Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 70
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216

    PDK i bën ftesë zyrtare AKR-së për koalicion qeverisës

    PDK i bën ftesë zyrtare AKR-së për koalicion qeverisës

    Prishtinë, 10 shkurt 2011 (Kosovapress) Koha 18:55

    Kryesia e PDK-së në mbledhjen e saj, të cilën e ka mbajtur të enjten mbrëma, ka vendosur të procedojë me fillimin e bisedave formale për krijimin e koalicionit të ardhshëm qeveritar. Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK ka vendosur t’i bëjë ofertë zyrtare Aleancës Kosova e Re (AKR) për të zhvilluar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje për qeverinë e ardhshme. Sipas tij, partitë të cilave nuk do t’u bëhet ftesë nga PDK-ja janë LDK, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Krasniqi ka thënë se takimet për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës do t’i udhëheqë kryetari i PDK-së, njëherësh mandatari për krijimin e qeverisë së ardhshme Hashim Thaçi.

    Ai ka shtuar se shumë shpejt do të ketë takime edhe me ekipin e AKR-së, në mënyrë që të konkretizohen hapat e ardhshëm në funksion të krijimit të institucioneve të dala nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

    Krasniqi: PDK, ftesë zyrtare AKR-së për koalicion qeverisës
    (Video)
    “Si PDK kemi vendosur që t’i bëjmë ftesë zyrtare për ofertë zyrtare koalicionit Aleanca Kosova e Re për të zhvilluar bisedimet në funksion të arritjes së një marrëveshjeje për qeverinë e ardhshme dhe për institucionet tjera. Ekipi i PDK-së i udhëhequr nga kryetari i PDK-së dhe mandatari për krijimin e qeverisë së ardhshme Hashim Thaçi do t’i udhëheqë këto bisedime besoj se shumë shpejt do të ketë takime edhe me ekipin e AKR-së në mënyrë që të konkretizohen hapat e ardhshëm në funksion të krijimit të institucioneve”, ka thënë Krasniqi, duke sqaruar se bisedat me ekipin e AKR-së mund të procedojnë që nga ky moment e tutje.

    Për sa i përket nëse do të pranojë PDK-ja që në të ardhmen të jetë Behgjet Pacolli president i Kosovës, Krasniqi ka thënë se oferta e Partisë Demokratike të Kosovës është çështje që do të diskutohet në këto takime zyrtare që pritet të fillojnë. Ai ka shtuar se do të ketë biseda edhe me Listën Ibrahim Rugova e cila ka një mandat në kuadër të koalicionit parazgjedhor me AAK-në, si dhe me partitë tjera nga radhët e pakicave që kanë fituar gjithsej 25 vende.

    Krasniqi: Do të zhvillojmë bisedime edhe me partitë e tjera
    (Video)
    “Unë sot ju konfirmoj se ne do të zhvillojmë bisedime me AKR-në, ndërsa edhe për partitë e tjera duke përfshirë edhe Listën Ibrahim Rugova dhe partitë minoritare është një çështje e zhvillimit të takimeve të ardhshme, por mund të ju them se në parim ne kemi vija të përbashkëta dhe pajtim për të pasur një qeveri apo një pjesëmarrje edhe të të tjerëve në qeverinë e udhëhequr nga PDK-ja”, ka thënë ai.

    I pyetur rreth mundësisë së krijimit të Qeverisë para datës 17 shkurt, kur shënohet trevjetori i pavarësisë së Kosovës, Krasniqi ka thënë se PDK po punon për formimin e qeverisë deri para kësaj date.

    Krasniqi: Ne ende po punojmë në atë drejtim
    (Video)
    “Ne gjatë gjithë kohës ju kemi thënë se është edhe vullneti edhe qëllimi i Partisë Demokratike të Kosovës që të arrihet një marrëveshje për qeverinë e ardhshme dhe për institucionet më së largu deri më datën 17 shkurt dhe ne ende po punojmë në atë drejtim dhe kemi një optimizëm duke i parë zhvillimet se do të ndodhë një gjë e tillë”, është shprehur Krasniqi.

    Mirëpo ai bëri të ditur se partitë të cilave nuk do t’u bëhet ftesë nga PDK-ja janë LDK, AAK dhe Lëvizja Vetëvendosje.

    Krasniqi: Nuk do t’u bëhet ftesë LDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes
    (Video)
    “Nuk ka absolutisht një vendim për t’i ftuar qoftë LDK-në, qoftë Vetëvendosjen apo AAK-në”, ka thënë Krasniqi.

    AKR deri më tash ka këmbëngulur për postin e presidentit, si kusht për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit.

    Ndryshe, PDK ka dalë partia e parë në zgjedhjet e 12 dhjetorit, duke siguruar 34 mandate, LDK 27 mandate, Lëvizja Vetëvendosje 14 mandate, AAK 12 mandate, AKR 8 mandate. Partitë tjera që kanë fituar mandate janë ato nga radhët e komuniteteve, SLS me 8 mandate, JSL 4 mandate, KDTP 3 mandate, Koalicioni VAKAT 2 mandate, ndërsa nga një mandat kanë fituar PDAK, PAI, SDSKIM, NDS, BSDAK, IRDK, GIG dhe PREBK. Nuk është ende e sigurt nëse të gjitha partitë nga radhët e komuniteteve do të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme të vendit. /V.Dana/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Me fat e sretno vllada e re me serb e kruat e magjup , por me më pak shqiptar ne vendim marje te kesaj qeverie.
    Loti... diq po qalon vizioni i Thaqit apo kshtu ka dashur,se dijë se kure do te vetdijsoheni ,se po kta jon ata serbet qe dikur helmuan ,vran e masakruan shqiptar apo ket po deshironi qe te ndodh por tani me kartel parlamenti.
    mjer per ata qe ju besojn ,mjer per brezat qe vin e mesojn se pas 10 vjetesh ku serbi masakroj shqiptar tani ju po ua mundsoni te i masakrojn me laps.
    Zoti u paft.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    mjer per ata qe ju besojn ,mjer per brezat qe vin e mesojn se pas 10 vjetesh ku serbi masakroj shqiptar tani ju po ua mundsoni te i masakrojn me laps.
    ...ti i ke ngjit ....

    ti nese s'bon vetvrasje ose mu fur , ti ke plas prej xhelozis egoizmit......shpyrti i zi qe e ki ka me te l'shu.....mos e paqa nji jet si tende .

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga Loti-99 Lexo Postimin

    ----po hajde more perhajr ....

    Suksese edhe me tutjeshme ....
    perpara Kryeminister ska tesh qe t'ndal.....

  5. #5
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    Me fat e sretno vllada e re me serb e kruat e magjup , por me më pak shqiptar ne vendim marje te kesaj qeverie.
    Loti... diq po qalon vizioni i Thaqit apo kshtu ka dashur,se dijë se kure do te vetdijsoheni ,se po kta jon ata serbet qe dikur helmuan ,vran e masakruan shqiptar apo ket po deshironi qe te ndodh por tani me kartel parlamenti.
    mjer per ata qe ju besojn ,mjer per brezat qe vin e mesojn se pas 10 vjetesh ku serbi masakroj shqiptar tani ju po ua mundsoni te i masakrojn me laps.
    Zoti u paft.
    O patriot
    me planin e ahtisarit te gjith e dimqe ne qeverin e kosoves cilaparti shqiptare qe fiton duhet ti ket minoritetet ne qeveri
    se di pse folni kot

    ndersa sa u perket partive shqiptare ato besoi se do te jen PDK-AKR-Lista Ibrahim Rugova-Lvizja per Bashkim qe do te ndahet nga vetvendosja 100%etj.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    pacolli pat then dite me pare se ai deshiron te behet tita e kosoves!
    me kete 'qeveri' dhe me president pacollin kosova duket si ish jugosllavia!

    nese konstituohet kjo qeveri serbia do te perfitoi dhe keta qe te dyte jane te shantazhuar dhe pranojne lloje lloj koncesionesh!

    duhet qe pacolli te verifikohet a mos eshte nen hetime dhe a mos ka dosje!
    nese ky behet president dhe si ish 'bashkepuntor' i ngushte i selim broshes eshte
    e pa mundur te mos hetohet nga ndonje trupe e euleksit !!

    pacolli dihet se ka qene i hetuar edhe nga prokuroria zvicerrane per alleshvereshet e tij me qikat e jelsinit dhe me disa tjere lojtar te kazakistanit!
    konkretisht presidentin e ketij vendi me kete te fundit akoma nuk ka perfunduar loja!

    nje president si pacolli qe me 2% behet president dhe nje njeri teresisht i dyshuar
    per shendetin e lig te kosoves kjo do te jete etapa ku mund edhe antibiotiket te deshtojne!

    serbia+rusia as ne kohen e ish jugosllavise nuk e kane pas njeriun me proserb
    ne krye te ksak!

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...ti i ke ngjit ....

    ti nese s'bon vetvrasje ose mu fur , ti ke plas prej xhelozis egoizmit......shpyrti i zi qe e ki ka me te l'shu.....mos e paqa nji jet si tende .
    O ..shkavell ndegjo mir .Une jom shqiptar edhe ne dit te mira edhe ne dit te kqia.
    Une s"jom lahper ti lepij kart e shkieve e te magjupve e te thaqve. degjo oj ndyrsir , une si perfalem as thaqit tend as ty e as kujt.Veq nji Zot adhuroj dhe respekt shqiptarit te urt e burre ,qifti yt as qe me ben te mendoj se si dua te jetoj.
    Ti po i thrret shkiet por une jom aq trim sa ti se ke iden .Une o do vritem o do jetoj gjithnji pa frik dhe pa ja puthur askujt doren.
    Nese ta merr mendja se po me ven ne pikpytje se si ta bej jeten e ke shum gabim.
    Une i friksohem jetes se turpshme si ksaj tuajes...i till sdu te jetoj ,por une do jetoj gjithnji me dinjitet malsori.
    Une sjom bothlepires.
    Une spo kerkoj si ti jet per vete por per ket komb te shum vujtur.
    Ik e mos u duk se te njof, tani na je rikthyer ne forum .Rri rehat se pote largojm prap edhe nga forumi edhe nga Kosova e te perze per serbi aty ku ke vllezrit tuaj.
    Ndryshuar për herë të fundit nga ganimet : 10-02-2011 më 15:59

  8. #8
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    O shka ndegjo mir .Une jom shjqiptar edhe ne dit te mira edhe te kqia.
    Une sjom lahper ti lepij kart e shkieve e te magjupve e te thaqve. degjo oj ndyrsir une si perfalem as thaqit tend as ty e as kujt.Veq nji Zot adhuroj dhe respekt shqiptarit te urt e burre ,qifti yt as qe me ben te mendoj se si dua te jetoj.
    Ti po i thrret shkiet por une jom aq trim sa ti se ke iden .Une o do vritem o do jetoj gjithnji pa frik dhe pa ja puthur askujt doren.
    Nese ta merr mendja se po me ven ne pikpytje se si ta bej jeten e ke shum gabim.
    Une i friksohem jetes se turpshme si ksaj tuajes.
    Une sjom bothlepires.
    Une spo kerkoj si ti jet per vete por per ket komb te shum vujtur.
    Ik e mos u duk se te njof, tani na je rikthyer ne forum .Rri rehat se pote largojm prap edhe nga forumi edhe nga Kosova e te perze per serbi aty ku ke vllezrit tuaj.
    Kur nuk ta qete mos hyn ne loje,se ju nuk dine gja tjeter veq me perjashtu se ndryshe nuk mundeni....papaaa
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    O shka ndegjo mir .Une jom shjqiptar edhe ne dit te mira edhe te kqia.
    Une sjom lahper ti lepij kart e shkieve e te magjupve e te thaqve. degjo oj ndyrsir une si perfalem as thaqit tend as ty e as kujt.Veq nji Zot adhuroj dhe respekt shqiptarit te urt e burre ,qifti yt as qe me ben te mendoj se si dua te jetoj.
    Ti po i thrret shkiet por une jom aq trim sa ti se ke iden .Une o do vritem o do jetoj gjithnji pa frik dhe pa ja puthur askujt doren.
    Nese ta merr mendja se po me ven ne pikpytje se si ta bej jeten e ke shum gabim.
    Une i friksohem jetes se turpshme si ksaj tuajes.
    Une sjom bothlepires.
    Une spo kerkoj si ti jet per vete por per ket komb te shum vujtur.
    Ik e mos u duk se te njof, tani na je rikthyer ne forum .Rri rehat se pote largojm prap edhe nga forumi edhe nga Kosova e te perze per serbi aty ku ke vllezrit tuaj.
    ...hahahahahahahhahahahahahaa...

    ....po te tregoj ti ke mu trenu , ose ke me fur veten , ose me vra veten , ty ka me te plas shpyrti i zi qe e ki .....mos e paqa nji jet si tenden...
    ti ke lujt ....je s'mu ....
    qyyyyypppp ......

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    O hard horri .mjer per ty .Ti je nji klysh i vogel qe din te lehu por jo te kafshoj.
    I vockel je pasha besen .Se besoi te jesh ti prej atyre qe me mund as me argument ne ket forum e as ne jeten e perditshme.
    Hiqe hipnozen djallezore .
    Ganimet esht ne mend dhe din qka shkruan e flet .ik shporru.

  11. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga ganimet Lexo Postimin
    O hard horri .mjer per ty .Ti je nji klysh i vogel qe din te lehu por jo te kafshoj.
    I vockel je pasha besen .Se besoi te jesh ti prej atyre qe me mund as me argument ne ket forum e as ne jeten e perditshme.
    Hiqe hipnozen djallezore .
    Ganimet esht ne mend dhe din qka shkruan e flet .ik shporru.
    ...kejt vner je zi , flaka dul qe po formohet qeveria e po hec vendi te para .....
    po sje i vetmi serb ti qe sja don te miren Kosoves , ke shok shum ....
    bashkangjitju veriut....

  12. #12
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Nuk u permend se çka i ka ofru PDK-ja AKR-së e kam fjalen cila poste ministërore?!
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    tash po kan probleme me numra nuk po ju dalin numrat me formu qeveri po lypin edhe nga nje deputet meju bashku niher than para 17 shkurtit dote formohet qeveria kjo veq dihej se jo tash me 24 shkurt po thon
    nese edhe pacovi i thot jo vajmedet per ket pushtet
    pra numrat jan kah i duhet per ty formu qeveria e ky premtonte per rritje pagash per qytetar edhe ju dul qe ishte RREN tash po thot qe buxheti duhet te del ne kuvend qe te miratohet qe dote thot ky tenton qe fajin per GENJESHTRA TI tja hedh opozites per mos miratim eventul se pse premtimi ka qen anti ligjor per rritje pagash per qytetar

  14. #14
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Krasniqi sfidon Thaçin

    Drilon Zogaj | 11-02-2011

    Zgjedhja e presidentit të ri të Kosovës është shndërruar në sfidën kryesore të PDK-së për krijimin e qeverisë së re të udhëhequr nga lideri i saj, Hashim Thaçi. Tashmë, këtë post nuk po e kushtëzojnë faktorët ndërkombëtarë, por vetë zyrtarët e PDK-së, të cilët, ndryshe nga praktika e deritashme, insistojnë që edhe ky post t’i takojë PDK-së, konkretisht sekretarit të përgjithshëm të saj, Jakup Krasniqi.

    Siç ka marrë vesh gazeta “Zëri” nga burimet e saja brenda PDK-së, Jakup Krasniqi pa pëlqimin e “krahut” të Thaçit, ka vendosur që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës të mbahet pas dy javësh, me qëllim që të sfidohet çdo ide dhe mundësi që presidenti të zgjidhet nga ndonjë parti tjetër që do të hynte eventualisht në koalicion.

    Sipas këtyre burimeve, Jakup Krasniqi gëzon mbështetjen e një grupi relativisht të madh të deputetëve të PDK-së për të marrë këtë post, grupi i cili po i bën presion Thaçit për të mos ia dhënë atë karrige askujt tjetër, përfshirë edhe Behgjet Pacollit, i cili e ka kushtëzuar hyrjen në koalicion në shkëmbim të këtij posti.

    Në të kundërt, deputetët e PDK-së, të cilët mbështesin Krasniqin për president, nuk do të votonin për asnjë kandidat tjetër të koalicionit, duke e bërë të pamundur zgjedhjen e tij, gjë që do të çonte në zgjedhje të reja.

    Divergjencat brenda PDK-së rreth konstituimit të institucioneve janë vënë re edhe pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, e zhvilluar të enjten.

    Përkundër faktit se Kuvendi i Kosovës i udhëhequr nga Jakup Krasniqi, ka vendosur që institucionet të fillojnë konstituimin më 24 shkurt, anëtari i Kryesisë së PDK-së Memli Krasniqi, ka thënë pas mbledhjes se PDK-ja po punon për formimin e institucioneve të reja para datës 17 shkurt, kur do shënohet trevjetori i pavarësisë.

    “Është vullnet edhe qëllim i PDK-së që të arrihet një marrëveshje për qeverinë e ardhshme dhe për institucionet më së largu deri më datën 17 shkurt dhe ne ende po punojmë në atë drejtim”, ka thënë Krasniqi.

    Lidhur me mundësinë që posti i presidentit t’i jepet liderit të AKR-së, Behgjet Pacolli, Krasniqi ka thënë se për këtë çështje që do të diskutohet në takimet zyrtare që do të fillojnë me AKR-në, Listën “Ibrahim Rugova” dhe me partitë e pakicave.

    Në anën tjetër, Koalicioni për Kosovën e Re, partneri kryesor i mundshëm i PDK-së në koalicionin e ardhshëm qeverisës e kushtëzon hyrjen në Qeveri me ndarjen e postit të presidentit për liderin e saj, Behgjet Pacolli.

    Kjo është konfirmuar sërish të enjten nga deputeti i këtij koalicioni, Ibrahim Makolli, i cili ka thënë se përmbushja e kësaj kërkese do të përcaktoj edhe hyrjen ose jo të AKR-së në koalicionin qeverisës. Në të kundërt, sipas Makollit, edhe AKR do të mbetet në opozitë.

    Ndryshe, gjatë ditës së enjte Kryesia e legjislaturës së kaluar të Kuvendit të Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e fundit, në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e partive, të cilat kanë fituar vende në Kuvend në zgjedhjet e fundit. Pas kësaj mbledhjeje, kryetari në largim i Kuvendit, ka bërë të ditur se Kuvendi i ri do të konstituohet më 24 shkurt.

    Jakup Krasniqi, ka thënë se në këtë seancë konstituive, do të bëhet betimi i deputetëve të rinj, do të zgjidhet kryetari dhe pesë nënkryetarët e legjislaturës së katërt. Ai është shprehur i bindur se edhe deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” do t’i respektojnë ligjet dhe rregullat e Kuvendit me rastin e betimit.

    U.d. i presidentit ka thënë se formimi i institucioneve para ditës kur do të shënohet 3 vjetori i shpalljes së pavarësisë me 17 shkurt, do të ishte i mirëseardhur. Por, sipas tij, në rrethanat aktuale kërkohet një kohë pak më gjatë. “Është e rëndësishme që shkurti do ta përmbyllë këtë proces”, ka thënë Krasniqi.

    Lidhur me përfoljet se ai do të mund të zgjidhet president i Kosovës, në mandatin e ardhshëm pesëvjeçar, Krasniqi ka thënë se kjo çështje i përket partisë së tij.

    http://www.zeri.info/artikulli/1/1/1...sfidon-thacin/

    p.s. Po vazhdon thellimi i perqarjeve ne PDK.
    Tani paskan fillu edhe ndarjet ne 'krahu i Krasniqit' dhe ""krahu i Thaqit"...qe jane dy figurat qendrore te kesaj partie.
    Sipas kesaj mund te konkludojme se nuk do te jete e larget dita kur Kosoves do ti shtohet edhe nje parti e re.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Disa
    Anëtarësuar
    16-12-2009
    Postime
    2,304
    100 her ma mir Jakup Krasniqi mu ba president se pro Rusi Begjet Pacovi.
    1000 zogj pula,kunder nje LUANI.

  16. #16
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Disa Lexo Postimin
    100 her ma mir Jakup Krasniqi mu ba president se pro Rusi Begjet Pacovi.
    Le te behet kush te doje.
    Disa, ti paraqitesh si i rreshtuar mire politikeisht. Ke treguar se je anetar i vetvendosjes ndersa ne anen tjeter nuk e fsheh aspak simpatine per PDK-ne.
    Mua me dukesh shume i pavendosur. Dukesh sikur t'ka fut dikush me zor ne vetvendosje.

    Me siguri e ke percjelle fushaten elektorale dhe e ke verejt se cili eshte raporti mes Vetvendosjes dhe PDK-se. Akuza dhe kunderakuza te panumerta ndermjet vete, qendrime plotesisht te kunderta deri ne urrejtje etj.

    I vetmi opsion qe nuk eshte marre as ne konsiderim per formimin e qeverise eshte Vetvendosje-PDK. Asnjera nuk e preferon tjetren.

    Nese vertet je Vetvendosje duhet te kesh qendrim te kjarte dhe te paluhatshem, duhet te perqosh qendrimin e partise...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Qeveria duhet ta ket edhe shumicen e votes popullore,pdk-akr-lista rugove nuk kan me shume se 45% te votes se popullit,perveq nese Uke Rugova arrin te krijoi grup parlamentar me 6-7 deputet.Deputet e pakicave jane numra ne kuvend por nuk perfaqsojn askend,nje deputet shqiptar eshte zgjedhe me 6000-10.000 vota,keta te pakicave me 300-1000 vota.

  18. #18
    Perjashtuar Maska e Loti-99
    Anëtarësuar
    21-11-2009
    Postime
    216

    Countryman kërkon qeveri kredibile dhe të aftë

    Nga Express më 11 shkurt 2011 në ora 13:39

    Zyrtari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Thomas Countryman, ka thënë se Kosova duhet të jetë e gatshme për të biseduar me Serbinë, ndonëse ka thënë se nuk duhet nxituar. Sipas tij, më i rëndësishëm është zhvillimi ekonomik.

    Nëse dështon zhvillimi ekonomik i Kosovës, atëherë dështon edhe dialogu, ka thënë Kantrimen pas takimit me kryeministrin në largim të Kosovës, Hashim Thaçi.

    Sipas tij, Kosova duhet të ketë një qeveri efikase, kredibile dhe të aftë për të nxitur zhvillimin ekonomik të Kosovës.

    Duke folur për koalicionin e ardhshëm qeverisës, zoti Kantrimen tha se suksesi i një qeverie nuk matet nga gjithëpërfshirja ose jo e klasës politike, por me efikasitetin e saj.

    Nga ana e tij, zoti Thaçi ka konfirmuar se qeveria e ardhshme do të përbëhet nga partia që ai drejton, PDK, Aleanca Kosova e Re, Lista Ibrahim Rugova dhe përfaqësuesit e pakicave kombëtare.

    Zyrtari i lartë amerikan dje qëndroi në Shkup, ku me autoritetet maqedonase bisedoi për marrëdhëniet dypalëshe, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e mediave dhe dialogun politik.

    Para Shkupit, Countryman qëndroi në Tiranë, ku e përcolli mesazhin që ngjarjet e 21 janarit t’i zbardhë drejtësia, ndërsa kriza politike të zgjidhet me dialog.

    Ai ka qëndruar edhe në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar Drejtues (GND) për Kosovën.

    Countryman ka deklaruar në Bruksel se Shetet e Bashkuara e mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe qëndrimin e prerë se nuk mund të ketë negociata për ndarjen territoriale të Kosovës, apo për statusin e Kosovës, në dialogun që do të pasojë menjëherë pas krijimit të institucioneve të Kosovës - dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. (rel)

  19. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    ska kosova fat me behgjetin te jet kryetar ,por nese thaqi nuk ja prish intonacoinin se kure lypet so-la ky thaqi ja ben kripa.,ose fa-mi-re-do.

  20. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-02-2011
    Vendndodhja
    Shkup-Çamëri
    Postime
    96
    Pacolli: AKR do të mbetet në opozitë

    http://www.albeu.com/kosove/pacolli:...opozite/29855/

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •