Nga vellimi "DHURATA E ZOTIT" i Autor Ylli M. Dilo, ( e gjeta ne facebook ) dhe e sjella per ju , poezinė "SHTEPIA IME"
SHTEPIA IME
Nje prag i gurte, porta e vjeter
Strome te mbushura me kashte
Vatra bujare me zjarr te forte
Per miqte qe vinin nga jashte
Dritaret me hekura, kanatet prej lisi
Deshmi e kohes se shkuar
Kur pasigurise i pergjigjeshin
Shtepi keshtjella duke ndertuar
Ne krye te vatres rrinte Babai
Me libra e shkrime ne duar
Perballe Nena thurte carape
E ne femijet qe loznim te gezuar
Kur shtronim sofren, pjata nuk kishim
Na i ndanin gjellen ne dy sahane
Dhe ne femijet nisnim e grindeshim
Lugen e Joshes* i pari kush ta marre
Ajo s'ish luge si gjithe te tjerat
Kishte nje histori te vecante
Shoket e djalit ja prune Joshes
Bashke me te zezen mandate
Ish luga e djalit qe ra per Liri
A kish per Te kujtim me te arte
Por Josha ime zemer- flori
Tek neve femijve e beri dhurate
Kujtoj kur nata binte shpejt
Ne ditet e shkurtera te Janarit
Lexonim mesimet prane vatres
Nen ndricimin e flakeve te zjarrit
Vite te ashpera, vitet pas luftes
Shume here buka na ka munguar
Por femijeria e paperseriteshme
Ka embelsi te papershkruar
Dhe shtepine e varfer ku u rrita
S'e nderroj me asgje ne bote
Ku vete nuk gjej Ata qe kisha
Lemoj guret e me Ta jam tok
Degjoj ne veshe zerat e tyre
I shoh e prane, me vine
Une flokezbardhuri ne koke
Rinohem e gezoj si femije
Shume here zbathur dal ne oborr
Dhe flas me ze te forte:
Jam Anteu, i pavdekshem jam
Kur shkel ne kete toke
Nje dite u pengova e rashe
Ne oborrin me pllaka guri
U vrave bir me foli Nena
E zgjati doren, timen e zuri
Me ngriti, me puthi ne balle
Dy lot i ndrisnin ne faqe
Dal te te shoh mos ke gjak
Femija ime thoshte e qante
Nene s'u vrava i fola une
Gjysh jam tani e jo femije
Po ti nga vjen Nena ime
Qe mban ere trendeline
Per mua femije je perhere
Vitet rendesi nuk kane
Ti je bir e une Nene
Ndaj nga lart te erdha prane
Ktheva koken nga vinte zeri
Nenen time nuk e pashe
Drejtova syte nga qielli
Me Fleten* po iknin bashke
ZOTIT i kerkova ndjese
Rende kisha ameshuar
Sakrilegj* kisha bere
Shpirtin kisha ngacmuar
Prape Nena mu pergjigj
Bir asnje mekat s'ke bere
Je ne shtepine qe u rrite
Bashke jemi qe te tere
Ndaj ndihem i forte
Atje ne shtepine time
Ku kalova femijerine
Me te paktat therrime
Dhe rinihem, perterihem
Me sy tjeter e shoh boten
Pa cka se ne ate vend
Na plagosen, na gjakosen.
..........................
Krijoni Kontakt