Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323

    Lugina të përfshihet në bisedimet Prishtinë - Beograd

    Lugina të përfshihet në bisedimet Prishtinë - Beograd

    Deputeti popullor i Luginës së Preshevës në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, ka kërkuar të martën, në një deklaratë dhënë mediave, se edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet të përfshihen në bisedimet e paralajmëruara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

    Halimi u zotua se për t’iu shmangur situatës që shqiptarët e Luginës së Preshevës të jenë një lloj pengu i qeverisë së Beogradit dhe Prishtinës. Ai shprehu gatishmërinë e tij që të jetë pjesë e ekipit negociator në bisedimet e ardhshme ndërmjet dy qeverive dhe me këtë të jap kontributin e tij për zgjidhjen e problemeve që po përballet popullata e këtij rajoni.

    “Problemet si mospranimin i diplomave të Prishtinës, kufizimi i lëvizjes së lirë, numri i madh i pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe janë këto problemet që preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës, që janë të lidhura ngushtë me raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, ka theksuar Halimi, njofton Koha. Sipas tij, këto janë çështjet jetike të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente për shqiptarët e Luginës.

    Sipas Halimit, deri më tani askush nuk e ka kontaktuar atë lidhur me bisedimet e ardhshme të paralajmëruara që do të mbahen ndërmjet Prishtinës e Beogradit, dhe se siç është shprehur ai, është i gatshëm që në mënyrë të hapur dhe konstruktive të kontribuojë në kualitetin e dialogut dhe në interes të qytetarëve shqiptarë të Luginës. /Telegrafi/

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Lugina të përfshihet në bisedimet Prishtinë - Beograd
    ...........Pse ?

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    ...pse jo?

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    ...........Pse ?
    __________________
    ...Vdekje e Komunistav....
    Vdekje e Albin kurtit....
    qe ku ke pergjigjen :

    “Problemet si mospranimin i diplomave të Prishtinës, kufizimi i lëvizjes së lirë, numri i madh i pjesëtarëve të xhandarmerisë serbe janë këto problemet që preokupojnë qytetarët e Luginës së Preshevës, që janë të lidhura ngushtë me raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”

    Pse "Vdekje e Albin kurtit" `?

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    ...pse jo?
    Patjeter Duhen Qe Edhe Shqiptaret e Lugines te Presheves ( Kosoves Lindore ) Te Perfshihen Ne Bisedimet Eventuale Shqiptaro - Serbe. Sepse cfardo te drejta ti jepen Sebeve te Kosoves duhet qe te njejtat te Drejta ti Kene Edhe Shqiparet e Lugines Se Presheves. Sepse Ne Te Kunderten Nuk Ka Vlere Fare - Demokracia Europiane !!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    ti qe thirr per vrasje te vllezerve, trego se kush je ?

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    ti qe thirr per vrasje te vllezerve, trego se kush je ?
    Me Mua e Ke !!!
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2009
    Postime
    323
    jo me Hard , e pyes se pse kerkon vdekjen e Albin Kurtit ?

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga guri79 Lexo Postimin
    jo me Hard , e pyes se pse kerkon vdekjen e Albin Kurtit ?
    Pse Hard Kerkon Vdekjen e Kurtit. Sepse Hard eshte vetem nje ShqipFoles te cilit iu ka prishe rrahatia me vllezerit e tij Seb nga ana e UCK-se ne vitin 1999. Dhe tani ka frige qe me Ardhjen e Albin Kurtit ne Pushtet definitivisht nuk do kete me vllazerim bashkim me Serbet. Ketu ky far e ka qellimin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    Në bisedimet Beograd-Prishtinë të përfshihet edhe Lugina
    Publikuar: Sot, më 28 janar 2011


    Gjilan, 28 janar – Kryetari i Shoqatës së Luftëtarëve të UÇPBM, Lulzim Ibishi i ka thënë FoNet-it se në bisedimet e Beogradit dhe Prishtinës nuk marrin pjesë përfaqësuesit e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, “mund të ndodhin zhvillime të pakëndshme në rajon”.
    I pyetur se në çfarë përbërje duhet të ishte delegacioni i shqiptarëve nga Bujanoci, Presheva e Medvegja, Ibishi është përgjigjur “Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës, meqë bisedimet do të jenë ndërmjet shqiptarëve e serbëve dhe jo në mes të dy shteteve”.
    Serbët që jetojnë në Kosovë duhet të jenë pjesë e delegacionit të Serbisë, ka shtuar ai.
    Ai ka deklaruar se “së pari duhet të zgjidhen problemet ndëretnike derisa të mos vendosen kufijtë e rinj të drejt”, e pastaj të punohet për “zhvillimin ekonomik dhe bashkëpunimin ndërshtetëror të vendeve fqinje”.
    Ibishi sipas FoNet-it dyshohet se në cilësinë e pjesëtarit të grupit të Gjilanit, të UÇK-së më 1999 ka marrë pjesë në krimet e luftës në Gjilan.
    Para disa ditësh nëntë shqiptarë nga Lugina u dënuan në Beograd me nga 8 deri në 15 vjet burgim si pjesëtarë të grupit të Gjilanit.
    Sipas fjalëve të Ibishit, me këtë aktgjykim autoritetet serbe “dëshmuan se ndjekin politikën e dëbimit masiv të shqiptarëve, të vrasjes dhe të burgosjes, arrestimit të atyre që mendojnë ndryshe nga politika e Serbisë”.
    “Të dënuarit s’kanë asnjë lidhje me krimet e luftës. Ndaj këtij procesi të montuar politik duhet të reagojnë institucionet e Kosovës, të Shqipërisë, të partive shqiptare në pushtet në Maqedoni dhe e gjithë politika e Luginës së Preshevës dhe të ngrejë zërin deri në institucionet më të larta ndërkombëtare”, citon FoNet-i Ibishin.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •