Pacolli merr urime pėr zgjedhjen e tij president
Behgjet Pacolli ka marrė njė sėrė urimesh pėr zgjedhjen nė detyrėn e re si president i Republikės sė Kosovės. Zyra pėr informim e Presidencės pėrmes njė komunikate bėri tė ditur se gjatė ditės sė enjten,
Pacollin e kanė uruar presidentja e Konfederatės sė Zvicrės, presidenti i Italisė, kryeministri i Shqipėrisė dhe presidenti i Maqedonisė.
Pacolli pas urimit tė parė qė mori ditėn e zgjedhjes si president i Kosovės nga presidenti i Shqipėrisė, Bamir Topi, tani vetėm tri ditė pas kanė ardhur edhe njė sėrė urimesh.
Nė njoftimin e Zyrės pėr informim tė Presidencės bėhet e ditur se presidentja e Konfederatės sė Zvicrės, Micheline Calmy-Rey e ka uruar presidentin e sapozgjedhur tė Republikės sė Kosovės.
Me rastin e zgjedhjes President i Republikės sė Kosovės, kam kėnaqėsinė qė, nė emėr tė Kėshillit Federal Zviceran, tju shpreh pėrgėzimet e mia tė ngrohta dhe dėshirat mė tė mira pėr suksesin e misionit tuaj tė lartė dhe pėr prosperitetin e popullit kosovar. Lidhjet tona tė miqėsisė dhe bashkėpunimit tė tashėm do tė intensifikohen edhe mė nė tė ardhmen, ka thėnė nė urimin e saj Calmy-Rey.
Kurse presidenti i Italisė, Giorgio Napolitano nė urimin e tij drejtuar presidentit Behgjet Pacolli, ka shprehur mbėshtetjen e plotė tė Italisė pėr perspektivėn evropiane tė Kosovės.
Italia ėshtė shumė e angazhuar nė Kosovė, qoftė nė planin dypalėsh, po ashtu edhe pėrmes pjesėmarrjes nė misionet ndėrkombėtare, nė mbėshtetje tė sigurisė, tė forcimit tė rendit dhe tė ligjit, si dhe tė zhvillimit ekonomik. Dėshiroj shumė qė marrėdhėniet tona dypalėshe tė vazhdojnė me intensifikimin dhe thellimin e tyre, ka thėnė ai.
Edhe kryeministri shqiptar Sali Berisha uroi Pacollin dhe ka siguruar se qeveria shqiptare dhe ai personalisht do tė jenė tėrėsisht tė angazhuar dhe tė vendosur pėr tė ndėrtuar marrėdhėniet mė tė shkėlqyera e vėllazėrore pėr ecjen pėrpara nė rrugėn e pėrbashkėt euroatlantike.
Unė ruaj besimin se, si President i shtetit mė tė ri tė Evropės, ju do tė sillni njė kontribut tė ri nė konsolidimin e mėtejshėm tė kėtyre arritjeve dhe nė shndėrrimin e Kosovės nė njė faktor edhe mė tė rėndėsishėm paqeje e stabiliteti dhe promovuese tė miqėsisė e tė bashkėpunimit nė rajon, ėshtė shprehur ai.
Njė urim pėr presidentin e sapozgjedhur tė Kosovės ka dėrguar edhe presidenti i Maqedonisė, Gjorgji Ivanov, i cili tha se do tė angazhohet pėr njė rajon tė qėndrueshėm dhe tė begatė me perspektivė euro-atlantike.
Jam plotėsisht i bindur qė, nė njė kohė tė shkurtėr, me forca tė pėrbashkėta, do tė nxisim dhe forcojmė marrėdhėniet mes dy shteteve tona dhe me kėtė do tė kontribuojmė nė thellimin dhe intensifikimin e bashkėpunimit tė ndėrsjellė mes Republikės sė Maqedonisė dhe Republikės sė Kosovės, ka thėnė Ivanov.
Nga liderėt rajonal dhe evropian njė mesazh urimi pėr zgjedhjen e Pacollit president i Kosovės ka dėrguar edhe pėrfaqėsuesi i OKB-sė nė Kosovė, Lamberto Zannier.
Ky i fundit shkruan se ndjehet i kėnaqur me zgjedhjen e Pacollitpėr president, ngase ka bindje tė fortė se ai do tė jap maksimumin pėr ti sjellė komunitetet e ndryshme tė Kosovės.
Ashtu siē e keni cekur edhe nė fjalimin pėrurues, do tė fokusoheni nė bashkėpunimin rajonal, dialog, prosperitet dhe integrimin evropian. Respektimi i diversitetit, bashkėpunimi rajonal dhe angazhimi pėr paqe janė vlerat themelore tė Kombeve tė Bashkuara, ka thėnė Zannier, i cili nė emėr tė Sekretarit Gjeneral, shprehu pėrkushtimin pėr angazhim nė pėrmbushjen e qėllimeve tė pėrbashkėta.
Krijoni Kontakt