Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 30
  1. #1

    Rishfaqet frikshëm dhuna në stadiumet shqiptare

    Rishfaqet frikshëm dhuna në stadiumet shqiptare


    Pritet reagim i Federatës ndaj akteve të fundit të dhunës.

    Është rishfaqur frikshëm dhuna në futbollin shqiptar. Derbi i shumëpritur kryeqytetas i së hënës Tirana – Dinamo ka degjeneruar në një përplasje fizike midis futbollistëve.

    Disa vendime të gjyqtarëve të takimit kanë sjellë pakënaqësi te futbollistët e të dy ekipeve të cilët nuk kanë nguruar që në vend të ballafaqimit sportiv të përleshen fizikisht.

    Disa prej tyre janë dëmtuar. Tifozët e zjarrtë të të dy ekipeve kanë hyrë në fushë, por policia ndërhyri duke i nxjerrë jashtë.

    Mjaftë spektatorë janë detyruar të dalin nga frika jashtë stadiumit për tu rikthyer pas disa minutash.

    Takimi ka përfunduar 2-1 në favor të Dinamos e cila duket se po shkon e sigurt drejt titullit kampion.

    Por janë hedhur dyshime edhe për trukim të takimeve të kampionatit shqiptar.

    Një ngjarje gati e ngjashme, por me përmasa të vogla u shfaq edhe në Vlorë gjatë takimit Flamurtari – Besa.

    BBC

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    nje bote pa futboll do ishte nje bote me e mire,
    po ndryshe si do hipnotizohen miliona idiota para ekraneve.

  3. #3
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    qeka idiotllik te jesh tifoz futbolli?
    ah sa te zgjute qe te kemi mer.

    se paske problem te ofendoke miliarda njerez ti ymca .

    po ca veta shohin futboll para ekranit , e disa te tjere i perdorin ekranet per tu masturbuar.

    ti shaj ekranin , jo futbollin me fansat e tij.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    pse ofendohesh mer bab,
    keshtu e mendoj.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    nje bote pa futboll do ishte nje bote me e mire,
    po ndryshe si do hipnotizohen miliona idiota para ekraneve.
    Jo vetëm futbolli, por të gjitha sporteve sot iu është tjetërsuar qëllimi që në thelb sportet kanë.
    Argëtimi i publikut nëpërmjet mediatizimit të sporteve shoqëruar me marketingun agresiv të produketeve që lidhen me botën e sportit, është një nga teknikat e shpëlarjes së trurit, nëpërmjet së cilës arrihet t'i shesin atij produkte jo të domosdoshme ose të nevojshme, dhe me e keqja fare, t'a shkëpusin atë nga realiteti e nga jeta kreative.
    Madje janë shpikur plot të ashtëquajtura sporte në funksion të këtyre qëllimeve.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Dalan Lexo Postimin
    Jo vetëm futbolli, por të gjitha sporteve sot iu është tjetërsuar qëllimi që në thelb sportet kanë.
    Argëtimi i publikut nëpërmjet mediatizimit të sporteve shoqëruar me marketingun agresiv të produketeve që lidhen me botën e sportit, është një nga teknikat e shpëlarjes së trurit, nëpërmjet së cilës arrihet t'i shesin atij produkte jo të domosdoshme ose të nevojshme, dhe me e keqja fare, t'a shkëpusin atë nga realiteti e nga jeta kreative.
    Madje janë shpikur plot të ashtëquajtura sporte në funksion të këtyre qëllimeve.
    Eshte pikerisht kjo ajo qe une kam ndermend kur flasim per sporte te publicizuara si futbolli.
    Faleminderit per saktesimin Dalan.

    Me vjen per te qeshur kur njerez barkmedhenj(pa ofendim se dhe un barkmadh jam) pohojne se interesohen per sport kur ne fakt ajo qe ata nenkuptojne me sport eshte te ulesh perpara ekranit dhe te shohesh nje ndeshje futbolli.

  7. #7
    Sa për dhunën e shfaqur në stadiumet e futbollit në Shqipëri, për mendimin tim shkaku kryesor është se në prapaskenë të këtyre ndeshjeve qëndron mafia e basteve (si formë biznesi e ligjëruar apo jo) e cila nëpërmjet kompanive të basteve kuoton ndeshjet.
    Pikërisht, fiksimi në fshehtësi i rezultateve sjell fitim për këto kompani mafioze, për klubet dhe për çdo institucion ose individ i cili "ndihmon" në përmbushjen e rezultatit të fiksuar.
    Për sa kohë këto fitime janë më të mëdha se të ardhurat që gjenerohen nga aktiviteti normal si nga shitja e biletave, e të drejtave të transmetimit, e shërbimeve marketing, e premiove nga fitimet e kompeticioneve etj., qëllimi i sporteve i largohet më tepër qëllimit që duhet të kenë.
    Në këtë këndvështrim, publiku është njëkohësisht edhe i mashtruar, bërja tifo në një ndeshje të fiksuar duhet parë si formë injorance e tejskajshme.
    Dhuna ndodh edhe në ndeshjet e pakuotuara, sepse klubet kanë objektiv të hyjnë në tregun e basteve.
    Ndryshimi i shkallës së dhunës në Shqipëri me atë në Itali p.sh., thjesht tregon shkallën e administrimit të situatës nga hallkat përgjegjëse në funksion të përmbushjes së rezultatit të fiksuar.
    Nëse situata nuk kontrollohet me marrëveshje, dhuna e merr atë në kontroll.
    Sapo dëgjova lajmet se federata ndëshkoi me grusht të hekurt klubet, në fakt dënimet ishin qesharake në raport me dhunën sepse federata është e përfshirë në këtë biznes mafioz dhe nuk ka interes të penalizojë klubet a stadiumet sepse cënohet vijueshmëria e biznesit.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    dhuna ne stadiume eshte pasoje e nje semundjeje te vjeter qe quhet injorance..

    injoranca nuk e le njeriun medioker te kuptoje se ne stadium shkohet per qejf.. se sporti luhet per qejf.. se me sport qetsojm nervat e shpirtin e vem ne levizje trupin e shqisat..
    pra injorantet harrojne pse shkojn ne stadium..
    ata nisen qe nga shpija si luftetare.. me nje objektiv.. shpartallimi i armikut te jashtem.. shpartallimi .. pra i ca djemve nga lagja tjeter apo qyteti tjeter..

    sporti eshte loje.. o djema..

    kaq po kuptuat nuku shkoni me ne stadium per te fituar beteja..



    ..

  9. #9
    Unica Fede Unica Passione Maska e Boy
    Anëtarësuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    1,079
    Po ne futboll amator kemi. Sikur kemi futbolliste profesioniste ne, ata jane te gjithe alabake, pijanec. Mos pretendoni shume. Pastaj me siguri qe ketu ka faj edhe federata qe nuk i denon ashtu sic ndodh ne vendet e tjera perendimore, qe mjafton pak dhe te skualifikojne ne nje menyre te atille, qe te mos shkoje me mendja te besh nje gjest te tille. Te ky derby, pashe ne video qe portieri i vuri dore arbitrit, nese nje gje e tille ndodh vend tjeter, s'e sheh fushen per muaj me rradhe!
    Perchè er coro che famo tutti quanti insieme
    dice LAZIO sei grande te volemo bene!

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Denimet kane qen ekzemplare ket here. Mungon vetem denimi i Shpetim Gjikes. Turp per nji president qe eshte edhe kryetar bashkie me u fute ne fushe e me e kape ne fyt arbitrin

    2. Lojtari i KF “Tirana” Devis Muka per goditje te kundershtarit ne baze te nenit 26/1, germa “b” te K.D.S. denohet me 8 (tete) ndeshje pezullim dhe 100.000leke gjobe.

    3. Traineri i K.F. “Tirana”, Alban Tafaj, per goditje me grusht te lojtarit kundershtar, ne baze te nenit 25/6 te K.D.S. denohet me 1 (nje) vit pezullim nga aktiviteti.

    4. KF “Tirana” per mosmarrje te masave te mjaftueshme te sigurise dhe organizimit te ndeshjes, ne baze te neneve 4, 9, 19 e 24 te K.D.S. denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 300.000 leke gjobe.

    5. Drejtuesi i KF “Tirana”, Refik Halili, per deklarata ne media te cilat kane cenuar personalitetin e zyrtareve te FSHF, ne baze te nenit 24/31 te K.D.S. denohet me 50.000 leke gjobe.

    6. Lojtari i KF “Dinamo”, Bekim Kuli, per gjeste fyese dhe provokuese ndaj kundershtarit, ne baze te nenit 26/7 te K.D.S. denohet me 2 (dy) ndeshje pezullim dhe 30.000 leke gjobe.

    7. Zyrtari i KF “Flamurtari”, Geri Çipi, per gjeste te dhunshme ndaj arbitrit kryesor, ne baze te neneve 4, 9, 19, 22 e 24/12 te KDS denohet me 6 (gjashte) muaj pezullim nga aktiviteti dhe 50.000 leke gjobe.

    8. KF “Flamurtari”, per hyrje ne fushen e lojes te personave zyrtare te klubit pa lejen e arbitrit dhe ne shkelje te rregullave te organizimit te ndeshjes, ne baze te neneve 4, 9, 19 e 24 pikat 14 e 17 te KDS, denohet me zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa pranine e shikuesve dhe 100.000 leke gjobe.

    9. Per kerkesen ankimore te KF “Besa”, Komisioni i Disiplines do te marre vendim ne mbledhjen e ardhshme te tij me date 28/01/2010 ora 18.00, pasi te kete grumbulluar te gjitha materialet perkatese te nevojshme dhe te kete degjuar te gjitha palet pjesemarrese ne ndeshjen “Flamurtari” – “Besa”.

  11. #11
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Denimet kane qen ekzemplare ket here. Mungon vetem denimi i Shpetim Gjikes. Turp per nji president qe eshte edhe kryetar bashkie me u fute ne fushe e me e kape ne fyt arbitrin
    E po ai ka imunitet me duket , e di qe politika ka imunitet . Shiko kerdine qe po behet me Meidiun .
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Gjinokastra Lexo Postimin
    E po ai ka imunitet me duket , e di qe politika ka imunitet . Shiko kerdine qe po behet me Meidiun .
    Duhet denu si president i Flamurtarit. E denon drejtesian sportive.

  13. #13
    18 scudetti Maska e Gjinokastra
    Anëtarësuar
    29-08-2009
    Postime
    1,159
    Citim Postuar më parë nga puroshkodran Lexo Postimin
    Duhet denu si president i Flamurtarit. E denon drejtesian sportive.
    Ashtu po , te pakten ti vejne nje gjobe te mire !
    [QUOTE =puroshkodran;2654864]Roma del kampion[ /QUOTE]

  14. #14
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS Lexo Postimin
    Rishfaqet frikshëm dhuna në stadiumet shqiptare


    Pritet reagim i Federatës ndaj akteve të fundit të dhunës.

    Është rishfaqur frikshëm dhuna në futbollin shqiptar. Derbi i shumëpritur kryeqytetas i së hënës Tirana – Dinamo ka degjeneruar në një përplasje fizike midis futbollistëve.

    Disa vendime të gjyqtarëve të takimit kanë sjellë pakënaqësi te futbollistët e të dy ekipeve të cilët nuk kanë nguruar që në vend të ballafaqimit sportiv të përleshen fizikisht.

    Disa prej tyre janë dëmtuar. Tifozët e zjarrtë të të dy ekipeve kanë hyrë në fushë, por policia ndërhyri duke i nxjerrë jashtë.

    Mjaftë spektatorë janë detyruar të dalin nga frika jashtë stadiumit për tu rikthyer pas disa minutash.

    Takimi ka përfunduar 2-1 në favor të Dinamos e cila duket se po shkon e sigurt drejt titullit kampion.

    Por janë hedhur dyshime edhe për trukim të takimeve të kampionatit shqiptar.

    Një ngjarje gati e ngjashme, por me përmasa të vogla u shfaq edhe në Vlorë gjatë takimit Flamurtari – Besa.

    BBC
    FSHF-ja duhet të mari masa të rrepta kundër këtyre gjesteve të shëmtuara që ndodhin cdo javë në kampionatin tonë. Dhe nëpër botë ka ndodhur që jan nxjerr 3 lojtarë jashtë loje , por nuk kam parë ndonjëher që të përleshen fizikisht lojtarët. FSHF duhet ti dënojë rëndë këto akte të shëmtuara që në të ardhmen mos të përsëriten më. Nqs lojtarët e ndeshjes Tirana - Dinamo dënohen me skualifikim për dy ose trre ndeshje dhe pa gjobë në lek , kjo do të përsëritet prapë sepse gjithmonë FSHF-ja i ka kaluar lehtazi këto gjeste anti-sportive. Shpresojmë që këto gjeste të zhduken një herë e përgjithmonë.
    Ndryshuar për herë të fundit nga [PaRTiZoNi] : 28-01-2010 më 19:44
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  15. #15
    Skenderbeu - Flamurtari




  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Arsen Hoxha eshte ai gjyzllykja? Pse si rane atij kamunistit t'qelb po i gjujn ktit te shkretit ,Arseni e ka pas masakru tironen n'kohe te enverit.
    Lagja shishe rruga tapa ruju qenve se t'vin mrapa.

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-04-2007
    Vendndodhja
    KUDO DHE ASGJEKUND
    Postime
    837
    c'na ka gjetur kudo qe futet hundet politika rremuja ka

    kulturE jalla shqipetare ku sporti kudo ne bote eshte dhe nje fare edukimi per te rinjet ne shqiperi eshte e kunderta

    kerkojme apo duam te marrim njehere pjese ne ndonje k.evropian pse jo dhe boteror ,por me mynyren sesi po zhvillohet futbolli ne shqiperi te jemi te kenaqur n q se do kemi poshte nesh ekipe si SAN MARINO E ISHUJT FAROE

  18. #18
    skuadrat jane akoma te gjitha shtetrore si ne kohen e enverit. stadiumet po ato qe na la enveri, njeri me i rrenuar se tjetri. vetem se jane rritur rrogat e lojtarve qe hajde merre vesh se gjehen ato lek kur s'ka asnje te ardhur.

  19. #19
    Flamurtari -3 pike, Skenderbeu 8 ndeshje denim

    Tete ndeshje jashte fushe por me tifoze ky eshte vendimi i Komisionit te Disiplines prane FSHF per Skenderbeum. Pasi shqyrtoi incidentet ne ndeshjen Skenderbeu-Flamurtari ne qytetin e Pogradecit vendosi qe Skenderbeu ti luaje 8 ndeshjet e rradhes jashte Korces por me tifoze. Ne kete ndeshje u godit me gure ne koke anesori Ridigers Cekaj.

    Komisioni nuk pranoi kerkesen e Flamurtarit per ta dhene ne tavoline ndeshjen ne favor te vlonjateve duke lene ne fuqi rezultatin 4-1 per korcaret. Pasi nuk pranoi kerkesen e Flamurtarit si te pabazuar ne rregullore komisioni denoi vlonjatet me minus tre pike ne Kupen e Shqiperise.

    Shefi i klubit te Flamurtarit Geri Cipi per nxitje te braktisjes se ndeshjes u ndeshkua me nje vit pezullim nga aktivitet futbollistike. Disiplines nuk i shpetoi as zv/trajneri i Skenderbeut Lorenc Hysi qe u denua me 100 mije leke gjobe dhe dy ndeshje pezullim.

    Vendimet nuk jane pritur mire nga asnjera prej paleve, por i ashper ka qene reagimi nga Vlora pasi nuk pritej heqja e tre pikerve, kur ata pretendonin fitoren ne tavoline.

    Per ta vendimi duket i njeanshem dhe FSHF vazhdon te mbaje anen e Skenderbeut sa here qe keto dy skuadra "ngecen" me njera tjetren. Tifozet e Flamurtarit paralajmerojne se do te marrin vete "masa" ne ndeshjen qe Skenderbeu do te luaj ne Vlore per Kupen e Shqiperise.

    Nga ana tjeter Skenderbeu gjithashtu nuk ka pritur mire denimin me 8 ndeshje jashte fushe pasi pervec faktit qe skuadra do te jete larg qytetit per nje kohe te gjate, do te kete edhe humbje financiare nga mosshitja e biletave. Klubi bardhekuq pritet te apeloje kete denim dhe shporeson te pakten te ulja e numrit te ndeshjeve.

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Rrihet gjyqtari në Ersekë




    TIRANE-Një histori kolektive. Sapo gjyqtari kryesor Gentja Nora ka vërshëllyer për fundin e ndeshjes Gramozi-Memaliaj, të gjithë futbollistët kolonjarë i janë vërsulur duke e goditur me shkelma dhe me grushte. Mëkati i vetëm i kryesorit nga Gjirokastra ishte fakti se takimi nga 2 me 0 për Gramozin, përfundoi në barazim 2 me 2. Dhe të mendosh që ishte vetëm java e parë e kampionatit dhe nuk bëhej fjalë për t’u ngjitur, apo për të rënë nga kategoria. Dhunë e paarsyeshme, shkruan sot e përditshmja ‘Panorama Sport’.

    I pari që e godet arbitrin kryesor është trajneri, Visi Pei. Pasi afrohet tek gjyqtari, u thotë policëve që e rrethojnë se thjesht dëshiron ti japë dorën, por në fakt e godet nga mbrapa. Në këtë moment ndërhyjnë dhe kapiten Shupe dhe të tjerë. Ndërkaq, forcat e rendit janë të pafuqishme për të ndalur lojtarët kolonjarë, që vërsule ndaj gjyqtarit kryesor, duke mos kursyer asgjë. Arbitri përfundon në tokë i gjakosur dhe vetëm në këtë moment ndalet dhuna e futbollistëve ndaj Norës.

    Në këtë moment, kryesori shoqërohet menjëherë me ambulancë për në spitalin e Ersekës, ku mori ndihmën e parë, ku dhe ka kaluar natën.
    I kontaktuar nga Gazeta Panorama Sport, trajneri Memaliaj, Altin Zhupa, tregon gjithçka ka parë në Ersekë. “Që në fillim të takimit u duk presioni i vendasve ndaj gjyqtarit. Në cdo faull që ai jepte për ne, i mblidheshim 4-5 futbollistë vendës duke i bërë presion. Në shumë momente ai dridhej. Sapo ka përfunduar takimi dhe arbitrat kanë hyrë në dhomat e zhveshjes, të gjithë futbollistët vendës janë vërsulur, duke e goditur barbarisht, ndërsa policia nuk ndërhynte fare. Kemi parë tmerr me sy”, tregon Zhupa.

    (d.b/PanoramaSport/BalkanWeb)
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •