Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 42
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155

    Thaçi realizon premtimin e dhënë

    Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim që të rris pagat për mësimdhënësit, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës Policinë e Kosovës, shërbyesit civil, zyrtarët doganorë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit 30 për qind. Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi tha se do të ketë rritje pagash edhe për disa sektorë tjerë....
    Postuar: 01:14:57 / 06.01.2011


    Qeveria e Kosovës mori vendim për rritjen e pagave. Duke filluar nga 1 janari mësimdhënësit parauniversitar dhe familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të marrin pagë në ngritje prej 50 për qind, Policia e Kosovës 40 për qind, shërbyesit civil 30 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind, punëtorët shëndetësorë 30 për qind dhe zjarrfikësit 30 për qind. Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi tha se edhe minatorët do të kanë ngritje pagash në bazë të një memorandumi të nënshkruar më herët në mes tyre.

    Kryeministri në detyrë Thaçi po ashtu ka premtuar se do të ketë rritje pagash edhe për sektorin e drejtësisë dhe rritje pensionesh menjëherë pasi të miratohet ligji për këtë sektor. Kreu i qeverisë Thaçi tha se këto asnjëherë nuk kishin qenë premtime elektorale.

    Kryeministri Thaçi gjithashtu në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit tha se gjatë mandatit të tij të ardhshëm katërvjeçar do të ketë angazhim për një jetë më të mirë për të gjithë por edhe angazhimi për një Kosovë evropiane.

    (Shaip Mustafa)

  2. #2
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Pse a ka pasur dyshime aa?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese Thaqit ne realizim te premtimit te dhene.

    kur fillon kjo rritje rroge?

    sa behet afersisht rroga e mesuesit?

  4. #4
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    suksese Thaqit ne realizim te premtimit te dhene.

    kur fillon kjo rritje rroge?

    sa behet afersisht rroga e mesuesit?
    Aq sa i ka dhene kryeministri Thaqi premtimet as me shume as me pak ..!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anëtarësuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Pse a kapas dyshime a,?

    Un nuk kam dyshu aspak,imadhe esht Thaqi lol.
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  6. #6
    Keto gjera jane vetem e vetm qe edhe njehere ta vejne popullin ne gjume te thelle edhe ashtu te gjumosur. Thelbi kryesor i gjith ketyre premtimeve eshte qe te nesermen te arsyetohet ajo ne fakt e realitet te behet e te nenshkruhet nga vet Thaci e ajo eshte Boshnjizimi i Kosoves. Statusi Special per serbet ne Veri te Kosoves dhe Mirtovices dhe me shume se Pakoja e Ahtisarit per serbet neper Enklava tjera te Kosoves.

    Keto Mashtrime te Thacit & CO me ca qarqe nderkombetare jane vetem e vetem qe ta c'orrijentojne popullin nga ajo qe po i pergaditet.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    ....ahahhahaahhahahahaha....

    - qka presim nga rrugaqet ....si puna eketij ....

    hajdeni qetash kapni Vot .....e bone shqiperin ...loooooooooool

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Vetëvendosje kundër rritjes së pagave

    Nga Express më 06 janar 2011 në ora 12:49

    Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se vendimi i sotëm i kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaçit për rritje të rrogave një pjese të punëtorëve të shërbimeve publike dhe një pjese të kategorive sociale, është vendim anti - kushtetues
    haaaaaaaaaaaaaaaaaaa
    kqyrni keta trimat qe se njofin as shtetin as kushtetuten e Kosoves e tash qysh vajtoin kinse po shkilet kushtetuta
    phuuuuuuuuuu po pell e shkaut ishin kan keta idiota qe te gjith
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Nga Express më 06 janar 2011 në ora 12:49


    Thaçi: I gëzofshi pagat

    Për Kryeministrin në dorëheqje Hashim Thaçi nuk ka asnjë dilemë se do ta drejtojë qeverinë edhe në mandatin e ardhshëm.

    Tani ai ia ka vënë syrin mandatit tjetër 2014-2018, ndërkaq mandatin e tashëm as nuk e diskuton madje.

    Ndonëse në dorëheqje, Qeveria e Kosovës ka marrë vendime sot për rritjen e pagave në shumë sektorë dhe, sipas krejt të saj, këto nuk janë vendime të diskutueshme, por ‘janë të qarta dhe të pastra si loti’.

    Në konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë, Thaçi nuk ka dashur ta zgjasë lidhur më atë se a e ka të sigurt mandatin qeverisës që ka dalë nga zgjedhjet e 12 dhjetorit.

    “Ne gjatë këtij mandati do të kemi edhe lëvizje tjera ndërsa në mandatin e 2014-2018 do të ketë të tjera”, ka thënë shkurt ai.

    Ndërkaq për vendimet që Qeveria ka marrë për rritjen e pagave për sektorë të ndryshëm, duke filluar nga 30, 40 dhe deri në 50 për qind, Thaçi ka thënë se janë në bazë të Kushtetutës, dhe se financat janë të sigurta për këto rritje pagash.

    “Gjithçka është e planifikuar, gjithçka është e qartë, gjithçka është në suazat e Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës. Ne jemi vend i pavarur dhe sovran, vendimet janë tonat. I gëzofshim vitin e parë, për këtë vit të ri të gjithë punëtorët e Kosovës”, ka thënë ai.

    Në këtë mënyrë ai u është përgjigjur dyshimeve të hedhura, nëse Qeveria aktuale ka legjitimitet që të nxjerrë vendime të rëndësishme.

    Vendimet për rritjen e pagave të mësimdhënësve parauniversitarë, punëtorëve të shëndetësisë, policisë, doganave, punëtorëve të ATK’së, shërbimit korrektues, zjarrfikësve, veteranëve, invalidëve, familjeve të dëshmorëve dhe pensionistëve, kanë ardhur pas premtimeve dhe memorandumeve që kryeministri në dorëheqje pati nënshkruar gjatë fushatës zgjedhore në dhjetor të vitit të kaluar.

    Qeveria merr vendim për rritjen e pagave

    Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, mori vendim për rritjen e pagave, ashtu siç kishte premtuar kryeministri në largim, Hashim Thaçi.

    Duke filluar nga 1 janari, mësimdhënësit parauniversitarë do të marrin pagë 50 për qind më të lartë. Po ashtu, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të marrin ngritje prej 50 për qind, Policia e Kosovës 40 për qind, shërbyesit civilë 30 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind, punëtorët shëndetësorë 30 për qind dhe zjarrfikësit 30 për qind.

    Në të njëjtën kohë, edhe minatorët do të kanë ngritje pagash në bazë të një memorandumi të nënshkruar më herët në mes tyre dhe kryeministrit në largim Thaçi, raporton Telegrafi.

    Po ashtu, në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, Thaçi ka premtuar rritje pagash edhe për sektorin e drejtësisë.

    Ai tha se kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës do ta ketë pagën e njëjtë me kryeministrin e Kosovës, ndërkohë gjykatësit e kësaj gjykate do të kenë pagë të nivelit të njëjtë me ministrat.

    Thaçi tha se dikush edhe më herët ka menduar se premtimi ishte vetëm çështje fushate, por vendimi i sotëm sipas tij e dëshmon se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar seriozisht për mirëqenien e qytetarëve të vendit.

    “Qeveria e udhëhequr nga unë po bën një punë e cila deri më 2007 nuk është vërejtur fare,” ka thënë Thaçi.

    Në mbledhjen e parë të këtij fillim viti, Thaçi tha se angazhimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë për një Kosovë evropiane.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e denis_d001
    Anëtarësuar
    15-06-2007
    Vendndodhja
    ?
    Postime
    5
    Te Nderuar Vllezer Sipas mendimit tim nejrzit qe bejn keq popullit qe shantazhojn popullin qe e vjedhin popullin qe hajn ne meer popullit qer e njullosin UCK qe ti hiqet barra atyre qe ta rrisin buken qe vrajn njerzt per punet e tyre per te mshefur marskallaqet e tyre Si i Quni ata DEMOKRAT kjo asht nje sen qe Analfabetave duhet ti tregojm se qka osht mir e qka osht keqq

    E keta jan qe ja nxerin Ynyren Popullit vet ja vjedhin pasurin E drejta per te folur nuk egziston e drejta e popullit me vendos nuk egizston por asht nje sundimtar i popullit qe se ken me fol Hashim thaqi Fidel Castro E Hashim Thaqi jan ekta qe shkatrojn popullin

    MA SHKIJE JAN ATA QE BJAN BIZNIS ME TA E VJEDHIN ME TA E VRAJN SHQIPTART

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    AHAHA RROGAT JAN KESHTU NESE PERESHEMBULL NESE NJE POLIC KA NJE PAG 250 TASH DOTI MARR 270 EURO As gj mashum llogaritni kalkulimet bruto neto

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    kjo pas 3 miuajsh tote kuptohet pas rritjes se qmimeve te artikujve ushqimos dhe rrymes e disa gjerave me elementare per qytetar dhe pastaj dote jemi si kur pra ni viti kjo qe ben hashim thaqi esht taktik per vota

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga beni33 Lexo Postimin
    kjo pas 3 miuajsh tote kuptohet pas rritjes se qmimeve te artikujve ushqimos dhe rrymes e disa gjerave me elementare per qytetar dhe pastaj dote jemi si kur pra ni viti kjo qe ben hashim thaqi esht taktik per vota
    Qeveria nuk i kontrollon cmimet,pasi po e dishe qe do te shtrenjtohen artikujt ushqimor dhe energjia pas tre muajve investo ne berze do te fitosh miliona!

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    ne cilin vend te botes ngriten rrogat nga nje kryeminister i shkarkuar,ku as nuk ka miratim te bugjetit,ku e din thaqi qe neser kur te futet ne koalicion me nje parti tjeter qe nuk do ta ket miratimin,a ka rreziku thaqi mardhenjet me bb,
    Askush nuk eshte kunder ngritjeve,por te gjith jan te shokuar se si eshte ber kjo rritje,as ne venezuel as ne kub as ne rusin e bardh ku diktatura eshte ne pushtet nuk behen ne kete menyr.
    Keshtu kam dron se ne fund po ky hashim do kerkoi ndihmen e partive tjera qoft edhe atyre qe ven vija te kuqe.
    Mbrem ndegjova se hashimi i ka ber lutje ldk qe prap ta formoin qeverin,kjo do te thot se hashimit i intereson vetem nje gje pushteti.
    Ky njeri me politiken e vet po ja mbyll vetit te gjitha dyert dhe kur po zihet pisk kerkon ndihmen nga te tjeret.

  15. #15
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    ok pse thaqi nuk jav rriti socialet atyre qe jetojn ne mjerim
    pse thaqi nuk jav rriti penzionet pleqve qe ato para nuk ju dalin as per barna
    pse thaqi nuk i ndihmoj lypsit qe kan vershu qdo pjes te kosoves

    une nuk jam kunder rritjes se pagav por ska pas nevoj qe nje mesus te ket 500 euro e nje penzioner te vdes ne munges te barnave dhe kushteve elementare per jet poashtu edhe me mijra familje qe jetojn ne mjerim ku shum prej tyre as social nuk ju jep

    ka edhe me mijra te smur qe skan mjete financiare per sherim pse thaqi nuk i ndihmon keta te shkret

    ka edhe me qindra familje ne veri te mitrovices ato nuk kerkojn para por siguri pse thaqi nuk ju ofron siguri por jav rrit pagat atyre qe i kan te gjitha kushtet elementare per jet
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    ne cilin vend te botes ngriten rrogat nga nje kryeminister i shkarkuar,ku as nuk ka miratim te bugjetit,ku e din thaqi qe neser kur te futet ne koalicion me nje parti tjeter qe nuk do ta ket miratimin,a ka rreziku thaqi mardhenjet me bb,
    Askush nuk eshte kunder ngritjeve,por te gjith jan te shokuar se si eshte ber kjo rritje,as ne venezuel as ne kub as ne rusin e bardh ku diktatura eshte ne pushtet nuk behen ne kete menyr.
    Keshtu kam dron se ne fund po ky hashim do kerkoi ndihmen e partive tjera qoft edhe atyre qe ven vija te kuqe.
    Mbrem ndegjova se hashimi i ka ber lutje ldk qe prap ta formoin qeverin,kjo do te thot se hashimit i intereson vetem nje gje pushteti.
    Ky njeri me politiken e vet po ja mbyll vetit te gjitha dyert dhe kur po zihet pisk kerkon ndihmen nga te tjeret.
    Pse bre po ban propagand,qeveria eshte legjitime deri ne zgjedhjen e qeverise tjeter,qeveria ka te drejte te shpenzoi,investoi,rris pagat ne vleren e nje te dymbdhjetes se buxhetit te vitit te kaluar brenda nje muaji.
    Parit politike jane te detyruara te bejn koalicion me te gjitha partit parlamentare,vendosja e vijave te kuqe e te zeza eshte idiotizem i ketyre politikuajve.Neser me u perserit zgjedhjet rezultati do te jete perafersisht i njejt,e cka po dojn keto parti qe vendosin vija te kuqe ta ndrroin popullin a cka dreqin jan ka dojn,populli ka votu e deputetet e kan detyr ta zgjedhin kryetarin e Kosoves dhe qeverin,nese nuk mund ta bejn kete le te shkoin te shpia e kurre mos te merren me politike.

  17. #17
    1.2.3...I
    Anëtarësuar
    10-09-2005
    Postime
    1,967
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin
    Qeveria nuk i kontrollon cmimet,pasi po e dishe qe do te shtrenjtohen artikujt ushqimor dhe energjia pas tre muajve investo ne berze do te fitosh miliona!
    Qeveria eshte agjend vendimemarres,rroli i saje eshte krijues dhe mbikqyres i rregullave te lojes ekonomike te shtetit!

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar më parë nga zANë Lexo Postimin
    Qeveria eshte agjend vendimemarres,rroli i saje eshte krijues dhe mbikqyres i rregullave te lojes ekonomike te shtetit!
    Qeveria nuk mund ti kontrolloi cmimet ,KEKu ben kerkes per ngritjen e cmimit te energjise ne autoritetin rregullative te energjise,ky autoritet eshte i pavarur dhe eshte i detyruar ti mbroi interesat e konsumatorve dhe prodhuesit/distributorit te energjise,nese rregullatori vendos cmime te lira atehere rrezikohet qendrueshmeria financiare e KEKut,te cilin pastaj qeveria duhet ta subvencionoi me parat e taksapaguesve/qytetarve.

    Cmimet tjera si te naftes,artikujve ushqimor,tekstilit,detergjenteve nuk mund ti kontrolloin qeverit e SHBAve,Gjermanise,Frances,Japonise etj e lere me qeveria e KOSOVES.
    Te ne tregu eshte i lire,cmimet mund ti kontrolloin vetem qeverit e Kubes,Korese veriore,edhe KINA ka heqe dore nga kontrrolli i cmimeve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Drenica 97 : 07-01-2011 më 09:15

  19. #19
    Ekstremist Islamik Maska e ximi_abedini
    Anëtarësuar
    27-02-2010
    Vendndodhja
    nga KOSOVA e SHQIPERIS
    Postime
    2,800
    Citim Postuar më parë nga Drenica 97 Lexo Postimin

    Cmimet tjera si te naftes,artikujve ushqimor,tekstilit,detergjenteve nuk mund ti kontrolloin qeverit e SHBAve,Gjermanise,Frances,Japonise etj e lere me qeveria e KOSOVES.
    Te ne tregu eshte i lire,cmimet mund ti kontrolloin vetem qeverit e Kubes,Korese veriore,edhe KINA ka heqe dore nga kontrrolli i cmimeve.
    munden ti kontrollojn sepse qeveria po i ben rritjet e qmimeve HIB petrol nese ja ke ni zanin ka pas then se ne jemi te gatshum edhe 45 cent me shit litren e naftes por mbi 50 cent i merr qeveria e kosoves ndersa tani qmimet kan me fluturu dhe nje buk ka mu ba ndoshta edhe nje euro sespe diqysh duhet me nxjerr atte bugjet

    dhe nuk duhet te na krahasosh me gjermanin e shban sepse atje qdo njeri i papun merr rrog ndersa ne kosov familjeve qe smund ta sigurojn as buken nuk ju takon sociali pa pas femij

    gjermania dhe shba kujdeset dhe i rrespekton popullin e vet ndersa kosova i shkel i shkel fukarat i shkel te moshuarit i shkel jetimat i shkel edhe puntort duke ja mohu qdo te drejt

    ketu do pesojn fukarat e shkret
    Përderisa është dikush në Qiell që më mbron...
    Nuk ka askush në Tokë që më mposhtë...”

  20. #20
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    Qeveria e Kosovës ka marrë sot vendim që të rris pagat për mësimdhënësit, familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës Policinë e Kosovës, shërbyesit civil, zyrtarët doganorë, punëtorët shëndetësorë dhe zjarrfikësit 30 për qind. Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi tha se do të ketë rritje pagash edhe për disa sektorë tjerë....
    Postuar: 01:14:57 / 06.01.2011


    Qeveria e Kosovës mori vendim për rritjen e pagave. Duke filluar nga 1 janari mësimdhënësit parauniversitar dhe familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës do të marrin pagë në ngritje prej 50 për qind, Policia e Kosovës 40 për qind, shërbyesit civil 30 për qind, zyrtarët doganorë 30 për qind, punëtorët shëndetësorë 30 për qind dhe zjarrfikësit 30 për qind. Kryeministri në detyrë Hashim Thaçi tha se edhe minatorët do të kanë ngritje pagash në bazë të një memorandumi të nënshkruar më herët në mes tyre.

    Kryeministri në detyrë Thaçi po ashtu ka premtuar se do të ketë rritje pagash edhe për sektorin e drejtësisë dhe rritje pensionesh menjëherë pasi të miratohet ligji për këtë sektor. Kreu i qeverisë Thaçi tha se këto asnjëherë nuk kishin qenë premtime elektorale.

    Kryeministri Thaçi gjithashtu në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit tha se gjatë mandatit të tij të ardhshëm katërvjeçar do të ketë angazhim për një jetë më të mirë për të gjithë por edhe angazhimi për një Kosovë evropiane.

    (Shaip Mustafa)
    E para nuk eshte kryeminister , dhe nuk ka te drejte te merr asi vendime deri sa eshte kryeminister ne shkarkim .
    2. ben qmos vetem e vetem ti marre vota se vet veprimete tij tregojne qe i ka kaluar koha , dhe eshte koha per zbardhjen e disa rasteve , si p.sh. Drini e disa trima tjere te vrare pas luftes .
    3.Nuk ka bugjet Kosova per rritjen e rrogave , deshmon edhe banka boterore :
    KD: FMN shqetësohet nga premtimet e Thaçit
    Premtimet e ditëve të fundit të kryeministrit të Qeverisë në largim, Hashim Thaçi, për rritje të pagave, e kanë shqetësuar kreun e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndërsa zyrtarët e FMN-së janë shprehur kundër rritjes së pagave, për më tepër që ky institucion financiar disa muaj më parë e kishte pranuar propozimprojektin e qeverisë Thaçi për buxhetin e vitit 2011, pavarësisht se projekti, si i tillë, nuk garantonte se mund të përballojë disa nga prioritetet, sidomos realizimin e punimeve në autostradën Vërmicë – Merdar- shkruan e përditshmja Koha Ditore.
    Në marrëveshjen e arritur në korrik të këtij vit me Fondin Monetar Ndërkombëtar, krerët e Qeverisë janë zotuar se nuk do të premtojnë rritje të pagave për asnjë sektor që paguhet nga arka e shtetit për vitin 2011, kurse rritjet e pagave në sektorin publik nuk kanë qenë të parapara as në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve për vitet 2011-2013, dokument zyrtar qeveritar në bazë të të cilit kalkulohen shpenzimet e mundshme të secilit sektor publik.

    Dhe, pikërisht kjo marrëveshje, sipas gazetës, ishte ajo që e bindi FMN-në t’i ofrojë Kosovës një hua të butë në shumë prej 110 milionë eurosh, me të cilën më pas siguroheshin edhe 300 milionë të tjera si ndihmë nga Bashkimi Evropian dhe nga Banka Botërore.

    Koha Ditore shkruan se premtimet e Thaçit për rritje të pagave para se të reagojë FMN-ja, janë kritikuar edhe nga shumica e partive politike, nga shoqëria civile dhe nga ekspertët. Të gjitha kritikat janë bërë duke iu referuar raporteve zyrtare të Qeverisë për buxhetin e ri. Shpenzimet për vitin 2011 janë llogaritur të jenë 1 miliard e 426 milionë euro, kurse të hyrat e sivjetme janë afro 1 miliard e 100 milionë euro.

    Mbulimin e diferencës mes hyrje-daljes që arrin në afro 300 milionë euro, Qeveria e pati planifikuar të arrinte nëpërmjet procesit të privatizimit të Postë-Telekomit. Kjo diferencë qindramilionëshe nuk ishte projektuar për paga dhe shërbime të tjera, por për investime në autostradë. Sipas dinamikës së paraparë në kontratën me konsorciumin “Bechtel-Enka”, Qeveria e Kosovës gjatë vitit 2011 duhet t’i paguajë 225 milionë euro për ndërtim dhe 50 milionë euro për shpronësime. Këto mjete ende nuk janë siguruar, meqë procesi i privatizimit të PTK-së ka ngecur në fillim të rrugës. /KD/Telegrafi/
    http://www.telegrafi.com/?id=2&a=11631

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •