “Sali Bollėku”, nuk belbėzuar asnjė fjalė pėr tė integruar kėtė kategori fėmijėsh brenda shoqėrisė shqiptare. Kryeministri Sali Berisha, ose siē e konsideron veten “Borėbardha” e fėmijėve shqiptarė (nė fakt ėshtė shtriga), nuk ka as ndjesinė mė minimale njerėzore pėr tė reaguar qoftė edhe formalisht, kur shikon qindra fėmijė tė tė punėsuar, tė mjeruar e lypsarė rrugėve tė Tiranės, pėrballė PD sė tij, pėrballė Selisė sė Qeverisė e tė ministrive. Janė afro 13 mijė fėmijė skllevėr tė moshės 0-16 vjeē nė tė gjithė vendin, qė punojnė, qė lypin e pėrdoren pėr bukėn e gojės. Ndėrsa ky kryeministėr SALI, ky prind, ky gjysh, po shkatėrron shtetin, po grabit ekonominė e po varfėron popullin shqiptar, pėr tė siguruar deri nė mėnyrė kriminale tė ardhmen miliardere e super pronėsore tė fėmijėve, tė mbesave e nipėrve tė tij. Ndėrsa “Nėnė Liria e Pushtetit” e quan tė kryer misionin e saj ndaj kėtyre fėmijėve tė mjerė e tė braktisur, duke u dhuruar banane, mollė, portokaj, ēamēakėza e tollumbace tė fryra pėr 1 Qershorin, apo Vitin e Ri!
    Ndėrsa “Sali Baba i Qeverisė” e di dhe e shikon qė rrugėt e Tiranės e tė qyteteve ka fėmijė tė shumtė, tė cilėt pėr “5 lekė bukė”, rrezikojnė jetėt e tyre mes makinave nė lėvizje. Janė kėtė fėmijė, tė cilėt nuk duan tė jenė si mbesa e tij nė jetė luksi, por qė duan, qė qeveria “Sali Bollėku” t’u garantoj jetesėn minimale, shkollimin dhe nxjerrjen nga kthetrat e skllavėrimit e shfrytėzimit qė po u bėhet. Nė vend tė “internet Saliut” ata nė shtėpi kanė dollapėt pa bukė. Nė vend tė piknikėve nė Malin e Dajtit si mbesat e gjysh Saliut, ata kanė daljen nė rrugė pėr tė lypur e pastruar xhamat e makinave pėr tė siguruar ndonjė lek. Kanė braktisur shkollėn, shumė nga ata janė larguar nga qytetet e tyre pėr tė ardhur nė Tiranė, aty ku mund tė fitojnė mė shumė pėr veten por dhe pėr familjet, tė cilat janė nė ditė tė hallit. Shumė prej tyre bien pre e abuzimeve, duke pėrjetuar edhe dhunshėm drama tė mėdha jetėsore. Ēdo vit, “ushtria e analfabetėve” rritet, ndėrsa kryeministri del e thotė: “Jemi vendi me arsimin mė tė pėrparuar e mė tė frekuentuar nė Europė”! Ndėrkohė qė familjet e fėmijėve qė nuk shkojnė nė shkollė, nuk kanė as mundėsi pėr tė blerė as librat, sepse pėr tė blerė librat, fletoret, pajisjet shkollore duhen tė ardhura deh kėto sigurohen prej punės e cila nėn pushtetin e Sali Bollėkut mungon masivisht dhe po humbet pėrditė e mė shumė.
    Varfėria e tejskajshme ka krijuar probleme nė shumė familje shqiptare, duke rezultuar dhe me ngjarje tė rėnda e tragjedi, viktimė e tė cilave bėhen edhe fėmijėt. Rastet e fundit tė ngjarjeve tė tmerrshme nė Sukth e Vlorė ku u dogjėn fėmijė nė gjumė janė fytyra e varfėrisė kriminale, tė instaluar nga pushteti barbar dhe hajdut i Sali Berishės. Tė braktisur nga shteti, ata vocėrrakė nė Sukth e nė Vorė, paguan “ēmimin” e kėsaj qeverie indiferente ndaj problemeve tė jetės sė shqiptarėve, tė cilėve, vetė Saliu u premtoi parajsėn dhe u solli mjerimin vrasės. Kėta fėmijė, tipik si personazhet e “Lulit tė Vocėrr”, nuk njohin pushim, nuk njohin ditėt e javės, nuk dinė as datėlindjen e tyre, por dinė vetėm njė gjė: Tė punojnė, tė lypin, tė fitojnė diēka! Kėtė jetė ua ka afruar “Pushtet-Saliu”.


    website gazeta tema

  17. #237
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga mesuesi_1 Lexo Postimin
    ambasadori thote te kunderten Jani ....
    Popo se ambasadori do na i beje zgjedhjet ne.
    Duhen 100 mije ambasadore te ruajne kopene e hajduteve te Salise
    Albania Uber Alles

  18. #238
    Kur u bene zgjedhjet e 2007, PS per ēudi nuk pati asnje ankese. Ne keto momente drejton numrin me te madh te bashkive dhe ka ankesa?!
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  19. #239
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-09-2009
    Postime
    176
    Edi Rama e ka te hupur mer ēun edhe ti me gjithe te,por ēka ti besh njaq ka dite politike ,qe do te thote se ekziston ende nje ndjenje patriotizmit ke shqipetaret e Shqiperise.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga tias : 19-03-2011 mė 19:21

  20. #240
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Listat, PS: Po blihen votat
    top channel

    Partia Socialiste akuzoi Ministrin e Brendshėm Lulzim Basha se po lejon ndryshimet nė listat e zgjedhėsve, edhe pse afati pėr pėrditėsimin e tyre ka skaduar mė 8 mars.
    Partia Socialiste tha se skema qė po pėrdoret, ka pėr qėllim blerjen e votės.

    “Pėrmes kontratave fiktive tė qirasė po shpėrngulen banorė nga komuna dhe qytete tė tjera dhe vazhdojnė tė bėhen banorė tė Tiranės, me pasojė votues nė zgjedhjet e 8 majit nė shkelje tė plotė tė Kodit Zgjedhor. Kjo ėshtė njė tentativė e pastėr e blerjes sė votės. Pėr tė ndaluar kėtė proces anti-ligjor bėri thirrje Ambasadori i OSBE-sė, por asgjė nuk ka ndryshuar. Blerja e votės vazhdon pasi asgjė nuk e ndalon Lulzim Bashėn dhe ministrat e tjerė tė detyrojnė edhe punonjėsit e administratės publike pėr t’u bėrė me pahir votues tė Tiranės nė shkelje tė plotė tė ligjit. Ata qė vodhėn votėn nė 2009-n, e vranė pėr tė vijuar tė vjedhin, po pregatisin me tė gjitha mėnyrat manipulimin dhe vjedhjen e zgjedhjeve tė 8 majit”, deklaroi kryetarja e Njėsisė Bashkiake nr.1 nė Tiranė, Lindita Nikolla.

    Partia Socialiste paralajmėroi njė protestė para Ministrisė sė Brendshme dhe Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Gjendjes Civile, derisa tė marrė pėrgjigje pėr shqetėsimet e saj pėr listat e zgjedhėsve.

    “Nga dita e hėnė ne do tė protestojmė pranė DPAGJC nė pritje tė pėrgjigjes ndaj kėrkesės sonė ligjore pėr tė mundėsuar listėn e pėrditėsuar tė votuesve deri mė datė 8 mars si dhe marrjen e masave pėr tė mos lejuar qė ndryshimet e bėra pas kėsaj date nė Regjistrin Kombėtar tė Gjendjes Civile si pasojė e transferimeve tė bėra, tė pasqyrohet nė listėn pėrfundimtare tė zgjedhėsve”, tha Nikolla.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •