Close
Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 80 prej 229
  1. #61
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Imami politik

    Askush nga Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dashur të komentojë deklaratat politike dhe fyese që ka bërë imami i Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, për Lëvizjen Vetëvendosje. "Subhan'Allah", ka qenë komenti i vetëm i kryeimamit Sabri Bajgora. Glauk Konjufca thotë se imami është politik dhe i shitur, kurse KDMLNJ’ja vlerëson se është më mirë që Krasniqi të merret me fe.

    Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të imamit të Xhamisë së Madhe të Prishtinës.

    Reagimi ka ardhur pasi që Shefqet Krasniqi, në cilësinë e ligjëruesit islam, duke përzier fenë me politikën, ka folur ashpër kundër Lëvizjes Vetëvendosje të Albin Kurtit, duke e quajtur atë enveriste dhe duke thënë se myslimanët që votuan për të, bënë një mëkat të madh.

    “Vetëvendosja është një lëvizje enveriste dhe myslimanët duhet me qenë larg saj. Është mëkat me ia dhanë votën Vetëvendosjes, por ne nuk kemi punuar për ta sqaruar mendimin e islamit për Vetëvendosjen, sepse nuk ka pasur kohë. Vetëvendosjes, është haram, është mëkat me ia dhanë votën. Kaq”, ka thënë Krasniqi për TV Klan.

    Ndaj këtyre deklaratave publike ka reaguar aktivisti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i cili imamin Shefqet Krasniqi e ka quajtur hoxhë të shitur.

    “Nuk ia vlen të merremi me të, ai është një hoxhë i shitur, hoxhë politik”, ka thënë Konjufca për Express.

    Sipas tij, nuk është hera e parë që imami i Xhamisë së Madhe bën këso deklaratash, duke ofenduar parti të caktuara politike.

    “Ai edhe më herët ka dalë publikisht, duke bërë thirrje që të votohen parti të caktuara politike”.

    Imami Krasniqi ka thënë, po ashtu, se nuk sheh jetë të gjatë për Lëvizjen e Albin Kurtit, sepse votat këtë herë kanë qenë euforike dhe në zgjedhjet e ardhshme nuk do të mund të fitojë shumë.

    Shefqet Krasniqit i ka ardhur keq që partia e biznesmenit kosovar, Behgjet Pacolli, AKR, nuk ka mundur të marrë më shumë vota në zgjedhjet e fundit. Në zgjedhjet e vitit 2007, Krasniqi partisë së Pacollit i ka dhënë edhe përkrahje publike.

    Gjithashtu, Krasniqi ka paralajmëruar PDK-në të mos mendojë se mund të qëndrojë në pushtet gjithmonë, sepse mund t’i ndodhë një situatë si e Egjiptit.

    Askush nga Bashkësia Islame e Kosovës nuk ka dashur t’i komentojë deklaratat e Krasniqit, e as të merret me to.

    Kryemami Sabri Bajgora ka thënë se nuk ka qenë në Kosovë dhe nuk di çfarë ka deklaruar imami. Bajgora ka kërkuar që shkurt t`i lexohet deklarata e Krasniqit dhe, më pas, komenti i tij ka qenë: "Subhan'Allah"!

    Ai ka sugjeruar që për këtë të pyetet zyrtari për media i BIK-ut, Ahmet Sadriu. Ky i fundit ka hapur telefonin dhe nuk ka dashur që të bezdiset gjatë vikendeve.

    “Jam në ambient familjar dhe e kam nënën e sëmurë”, ka thënë shkurt ai.

    Për Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, deklaratat e imamit janë skandaloze.

    Behxhet Shala, drejtor ekzekutiv i KMDLNJ-së, ka thënë se nuk është hera e parë që ky imam bën deklarata të tilla.

    Sipas tij, Krasniqi më shumë merret me politikë, sesa me fe, për të cilën është edhe i thirrur.

    “Ai është më mirë të merret me fenë për të cilën edhe është i thirrur, sesa të bëjë deklarata politike”, ka thënë Shala.

    Më herët, imami Krasniqi kishte shkaktuar reagime të ashpra në opinion, me deklaratat kundër Nënës Tereze. /express/

    P.s Ka rinisur fushata e gazetës Express kundër Imamit Krasniqi, por prapë e kotë, secili njeri ka të drejtë të përcaktohet se cilin krahë politik deshiron t'a përfaqsoj, kurse Vetëfundosja e ka vetëm një hall pse askush nuk po e përkrahë por të gjithë janë kundër saj. Hashim Thaçi shumë shpejt do të rizgjidhet Kryeministër dhe deputetet e Vetëfundosjes do të përngjajnë në ata të pakicave serbe në Parlament.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  2. #62
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Kur ka mbetur qe edhe imamet te bejne fushate propagandistike kunder njeres apo tjetres parti,atehere me te vertet eshte per te thene, subhan Allah!

    O Gimçe, çfare kuptimi ka ne shqip fjala, subhan Allah!?
    Ndryshuar për herë të fundit nga bindi : 06-02-2011 më 08:53

  3. #63
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    511
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Kur ka mbetur qe edhe imamet te bejne fushate propagandistike kunder njeres apo tjetres parti,atehere me te vertet eshte per te thene, subhan Allah!

    O Gimçe, çfare kuptimi ka ne shqip fjala, subhan Allah!?
    Kjo fjale perdoret kur sheh ose ndegjon dicka te cuditshme.

  4. #64
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642
    Citim Postuar më parë nga bindi Lexo Postimin
    Kur ka mbetur qe edhe imamet te bejne fushate propagandistike kunder njeres apo tjetres parti,atehere me te vertet eshte per te thene, subhan Allah!

    O Gimçe, çfare kuptimi ka ne shqip fjala, subhan Allah!?
    Madhëria i takon All-llahut

    Kjo fjal përdorët kur njeriu sheh diçka të pazakontë apo të keqe.
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  5. #65
    Ja rrujt leshin gazeta Express bashk me Behxhet Shalen (qe shiqyr qe din shkrim, se ndryshe se kishim kuptuar cka po flet) imam Krasniqit !

    Kjo gazetari e shitur, meriton te digjet me shishe molotov !
    "Shqiptar, Elhamdulilah"

  6. #66
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Pyetni nje dite kete koketul a ka parti politike, votimi i te ciles nuk eshte poashtu mekat ne kuptim te fese islame. Dhe pse jo, pse po.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Sharri-Liburna
    Anëtarësuar
    13-09-2009
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    2,171
    Citim Postuar më parë nga superboxi Lexo Postimin
    po ta lejojke feja islame qe te adhurojm njerez ky do u bejke njeri me adhuruari ne Kosov por eshte me i preferuari kur dihet qe ky ka luftu per lirin qe ne te dy po e shfrytezojm kete moment dhe me i flliquri dhe me e keqja e kombit jeni ju dhe ata si ju qe jan.
    ja rrofsh magarices ti dhe ky majmuni qe naj paska dhan lirin

  8. #68
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Ky hoxhe nuk e don askend, ky krejt i urren, mos i kushtoni vemendje aq shume.

  9. #69
    Musliman-Shqiptarë-krenar Maska e gimche
    Anëtarësuar
    24-02-2009
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    3,642

    Kthetrat e Vetëvendosjes

    Kthetrat e Vetëvendosjes

    Ende pa i marrë këmbët e saj Lëvizja Vetëvendosje ka filluar ti lëshoj kthetrat e saj.

    Pas deklarimeve qytetare të Dr.Shefqet Krasniqit në TV Klan Kosova në cilësinë e analistit për ngjarjet e fundit në Egjipt dhe ato në Kosovë, ku mes tjerash Doktori shprehu mendimin e tij qytetar për Lëvizjen Vetëvendosje filluan reagimet dhe shfaqja e anës reale të vetëvendosjes.

    Deklarata e Glauk Konjufca për Ekspresin “Nuk ia vlen të merremi me të, ai është një hoxhë i shitur, hoxhë politik” është edhe një argument më shumë për kulturën dhe mendimin real të Vetëvendosjes për Islamin dhe myslimanët e veçanërisht për Imamin më aktiv dhe më me popullaritet dhe përkrahje në Kosovë.

    Hezitimi i myslimanëve në Kosovë ndaj lëvizjes vetëvendosje është i lidhur herët me profilin e kandidatëve që është kujdesur që të zgjedh kjo lëvizje, ku shumica absolute janë ateistë. Si shembull mund të përmendim Alma Lama që në mënyrën me banale pati blasfemuar me parimet islame si për mbulesën islame, çështje kjo që pati ngjalluar reagime anekënd kombit shqiptar.

    Thjeshtë pak nga pak të gjithë do ta kuptojmë realitetin për Lëvizjen Vetëvendosje.

    Në fund të fundit Islami përfshinë edhe aspektin politikë dhe nuk i takon rebelëve të Vetëvendosjes të i vënë korniza atyre .

    BIK është shpesh herë e ngutshme dhe e pamëshirshme me deklarimet për njerëzit e saj por jo edhe për të tjerët . Shpresojmë të jetë e matur në deklarimet e saj. /Ekuilibri/
    Ti je hija e Kastriotit
    Ti je gjoksi i të madhit Hamzes
    Ti je kullë fuqi baroti...

  10. #70
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Thjeshtë pak nga pak të gjithë do ta kuptojmë realitetin për Lëvizjen Vetëvendosje.

    ....une e kam kuptu moti ket levizje , edhe jam terhjek prej saj , du at te them se isha antar i saj dikur me heret para kater vitesh ....
    e kam vrejt se ne te ka njerz te krymbur si p.sh , albinja , kojnufca-matrapazi, edhe krasniqi dhander i shkive....kshtu qe pata vendos me u terhjek dhe jam terhjke sepse pash qe ka gisht serbia ne ket levzija , kjo levzija duhet te eliminohet sa me par ...do te thot qe ti japim edhe nji goditje te fort serbis ti tregojm se ajo nuk mundet te formoj grupe rrebelash ne Kosove.....
    i bej apel te gjithve shqiptare ata qe ndjejn veten shqiptar qe ta injorojn ket parti ...

    LVV , Jasht Kosoves...

  11. #71
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    i bej apel te gjithve shqiptare ata qe ndjejn veten shqiptar qe ta injorojn ket parti ...

    LVV , Jasht Kosoves...
    Kjo eshte per tu thane.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  12. #72
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2011
    Postime
    23
    - Pse kush na qenka imam Shefqet Krasniqi ? Aj met vertet eshte nje hoxh i shitur tek Behxhet Pacolli. Aj eshte nje ekstremist i rrezikshem, i cili me se paku i intereson kombi i tij. Dhe tek e fundi nga e di aj se a eshte apo jo haram vota per VV. Pse mos per partine e atij Rusit i cili vetem Zoti e di se nga i fitoj tere ato pare per nje koh aq te shkurter. Un per veti dyshoj qe i ka bere ne menyr te ndershme. E dini cili ka qen premtimi i par i Pacollit nese do behej president i Kosoves ? Do te kthej te gjith serbet ne Kosove.

  13. #73
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga H.A.M Lexo Postimin

    Nuk u bazuam te asnje hoxh,po e vertet eshte se VV nuk i nevoitete Kosoves.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

  14. #74
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    04-02-2011
    Postime
    23
    Citim Postuar më parë nga ardiana luzha Lexo Postimin
    Nuk u bazuam te asnje hoxh,po e vertet eshte se VV nuk i nevoitete Kosoves.
    Ndoshta VV nuk eshte zgjidhja ma e mir per Kosoven, por me thuaj cila parti ne Kosove eshte me e mir. Hidhjav nje sy raporteve dhe gazetave nderkombtare edhe e vren ndryshimin ndermjet partive ne Kosove.

  15. #75
    Se pari me duket se kjo teme eshte hapur edhe njehere, por sa shofe ka shume urrejtje ndaj Levizjes Vetevendosje - Albin Kurtit. Secili nga nesh ketu ne forum ka te drejte te thote e te shkruan ate se cka mendon sepse eshte e drejte personale e cdo njeri ket ne kete forum te shprehet ate se cka ne fakt mendon, por natyrisht pa offendime personale, them pa offendime personale sepse ka disa komnetues ketu qe vete ofendojne te tjerit te cilet nuk kane mendimet e njejta sikurse ata.

    Une do i them arsyet e mia perse ky hoxhe ka gabuar qe eshte eshte deklaruar ne ate menyre se si eshte deklaruar dhe ajo deklarate eshte vetem nje deklarate e tija personale dhe asgje ma shume.

    Shof Gimche qe aty ke vendosur " Musliman-Shqiptarë-krenar " dhe une respektoje ate sepse eshte mendimi juaj personal. Mirepo une si Arian se pari ndihem Krenar qe Jam SHQIPTAR e me pastaj i perkas fese Muslimane. E them keshtu sepse nuk munde te them qe se pari jam Musliman e me pastaj Shqiptar sepse ashtu ne rradhe te pare beje ndasi nderfetare tek Kombi jone Shqiptar. Se dyte mendoje qe aspak nuk kemi te perbashket me Muslimanet e Bosnjes apo Muslimanet e vendeve Arabe. Por me shume kemi te perbashket me Shqiptaret e fese Katolike dhe asaj Ortodokse. Dhe mos te harrojme qe feja e te pareve tane ka qene Ortodokse dhe Katolike.

    Sipas mendimit tim kjo deklarate e ketij Hoxhe - Shefqet Krasniqit eshte me shume nje deklarate politike se sa deklarate Kombetare apo fetare. Sepse te thuash qe Shqiptaret Muslimane kane bere mekat qe kane dhene voten e tyre Vetevendosjes - Albin Kurtit i bie qe eshte mekat qe populli shumice Shqiptare e Kosoves te vendos vete per fatin e tij dhe eshte mekat qe Shumica Shqiptare e Kosoves te kerkoje ate se cka i takon pra Bashkimin e Tokave tona Shekullore, dhe natyrisht sipas mendimit tim kjo deklarate e ketij Hoxhe ne kohe afategjate mund te luaj rol negativ ne mardhaniet tona nderfetare - pra tek Kombi Shqiptar.

    Plotesisht besoj qe edhe lufta e fundit ne Kosoves ndaj okupatorit Serb eshte bere jo per shkak te fese por per clirimin e tokave arbnore, dhe luftetaret e Ushtrise Clrimtare te Kosoves nuk kane dhene betimin nen flamurin dhe hymnin fetar por luftetaret e lirise kane dhene betimin dhe jane rreshtuar rreth flamurit dhe hymnit Kombetar Shqiptar.

    Une mendoj qe ky Hoxhe - Shefqet Krasniqi ka bere shume gabim me dhenjen e kesaj deklarate. Ndoshta ka bere sepse ishte i manipuluar apo i paguar apo ndonje arsye tjeter ka pase. Mirepo nuk i ka hije ndonje personaliteti fetar te perzihet per ate se cka nuk i lypet.

    Besoj qe me nuk do kete kesi lloj deklarimesh jo vetem ndaj Vetevendosjes - Albin Kurtit por ndaj askujt tjeter. Sepse politikanet jane ate qe mirren me Politike, e ndersa ky hoxhe le ta shikoje pake hallet dhe skamjet e popullit. Duhet shikuar se ne cfare gjendje eshte populli i Kosoves, Duhet Shikuar se si duhet permisuar kjo situate e mjerrushme e popullit ne Kosoves e jo te mirret me ate se cfare eshte Haram e cfare ehste Mekat.

    Kaq.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  16. #76
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Hidhjav nje sy raporteve dhe gazetave nderkombtare edhe e vren ndryshimin ndermjet partive ne Kosove.
    ....une kisha me than qe s'bon te bazohemi asnji njeri te ato gazeta ....
    se shpejti do t'ju del e verteta e atyre gazetave , se shpejti do te dihet se kush i ka shty ato gazeta me shkru ashtu ndaj Qlirimtarve shqiptar...

  17. #77
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    2
    Levizje e tani parti edhe ma keq,pjesë e parlamentit,fatkeqsi për nji popull keta rrugaq te rrugeve me u pytë për qështje te Kosoves,fatkeqsi,fetkeqsi!
    Ndryshuar për herë të fundit nga hased : 06-02-2011 më 12:41

  18. #78
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-05-2008
    Postime
    2
    Citim Postuar më parë nga H.A.M Lexo Postimin
    - Pse kush na qenka imam Shefqet Krasniqi ? Aj met vertet eshte nje hoxh i shitur tek Behxhet Pacolli. Aj eshte nje ekstremist i rrezikshem, i cili me se paku i intereson kombi i tij. Dhe tek e fundi nga e di aj se a eshte apo jo haram vota per VV. Pse mos per partine e atij Rusit i cili vetem Zoti e di se nga i fitoj tere ato pare per nje koh aq te shkurter. Un per veti dyshoj qe i ka bere ne menyr te ndershme. E dini cili ka qen premtimi i par i Pacollit nese do behej president i Kosoves ? Do te kthej te gjith serbet ne Kosove.
    I nderur!
    Shefqet Krasniqi është vlerë ma e madhe se krejt VV.

  19. #79
    i larguar Maska e bindi
    Anëtarësuar
    17-10-2009
    Vendndodhja
    Ne bregdet
    Postime
    1,523
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ....une e kam kuptu moti ket levizje , edhe jam terhjek prej saj , du at te them se isha antar i saj dikur me heret para kater vitesh ....
    e kam vrejt se ne te ka njerz te krymbur si p.sh , albinja , kojnufca-matrapazi, edhe krasniqi dhander i shkive....kshtu qe pata vendos me u terhjek dhe jam terhjke sepse pash qe ka gisht serbia ne ket levzija , kjo levzija duhet te eliminohet sa me par ...do te thot qe ti japim edhe nji goditje te fort serbis ti tregojm se ajo nuk mundet te formoj grupe rrebelash ne Kosove.....
    i bej apel te gjithve shqiptare ata qe ndjejn veten shqiptar qe ta injorojn ket parti ...

    LVV , Jasht Kosoves...
    Aman sa me kompetenc flisni per kete levizje!Sipas logjikes se juaj!Kjo parti nuk bene ,ajo parti nuk bane, ojo eshte me serbi ,njerz te paguar nga Sherbime te huaja!
    Po mire more djeme a ka ndonje parti qe bene ne Kosove!Se keshtu si ia keni nis duke bere propagand na dulen te gjithe tradhtare me gjithe ate hoxhe politikanin!

  20. #80
    Antivirus -Llap- Maska e ardiana luzha
    Anëtarësuar
    19-11-2007
    Vendndodhja
    Ne mendjen tende!
    Postime
    1,008
    Citim Postuar më parë nga H.A.M Lexo Postimin
    Ndoshta VV nuk eshte zgjidhja ma e mir per Kosoven, por me thuaj cila parti ne Kosove eshte me e mir. Hidhjav nje sy raporteve dhe gazetave nderkombtare edhe e vren ndryshimin ndermjet partive ne Kosove.
    Une po pres nuk po shokoj se VV eshte ajo qe kritokon tane kohen,e sigurte jame qe edhe kjo do te behet si te gjitha partite tjera.
    2011*Pse të pështyjmë rrugës, kur ka njerëz që e meritojnë fytyrës ...

Faqja 4 prej 12 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •