Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 56
  1. #21
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga orhideja Lexo Postimin
    Qe do te vij dita qe do ta mbeshtes ndonje fjale tanen, s'e kam dite..........ate qe e kam dallu e asgje tjeter

    He bre Hard, mos te kish qene Hasha yt, patem me vdekë na te tan prej shkaut............... prej 1912 kur ia shkeputen Kosoven Shqiprise e ia dhane Serbise e deri ne fund te viteve te 90-ta s'dul asnje bir shqiptari qe ia ktheu pushken shkaut vec Hashes tan..........desh u faru Kosova mos te kish dal Hasha yt si dragua e me i dal shkaut para.

    Nuk them qe Hasha s'paska luftu, por as nuk ka qene i vetem...........per me e thjeshtu, mos me ta kompliku shume ........... Hasha yt s'e ka Kosoven prone.
    Shyqyr Adem Demaqi qe s'ka qellu i mencur si Hasha

    ....injoranca shpirtropre e juaj , ska guzu ta nenvizoj edhe ate qe e kam than atje ...per Hashim Thaqin....
    po mos ta nin per kete se tru ballkani ki.....sje e vetme...

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga linnda... Lexo Postimin
    Lajme nga Beogradi ne lidhje me Kosoven mos harro...!!!
    ....o kuku per ty......spo di qeter qka me te than .

  3. #23
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....o kuku per ty......spo di qeter qka me te than .
    nuk ke cka i thu .....Transformim dhe transportim i shkrimeve
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    nuk ke cka i thu .....Transformim dhe transportim i shkrimeve
    ....per ket pun si dihet ....
    na po i perzimi , a kjo osht e mundur merr rrog t'majme per ket pun....ani ja paft hajrin...

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-02-2011
    Vendndodhja
    Antarkdite
    Postime
    626
    Gjeja e re qe president Pacolli (..akoma jo legjitim..) e aspak pozitive qe vura re sot ne ekranin televiziv, ishte qe ky njeri kishte ndryshuar me shpejtesi veshjen e Gardes se Republikes nga kuq e zi si ajo e Shqiperise, e kishte bere blu me te verdhe sikur te ishte ndonje republike e ish Bashkimit sovjetik.

    Ajo qe kuptoj, eshte se ky njeri nuk eshte per bashkimin e kombit!
    __________________
    moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise

  6. #26
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....e e beogradit po, a per te Kosoves nuk po edi.....

    .p.s , kush po te meson me hy naper weba...t'shkive.....nncncncnccn, qkas man toka...

    ...per sa e marr mundimin e sjelli lajme t'shkive .....dikush spriton hiq ,e etur per antikombsi....
    tphuuuuu....

    Ajdee bre pash Zotinn mos em lodh moo se spo kam koh me u marr me fjal tua me kto shprehje jo njerzore :@

  7. #27
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    E kur nuk ke vakte mos i rras hune veq te shkruj dicka.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  8. #28
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    nuk ke cka i thu .....Transformim dhe transportim i shkrimeve
    askush s'ka me thot...transformimi dhe transportimi i shkrimeve qe boj une mos tju ha palla juve ëë se kjoo osht pun e jemja qa boj.
    Nuk du ma komentim prej juve

  9. #29
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga linnda... Lexo Postimin
    askush s'ka me thot...transformimi dhe transportimi i shkrimeve qe boj une mos tju ha palla juve ëë se kjoo osht pun e jemja qa boj.
    Nuk du ma komentim prej juve
    Urdherit tan Pik i ve une.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga linnda... Lexo Postimin
    “Të gjitha çështjet do të jenë politike. Mund të përdoret metodologjia e shqyrtimit të tyre si çështje teknike, por të gjitha çështjet ndërlidhen me çështjen e statusit”, ka deklaruar të mërkurën Dusan Janjic, koordinatori i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd. “Në këtë moment kemi një situatë mjaft normale, do të thotë kemi një qeveri të re dhe institucione të tjera në Kosovë. Beogradi është disa muaj para nisjes së fushatës elektorale, që do të thotë se Beogradi dhe Prishtina do të mund ta nisnin dialogun tani”.
    mendimi jem per ket tem eshte si nuk ka qeshtje praktike apo teknike gjithqka eshte politike, keto bisedime jan nis edhe do te perfundojn me ahtisari plus qe do te thot prej lumit iber e nalt do ket autonomi argumentet e serbeve do jen shum te forta nje nga to se kosova sun po e qeveris ket pjes spo mun me vu rend dhe ligj, por kjo do jet minimalja, serbet do kerkojn edhe ndarjen dhe per ket e ka mbeshtetjen e evropes, po jo edhe te usa shpresa jon eshte te kta te fundit usa, kurse qeveria jon as edhe 1kerkes nuk e ka as kundrejt evropes as kundrejt serbis mendimi jem ky te shpresoj te mos jet i sakt

  11. #31
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga gjema Lexo Postimin
    mendimi jem per ket tem eshte si nuk ka qeshtje praktike apo teknike gjithqka eshte politike, keto bisedime jan nis edhe do te perfundojn me ahtisari plus qe do te thot prej lumit iber e nalt do ket autonomi argumentet e serbeve do jen shum te forta nje nga to se kosova sun po e qeveris ket pjes spo mun me vu rend dhe ligj, por kjo do jet minimalja, serbet do kerkojn edhe ndarjen dhe per ket e ka mbeshtetjen e evropes, po jo edhe te usa shpresa jon eshte te kta te fundit usa, kurse qeveria jon as edhe 1kerkes nuk e ka as kundrejt evropes as kundrejt serbis mendimi jem ky te shpresoj te mos jet i sakt
    Ky eshte mendimi yte!!!!
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Ky eshte mendimi yte!!!!
    jo pet doket, po i jemi se kuj mendove i mixhes ram aaaaaaaaaa

  13. #33
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    I yti une e ceka se nuk kishe shkru gja per ate,u sigurova qe eshte i yti.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    I yti une e ceka se nuk kishe shkru gja per ate,u sigurova qe eshte i yti.
    po ty pot doket se nuk kam shkru gja, a nuk pot doket ty gja kerkesa e be per me hy ne bisedime sa ma shpejt dhe per te bisedu per te gjitha gjerat, a nuk pot duket gja ty kerkesa e per te zgjedh nje administrator per trepqen per me i kthyer borgjet e trepqes do thot me shit copa copa trepqen per me u thy grekve parat qe ata ja mveshen trepqes bashk me serbet, po a spot doket gja ty pikat doganore 1dhe 31 qe nuk funksionojn dhe per ket u dashka me bisedu me serbin, po a sesht gje per ty gjithnje qe produktet e serbis nat e dit bredhin neper kosov madje edhe pa afat kurse as edhe nje produkt i vetem i ks as qe mund ta kaloj kufirin ne serbis, po ata njerz te kidnapuar nga ushtria serbe te vrar te varrosur ne serbi a po ta merr mendja ty se nuk i di ushtria dhe qeveria e serbis se ku jan, po gjykatat ne veri etj etj per ty nuk jan gja nuk jan politike apo qka leshin pot doken ty per kto u dashka me bisedu me serbin qe do te thot kur te bisedosh me dike duhet te besh edhe kompromis, e kompromis do te thot ahtisari plus, kta qeveritaret tan kan pas than se nuk bejn kompromis per pavarsin po ne fund pranuan gjysme pavaresie, kujtoj 20perqind e teritorit kontrollohet nga strukturat e siguris te serbis etj etj

  15. #35
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Peri kputet ku esht me i holl.
    Kjo thenje popullore na shpie te dyshimi se Evropa e ka me hile dialogun shqiptaro/serb.
    Para kti dialogu do duhej qe serbija te tregohet se esht e interesuar qe te kaluaren ta leri pas.
    Kjo me gjas nga nji zhurm deshiro te hyj ne bisedime dhe duke u shtirur si budalla (serbi) deshiro qe te flitet nga fillimi i problemeve serbo-shqiptare por gjithnji duke qarë me lot krokodili serbet se ata po ndihen te friksuar ,te pa shpres e pa siguri.
    Serbi do luaj rolin e viktimes dhe pa serjozitetin e kosovarve .,flas per eliten politik-berse te qeveritarve tan druaj se do futemi nji dialogu ku me hapa te ngadalshem pa kthim mbrapa Serbija do fitoj pozicione te favorshme.
    Kjo do jet ne pjesen e par te bisedave e pastaj hapi tjeter ku hap pas hapi do tentoi te ralizoi politikat dhe synimet e qeveris serbe per te perfituar epersin nekte dialog te imponuar nga Evropa.
    Kosova ne parlament esht dashur te bisedoj per kornizat e ktij dialogu.
    Ne sferen e globalizmit dhe preferencat e perfitime qe Evropa do dhuronte Kosoves nga ky dialog te cilin esht ne menyr jo te barabart ku agresori e viktima trajtohen si viktima po ashtu te barabart.

    Evropes duhet ber me dije kosovaret se nuk do i hyhet nji dialogu te pa fund qe kshtu Kosova te jet peng e marveshjeve maratonike me Serbin.

    Agjenden e bisedimeve do duhej ta caktonin kosovaret nese vertet Serbija esht e interesuar per stabilitetmund te vazhdohet me biseda e marrveshje ,nese e ka qellimin e zvarritjeve e shantazheve ose te mar kartuq te kuq nga Evropa ose nga ne.

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Ju lus që mundësisht t\a lexoni këtë analizë të nderuarës Znj. Flaka Surroi dhe pastaj folni për këtë temë;
    ----------------

    Flaka Surroi

    Përzierja e zëvendëskryeministrit në punën e Kuvendit i ngjason barsoletës së bariut dhe konsulentit ndërkombëtar



    Tremujori i parë i këtij viti duket se nuk ka mundur të ishte më i keq: zgjedhjet super të kontestuara; zgjedhja gjithashtu e kontestuar e kryetarit të Kosovës, i cili më pas e bëri të kontestueshëm si postin e tij ashtu edhe zgjedhjen e Qeverisë. Për kapak, ngjau vrasja e dy ushtarëve amerikanë në Frankfurt të Gjermanisë, nga, siç e cilësoi policia gjermane, një kosovar, për të cilin thuhet se ka lindur në Gjermani, por nuk thuhet nëse është shtetas gjerman. Çfarëdo që të jetë, fakti është se familja e tij i ka rrënjët në Kosovë dhe fakti tjetër është se vrasjet i bëri, me gjasë, nga urrejtja fetare. Për shkak të veprës së tij të shëmtuar, Kosova sërish u bë objekt i kryetitujve të gazetave botërore dhe, sërish, për të keq. Bile për shumë të keq.

    E se duket se përfaqësuesit tanë nuk e kanë as disponimin e as mendjen që të përpiqen të përmirësohen, e tregoi seanca e parë e Kuvendit pas zgjedhjes tragjikomike të institucioneve. Që në pikën e dytë të rendit të ditës u paraqit kërkesa e pabesueshme e deputetit Ibrahim Makolli, i cili hëpërhë shtron detyrën e kryetarit të AKR-së: “Në transkript shkruan se janë 65 vota për Qeverinë, e do të duhej që vota e presidentit të mos numërohej dhe të jetë 64 në favor të Qeverisë”. Fjalinë gjysmëkonfuze (duket me qëllim “të pështjelltë”) deputetëve ua përktheu Ardian Gjini: “Ajo që tha Makolli është ‘Na e kemi bâ, por po e shkruajmë se s’e kemi bâ’”, që më pas u sqarua me duplikën e Makollit: “Nuk thashë mos të numërohet, por thashë që të mos numërohet si votë e vlefshme”. Ende nuk e kam të qartë si numërohet diçka e pavlefshme, por te ne, e sidomos në këtë Kuvend, gjithçka është e mundur.

    Sido që të jetë, përpjekja e besnikut të kryetarit është shumë e kuptueshme, marrë parasysh se nga gazeta jonë kishte kuptuar se ish-shefi i partisë së tij e kishte shkelur Kushtetutën në momentin kur e çoi dorën për të votuar në favor të Qeverisë. Duket se për kot, në KTV, përpiqej t’ia hidhte fajin Kuvendit për shkeljen e Ligjit të Protokollit shtetëror. Për shkak se, thuajse qëllimisht, i harronte ca detaje. Një, mund të ishte fakti se me dhënien e betimit, ish-shefi i Makollit e kishte nisur ushtrimin e funksionit të kryetarit të shtetit. As me rastin e leximit të betimit, e as me rastin e leximit të fjalimit inaugurues nuk e kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë as gojarisht e as me shkrim... këtë do ta bënte disa orë më vonë. Pra, në momentin kur votonte për qeverinë e bënte njëkohësisht në cilësinë e kryetarit, deputetit dhe të kryetarit të AKR-së.

    Për një njeri që e ka dhënë betimin se do ta respektojë Kushtetutën, supozohet se do ta ketë lexuar atë, prandaj edhe do të duhej të dinte se nuk kishte pse të kthehej në ulësen e deputetit. Nga ana tjetër, është bajagi e pashpjegueshme se si asnjëri nga ata deputetët që e rrethonin nuk i tha – “mos eja me ne, se ti nuk bën të votosh”. Për më tepër, si u bë që smsxhiu nuk ia dërgoi një porosi për t’i thënë se nuk duhej ulur aty? Apo ishte aq euforik pas fitores së shënuar me zor, saqë mendoi se askush nuk do ta vërente “këtë gabim të shkaktuar nga lodhja”, siç do të shprehej Pacolli, pas disa ditësh. Po qe se është “gabim”, pse atëherë insistimi që “vota valide/jovalide” të shlyhej nga evidenca. Për të thënë nesër para Gjykatës Kushtetuese se shkelja nuk ka ndodhur apo se Kuvendi, edhe pse nuk ka kompetencë për këtë, vendosi ta falte atë?

    Kjo quhet përpjekje për ta penguar drejtësinë. Në fakt, është një përpjekje, sado paradoksale të duket, që nëpërmjet mekanizmit demokratik të diskutimit e pastaj edhe votimit të falsifikohet një e dhënë evidente, dëshmitarë të së cilës kanë qenë jo vetëm anëtarët e Kuvendit, por shumë e shumë kosovarë që e kanë përcjellë të gjithë ngjarjen nëpërmjet ekraneve televizive.

    Por më tronditësja në gjithë këtë përpjekje falsifikuese ishte pjesëmarrja e qëllimshme e zëvendëskryeministrit e njëherësh ministër i Drejtësisë. Javën paraprake ishte ai që e kërkoi pauzën pesë-minutash që në fund u nëntëfishua. Atëherë si deputet e kishte pasur atë të drejtë. Si jurist mbase nuk do ta ketë pasur, e këtë do ta vërtetojë Gjykata Kushtetuese. Kësaj radhe çoi dorën dy herë për të dalë në foltore. Herën e parë e injoruan, të dytën i dhanë leje të dilte në foltore, përcjellë nga komenti i kryeparlamentarit: “Hajde Qeveria me sqarimin, por veç ta dini se procesverbali nuk mund të ndryshohet”.

    Dhe Kuçi doli në foltore dhe e tha këtë: “Unë mendoj se sqarimi shkon në këtë drejtim. Kuvendi nuk e ka kompetencën që ta ndërrojë transkriptin. Nuk është transkripti në rend të ditës... Askush nuk do që të thuhet se s’kanë votuar 65 veta. Por administrata e Kuvendit duhet të thotë se 64 (vota) janë të vlefshme. Dhe, tekefundit, procesverbali miratohet me vota”.

    Teksa e dëgjoja këtë deklaratë, duke mos u besuar veshëve, m’u kujtua një barsoletë e moçme për konsulentin ndërkombëtar, e që përafërsisht tingëllon kështu:

    “Një ditë konsulenti u ngjit kodrës dhe erdhi te bariu që kishte çuar kopenë e deleve për të kullotur. U ndal, uli xhamin e veturës dhe e pyeti bariun:
    - A do që të të tregoj se sa dele i ke?
    Ky e shikon dhe i thotë: “Ani de, mbasi po ke qejf”.
    Konsulenti e merr kompjuterin, i hallakat disa formula dhe triumfalisht i kthehet dhe i thotë:
    - I ke 200 dele. A ia qëllova?
    Bariu ia konfirmon.
    - E mbasi ia qëllova, a po ma jep një dele, pra?
    - Paj merre, mbasi bash po insiston.
    Konsulenti e merr kafshën, e fut në veturë. Starton motorin dhe do që të niset. Bariu e ndal.
    - A do të të tregoj se çfarë je ti?- i thotë bariu konsulentit.
    - Hajde.
    - Ti je konsulent ndërkombëtar.
    - E pabesueshme! Si ia qëllove?
    - Së pari erdhe i paftuar. Së dyti, më tregove diçka që nuk të kërkova dhe që tashmë e dija. Dhe, në fund, kthema atë qen që ma more!”

    Në rrethana paksa të modifikuara, zëvendëskryeministri u çua absolutisht i paftuar, në cilësinë e përfaqësuesit të ekzekutivit, për t’ia dhënë një interpretim legjislativit që askush nuk ia kishte kërkuar dhe që sipas pozitës nuk i takonte ta jepte, për të vërtetuar edhe një herë atë që e dinim të gjithë – se atë ditë 65 veta kanë votuar për Qeverinë dhe 1 kundër, dhe se njëra nga ato 65 votat ka qenë e Pacollit – në kundërshtim me rregulloren dhe, çka është më me rëndësi, në kundërshtim me Kushtetutën. Në vend të përkrahjes në formën e ndërrimit të procesverbalit, e hëngri një formulim dinak të kryeparlamentarit: “Kush është për propozimin e Makollit”. U çuan duart për dhe kundër, dhe u konstatua se deputetët ishin kundër këtij propozimi. Kryeparlamentari ia doli ta barazonte rezultatin pas pësimit që kishte përjetuar me rastin e pauzës 45-minutash.

    Në legjislativin e kaluar nuk ka pasur ditë që dikush të mos jetë ankuar se Qeveria po e udhëhiqte agjendën e Kuvendit. Tentativa e fundit e Kuçit ishte kthimi në avazin e vjetër. Dalja e tij në foltore ka qenë sinjalizimi i njeriut të dytë edhe të partisë, që do të duhej votuar propozimin e partnerit të koalicionit, ashtu që të sigurohej mandati i kryetarit, e për pasojë edhe i Qeverisë. Sepse, në bazë të kërkesës së parë që deputetët e parashtruan javën që po e lëmë pas, Gjykata Kushtetuese do të mund të vendoste se procedurat që kanë shpënë te zgjedhja e kryetarit të Kosovës nuk janë në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, me ç’gjë, siç e shpjegoi kryetari i Gjykatës Kushtetuese, do të anulohej zgjedhja e Pacollit dhe e gjithë procedura. Rezultati do të ishte votimi i ri. Kësaj radhe, për më tepër, do të jepej edhe qëndrimi i Kushtetueses se a kërkohet edhe “kuorumi i kualifikuar” për dy rrathët e parë të votimit (pra të dallojë nga kuorumi i thjeshtë i përcaktuar me Rregullore sipas së cilës kërkohen 61 deputetë), që do ta bënte zgjedhjen e Pacollit të pamundur po të votohej sërish.

    Nga ana tjetër, meqë ka mbetur formulimi i transkriptit dhe i procesverbalit dhe, meqenëse pa dashur Makolli dhe Kuçi u deklaruan në mënyrë indirekte se frikohen se mund të ketë pasur shkelje të Kushtetutës atëherë kur ka votuar Pacolli, mund të ketë kërkesë të re për vlerësimin e respektimit të Kushtetutës. Rezultati këtu do të mund të ishte verdikti që do ta obligonte Pacollin që të jepte dorëheqje. Në këtë situatë Krasniqi do të na bëhej sërish u.d. kryetari dhe me gjasë do të duhej ta mandatonte kryeministrin e ri, sepse kjo qeveri do të mund të binte po qe se partneri i vockël AKR-ja, do të zgjidhte të tërhiqej së bashku me ish-shefin e vet.

    I gjithë ky mishmash ndodhi dy ditë para se të bëhej publike data e nisjes së bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Ndodhi që Kuvendni të humbte minuta të çmueshme që të merrej me një tentativë falsifikimi të këtillë në vend se ta qiste në rend të ditës platformën a skicën e platformës për bisedime me Beogradin. Serbia ka muaj që e ka caktuar koordinatorin e vet të ekipit “bisedimor”, e ne nuk e kemi as idenë më të vogël për çfarë do të flasim, por vetëm mbështetemi në “vijat e kuqe që do t’i caktojë Brukseli”. E vijat e kuqe që i ka caktuar Brukseli nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës – por me dëshirën urgjente që Serbisë t’i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në BE.

    A po dini nga jeni nisur, zotërinj, e nga po na merrni neve me vete? Është vështirë të besohet se mbledhja e Kuvendit të hënën do ta japë përgjigjen në këtë, aq sa është vështirë që atë ditë do të dalim me strategji dhe ekip të mirëfilltë për bisedime, e që këto të mos jenë zgjedhje të imponuara.



    flaka@koha.net

  17. #37
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga linnda... Lexo Postimin
    Ajdee bre pash Zotinn mos em lodh moo se spo kam koh me u marr me fjal tua me kto shprehje jo njerzore :@

    ......po normal qe ski koh mu mirr me fjal te mija , ti mirresh me fjal te serbeve dajve tu , qato s'tpremton koha per fjal t'mija....


    ....po normal ato t'shkive jan njerzore....

    pela niher....

  18. #38
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga orhideja Lexo Postimin
    ...Nuk them qe Hasha s'paska luftu..
    Ka luftu, ka luftu.. por jo me shkije!
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  19. #39
    he he hee... Maska e halla mine
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    brojë
    Postime
    1,466
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Peri kputet ku esht me i holl.
    Kjo thenje popullore na shpie te dyshimi se Evropa e ka me hile dialogun shqiptaro/serb.
    Pse me hile evropa..?
    Ne kemi lidere me vizione te qartuna kombetare..
    Evropa dialogon me keta tanet.. qe i kemi "zgjedhur" vete.
    Njehere e njekohe evropa s'na pyeste fare(berlin, londer) dhe mund te themi se e kishte me hile, por sot jo, sot po na kana..

    Me hile qysh po me doket, veq pak, sa mos me thane, e kane lideret me vizione..
    Asnjë kompromis, kurr asnjëher.. deri n'apokalips!

  20. #40
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ......po normal qe ski koh mu mirr me fjal te mija , ti mirresh me fjal te serbeve dajve tu , qato s'tpremton koha per fjal t'mija....


    ....po normal ato t'shkive jan njerzore....

    pela niher....
    Kujdes edhe njehere me shprehjet tua...Nese s'je i kyqyn ne politik atehere mbylle gojen,se ti as nuk je ka e di se qfare kuptimi ka postimi im.Njehere anlizoo mire e mire e mandej shkruj.
    A u kuptum se spo kam nerva me qa kopalla me ty siq thot populli :@

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •