18-11-2010
Një hartë për Serbinë, duke mos përfshirë zonat shqiptare të Luginës së dhe më gjerë janë shpërndarë për nevojat e turistëve evropian. Harta është hetuar nga agjencitë turistike në Serbi, të cilët kanë parë se turistët nga vendet e Bashkimit Evropian shfrytëzojnë harta, në të cilat Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe deri në afërsi të rajonit të Vranjës hyjnë në territorin e Kosovës.
Pas reagimit të disa shoqatave joqeveritare serbe, agjencitë turistike në Bruksel kanë bërë të ditur se harta është marrë nga një faqe interneti e Bashkimit Evropian, që jep informacionet për qytetarët evropian që udhëtojnë në vendet e tjera. Pas kërkimit të sqarimeve pranë përfaqësuesit të kësaj faqeje që përfaqëson BE-në, është theksuar se harta është siguruar nga agjencia amerikane e inteligjencies CIA në faqen “Word factbook”.
Një shoqatë joqeveritare serbe “Nasi 1389” ka theksuar se harta nuk është e rastit, ajo ka dalë në momentin kur shqiptarët e Luginës së Preshevës kërkojnë autonomi dhe se sipas saj, publikimi i hartës është një gjest armiqësor i SHBA-ve. (INA)
Krijoni Kontakt