Kryeministri Sali Berisha prezantoi sot synimet e qeverisė pėr vitin qė nisėm. Mė poshte fjala e tij:
"...Qeveria mblidhet sot nė mbledhjen e parė tė vitit 2011 me njė optimizėm, vendosmėri e qartėsi, pėr ta shndėrruar kėtė vit, nė vitin e njė zhvillimi tė fuqishėm, nė vitin ndėr mė tė rėndėsishmit nė projektin 'Shqipėria vend i zhvilluar brenda vitit 2017'.
Viti qė lamė pas ka shėnuar zhvillime historike pėr shqiptarėt. Ata i festuan Krishtlindjet dhe Vitin e Ri mė tė lirė se kurrė nė historinė e tyre. Dhjetėra apo qindra mijėra qytetarė u takuan me njerėzit e tyre nė vendet ku ata punojnė apo nė Shqipėri. Lėvizjet nė tė dy drejtimet kanė qenė mė tė mėdha se kurrė. Kjo ėshtė arritje e jetės sė qytetarėve shqiptarė dhe ne ndjehemi krenar se pėrmbushėm premtimin mė tė rėndėsishėm tė tė gjithė karrierės sonė politike, nė 18 vitet e fundit. Duhet tė pėrshėndes edhe njė herė qytetarėt shqiptarė pėr mėnyrėn dinjitoze, tė qytetėruar e tė maturuar, me tė cilėn ata trajtuan kėtė akt madhor tė besimit qė vendet anėtare tė Bashkimit Europian tė zonės sė Shengenit dhe ato jashtė saj u kanė shprehur shqiptarėve.
Viti qė shkoi ishte njė vit i bekuar. Kėtu do tė rendis si njė nga lajmet mė pozitive nė historinė e kėtij vendi, lajm, i cili sot qarkullon nė mediat mė serioze tė botės dhe pėr tė cilin ēdo ditė shkruhen artikujt mė shumė se pėr ēdo gjė tjetėr pėr kėtė vend, 'Shqipėria miss bota', 'Shqipėria e bukura e dheut'. Njė ditė marr njė telefonatė nga njė mik i imi, i cili mė thotė: sot e gjithė ditėn CNN transmeton kėtė lajm e ndjehem i lėnduar, se si unė nuk kam parashikuar, imagjinuar apo menduar qė Shqipėria tė shpallet pėr vitin 2011, destinacioni kryesor turistik i planetit. Kjo pėrbėn lajmin mė pozitiv qė qytetarėt e botės kanė marrė ndonjėherė pėr kėtė vend. Tė shpallesh destinacion kryesor turistik, nė njė kohė kur 6 vjet mė parė nuk ke ekzistuar nė hartėn turistike tė botės, do tė thotė tė kapėrcesh ylberin dhe kjo jo nė sensin e vjetėr shqiptar, por nė sensin e ri, se e bukura ėshtė vajzė, jo burrė. Ky lajm do tė thoja ėshtė mirėsi e vėrtetė, pasi Shqipėria destinacion kryesor turistik ėshtė mirėsi e mbarėsi pėr kėtė vend.
Por pėrveē kėsaj, ka pasur edhe zhvillime tė tjera. Ekonomia shqiptare, e cila ėshtė leva e Arkimidit e kėsaj qeverie pėr tė ndryshuar dhe ndėrtuar Shqipėrinė europiane, sėrish qėndron nė krye tė ekonomisė europine. U investuan mbi 1 miliard dollarė nė rrugė, shkolla, spitale, ujėsjellės, kanalizime pėr qytetarėt shqiptarė, u rriten me rreth 30 pėrqind investimet e huaja. Por, mbi tė gjitha, u rritėn rrogat e pensionet. Gjithnjė nė kėtė situatė mė vjen ndėr mend inversi i asaj qė shkruan Dante "S'ka dhimbje mė tė madhe se tė kujtosh kohėt e lumtura nė mizerje", por unė do tė thoja nuk ka lumturi mė tė madhe qė nė kohė tė vėshtira tė jesh mirė. Nė njė kohė kur sheh si ulen rrogat e pensionet, si hiqen mbėshtetjet sociale, ti bėn rritjen mė tė madhe tė tyre pėr qytetarėt, atėherė ke shumė arsye tė ndjehesh i privilegjuar, ke shumė arsye tė falėnderosh Zotin, qytetarėt dhe reformat, tė cilat kanė bėrė qė kjo ekonomi tė qėndrojė mė mirė se ēdo ekonomi tjetėr ndaj krizės mė tė rėndė qė Europa ka njohur ndonjėherė. Ekonomia shqiptare mbylli vitin ndofta me rritjen mė tė madhe tė eksporteve si pėrqindje nė botė. Ata, tė cilėt predikuan dy herė nė javė krizėn duhet tė ndjehen tė lėnduar, sepse unė informoj shqiptarėt se nga 1 miliard dollarė qė ishin eksportet nė vitin 2009, nė vitin 2010 janė 1 miliard e 670 milion dollarė. Asnjė vend nuk ka shėnuar ndonjėherė njė rritje tė tillė eksportesh, aq sa ka shėnuar Shqipėria. Ky ėshtė hopi mė i madh qė ky vend ka bėrė nė historinė e tij drejt balancimit tė bilancit tregtar tė saj dhe ajo ēka ėshtė mė pozitivja, nė rast se pėrpara raporti i eksporteve tė prodhuara nė vend me rieksportet ishte 3 me 1 nė favor tė kėtyre tė fundit, tani janė "dhėmbė pėr dhėmbė", janė tė barabartė. Kjo ėshtė ekonomia shqiptare, ky ėshtė vibrimi dhe entuziazmi i kėsaj ekonomie. Ne jemi tė bindur e tė vendosur qė viti qė vjen do tė jetė edhe mė i mbarė.
Por zhvillime kulmore kemi pasur nė rrugėn tonė drejt Shqipėrisė dixhitale dhe ky ėshtė njė nga zhvillimet mė tė rėndėsishme. Vendi, i cili hyri nė vitin 2006 me njė prej niveleve mė tė ulėta nė botė pėr pėrdorimin e internetit, sot ėshtė fare afėr, pothuaj nė limitet e mesatares sė BE-sė pėr pėrdorimin e internetit. Sot, ne parakalojmė njė numėr tė madh vendesh anėtare tė BE-sė pėr komunikimin nė Facebook, pavarėsisht se ēfarė thoni nė tė dhe kjo ėshtė e drejta juaj, ėshtė liria e shprehjes sė mendimit, por ėshtė njė mėnyrė komode dhe sociale komunikimi.
Arsimi ka arritur tė kapė nivelet mė tė larta nė botė, pėrsa i pėrket vazhdimit tė shkollės sė mesme dhe universiteteve. 91 pėrqind ėshtė kalimi nė shkollėn e mesme tė atyre qė mbarojnė shkollėn 9-vjeēare; ėshtė tre herė mė i madh numri i tė rinjve qė hynė nė universitete, se sa ishte 5 vjet mė parė, rreth 70 pėrqind e maturantėve ulen nė bankat e universitete. Shqipėria pėr internetin nė shkolla qėndron edhe mė lart se disa vende tė zhvilluara tė Europės.
Janė bėrė reforma tė thella nė tė gjitha fushat. Financat, pavarėsisht nga ndonjė paudhėsi e vogėl qė e shoqėroi ministrin nė festimin vitit tė ri, realizimi i tyre mund tė them se ka qenė pėrcaktues. Doganat realizuan planin me 99 pėrqind dhe tė ardhurat me 98 pėrqind, ēka ėshtė realizimi mė maksimal qė mund tė bėhej ndonjėherė. Deficiti buxhetor 3.1 pėrqind, deficit qė ėshtė i rrallė sot nė hapėsirėn europiane. Borxhi ėshtė me zero rritje.
Infrastruktura njohu rindėrtimin dhe ndėrtimin e mbi 1500 kilometrave rrugė nė mbarė vendin.
Shėndetėsia ka hedhur bazat e njė reforme shumė tė thellė dhe sot miratojmė njė nga ligjet mė kryesore tė kėsaj reforme.
Sė shpejti njė sistem i ri i mbrojtjes sociale do tė vendoset nė vend, i cili synon qė nė vitin 2012 tė mos ketė as edhe njė familje shqiptare nė mjerim.
Nė fushėn e bujqėsisė, ethja e ullirit ka pėrfshirė vendin. Nė njė kohė rekord u dyfishua numri i rrėnjėve tė ullirit. Unė nuk jam poet, por po tė isha, ju garantoj se poemat mė tė bukura do t'ia kushtoja ullirit, pėr tė gjithė vlerat e tij tė jashtėzakonshme e tė gjithanshme, i cili jo mė kot ėshtė quajtur floriri i mbitokės. Ne informojmė shqiptarėt se nė njė vit e gjysmė janė mbjellė ullinj, sa janė mbjellė nė 4 shekuj dhe gjatė kėtyre viteve qė vijnė, kėto mbjellje do tė dy apo trefishohen. Eksportet bujqėsore janė rritur 70 pėrqind dhe kjo ėshtė rritja mė e madhe nė historinė e vendit. Fermerėt shqiptarė po konkurrojnė me fermerėt e vendeve mė tė zhvilluara tė Europės. Rritja e eksporteve bujqėsore me 70 pėrqind pėrbėn gjithashtu njė arritje historike.
Ministria e Brendshme pėrmbushi me pėrgjegjėsi tė lartė tė gjithė detyrimet qė rridhnin pėr tė garantuar jetėn e rendin e qytetarėve shqiptarė, njė luftė eficente kundėr kriminalitet. Shqipėria sot ėshtė njė vend i sigurt nė rajon dhe nė Europė. Po ashtu pėrmbushi me pėrgjegjėsi tė lartė tė gjitha detyrimet qė jo ministri kishte nė kuadrin e udhėrrėfyesit pėr heqjen e vizave.
Reforma tė thella u bėnė nė sistemin e vuajtjes sė dėnimit, tė burgjeve dhe nė tė gjitha agjencitė e varura nga Ministria e Drejtėsisė.
Ministria e Mbrojtjes ka pėrshpejtuar tė gjitha procedurat e ēlirimit sa mė shpejt tė vendit nga municionet e vjetra tė rrezikshme. Po kompletohet ushtria profesionale. Prania jonė ėshtė mė e madhe se kurrė nė botė.
Ministria e Integrimit dhe Ministria e Jashtme kanė luajtur njė rol shumė tė madh nė afrimin e Shqipėrisė me Bashkimin Europian, si dhe nė hapjen e mėtejshme, nė krijimin e lidhjeve mė ngushta me vendet mikė dhe BE-nė.
Bėra kėtė analizė tė shkurtėr, sepse ky ėshtė starti mbi tė cilin ne fillojmė vitin. Objektivat e vitit qė vijnė janė tė mėdha.
Objektivat e viti qė vijnė janė tė mėdha. Qytetarėt shqiptarė do tė informohen me hollėsi nga ju. Ndėrkohė brenda 5 ditėve do tė paraqisni objektivat tuaja pėr kėtė vit. Ka njė thėnie ky popull qė burri lidhet nga fjala , ndaj dhe ne do tua bėjmė tė qartė shqiptarėve se ēfarė ne do tė bėjmė kėtė vit me buxhetin mė tė madh nė historinė e tyre. Do tė dalim para tyre me objektivat mė tė qarta, do ti informojmė ata dhe do tu japim mundėsinė tė kontrollojnė njė pėr njė zbatimin e tyre. Ndaj dhe tė nderuar zotėrinj ministra ėshtė e domosdoshme qė tė riformulojmė edhe njėherė objektivat e kristalta tė cilat ju dhe unė do ti shpallim para mediave, nė mėnyrė qė ēdo qytetar shqiptar tė njihet me detyrimet qė merr pėrsipėr qeveria, nė interesin e tre mė tė mirė gjatė viti 2011.
Objektivat janė tė qarta , tė kthjellėta, rritja e rrogave dhe pensioneve i pandryshueshėm. Pėrpjekje tė gjithanshme pėr tė pėrmbushur detyrimet tona nė procesin e integrimit evropian, mbetet kjo shtylla kryesore, objektivi ynė mė madhor. Ne do tė bėjmė gjithēka qė varet nga qeveria. Natyrisht ftojmė opozitėn tė bashkėpunojė me kėtė axhendė jashtėzakonisht tė rėndėsishme, por ėshtė nė tagrin e saj tė marrė vendimet qė do.
Axhenda jonė ėshtė axhenda jonė dhe kjo axhendė nuk mund tė pengohet nga asgjė. Imagjinoni ju sikur kėto arritje tė ishin future nė kuti. Pra shqiptarėve iu mbeten vizat, u mbeten rrogat dhe pensionet, u mbetet njė sistem i ndryshuar arsimor, iu mbetet njė hov i madh cilėsor nė fushėn e teknologjisė dixhitale. U mbeten arritje madhore nė ekonomi, financa dhe tė gjitha fushat. Dikujt tjetėr i mbetet kutia. Unė I kam dalė borxhit dhe i dal pėrsėri. Jam i gatshėm tė bashkėpunoj, por pėrndryshe axhenda ime ėshtė intensive dhe jam i papėrmbajtur nė zbatimin e saj.
Me njė pasion dhe pėrkushtim tė pakufizuar kam punuar dhe do tė punoj me agjendėn e kėsaj qeverie qė ėshtė dhe interesi personal i ēdo qytetari shqiptar. Janė 800 mijė familje shqiptare qė presin rritjen e rrogave dhe tė pensioneve, qė presimin krijimin e vendeve te reja tė punės, qė presin luftėn e mėtejshme te suksesshme kundėr korrupsionit. Pra axhenda do tė vazhdojė. Unė e ftoj opozitėn tė bashkėpunojė nė interesin e saj mė tė mirė. Ndaj dhe tė kemi parasysh qė objektivat duhet tė jenė tė tilla qė tė konsolidojnė themelet e objektivit historik dhe madhor "Shqipėria vendi zhvilluar brenda vitit 2017".
Kemi 91 komuna tė palidhura me rrugė automobilistike me akset kombėtare. 45 do tė lidhen brenda kėtij viti. Ky ėshtė njė objektiv madhor qė nuk lėviz. Vetėm njė Shqipėri me njė rrjet rrugor tė ri dhe modern mund tė konsiderohet Shqipėri Evropiane. Kemi projektin e madh tė farorėve, arrave, lajthive, gėshtenjave, bajameve dhe shegėve. Vetėm njė Shqipėri, prodhues i rėndėsishėm nė rajon pėr farorėt mun dstė pretendojė tė jete nje vend I zhvilluar nga ana bujqėsore.
Vendosja e sigurimeve tė reja shėndetėsore, ku ne sot miratojmė ligjin dhe kompletimi sa mė shpejt I reformės nė shėndetėsi ėshtė objektiv kryesor. Vetėm njė sistem shėndetėsor eficent qė i ofron ndihmėn ēdo qytetari, Shqipėria mund tė jetė njė vend I zhvilluar.
Mbrojtja e mjedisit, zhvillimi i tij. Shqipėria ėshtė njė vend i bekuar e mahnitės me pasuritė e saj mjedisore. Ajo zė vendin e 25 por duhet tė bėjė pėrpjekje edhe mė tė mėdha pėr tė kapur pozicione edhe mė tė lakmueshme dhe duhet tė paguajė, nė interesin mė tė madhe tė mbrojtjes sė mjedisit. Mbrojtja e mjedisit ėshtė mbrojtja e jetės.
Reformat e agjencive tė varura nga Ministria e Drejtėsisė, procesi i dixhitalizmit, hedhja e bazave pėr njė dixhitalizimim tė plotė tė regjistrit tė tokės, tė sistemit shėndetėsor, duhet tė jetė njė objektiv tjetėr madhor.
Zoti Ministėr i Arsimit, ėshtė bėrė njė progres shumė i madh , i jashtėzakonshėm do ta cilėsoja , nė rrafshin e treguesve tė ndjekjes sė shkollės sė mesme dhe tė lartė, internetit. Por tani pėrqendrimi ynė total do te jete tek cilėsia. Kam insistuar dhe insistoj qė universitet tė mos kenė asgjė tė pėrbashkėt me repartet ushtarake. Njė frymė shumė e gjerė lirie duhet tė fryjė tek universitet tona, por kriteret duhet tė jenė gjithnjė e mė tė rrepta dhe mė tė qarta. I tėrė sistemi i gradimit duhet tė nxirret jashtė ēdo lloj mundėsi pėr spekulim. Nė qoftė se ēdokush na e server ne si obligime tė kryera jashtė, nė universitet e Maqedonisė, tė Prishtines apo te Podgoricės, ne i duam dhe i adhurojmė kėto universitete, por as ata Tiranėn nuk duhet ta konsiderojnė jashtė, as edhe ne. Jashtė duhet tė konsiderojmė universitet e Britanisė, Francės, Gjermanisė dhe vende tė tjera, se tė gjithė ne sė bashku, si Universitet e Shqipėrisė, tė Kosovės, ashtu edhe ato tė Maqedonisė, kemi nevojė tė marrim eksperience, kemi nevojė tė ndjekim dhe tė kapim nivelin e universiteteve mė tė zhvilluara. Ato nuk mund tė pėrdoren si tregues tė veprimtarive tė kryera jashtė. Ky ėshtė njė keqinterpretim i vendimit qė bėhet. Do tė qartėsohet mirė detyrimi se ku duhet tė jenė publikimet. Se pėrndryshe dotė fillojnė tė fusin nė revistat shkencore edhe ato tė cilat janė tė cilat janė revista bajate sociale, qė nuk i lexon kush apo limonata e tregut.
Duhet tė shėnohet progres thelbėsor nė drejtim tė mekanizmit financiar. Mekanizmi i ri financiar synon cilėsi. Duhe tė finalizojė reitingun.
Me Ministrin e Punės dhe Ēėshtjeve Sociale, objektivat janė tė shumta, por njė ėshtė mbi tė gjithė. Asnjė familje shqiptare nė mjerim dhe i kemi hedhur bazat e forta, kemi bėrė njė punė shumė tė mirė gjatė kėtij viti. Kalojmė sė shpejti dhe ligjin dhe ne nė emėr tė asaj qė quhet njė shpėrndarje mė e drejtė e tė ardhurave do tė bėjmė qė shqiptarėt tė mos jetojnė mė nė mjerim.
Objektivat e ministrisė sė kulturės janė tė mėdha, shumė tė rėndėsishme. Pres brenda njė afati shumė tė shkurtėr vendimin e qeverisė pėr ngritjen e teatrit tė komedisė. Jemi tė vonuar dhe kėrkoj mirėkuptimin e tė gjithė artistėve dhe publikut qė mezi e pret kėtė teatėr, se reformat nuk janė tė rrufeshme. U kalua ligji , u bėnė tė gjitha , por ky teatėr duhet tė ngrihet me tė gjithė parametrat qė i pėrket atij.
Cirku duhet tė shndėrrohet nė njė institucion kombėtar dhe tė marrė tė gjithė mbėshtetjen e duhur shtetėrore nė mėnyrė qė tė mundtė kapė nivele mė tė reja. Tė mos harrojmė se jeta kulturore e kryeqytetit eshte vendimtare, ėshtė pėrcaktuese, jo vetėm pėr jetėn kulturore tė qytetarėve, por dhe pėr lidhjet kulturore tė kėtij kryeqyteti me vendet e tjera tė botės, tė Evropės nė rradhė tė parė, lidhje tė cilat janė lidhjet mė cilėsore, tė cilat kanė tė bėjnė me identitetin e kombit, me gjeninė e tij krijuese. Parqet arkeologjike duhet tė njohin zhvillime tė reja. Ky ėshte viti i turizmit. Njė plan I veēantė do tė hartohet pėr tė bėrė kėto pėrpjekje qė ata miliona turistė qė do tė vizitojnė Shqipėrinė, pasi tė largohen nga ky vend tė mendohen tė vijnė pėrsėri.
Ministria e jashtme, i tėrė objektivi kryesor i diplomacisė sonė qė ėshtė qė sė bashku me ministrinė e Integrimit te ece pėrpara drejt integrimit nė BE si dhe orientimi I diplomacisė sonė drejt njė diplomacie ekonomike. Ne besojmė se lidhjet mė tė mira politike realizohen nėpėrmjet konsolidimit tė vazhdueshėm tė marrėdhėnieve ekonomike.
Ministria e brendshme ka detyra shumė tė rėndėsishme. Njė kompleks i tėrė detyrash, tregues evropian dhe konsolidimi i tyre nė tė gjitha fushat, garancia e jetės, e veprimtarisė sė jetės tė qytetareve shqiptarė, luftė me zero tolerancė, krimit tė organizuar.
Ministria e financave, pėrmbushja me pėrgjegjėsi tė objektivave makroekonomike, zbatimit tė buxhetit janė detyra madhore tė saj, tė cilat kjo ministri kam besim tė plotė qė do ti pėrmbushė.
Pra u bė njė paraqitje e pėrgjithshme, por ky vit do tė jetė viti I ambicieve mė tė mėdha tė qeverisė shqiptare. Ambicie pozitive , pasi unė fjalėn ambicie e kam nė sensin mė pozitiv. Ambicia pozitive ėshtė njė promotor I fuqishėm I performances, realizmit, pėrkushtimit tė njeriut.
Ndaj dhe le ta shndėrrojmė kėtė, nė vitin e zhvillimeve mė tė mėdha qė mbarė shqiptarėt kanė njohur pėr veten, familjen e tyre, vendin e tyre. Le tė bėjmė sė bashku qė shqiptarėt ta duan mė shumė dhe tė ndihen mė krenar me veten e tyre,me shtėpitė e tyre, familjet e tyre, tė njohurit e tyre, vendin e tyre.