Jemi dëshmitar të një tollovie që ndodhi në këto zgjedhjet e fundit në Kosovë! Në qytetet ku PDK-ja ka përkrahjen më të madhe Drenas dhe Skenderaj është votuar 149%! Të vdekurit , të gjall kan votuar këtë her desht e pa desht! Kjo vjedhje duhet gjithsesi të kontrollohet dhe në Drenic të votohet edhe njëherë por me një siguri më të lart dhe komisioneret të jen nga qytete tjera e jo nga Drenica hajdute.
Në shumë gazeta të huaja tregohet se në këtë pjesë të kosovës janë vjedh vota e kan votuar njerzit e vdekur më keq se në Afganistan. PDK na sjell në këtë ditë që një vend i civilizuar sic jemi na me na krahasu me Afganistanin e Somalin!
Ja cfar thot The Guardian për Drenicen martire.
The Guardian: Kur votojnë 149 %!
Edhe gazeta tjetër prestigjioze britanike The Guardian ka raportuar për shkallën e lartë të mashtrimeve në rajonet e PDK-së, Skenderaj dhe Drenas.
“Një burim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka thënë Guardanit se në tri qendra të votimit në këtë zonë më shumë vota janë hedhur sesa ka pasur njerëz të regjistruar për të votuar. Njëra qendër kishte pjesëmarrje 149%”, raporton gazeta.
Aty thuhet se Thaçi dhe partia e tij kanë festuar para kohës dhe se rezultatet mund të jenë më të ngushta. Sipas gazetës, ka gjasa që koalicioni i ri qeverisës të lidhet ndërmjet PDK-së dhe AAk-së, që duket se do të përfundojë e katërta. /indeksonline/
Krijoni Kontakt