Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 101
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga prishtina2010 Lexo Postimin
    shko dhe dil publikishte e thuje te gjitha qka i ke ndegjuar dhe i ke p se i till je dhe je nje pjell e dikujte qe nuk je gjak shqiptari,,e amerikanet qka jan ta a ng ta ka shum te drejte aaaaa,,a e din s shkavi ka punuar ne us ne kosve a jo oooooooj trullajke
    jo jo dikujna ju ka vra djali, baba pej ktyna hajnave. edhe ma barbar jan kan kta ne krime se shkijet. qisajna i thojn me u eth me gusan. valla zor kan mi pas mi ba voen.

  2. #42
    Valla raporte te forta paskan edhe keta kfori amerikan mos vete ,,te gjithe keta ti qka thua me kforin amerikan jan njerzit e perditeshem ne kosove dhe bilem jan eshume te respektuar ne kosove po koha do e vertetoj kete dhe drejtesin e tyre te gjitheve se te gjitha jane vetem genjeshtr dhe asgje me shume dhe bilem shume mire te fabrikuar ne bograd dhe nga sherbimet e tyre ketu ne kosove ..

    Po mire se ne amerik nuk paska korrupsion dhe trafikim me droge dhe arme ose ne nbdonje vende evropjan aaaaaaa..

    Te gjithe jemi deshmitare se drogen dhe prostuticionin prej viti 99 e kendej e kane zhvilluar me te madhe KFOR-i dhe Unmiku me pjestraet e vete ku edhe sot i bejen te njeta gjera dhe kjo eshte shume e sigurte ,dhe ne tjetren ane dali dhe i akuzojen lidert kosovare edhe qytetraet e thjeshte ,se keta kush nuk i kontrollon kunde as ne kufi as kunde hiq ,,se vertet keta jn vete krimi dhe korrupcioni dhe drog ,se shqiptaret nuk kan kapcitete ta zhvillojen kete po tani kan nisure te mesohen nga keta far pisashe ,,,po unmiku dis ahere eshte nxn ne afer korruptive,,shtu edhe pjestret e eulexsit edhe te kforit me arme dhe drog,,,kjo eshte shume e vertet ,edhe me nafte kontrabande kur keta i bejn keto dhe dalin akuzojen tjer,, po kjo eshte shume mtmatike e thjeshte nese nje tavulin kushtojke po e ze 50 euro keta te unmikut dhe kforit,eulexsit ne letra e bejshin 950 euro dhe ky ksaj qka i thojen tjeter veq se korrupsion dhe i madhe ,,

    Kur Kfori amerikan ose tjret po e ze i qojeshin ndihmaa kishe ne nje vende disa gjera shume te thjeshta ne shkolla per femi te gjithe nuk kushtojeshin as 300 euro fakturat e tyre ishin 2950 euro ,po pasi si thone jemi me zorr neper kembe se keta jo qe jan krimi dhe korrupcioni po keta jen te gjitha te kqijat i kane,,,po vete keta i kane bler femerat me euro et gjiteh edini..
    Po tani si me frik si u rrahen pjestaret e eulexsit ne pjesen verjore tanim qe 10 dite nuk i kaa ,,,ata u rrahen ne kafen dhe at duke ber qefe me femrt serb ne restorrantet e tyre dhe ne funde i zon dhe i llomiten dhe mire jave kane be ,at u deshte me i myte krejt,,se qka eshte e keq ne kosve vete keta te huaje e kane ber dhe jan e ka e bejen me te gjitha te keqijat

  3. #43
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Ekam lexua diku kete thenje:
    ,,Ne fushën pa zot,kullot kali i dreqit''
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  4. #44
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    jo jo dikujna ju ka vra djali, baba pej ktyna hajnave. edhe ma barbar jan kan kta ne krime se shkijet. qisajna i thojn me u eth me gusan. valla zor kan mi pas mi ba voen.
    OOO ardite mustafa

    Nuk ka ba nanaa hala djal si thaqi qe shet token e kosoves po njerzit si ju i bejen te gjitha keto.,..
    E per ata te vrar ti si thua se njerzit si ti sot ,dje par lufte edhe sot i marrin ne qafe duke genjyer dhe duke ju be servil i dikujte qe mundohet kosoven me zhduk e jo me pa mire diqka dhe ju jeni te till dhe punoni me ta,,nuk ka njeri mbi ket toke qe del dhe thot se thaqi ma ka vra djali ,ose baben ose diken siq ju thoni dhe pretendoni kurr kurr ,,
    po politika e juja dhe e shpiunimeve dalin dhe thojen kete qka shkruan ti dhe thua ti,dil e thoje publikishte ti dhe te gjithe ta te cilet kan faket...

    aa nes thuani se pse eshte dhezure lufta dhe mu kane vra keta siq thu ti nga thaqi ateher pse ju nuk i meshifeshit ta dhe me ju bashku edhe zyrtarishte ushtris serb dhe me lufteu thaqin dhe uqk,,se darsem pa mish nuk ka edhe liri ma deshmore nuk ka.
    e tani ju kuptoj plotesishte te gjithev se ju jeni mesuar ne nje te klauar te mire te juve me ata pisat dhe e keni pasur jeten e mire, dhe per kete edhe une pajtohem me ty se thaqi ka faje se jave ka prishur nejen me ta dhe jeten e juaj ,dhe ju kosoven te pavarne nuk e keni deshirur e as qe e deshironi po fatkeqsishte kosova eshte shtet e ju ishall bini ne rrugen e perendis...

    dhe ju eshte kane mire po ju nga ta nuk lypeni kurgjo si i vrajten 15000shqiptare i maskruan dhe qka jo ju ng ata nuk kerkoni te vraret e juja po ju i kerkoni nga thaqi dhe te tjeret....po ju more te p shkoll a e dini se qafre roli thaqi ka pasur gjat lufte a jo ....................po e mesioni
    Ndryshuar për herë të fundit nga prishtina2010 : 29-01-2011 më 06:19

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-12-2010
    Vendndodhja
    ne boten e çudirave
    Postime
    3,776
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    Qyky ka liftue bacit, se jo si Hashimi qi ka vra mas shpine. Hashimi kurrkun nuk ja ka ba bam. Kush te din nej aksijon te tij de ta thot
    Lexone kur i ka than Hashimi me ty kam me luftue si me shka.
    Do sena po i dina na e jo t hujt.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=22

    Hajt pyete baben e Yll Morines qysh ka luftu ky qe e ke permend ti.

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Aksinja
    Anëtarësuar
    16-01-2011
    Vendndodhja
    kojshi me SkënderBeu-n
    Postime
    364
    Thaçi ka qën drejtues në luftën çlirimtare të Kosovës ndaj Sërbisë, një drejtues nuk është e thënë të qëlloj pajetër, mirpo Thaçi bëri të njëjtin veprim që bëri Enver Hoxha dikur që i ktheu shpinën Kosovës që shpesh përdoret shprehja Enveri "shiti" Kosvën, po kështu veproi dhe Thaçi me trevat Mendvegjë, Preshevë dhe Bujanovc, ua ktheu shpinën pas çlirimit të Kosovës, në luftën për çlirimin e këtyre trevave dhe të Kosovës kam pasur miq, që kan drejtuar dhe luftuar për çlirim, kur bëheshin bisedimet për këto tri treva u bën disa atentate, përsonave që ishin me ide përkrah këtyre trevave, pra kërkonin çlirimin e tyre ashtu si gjith Kosovës, se kush ua bëri atentatin këtë nuk e di nuk dua të komentoj me hamendësime, por Thaçi ka qën i mendimit për ndalimin e luftimeve në këto tre treva
    Për sa i përket akuzave të mëvonshme ndaj Thaçit, nuk mund të flas njeri me hamendësime apo thjesht dyshime, edhe materiali më lart përdoren fjalë "dyshohe" ,,,,,, gjë e pa verifikuar, apo "sipa shërbimeve sekrete,,,,,,," ,,,,,, kur qënkan shërbime sekrete më falni po si u bën të njohura,,,!
    Secili për vete, Zoti për të gjithë

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Erhard Buhler komandanti i KFOR-i

    Buhler: Raporti i botuar në ‘Le Mond’ nuk i ka burimet në KFOR

    I pyetur nga mediet në lidhje me një shkrim të gazetës “Le Monde”, e cila bazohet në një raport të inteligjencës së KFOR-it për vitin 2004, ku e ndërlidh anëtarin e kryesisë së PDK-së Xhavit Halitin me “aktivitete kriminale të pasluftës në Kosovë”, komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se ai nuk është një raport që i ka burimet nga qarqet e KFOR-it. “Nuk është një raport që i ka burimet nga qarqet e KFOR-it, por është një raport që mund t’i drejtohet KFOR-it apo t’i jepet KFOR-it në dispozicion. Të gjitha këto unë i marr seriozisht dhe e kam krijuar një komision të përbashkët, i cili do të gjejë burimin e këtyre raporteve. Më mirë do të jepja një përgjigje kur t’i përmbyllë hulumtimet ky komision i sapokrijuar”, ka thënë Buhler.

    Për më tepër ai ka theksuar se është e vështirë të jepet një vlerësim kohor sa do të zgjasë punën ky komision, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë lloj dëshmie nëse ky raport është i vërtetë dhe se për këtë duhet pritur përfundimin e punës së komisionit që do të gjejë burimin e raporteve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #48
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ‘Le Mond’ nuk i ka burimet në KFOR
    ....po jo de ne Kfor por te Vetfundosja i ka burimet te krahu i djatht i Serbis...

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga e panjohura Lexo Postimin
    Ekam lexua diku kete thenje:
    ,,Ne fushën pa zot,kullot kali i dreqit''
    Eshte edhe nje " KUR MUNGON LUANI , EDHE MAJMUNI BEHET MBRET"

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    Qyky ka liftue bacit, se jo si Hashimi qi ka vra mas shpine. Hashimi kurrkun nuk ja ka ba bam. Kush te din nej aksijon te tij de ta thot
    Lexone kur i ka than Hashimi me ty kam me luftue si me shka.
    Do sena po i dina na e jo t hujt.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...4&postcount=22
    OOohhhhh a ka edhe nje pushk per mu ooooo hejjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjjj

    e kti debillit ti bi mu ne trunin e mykur e tja largoj mykun , e ta kthjelloj prej debillit ne hindikap

  11. #51
    i/e regjistruar Maska e shalja1
    Anëtarësuar
    18-05-2009
    Postime
    427
    leni keto kopalla se fjale ka sa te duesh e mernu me diqka me te menqur

  12. #52
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    Qyky ka liftue bacit, se jo si Hashimi qi ka vra mas shpine. Hashimi kurrkun nuk ja ka ba bam. Kush te din nej aksijon te tij de ta thot
    Lexone kur i ka than Hashimi me ty kam me luftue si me shka.
    Do sena po i dina na e jo t hujt.
    Po vete shprehja e ketij postuesi tregon se nuk eshte kah shkruan as shqip s'i duhet,e jo te komentoj dicka te hajrit!
    Nuk i bera me bold te gjitha se me erdhi turp!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

  13. #53
    i/e regjistruar Maska e Petriti m
    Anëtarësuar
    30-01-2011
    Postime
    31

    Hashim Thaqi aspak Imun ndaj shantazheve pacarshst se nga vijne ato ?

    Financuesit dhe njerëzit e SHIK-ut


    Agjenti i SHIK-ut



    Prishtinë, 28 janar - Bizneset që aktualisht përfitojnë nga tenderët publikë, sipas Inteligjencës amerikane të KFOR-it, kanë mbajtur gjallë Shërbimin Informativ të Kosovës që agjentët e kësaj njësie e përshkruajnë si polici të PDK-së, së kryeministrit në largim Hashim Thaçi.



    Në raportin sekret të Inteligjencës amerikane, që përfshin periudhën 2001 deri në fund të vitit 2004, shpjegohet në mënyrë të detajuar mënyra e financimit të SHIK-ut. Sipas këtij raporti, SHIK-u ka pasur lidhje të forta me një numër të madh të organizatave kriminale, të cilat aktivitetin e tyre e kanë pasur të bazuar në punë ilegale.

    “Hotel Victory’’ në Prishtinë dhe “Kosova Petrol’’ janë kompanitë që i qëndrojnë përballë SHIK-ut me mbështetje. “Hotel Victory’’ është vendi që SHIK-u e ka përdorur për pastrim parash”, thuhet në këtë raport.

    SHIK-u gjithmonë ka gjetur mënyra se si të funksionojë edhe nga të ardhurat e tjera. “SHIK-u gjithashtu përdor taktika të frikësimit që të marrë para nga kompanitë e ndryshme. Kompanitë “Lesna’’ dhe “Agro Llapi’’, e një firmë ndërtimi janë në mesin e kontribuuesve më të mëdhenj që financojnë SHIK-un”, theksohet në raport.

    Po ashtu sipas raportit sekret, Latif Gashi e Rrustem Mustafa - Remi janë dy personat që kanë dhënë gjithashtu mjete për SHIK-un, përpos gjatë kohës kur ata kanë qenë në burg.

    [http://www.vidoevo.com/yvideo.php?i=...ahredin-gashi]

    Kadri Veseli Nr. 1

    Elmi Reçica Nr. 2

    Amerikanët kanë gjetur se, përpos Kadri Veselit e Elmi Reçicës, në krye të SHIK-ut janë edhe Driton Hoxha, pjesëtar i UÇPMB-së e Rexhep Selimi. Raporti shpjegon edhe për ekzistimin e një lidhjeje të Xhavit Halitit, si njëri nga udhëheqësit e PDK-së, me organizatat islamike. “Xhavit Haliti ka qenë prezent duke operuar në këto organizata joqeveritare islamike. Haliti është i lidhur me Hamdi Thaçin, president i Organizatës Islamike (NFDK). Thaçi dhe Haliti kanë ndërtuar pa ndonjë autorizim një xhami të madhe në qendër të Prishtinës. Disa nga organizatat islame kanë financuar PDK-në”, thuhet në raport.

    Agjentët amerikanë të KFOR-it e përshkruajnë SHIK-un në raportin e tyre si një vegël politike e futur thellë në PDK. Kjo organizatë funksiononte si kompromis i disa anëtarëve të G2-shit, një trupë për kundërzbulim që operonte brenda ish-Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK). Xhavit Haliti, si njëri nga kryesuesit e SHIK-ut, kishte lidhje të fuqishme me Shërbimin Informativ të Shqipërisë. Ndërkaq Elmi Reçica e Kadri Veseli, dy të tjerët që kryesonin këtë organizatë, ishin kundër Halitit. Veseli është i pari në SHIK dhe është i lidhur në mënyrë të fuqishme me Hashim Thaçin. Ndërsa Reçica është numër dy në hierarkinë e SHIK-ut”, thekson raporti i amerikanëve.

    Sipas këtij raporti sekret, SHIK-u numëronte tre mijë agjentë. Ndërkaq 200 deri në 500 persona që kanë qenë pjesëtarë të SHIK-ut kanë qenë të punësuar edhe në Departamentin e TMK-së të njohur si G2. “Menjëherë pas përfundimit të konfliktit në Kosovë, në vitin 1999, SHIK-u ka afruar afër vetes pesë mijë persona”, thekson raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it.

    Inteligjenca amerikane e KFOR-it e përshkruan Pejën si vendin më të rëndësishëm në perëndim të Kosovës. Ky qytet, sipas këtij raporti, menjëherë pas luftës u vu nën kontrollin e Ramush Haradinajt, që kishte në dorë qeverinë komunale të udhëhequr nga Ethem Çeku, i cili nga amerikanët vlerësohet si politikan joprofesional. “Ethem Çeku ka qenë në gjendje që të realizojë marrëveshje të fuqishme kriminale me njerëz të fuqishëm lokalë, për interesa të tij personale dhe të Ramush Haradinajt, i cili kishte nevojë për rritje të fuqisë politike”, theksohet në këtë raport sekret të Inteligjencës amerikane.

    Sipas skemës së paraqitur në këtë raport sekret, zona kriminale në rajonin e Pejës kontrollohet nga Xhavit Haliti, në njërën anë, e nga Ekrem Lluka dhe Riza Lluka, në anën tjetër, që vlerësohen si të afërt me Haradinajn.

    [http://www.rainews24.rai.it/ran24/in...ovo_lluka.asp]

    Ekrem Lluka
    Riza Lluka

    Riza Lluka

    Xhavit Haliti është i lidhur me familjet Kelmendi dhe Muriçi, të cilët merren me tregun e drogës, armëve, haraçit dhe të prostitucionit. Sipas kësaj skeme, këto dy familje që janë të lidhura me Halitin kanë një nivel të vogël të bandave kriminale me kapacitete terroriste të udhëhequra nga banda “Ferizi”. Ndërsa Lluka funksionon në anën tjetër duke kontrolluar tregun e prostitucionit, të cigareve, naftës, drogës dhe të mallrave të ndryshme. Ndërsa familja Devolli ushtron kontroll mbi Doganat e Kosovës. “Në një periudhë të shkurtër perandoria Lluka është pasuruar jashtëzakonisht shumë përmes korrupsionit, i cili ka prekur edhe komunitetin në këtë rajon, ndërsa në mënyrë indirekte edhe përmes UNMIK-ut”, thekson raporti i KFOR-it amerikan.

    Lluka kishte lidhje me Xhavit Halitin përmes drejtorit të Fabrikës së Birrës, Agim Elshani. Një tjetër biznesmen po nga Peja, që përmendet në raport, është Sali Nimani “Bana”, i cili përshkruhet si njeri që ka pasur lidhje të ngushta me politikanë të PDK-së, në mënyrë të veçantë me kreun e saj, Hashim Thaçi, përmes së cilit ka qenë i përfshirë në aferën e Fabrikës së Birrës në Pejë.

    Amerikanët në raportin e tyre e përshkruajnë Sabit Gecin si njeri i afërt me Halitin, i cili i qëndronte përkrah së bashku edhe me vëllezërit e tij në krimin e organizuar që zhvillohej në Prishtinë.

    Sabit Geci

    [http://pbosnia.kentlaw.edu/june-2005...elimi_jpg.htm]

    Rexhep Selimi

    “Grupi Geci ka qenë i lidhur me Xhavit Halitin, Rexhep Selimin dhe anëtarët e Policisë Speciale, që ka ekzistuar gjatë luftës në Kosovë”, thekson raporti. Në këtë raport gjithashtu ceket se Hamdi Geci është pjesë e klanit ‘Geci’, si një grup i organizuar kriminal. Vlerësohet se grupi kriminal ‘Geci’ ka vazhduar aktivitetet e tij, ndërsa Naim Oruçaj, pronar i picerisë ‘Kulla’ në Prishtinë, besohet se ka kontrolluar bizneset në interes të Xheladin dhe Sabit Gecit.

    Sipas raportit, Hamdi Geci ka qenë i lidhur me grupin kriminal të Hamdi Mehmetit. “Në vitin 1999, Mehmeti dhe disa njerëz të tjerë kanë tentuar të vrisnin Enver Sekiraçën, i cili në një deklaratë që është dërguar në Tribunalin e Hagës kishte përmendur emrat e familjes Geci”, theksohet në raport. Përveç lidhjeve me Gecin, njëri nga krerët e PDK-së, sipas amerikanëve, kishte lidhje me Ali Haskajn, një ish- spiun që ka një reputacion të madh për sulme vrasëse, ku kostoja për një sulm kap shumën prej 10 mijë deri në 20 mijë marka gjermane.

    “Xhavit Haliti ka qenë i përzier në grupin e Haskajt bashkë me Hashim Thaçin”, thekson raporti.

    Sipas amerikanëve, të tjerë njerëz që merren me aktivitete ilegale në Kosovë janë Naim Muja, një diler armësh me bazë në Prishtinë, si dhe Daut Haradinaj, i cili mendohet të jetë i lidhur me krimet që zhvillohen në Pejë.

    për të lexuar më shume ............. www.zeriikosoves.org

  14. #54
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220



    Ku n’hamam po jetojmë?


    Po çfarë vendi është ky, në të cilin britanikët ta shpallin kryeministrin “peshk të madh”, francezët e shpallin mafioz bashkëpunëtorin e afërt të këtij të parit, amerikanët të thonë se qeverisja duhet të jetë vetëm me duar të pastra, e ku kosovarët s’kanë koment për asgjë


    “Sot nuk kanë për çfarë të raportojnë mediumet ndërkombëtare, pas kësaj proteste paqësore në Tiranë”, e thoshte një gazetar i një televizioni pro-opozitar në Shqipëri, me t’u përmbyllur protesta, vërtet e dinjitetshme dhe emocionalisht e fuqishme, me të cilën u nderuan tri viktimat e dhunës absurde të javës që shkoi. E në fakt, këtë që e tha nuk ishte e vërtetë, ngase i gjithë ai manifestim i organizuar, i qëruar dhe i pazhurmshëm, në fakt ishte lajmi i ditës – sepse edhe shqiptarët dëshmuan se po ditkan të protestonin në mënyrë të civilizuar dhe se për herë të parë në dhjetë ditët e fundit, ky do të jetë lajmi i parë pozitiv për shqiptarët që do të dalë në mediumet ndërkombëtare.

    Java në Kosovë nisi me lajmin se zgjedhjet në Mitrovicë kishin përfunduar me pjesëmarrje më të vogël, por me hajninë e njëjtë – përsëri duhej rinumëruar rivotimin, duke u bërë horë për më nuk e di të satën herë në muajin e fundit. Po çfarë zgjedhjesh janë këto kur secili raund i ri në fakt shërben për zbulimin e metodave të reja të hajnisë, për shkak se tashmë kjo institucionalizohet, ngase nuk ka përndjekje ligjore. Mjerim, i cili do të përfundojë me formimin e institucioneve absolutisht të kontestuara. Sepse më asnjërit kandidat nuk mund t’i besohet se i ka fituar votat që thotë se i ka (dhe kjo vlen për të gjitha partitë), për shkak se kurrë nuk do të dihet sa prej tyre janë rezultat i drejtpërdrejtë i hajnisë. Dhe, nëse edhe një herë dikush nga partia fituese del për të na thënë se “edhe po të organizoheshin zgjedhjet edhe njëqind herë PDK-ja do të dilte fituese”, nuk do ta kontestoja, ngase kjo po del të jetë e vërtetë -- por jo për shkak të zgjedhjes, por për shkak të vjedhjes.

    Sido që të jetë, java vazhdoi me Dick Martyn dhe rezolutën e votuar në Këshillin e Evropës. Pas një sërë akuzash e ofendimesh që iu bënë senatorit zviceran nga strukturat udhëheqëse si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, më në fund u dol me përmbajtjen që është dashur të jetë zbuluar që në fillim: “Nuk pajtohemi me përmbajtjen e raportit, nuk kemi çka të fshehim, urdhëroni nisjani hetimet”. Dhe Evropa tha se do t’ia nisë hetimet. Kurse zonja Ashton tha se nuk ka nevojë për prokurorë të veçantë duke e pasur EULEX-in në Kosovë, ndërkohë që Marty tha se nuk i beson EULEX-it. EULEX-i i ofenduar menjëherë ktheu përgjigje se do t’ia nisë punës plot elan, edhe me kusht që Marty t’ia japë provat... që i bie gati njësoj si, pak a shumë puna të cilën e ka kryer deri tash: Much ado about nothing – siç e ka thënë Shakespeari – që në përkthim të lirë i bie “shumë ofshama pompoze për t’i arsyetuar rrogat marramendëse para taksapaguesve evropianë”.

    Po të njëjtën ditë kur po shqyrtohej “aftësia organnxjerrëse shqiptare”, The Guardian ia krisi krejt Kosovës edhe një shuplakë të madhe sa hala po na fishkëllejnë veshët, me një shkrim mbështetur në raportin e amerikanëve të KFOR-it të para disa vjetëve, që e akuzon Hashim Thaçin se është “peshku i madh” i krimit të organizuar. Ky, nga ana tjetër, për bashkëpunëtor të afërt e ka Xhavit Halitin, të cilin Le Monde e cilësoi, gjithashtu mbështetur në dosjen sekrete të “KFOR-it amerikan”, shefin e trafikimit me armë, derivate nafte, drogë dhe të prostitucionit të organizuar... Kështu, edhe po të mos ishte votuar rezoluta në bazë të raportit të Martyt, kishte qenë absolutisht e vështirë që të ndiheshim të lehtësuar që na u hoq një barrë akuzuese. Kjo, ngase dy nga mediumet më të shquara evropiane flasin shumë keq për shefin e ekzekutivit dhe për anëtarin e Kryesisë së Kuvendit, që të dy në largim – pra për përfaqësuesit e institucioneve kosovare, e jo për dy individë që, eh veç, qëlluan aty pari dhe për të cilët pati çfarë të flitej.

    Dhe sikur të mos dilte boll kjo, në BBC serbisht u paraqit Xavier Raufer, për të cilin thuhet se është kriminologu më i shquar francez dhe profesor në Sorbonë, i cili duke e komentuar “Raportin Marty”, thotë: “E kemi ditur që në një pjesë të UÇK-së është një grup mashtruesish; e dinim se bëhej fjalë për banditë të imët që dikur kishin punuar si roja nëpër klube nate apo si taksistë, e që më pas u bënë ministra dhe milionerë. E dinim këtë dhe mendonim se kjo ishte një skemë sipas së cilës kriminelët, duke e shfrytëzuar rastin dhe rrethanat e volitshme, u inkuadruan në aktivitete politike me qëllime kombëtare, me të cilat kanë pakëz lidhje, pas së cilës janë pasuruar me zhvatje apo me tregti të paligjshme”... duke vazhduar më tej me akuza kundër Xhavit Halitit për krim të organizuar, ndaj të cilave ky përgjigjet se nuk ka bërë asgjë të kundërligjshme.

    E, megjithatë, nuk mbeti e gjitha “veç” me këtë, dhe në fund të javës doli edhe një raport i Inteligjencës amerikane të KFOR-it për financimin e SHIK-ut, ku përmendeshin aq shumë emra, ‘biznesa’ e interesa – që të gjitha të përziera me politikën, sa në fund të bëjnë të shtrosh pyetjen: ku në hamam jemi duke jetuar? Po çfarë vendi është ky, në të cilin britanikët ta shpallin kryeministrin “peshk të madh”, francezët e shpallin mafioz njeriun, i cili më së shpeshti ka kryesuar mbledhjet e Kuvendit në mungesë të kryetarit, amerikanët të thonë se ata që janë nën hetime e nuk i kanë duart e pastra nuk bën t’i formojnë institucionet, e ku kosovarët s’kanë koment për asgjë, mbase të mësuar nga e kaluara jo fort e largët që të tjerët të vendosin për ta. Unë nuk jam në gjendje ta përkufizoj vendin ku jetoj ndryshe pos një ëndërr e keqe, e cila po zgjat shumë, po më molis e rraskapit dhe më bën të ndihem e turpëruar atëherë kur të gjithë shqiptarëve na shikojnë njëlloj.

    E pyeta një zyrtar ndërkombëtar nëse e gjithë kjo që po ndodhte ishte e orkestruar – sepse e kam shumë vështirë ta besoj se botimi i një sërë raportesh dhe shkrimesh, si dhe zbulimi “i rastësishëm” i raporteve sekrete të KFOR-it mu tash, është punë rastësie. Përgjigjja ishte “jo”, edhe pse unë mendoj se është “po” dhe se pas kësaj në fakt qëndron një porosi – se mbase Thaçi nuk do të duhej të ishte mandatar i ardhshëm i Qeverisë, pavarësisht se thuhet se ka fituar numrin më të madh të votave. Pos që ka kohë që nuk është ftuar të shkojë në ndonjë vizitë zyrtare; pos që nuk do të shkojë në Lutjen e mëngjesit (për të cilën zëdhënësi i tij thotë se është ftuar); pos që ka nisur një luftë të destinuar ta humbë me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe me gjasë edhe me Bankën Botërore me shkeljen e memorandumit të nënshkruar me FMN-në, që mund të na lërë pa ndihmë nga ajo për një kohë mjaft të gjatë, iu desh një javë që të dalë para publikut për të folur për Brezovicën, e që kalimthi ta përsërisë se Qeveria do të jetë gjithëpërfshirëse – duke mos sqaruar se çfarë do të thotë kjo. Por pyetja qëndron, pas të gjitha këtyre akuzave që bëhen, a do ta kishte Thaçi kredibilitetin e mjaftueshëm karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe a do të merrej seriozisht nga ajo? E nuk ka nevojë të elaborojmë se sa shumë varemi nga bashkësia ndërkombëtare, jo vetëm për njohjen e shtetit, por edhe për zhvillimin ekonomik.

    Hapat e ardhshëm për formimin e institucioneve do t’i kuptojmë javën që vjen. Jam shumë e sigurt se kosovarët nuk do të kenë çfarë të thonë sërish – sepse prapë, gati e gjitha, nuk do të varet nga ta. Madje, as përpjekja më e vogël që ta përmirësojnë imazhin e vet, që në muajin e fundit na e bënë copë e grimë, me ndonjë protestë paqësore e dinjitoze si ajo e djeshme, për të shprehur pakënaqësinë e të jetuarit në një shtet, të cilin kanë nisur ta shikojnë me neveri.
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  15. #55
    i/e regjistruar Maska e Petriti m
    Anëtarësuar
    30-01-2011
    Postime
    31

    TVSh- T`i vjelim Shqiptarët!

    Shkruan: Isa Mulaj



    Ne duhet të përkujdesemi për njëri-tjetrin më shumë, dhe ta ngarkojmë më pak njëri-tjetrin me tatime -- Bill Archer

    Titullohet kështu për shkak të mos qasjes së Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në pjesën veriore të shtetit që kontrollohet nga strukturat paralele serbe, dhe synimit për t’i vjelë ata të cilët ATK mundet. Nuk është kjo risi ose e papritur.

    Fillet e saj datojnë që nga korriku i vitit 2008 kur Kuvendi i Kosovës miratoj ndryshimet shkatërruese në skemën tatimore të propozuara nga Qeveria, të cilave pjesërisht ua kishin dhënë izën edhe subjektet që përfaqësojnë bizneset, siç janë Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (AmCham).



    http://www.albaniapress.com/fotot/la....01.201011.jpg

    Propozimi i ri i Qeverisë në largim (dhe njëkohësisht i asaj në rikthim) për rritje pagash 50 për qind për shërbyesit civil në administratën publike, dhe synimi për t’i mbuluar këto shpenzime duke e ngritur Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSh) nga 16 në 19 për qind, tani ka alarmuar edhe përfaqësuesit e shteteve të kuintit, Zyrës Ndërkombëtare Civile dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Është kjo vetëm njëra prej metodave të shumta të eksperimentimit Milgram dhe Zimbardo kundër popullsisë së Kosovës, duke përjashtuar serbët në pjesën veriore të shtetit që “vetadministrohen”.

    Ministria e Ekonomisë dhe Financave (MEF) me politikat e saj ekonomike nuk e sheh të arsyeshme orientimin më të madh në dogana dhe akciza ku të hyrat nga normat për cigare dhe karburante do ta mbushnin më së shumti arkën e shtetit. Ju e dini sa pompa e benzinës është në Kosovë. Zyrtarisht thuhet se janë 900, ose jashtë çdo rekordi në botë për sipërfaqen dhe numrin e popullsisë së Kosovës. Edhe numri i duhan pirësve është tepër i lartë, më i lartë se në çdo shtet të Evropës për kokë banori. Këto veprimtari tregtare, pra karburantet dhe cigaret, plus kazinot dhe bastoret si shërbyese, kanë mbetur tema pa u raportuar dhe hetuar si duhet, nga frika e atyre që i udhëheqin këto biznese, e që dyshohet të jenë politikanë, duke i përfshirë edhe ata që iu kanë turrur rritjes së TVSh-së në mallrat e konsumit për ta bërë shumicën e popullsisë rrusfaj. Segmenti tjetër që do ta mbante qëndrueshmërinë buxhetore, është rritja e tatimit në pronat e shumë politikanëve të fituar ilegalisht, e në rastin më të drejtë, konfiskimi dhe shitja e atyre pronave për ta mbushur arkën e shtetit dhe evituar krizën buxhetore. Jo shitjes së ndërmarrjeve fitimprurëse siç është PTK për t’i rritur pagat e shërbyesve civilë, që këta mandej ta shpenzojnë këtë rritje për importin e mallrave dhe pajisjeve për nevoja personale dhe t’i qesin paratë jashtë Kosovës.

    Çka nuk po i tregon MEF-i, OEK-u, dhe AmCham-i bizneseve, medieve dhe publikut?

    Kur para një viti e gjysmë MEF-i njoftonte se është rritur TVSh-ja për 1 për qind ose nga 15 në 16 për qind, duket sikur qëllimisht i mashtronte tatimpaguesit për t’ua marrë gati gjashtëfishin e asaj rritjeje. Të njëjtin sekret publik po e përdorë edhe tani si “informim” për publikun kur thotë se ngritja e TVSh-së mund të shkoj në 1 për qind, ose nga 16 në 17 për qind. Kështu mendohet kur flitet rreth përqindjeve. Të shohim së pari se sa para do të paguajnë konsumatorët për këtë përqindje, dhe të njëjtën shumë mandej ta kthejmë në përqindje që ta gjejmë rritjen reale. Marrim një shembull:

    Një dritare e plastikës pa tatim kushton 50 Euro (€). Kur paguhet TVSh-ja në këtë çmim prej 16 për qind, shuma që ua merr ATK-ja është: 50x16/100 = 8€. Nëse TVSh rritet nga 16 në 17 për qind, ju do të paguani: 50x17/100 = 8,50€ ose 50 centë më shumë. Rritja reale e TVSh-së me këtë rast është 6,25 për qind, e jo 1 për qind siç po thotë MEF-i. Provë: 1/16x100 = 6,25.

    MEF-i në një takim me bizneset e vendit ka paralajmëruar ngritjen e TVSh-së për 3 për qind, nga 16 në 19, propozim ky që ka zemëruar bizneset. OEK-u dhe AmCham-i kanë dalë me kundërshtim të përbashkët dhe arsyetime e tyre rreth pasojave që do t’i sjellë kjo ngritje. Por, kundërshtimit dhe arsyetimit të tyre i mungon edhe një sqarim – rritja nga 16 në 19 nuk është rritje prej 3 për qind. Ta provojmë. Marrim përsëri shembullin e dritares së plastikës.

    Kur TVSh rritet nga 16 në 19 për qind, ju do të paguani: 50 x 19/100 = 9,50 €. Kështu çmimi i dritares me TVSh bëhet 59,50. A është 9,50€ rritje 3 për qind në krahasim me 8€ kur ju paguani normën e TVSh-së prej 16 për qind? Ta provojmë. 9,50 – 8,00 = 1,5 ose 1,5€ më tepër. Pak ose hiç, a po jo! Mirëpo, rritja reale në përqindje e TVSh-së me këtë rast është: 1,5/8 x 100 = 18,75 për qind. Pse është e rëndësisë kritike të dihet kjo?

    ATK-ja nuk i merr përqindjet nga ju për arkën e shtetit si gjëra abstrakte, por paratë si gjëra konkrete. Nëse ju mendoni se me rritjen e normës së TVSh-së nga 16 në 19 ose 3 për qind siç po thotë MEF-i, OEK-u, dhe AmCham-i duhet të paguani 30 euro më shumë në ditë, e keni gabim. Ju do t’i paguani 187,5€ në vend të 30€ vetëm nga rritja e TVSh-së për 3 pikë të përqindjes të cilës subjektet e lartpërmendura i thonë “rritje për 3 për qind”. Llogarisni tash kur në vend të 300€ në emër të asaj rritje për 3 pikë të përqindjes ju do t’i paguani 1 875€. Çfarë është dallimi ndërmjet këtyre dy numrave dhe shumave në para? I “vogël”, a po jo!

    Zgjidhja për rritjen “3 për qind”: Ngritja e çmimeve ose kalimi në sektorin joformal

    Që shumica e bizneseve t’i mbijetojnë rritjes së TVSh-së prej 18,75 për qind në tregues monetar, ekzistojnë dy zgjidhje. E para, t’i ngritin çmimet e produkteve dhe shërbimeve. Siç u theksua më lartë, rritja e çmimit të dritares si pasojë e rritjes së normës së TVSh-së nga 16 në 19 për qind, është për 1,5€. E shprehur në përqindje kjo rritje është: 1,5€ /58€x100 = 2,59 për qind. Kjo rritje do të ishte e domosdoshme për ta mbajtur vijimësinë e tanishme të rezultateve afariste, por problemi është se fuqia blerëse e popullsisë ka rënë ndjeshëm.

    Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), vetëm gjatë vitit 2009 në Kosovë janë shuar mbi 1 100 biznese. MTI përmend një varg shkaqesh të moçme për këtë shuarje të madhe dhe anashkalon atë kryesorin – rritjen e TVSh-së për 6,67 për qind, ose ngritjen e normës së tij nga 15 në 16 për qind që filloj së zbatuari në fillim të atij viti. Sa biznese do të shuheshin brenda një viti pas rritjes së TVSh-së për 18,75 për qind, dhe çfarë do të ndodh me buxhetin e shtetit i cili është në krizë dhe ende i pa miratuar?

    E dyta, për t’i ikur gjahut të MEF-it për shuarje masive të bizneseve, shumica do të detyrohen ta ushtrojnë veprimtarinë në sektorin joformal ose të mos paguajnë tatime fare, por edhe këtu do ta kenë vështirë të mbijetojnë, sepse në sektorin joformal konkurrenca është më e fortë dhe më e drejtë se në atë formal. Sipas deklarimeve të ATK-së, gjatë vitit 2010 nuk dihej nëse rreth 20 000 biznese kanë falimentuar, apo janë duke vepruar në sektorin joformal. Prandaj, konstatimi se ekonomia joformale mund të luftohet në kohën kur synohet të rritet TVSh-ja, janë përralla.

    Punonjësit në sektorin qeveritar dhe administratës publike nuk krijojnë gjë të frytshme ose të mençur në atë pozitë që shërbejnë. Ata janë vetëm shpenzues të buxhetit për nevoja private. Propozimi për rritjen e pagave të tyre për 50 për qind, është synim i qartë për shkatërrimin e bizneseve, popullsisë, dhe vetë shtetit gjysmak e sakat të Kosovës. Shkaku i këtyre politikave ekonomike shqiptarët po detyrohen të marrin rrugët e rrezikshme të emigrimit, madje duke gjetur vdekjen në lumin Tisa, dhe duke u ngrirë si femra të reja gjatë kalimit ilegal të kufirit ndërmjet Bosnjës dhe Kroacisë. Mirë që ka shpëtuar fëmija i saj dyvjeçar, e aq më mirë do të ishte nëse ai fëmijë nuk kthehet kurrë në Kosovë jo vetëm për t’i përjetuar, por as për të dëgjuar për eksperimentet e politikave të mbrapshta ekonomike.

    A mos janë duke u nxitur këto emigrime nga Kosova, që rezultojnë edhe në humbje të jetës, nga politikat ekonomike në emër të luftës për “liri, çlirim nga robëria shekullore dhe regjimet barbare” siç propagandohet shpesh me fraza bajate dhe të pakripa të cilave moti u ka dalë boja edhe tek ajo balena në oqeanin paqësor? Ata që i shpëtuan “regjimeve barbare” në Kosovë, duket se nuk do t’i shpëtojnë një regjimi edhe më të tmerrshëm – atij të politikave ekonomike në Kosovën e “lirë, të pavarur dhe demokratike”, prandaj detyrohen të gjejnë vdekjen edhe në lumenjtë e shteteve prej nga vinin regjimet barbare në Kosovë! Kush janë barbarët e qytetarëve të Kosovës, sot?!

    Autori është udhëheqës i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike (INEPRA)


    për të lexuar më shume ........... www.zeriikosoves.org

    www.zeriikosoves.org

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shifni shifni se si stafi e ka ngul ket tem si kryetem
    qe e ka nji shkrim te rrejshum qe burimin e ka nga shpiunat e LDK-se haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa ah forum shqiptar breeee
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Erhard Buhler komandanti i KFOR-i

    Buhler: Raporti i botuar në ‘Le Mond’ nuk i ka burimet në KFOR

    I pyetur nga mediet në lidhje me një shkrim të gazetës “Le Monde”, e cila bazohet në një raport të inteligjencës së KFOR-it për vitin 2004, ku e ndërlidh anëtarin e kryesisë së PDK-së Xhavit Halitin me “aktivitete kriminale të pasluftës në Kosovë”, komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se ai nuk është një raport që i ka burimet nga qarqet e KFOR-it. “Nuk është një raport që i ka burimet nga qarqet e KFOR-it, por është një raport që mund t’i drejtohet KFOR-it apo t’i jepet KFOR-it në dispozicion. Të gjitha këto unë i marr seriozisht dhe e kam krijuar një komision të përbashkët, i cili do të gjejë burimin e këtyre raporteve. Më mirë do të jepja një përgjigje kur t’i përmbyllë hulumtimet ky komision i sapokrijuar”, ka thënë Buhler.

    Për më tepër ai ka theksuar se është e vështirë të jepet një vlerësim kohor sa do të zgjasë punën ky komision, ndërsa ka shtuar se nuk ka asnjë lloj dëshmie nëse ky raport është i vërtetë dhe se për këtë duhet pritur përfundimin e punës së komisionit që do të gjejë burimin e raporteve.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    KFOR-i bazohet në të dhënat që i ka nxjerrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.


    Prishtinë, 31 janar – Raporti sekret i Inteligjencës amerikane të KFOR-it i vitit 2004 flet se në Partinë Demokratike të Kosovës Hashim Thaçi e ka fjalën e fundit për gjithçka, shkruan sot “Koha Ditore”.
    Në këtë raport, një kopje të të cilit e ka gazeta, ku flitet për mënyrën se si funksionojnë mes vete Hashim Thaçi me Xhavit Halitin, KFOR-i bazohet në të dhënat që i ka nxjerrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Kurse aty përshkruhen edhe metodat se si krerët e PDK-së janë munduar të kamuflojnë para publikut në situata të ndryshme.
    “Haliti dhe Thaçi janë përpjekur që të mos krijojnë raporte të afërta me njëri-tjetrin, sidomos para medieve. Mirëpo ata kanë takime private dhe një komunikim shumë të afërt mes vete. LDK-ja beson se për momentin Xhavit Haliti është njeriu më i rrezikshëm për zhvillimin e Kosovës. Në PDK, Thaçi është njeriu më i fuqishëm, gjë për të cilën nuk ka mëdyshje. Në diskutime Thaçi e ka fjalën e fundit, por Haliti është ai që merret me çështje praktike”, thotë raporti. “Haliti nuk guxon ta anashkalojë Thaçin, sepse ai di shumë gjëra për të dhe Haliti e di këtë. Thaçi ka informacione për Halitin prej kohës kur ka qenë udhëheqës i UÇK-së dhe të gjitha informacionet koncentroheshin tek ai. Nëse Thaçi do t’ia drejtonte gishtin Halitit, Haliti e di se nuk do të ketë mundësi që ta mbrojë veten”, thuhet në këtë raport.
    Tutje raporti vë në pah se lidhjet e Halitit me SHIK-un dhe me njerëzit e politikës në Shqipëri ia garantojnë atij pozicionin politik në Kosovë dhe i japin pozitë me ndikim në PDK.
    Gazeta është përpjekur që të marrë një prononcim të dielën nga vetë Xhavit Haliti, por ai nuk është përgjigjur në telefon.
    Nënkryetari i PDK-së, Rrustem Mustafa, nuk ka pranuar të flasë në emër të partisë, por në emër të tij personal po. Ai ka thënë që të mos mundet ta bëjë një përshkrim të raporteve të Thaçit me Halitin.
    “Raporti është i vitit 2004, kurse unë në PDK kam hyrë në vitin 2006 dhe nuk mund të flas për raportet se si i kanë pasur ata në atë kohë”, ka thënë ai.
    Mustafa nuk ka pasur informacione që LDK-ja t’i ketë dhënë brumë KFOR-it për PDK-në, porse një mundësi të tillë ai e ka parë në kuadër të afrimeve të njerëzve me KFOR-in për interesa të tyre.
    “KFOR-i ka qenë instrument i besueshëm në vendin tonë dhe njerëzit e kanë parë se ai mund t’ua zgjidhë problemet dhe tani janë afruar rreth tyre dhe kanë folur krejt çka kanë mundur”, është shprehur ai.
    Ish-nënkryetari i LDK-së, tash anëtar i Kryesisë së kësaj partie, Lutfi Haziri, ka thënë që ai edhe teknikisht e ka pasur të pamundur të jetë në dijeni që partia e tij i ka ofruar të dhëna KFOR-it për PDK-në, ngase në atë kohë ka qenë kryetar i Komunës së Gjilanit. “Ky raport nuk ka të bëjë asgjë me mua, ngase në vitin 2004 unë kam qenë kryetar i Komunës së Gjilanit”, ka thënë Haziri.
    Për raportin e KFOR-it nuk ka dashur të flasë as ish-nënkryetari i LDK-së, Eqrem Kryeziu.
    “Unë s’jam tash më nënkryetar i partisë. Sa kam qenë nënkryetar folsha”, ka thënë ai.
    Në anën tjetër, këtë të shtunë KFOR-i ka bërë të ditur se ka ngritur një komision hetimor, i cili do të verifikojë shkrimet e fundit të mediave të huaja, të cilat etiketojnë ish-udhëheqësit e UÇK-së si udhëheqës të krimit të organizuar, duke iu referuar dokumentit sekret të KFOR-it të vitit 2004.
    Komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler, ka thënë se për dokumentin të cilit i referohen mediat e huaja, duhet të bëhen hetime dhe pas përfundimit të hetimeve do të mund të thuhet nëse vërtet ekziston një dokument i tillë.
    Më herët, me të dalë raporti, KFOR-i e pati lëshuar edhe një komunikatë për punën e raportit.
    “Mjetet e informimit kanë publikuar një dokument, i cili është përmendur si dokument i fshehtë i KFOR-it. Mjetet e informimit citojnë që dokumenti mund të jetë përpiluar në vitin 2004 ose edhe më herët. KFOR-i ka filluar një hetim të brendshëm lidhur me burimin e këtij dokumenti, si dhe pyetjeve të tjera që kanë të bëjnë me dokumentin”, qe thënë në komunikatë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  19. #59
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Citim Postuar më parë nga Flora82 Lexo Postimin
    Eshte edhe nje " KUR MUNGON LUANI , EDHE MAJMUNI BEHET MBRET"
    Egziston edhe nje
    Kur u ban magjupi pash e ka mbyt baben e vet

  20. #60
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    KFOR-i bazohet në të dhënat që i ka nxjerrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
    do me than kjo eshte vetem nji shpifje .
    ne e dime qe LDK-ja eshte e formume ne Beograd, atje ika rrenjet, kjo parti nga Beogradi eshte e licensume , si dhe atje eshte e regjistrume.
    kto bin posht , keto nuk pijn uj.
    Vv - Palaço+LISBA :D

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •