Në pranga ka rënë mbrëmjen e kaluar një adoleshent në qytetin e Gramshit,pasi trafikonte lëndë narkotike të llojit heroinë.

Sipas policisë në pranga ka rënë shetasi Arber Kullolli, i datëlindjes 1989, lindur dhe banues në lagjen "Sporti" Gramsh.

Arrestimi i tij u bë pasi, nga informacioni që seksioni kundër narkotikëve, rezultoi se shtetasi i mësipërm dispononte lëndë narkotike.

Menjëherë nga ana e policisë, shtetasi Arber Kullolli, u shoqërua për në ambjentet e Drejtorisë Policisë Qarkut Elbasan, ku iu ushtrua një kontroll i imtësishem personal.

Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 14 doza lëndë narkotike, e cila për nga karakteristikat e saj ngjason me atë të lëndës narkotike e llojit Heroinë.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lnëdëve narkotike", parashikuar nga neni 283 Kodit Penal.


lajme nga policia e elbasanit