Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141

    Nora Istrefi “non-grata” për Gjebrenë tek “Kënga Magjike”

    Nora Istrefi dhe Linda Halimi do ta kenë të ndaluar që të marrin pjesë në Festivalin “Kënga Magjike” për gjashtë vitet e ardhshëm, vetëm për shkak të një vonese trafiku. Kështu ka thënë për Express Online një burim shumë i afërt me këngëtaren Nora Istrefi ku e tëra kishte ndodhur pas një kthimi në Kosovë të Norës bashkë me Linda Halimin dhe këngëtarin reper nga SHBA, Bigg D. për festën e Kurban Bajramit.
    “Pasi kishin bërë paraqitjen e parë në Kënga Magjike dhe pasi që kënga ishte prit shumë mirë nga publiku Nora dhe Linda janë kthyer në Kosovë - për shkak se Linda kishte pasur një koncert. Pastaj Nora bashkë me Big D dhe Lindën janë kthyer në Shqipëri, madje me një makinë të një miku te të fejuarit të Norës, Robertit, sepse kishte harruar çelësat e makinës së saj në hotelin në Shqipëri”, ka thënë ky burim.
    Por, gjërat nuk kishin shkuar edhe aq mirë për Norën sepse kishte pasur të reshura të mëdha të shiut dhe pasi kishte mbërritur në Tiranë kishte ngecur në trafik. “Nora e ka kontaktuar në telefon Gjebrenë ku i ka thënë se janë në Tiranë dhe vonohen për pak kohë për shkak të trafikut. Por ai i kishte thënë: ‘Ju do e keni të ndaluar që të merrni pjesë gjashtë vjet në festivalin ‘Kënga Magjike 2010’. Pas gjysmë ore ai i ka kontaktuar prapë këngëtaret duke i thënë se janë të suspenduar nga pjesëmarrja në ‘Këngën Magjike’”.
    Pas kësaj Nora kishte tentuar që të kontaktoj përsëri Gjebrenë pasi ishte qetësuar por ai i kishte thënë se fajet për këtë nuk i ka ajo sepse në kontratë që e kishte kishte nënshkruar Linda Halimi, specifikohej se këngëtaret nuk bën që të vonohen më shumë se 30 minuta dhe se vendimi i marrë nuk mund të kthehej.

    “Por, problemi është se Nora kishte refuzuar të këndoj në disa mbrëmje për Bajram, pikërisht për këtë festival. Madje kishte kontraktuar edhe një trupë baleti nga Tirana dhe ajo çfarë tani i vjen keq është se ajo këngë nuk do të transmetohet sepse ajo është e sigurt se do të jetë një hit”, ka thënë ky burim.
    Burimi madje ka akuzuar duke thënë se është “çudi se si këngëtarët e Shqipërisë por edhe organizatorët atje vazhdimisht shkelin të drejtat e këngëtarëve kosovarë në këto festivale dhe ata prapë vazhdojnë të shkojnë në to”.
    Kënga e Linda Halimit “All Mine” që është në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Big D, reper nga SHBA, ishte konsideruar favorite qysh kur ishte lansuar në youtube. Kjo si duket e ka frikësuar z. Gjebrea i cili këtë festival gati sa nuk e ka privatizuar dhe në çdo vit akuzohet për “dallavere” që bën me këngëtarë të estradës.

    Nga Ardian Jasiqi

  2. #2
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Si zakonishtt kto festivalet ne Shqiperi qka mbahen mezi presin te bejne diqka artistet nga Kosova qe ti perjashtojn ose ose ti japin kritika jo reale....

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141
    Gabimin e kanë bërë të dyja palët.Nora dhe grupi është dashtur ta planifikojn trafikun e dendur.Kam rastis sivjet të lajmerohem në një spital të tiranës tamam me orarë të caktuar ,sepse jam nisur me kohë të llogaritur . Ndersa Organizatori ka mundur ta lën në fund paraqitjen e Norës ,e tek pas mbylljes së festivalit të mireshin masat.

  4. #4
    Isis Maska e Mon.Alisa
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Vendndodhja
    Kingdom of the Night
    Postime
    640
    Citim Postuar më parë nga shefqeti Lexo Postimin
    Gabimin e kanë bërë të dyja palët.Nora dhe grupi është dashtur ta planifikojn trafikun e dendur.Kam rastis sivjet të lajmerohem në një spital të tiranës tamam me orarë të caktuar ,sepse jam nisur me kohë të llogaritur . Ndersa Organizatori ka mundur ta lën në fund paraqitjen e Norës ,e tek pas mbylljes së festivalit të mireshin masat.
    Po pajtohem me ty ketu

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Festivali eshte i arditit, dhe arditi heq a fton ke ti doje qejfi. nuk ka askush 'te drejte' te marir pjese te kay apo ai eveniment, pra 'shkelje e te drejtave' eshte vetem ne fantazine e nores.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Bravo per gjebren,nora pik se pari qe sa vjet eshte duke u mundua te behet me zor kengetare,dhe perveq cullakut asgje deri me sot nuk ka arrit te na bind se din me kendu.

  7. #7
    Në kontratë që e kishte kishte nënshkruar Linda Halimi, specifikohej se këngëtaret nuk bën që të vonohen më shumë se 30 minuta.
    Shume i qarte incidenti. Eshte shkelur kontrata. S'ka nevoje fare per diskutim.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-03-2006
    Postime
    141

    Nora: Kënga Magjike jo-korrekte ndaj kosovarëve

    Vetëm pak ditë para natës finale të “Kënga Magjike” organizatorët e këtij festivali kanë diskualifikuar nga gara treshen nga Kosova, Linda Halimi, Nora Istrefi dhe Big D.
    “Arsyeja ishte për shkak të vonesës sonë në prova atje, ndonëse ato nuk ishin as prova gjenerale dhe se nga provat finale na ndanin edhe dy ditë. Atë ditë provat i kishim në orën 10. Ne drejt Tiranës u nisëm në mëngjes, por për shkak se atë ditë pati shumë shi dhe mjegull, u vonuam gjatë rrugës. Në fakt më shumë u vonuam në komunikacionin e Tiranës, ishe një vonesë 40 minutëshe dhe atje nuk patën aspak konsideratë, ndonëse udhëtuam gjatë për ato prova”,ka bërë të ditur Nora Istrefi për të përditshmen “InfoPress”.

    “Isha e ftuar nga Linda Halimi dhe shkova për hatrin e saj pasi e kam mike shumë të mirë. Po më dhimbset ajo, sepse punoi shumë, po më dhimbset publiku që nuk do të ketë rast të shohë një performancë çfarë e kemi përgatitur. Po më duket jo-korrektësi ndaj kosovarëve, nëse mund të shprehem kështu. S’kam koment që për një vonesë të tillë të na largojnë. Ende më duket si një ëndërr e keqe dhe e pa besuar”, ka përfunduar Nora. /Telegrafi/

  9. #9
    Edhe njehere, kontrata thote

    Në kontratë që e kishte kishte nënshkruar Linda Halimi, specifikohej se këngëtaret nuk bën që të vonohen më shumë se 30 minuta.
    Jo

    Në kontratë që e kishte kishte nënshkruar Linda Halimi, specifikohej se këngëtaret nuk bën që të vonohen më shumë se 30 minuta, me perjashtim te rasteve kur vonesa eshte per shkak te trafikut.
    Sa te rrijne te shajne organizatoret, me mire te ulen te lexojne kontratat qe firmosin, ose te marrin ndonje avokat te hajrit ti ndihmoje, qe mos bejne me budalliqe te tilla.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e DARDANI.ZH
    Anëtarësuar
    18-01-2009
    Postime
    156
    Kategoria me e poshter me putante e kombit shqiptar jan keto kengetaret e reja te shqiperis dhe kosoves keto te gjitha jan krim i organizuar prostituta kurva te kqija te semura psiqikisht keto jetojn ne ate delirin e rrethit te tyre te semur me mendjen se jan alfa dhe omega e kombit shqiptar gjithashtu psikopatia e tyre shkon deriu aty sa mendojn se jan krejtesisht ndryshe nga pjesa tjeter e popullit shqiptar









    .
    Ndryshuar për herë të fundit nga DARDANI.ZH : 19-11-2010 më 13:41

  11. #11
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637

    wow cfare lajmi..

    si keshtu more shefqet..po ky qenka lajm bombe more..te perjashtosh noren..cka nuk ben vaki..tash nuk do na hahet darka per inate te arditit...mjer ne...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  12. #12
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787
    NORA, bylbyli i Kosoves E MADHJA NORA , po ca flisni mor, kta duhet ta prejashtoime edhe nga muzika Kosovare, po kujt i behet vone per Noren .

    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  13. #13
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Pres qe qeveria e Kosovës ti dërgoj notë proteste Këngës Magjike lol.
    Life's too short to remove USB safely.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anëtarësuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Pres qe qeveria e Kosovës ti dërgoj notë proteste Këngës Magjike lol.
    Epo kollaj qe nuk lejne Albanen te kaloje pa rradhe ne kufi, edhe keta nuk lejne Noren te shkoje me vonese ne prova

  15. #15
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Nora Istrefi “non-grata” për Gjebrenë
    Neser dite zie ne Kosove

  16. #16
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga D&G Feminine Lexo Postimin
    Epo kollaj qe nuk lejne Albanen te kaloje pa rradhe ne kufi, edhe keta nuk lejne Noren te shkoje me vonese ne prova
    Uu po, se paskam harruar fare. Po ne paskemi barazuar pse s'thua. Ata se lejn Vokshin te kalojë kufinin ne përjashtojmë Norën nga Konga Magjike. U bon ata lol! 1-1!
    Life's too short to remove USB safely.

  17. #17
    shikone nga minuta e 8-te,se cfare fjalesh nxierr nga goja kjo zonjushe !!!


    http://klankosova.tv/index.php/prive/6539-31122010.html

  18. #18
    Citim Postuar më parë nga POKO Lexo Postimin
    shikone nga minuta e 8-te,se cfare fjalesh nxierr nga goja kjo zonjushe !!!


    http://klankosova.tv/index.php/prive/6539-31122010.html


    Te ata Majmuna (Shqiptart e Shqiperis per Nora Istrefin Majmuna)

  19. #19
    jemi ne budallenj, qe shkojm e i japim nga 25 euro neper koncerte,per ti par keto kucka injorante...llumi na ka dal mbi koke,me politikana e me pseudoartista !!!

  20. #20
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Na ka hanger dreqi ..... a u be edhe Nora Istrefi pjese e kesaj rubrike phhiiifff

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •