Ramona Tullumani, trashėgimtarja e familjes sė artit
Po sikur fati tė jetė i pėrcaktuar qė para lindjes? Tė paktėn kėshtu duket nė rastin e Ramona Tollomanit. Nuk ėshtė e lehtė tė jesh njė soprano 25 vjeēare dhe tė jesh nė skenėn e Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit nė rolin e Xhildes ne te famshmin Rigoleto. Talenti i saj dhe ajo qė shfaq pėrpara syve tė publikut, janė lejekalimi i saj nėpėr kėtė botė ku nuk ėshtė e lehtė tė ēash pėrpara.
Qė kjo do tė ishte karriera e saj, Ramona e kuptoi nė moshen 6 vjeēare nė klasėn e parė tė shkollės Servete Maci, njė nga tė paktat shkolla muzike nė Tiranė, mirėpo rruga deri ketu ka qenė e gjatė e mbushur me shumė punė dhe shumė sakrifica.
Zbritja si soliste nė opera ishte kurorėzimi i njė pune tė gjatė, pa folur pėr dhjetra koncerte neper Europė dhe botė. Armaldo Kllogjri, partneri i saj tek rigoleto dhe njė mik i vjetėr qė prej kohėve tė akademisė, e njeh nga afėr evoluimin e Ramonės, mbesės sė tė njohurit Ramiz Kovaēi. Mė pėlqen tek ajo ambicia dhe inteligjenca. Ėshtė njė vajze me bagazh dhe kulturė. Kėngėtari duhet tė jėtė ambicioz sepse pėrndryshe ėshtė shumė e vėshtirė tė bėhesh kengėtar, shprehet ai.
Por duke tentuar maksimumin e objektivitetit, ai qė do flasė mė shumė pėr tė ėshtė Maestro Vittorio Parisi, qė ėshtė dirigjenti i orkestrės nė veprėn e saj tė fundit. Ka potencial vokal nė lehtėsine e akteve si psh njė diksion tė mirė nė italisht dhe shume inteligjente dhe pranon kėshillat apo sugjerimet. Mė ėshtė dukur njė vajze e pėrulur dhe shume e gjindshme, shprehet Maestro.
Ajo ėshtė e re, ėshtė mbesa e Ramiz Kovacit, ėshtė vajza e Rajna Kovaēit, por mbi tė gjitha ėshtė njė nga talentet e reja por tė afirmuar tashmė tė muzikės klasike shqiptare.
T-Ch - Mars 2010
Krijoni Kontakt