Alban Skenderaj - Fitues i Top Fest 2
Alban Skenderaj & Kthjellu - Fitues te Top Fest 3
" Eklips " - Festivali i Kenges
ALBAN SKENDERAJ - NJE HERE NE JETE
ALBAN SKENDERAJ & MIRIAM CANI - " LET ME DIE WITH YOU "
Alban Skenderaj - Fitues i Top Fest 2
Alban Skenderaj & Kthjellu - Fitues te Top Fest 3
" Eklips " - Festivali i Kenges
ALBAN SKENDERAJ - NJE HERE NE JETE
ALBAN SKENDERAJ & MIRIAM CANI - " LET ME DIE WITH YOU "
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 18-12-2010 më 22:24
FITUESIT E VITEVE 2000:
2000 : Rovena Dilo - Ante I Tokës Sime
http://www.youtube.com/watch?v=49BfH...eature=related
2001: Aurela Gace - Jetoj
http://www.youtube.com/watch?v=8bnRLfIs5qw
2002: Mira Konci - Brenda Vetes Me Merr
http://www.youtube.com/watch?v=djNPMhyH7kU
2003: Anjeza Shahini - Imazhi yt
http://www.youtube.com/watch?v=bRomplTQeqk
2004: Ledina Çelo - Neser shkoj
http://www.youtube.com/watch?v=-0WzqFAH9bU
2005: Luiz Ejlli-Zjarr e ftohte
http://www.youtube.com/watch?v=bPidaw-3abk
2006: Frederik Ndoci-Balada e Gurit
http://www.youtube.com/watch?v=WBULztWAP5k
2007: Olta Boka - Zemren e lame peng
http://www.youtube.com/watch?v=a7gW7gXcWqY
2008: Kejsi Tola - Me merr ne enderr
http://www.youtube.com/watch?v=VG7gJqfXyio
2009: Juliana Pasha - Nuk mundem pa ty
http://www.youtube.com/watch?v=Ip92tYigzTI
2010 : ???
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 19-12-2010 më 19:14
Aurela Gaçe: Nuk më tremb konkurrenca, ëndërroj Eurovizionin
Melodia e krijuar nga kompozitori Shpëtim Saraçi e ka bindur që të jetë pjesë e Festivalit në RTSh. Por megjithatë këngëtarja e mirënjohur Aurela Gaçe nuk e mohon se përveç këngës, dëshira për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion është një emocion i madh, që e bëri të rikthehet në këtë skenë pas 9 vitesh mungesë.Ndërsa kete jave, Gaçen do ta shohim në skenë, sot le të zbulojmë disa kuriozitete rreth pjesëmarrjes së saj dhe këngës konkurruese “Kënga ime”!
Nga Ilda Lumani - MAPO
Aurela, riktheheni pas 9 vitesh në Festivalin në RTSH, çfarë emocionesh përjetoni?
Më duket sikur është për herë të parë. Domethënë kam të njëjtin emocion, ka filluar pagjumësia, ka filluar ankthi… Është një emocion që rikthehet në të njëjtën mënyrë, siç e kam provuar për herë të parë kur kam dalë në skenë.
Por tashmë vini me një eksperiencë dhe çmime të para në këtë Festival?
Në çdo këngë që këndoj, për mua është një herë e parë. Nuk ka rëndësia për mua emocioni në skenë, sesa eksperiencë kam. Njerëzit mendojnë se duke qenë se ke dalë shumë herë në ekran, emocionet ikin. Përkundrazi ngaqë njerëzit presin më shumë nga ty tani, emocioni është edhe më i madh se ti nuk do t’i zhgënjesh. Kur kam dalë herët e para, njerëzit nuk më njihnin kush isha unë, kurse sot ngaqë njerëzit presin nga unë më shumë, kjo më vë edhe më shumë në siklet dhe më vë përballë një përgjegjësie…
Ju frikëson kjo?
Më frikëson! Dhe ndoshta ndonjëherë ai emocion i tepërt të krijon një ngërç që nuk është mirë nga ana psikologjike.
Cili është motivi që ju bëri të merrnit pjesë?
Sigurisht që është një kohë e gjatë, 9 vjet nuk janë pak. Gjithmonë i thosha vetes, jo nuk do të marr pjesë. Ndoshta nga kjo frika që thashë më sipër, pastaj fiton nuk fiton, të thyhet diçka brenda vetes dhe kisha një frikë për të marrë pjesë. Por Shpëtim Saraçi mu afrua me një këmbëngulje, me fjalë në fillim dhe unë e vura në provë në fillim. OK, i thashë, meqë po këmbëngul kaq shumë më trego diçka, se vetëm me fjalë në tavolinë nuk zgjidhet gjë. Kaloi një javë nga biseda dhe më tregoi një motiv që e vërteta është se menjëherë më ndriti syri, sa e dëgjova më shkëlqeu diçka brenda vetes. Dhe nuk doja t’ia tregoja atij, ta lexonte këtë emocion që kisha brenda vetes, dhe vazhdoja t’i thosha jo. Të nesërmen, duhet të ishin dhënë emrat në televizion, nuk kishte më kohë, ishte dita e fundit e bërjes së listës, deri në momentin e fundit i kam thënë jo, por motivi më rrinte në kokë. U zgjova nga gjumi me atë motiv. Merrja shoqet në telefon dhe ua këndoja. Dhe thashë që kjo është një shenjë. Dhe unë i besoj intuitës, instiktit tim më shumë se çdo gjë. I thashë Shpëtimit më lër ta fus këngën në albumin tim, por ai më tha jo, ose e këndon në festival ose për album nuk ta jap. Atëherë thashë mirë, atëherë edhe nëse nuk dal aq shkëlqyeshëm, thashë, çfarë do të ndodhë, çudia më e madhe 3 ditë zgjat. Kështu vendosa. U largova 2 javë për në SHBA, për koncertet e radhës që kisha atje dhe kur u ktheva, kënga kishte përfunduar! Si për çudi dhe teksti më pëlqeu. Sokol Marsi kishte bërë një gjetje të veçantë. Unë jam e vështirë në tekste, nuk më bindin, por ai kishte qëlluar me atë tekst dhe kënga më pëlqen. Tani pse kam hyrë unë? Sepse nuk doja të lija një këngë kaq të bukur të më ikte nga duart. Pastaj detyra ime si këngëtare në radhë të parë është të këndoj, të këndoj bukur, t’i jap publikut atë emocion që unë ndjej kur dëgjoj një këngë! Përderisa më ka falur zoti këtë ndjesi të thellë që kam për muzikën, e kam për detyrë t’ia fal publikut. Pastaj se çfarë ndodh, nuk e di.
Ju tremb konkurrenca?
Jo. Gara mua më vë në një përgjegjësi, por jo konkurrenca. Unë jam e hapur, pranoj që gjithsecili ka të veçantën e vet. Këtë e kam provuar prej shumë kohësh, që unë kam këtë që kam dhe dikush tjetër ka diçka që unë nuk e kam.
Qarkullojnë zëra se Alban Skënderaj do të fitojë çmimin. Ju shqetëson kjo gjë?
E kam dëgjuar, por nuk dua të merrem me fjalë. Fakti që unë jam futur ndoshta edhe njerëzit fillojnë e flasin për mua. Domethënë që ka një emër, thonë që futet me pretendim dhe, edhe njëherë dua të them që gjithsecili ka të veçantën e vet, sjell atë që sjell në skenë, atë emocion që ka Albani ose dikush tjetër, unë nuk e kam, por edhe dikush tjetër nuk ka atë që unë kam. Kështu që në garë futemi gjithsecili me ato që i ka falur zoti dhe nuk më tremb konkurrenca dhe i jap dorën fituesit, gjithmonë nëse e meriton!
Sa e ëndërron Eurovizionin?
Të them të vërtetën nuk e kam ëndërruar. Ndoshta m’u thye njëherë zemra në 2001-shin, kur unë fitova me këngën “Jetoj” të Ardian Hilës dhe tekst të Jorgo Papingjit, dhe u tha në atë kohë në Festival që kënga fituese do të shkojë në Eurovizion dhe i binte që unë të isha këngëtarja e parë që do të hapja siparin e këngëtarëve shqiptarë që do të merrnin pjesë në atë kompeticion. Ndoshta, ngaqë mu thye zemra në atë vit, nuk u interesova më për të. OK, thashë si të jetë e shkruar, por këto dy vitet e fundit duket ndonjëherë sikur koha ikën dhe thashë ndoshta është bukur ta provosh atë emocion, të përballesh me të tjerët. Por duhet thënë dhe kjo, që ne jemi një shtet jo me shumë fuqi, ne tani kemi filluar të njihemi dhe të bëhemi miq me shtetet e tjera dhe vota në Eurovizion varet sa miqësi ke me vendet e tjera, nuk varet se çfarë do të fitosh atje, unë më tepër e kam tek emocioni që ndjen. Unë jetoj për emocione, i krijoj edhe nëse nuk janë përditë dua ta jetoj jetën me një emocion, sado të vogël, dhe të shkosh në eurovizion do të thotë të provosh një emocion. Dhe dua ta provoj, nuk e fsheh këtë gjë. Në karrierën time dua të kem edhe një emocion të tillë
Te rejat me te fundit vijne te parat nga faqet:
ESCTODAY.COM
http://www.esctoday.com/news/index.php
ALBAVISIONTK
http://albavisiontk.blogspot.com/
Juria per kengetaret profesionalist
1.Aleksandër Peçi
2.Edison Miso
3.David Tukiçi
4.Manjola Nallbani
5.Robert Radoja
6.Artan Minarolli
7.Edmond Tullumani
Juria per kengetaret e rinje
1.Gerta Heta
2.Jerida Sakaj
3.Andi Islami
4.Evis Trebicka
5.Suada Braho
Shkeputur nga
http://esctoday.com/news/read/16373
Per Mua, ME E MIRA E NATES SE PARE :
Mund ta kem degjuar mbi 20 here qe prej prezantimit deri tani. Shume te bukur gjithsecili prej elementeve ! Pas hereve te para te degjimit, te memorizuara plotesisht - vargjet e melodia e saj !
Pres te degjoj Aurelen, Besen & Enkeleiden ! Gjithsesi besoj se Aurela do e dominoj Naten e Dyte !
Ne vleresimin tim FITUESI do diskutohet me AURELES dhe ALBANIT & MIRIAMIT !
FITOFTE ME I MIRI/ E MIRA !!!
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 24-12-2010 më 10:41
Ne naten e pare, Maria Prifti ishte SURPRIZA e festivalit!!!!!!
por edhe Dorina, Marsida, Alban & Miriami ishin te mire.
Albani & Miriam apo Aurela ???
Per mua, ALBANI & MIRIAM - EUROVISION 2011 !
Packa se turpshem Shtypi Shqiptar braktisi Festivalin - Emblemen Kombetare te MUZIKES SE LEHTE SHQIPTARE , krejt ndryshe ndodhi me FAQET ONLINE QE MBULOJNE EUROVIZIONIN duke treguar se sa shume sy nga e gjithe EUROPA e PERTEJ SAJ ndjekin me vemendje e interes PERZGJEDHJEN E KENGES SHQIPTARE PER FESTIVALIN EUROPIAN 2011 !!!
ESCTODAY.COM :
http://www.esctoday.com/?section=home
http://www.esctoday.com/news/read/16399
Rreth 1600 Vizitore e ndjekin Drejt per se drejti Online . Nga sondzhi i faqes Renditja nga Votimi i Vizitoreve te Faqes deri ne keto momente eshte :
1. Albani & Miriami - 29. 3 %
2. Aurela Gace - 18. 5 %
3. Dorina Garuci - 15.2 %
OIKOTIMES. COM :
http://www.oikotimes.com/v2/index.php
http://www.oikotimes.com/v2/index.ph...ticles&id=9469
TRANSMETOHET & KOMENTOHET DREJTPERDREJT ONLINE. 1547 SHIKUES E NDJEKIN PERMES OIKOTIMES !
Ne te dyja faqet jane te shumta dhe te perditshme , pothuaj prej nje jave artikuj te shumte mbi aktivitetin. SYTE E EUROPIANVE ARTDASHES TE KETIJ EVENTI JANE DREJTUAR NGA SHQIPERIA SONTE !
Ka dhe te tjera faqe qe percjellin informacione te shumta. E trishtueshme qe DUHET TE LEXONIM NE ANGLISHT GJITHE TE REJAT QE DUHET TE PERCILLESHIN SHQIP , ne rradhe te pare, NGA MEDIAT E SHKRUARA SHQIPTARE !!!!
PO ME C'DUKET S'KANE HAPESIRA TE MJAFTUESHME SE ATO DUHET PER SILIKONET, MODELET E FLOKEVE, FOTOT ME YJET E BOTES & TENDENCEN ME TE FUNDIT "GRUSHTIMET" E KENGETAREVE TE SUPERPOZIMIT ..... JO ATYRE TE VOKALIT !!!
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-12-2010 më 16:29
Ta Gezojne Çmimin E Pare Aurela Gaçe, Shpetim Saraci & Sokol Marsi !
Suksese Shqiperia Ne Festivalin Europian - Gjermani 2011 !!!
CMIMI I PARE :
KENGA IME - AURELA GAÇE
Teksti : Sokol Marsi
Muzika: Shpetim Saraçi
http://www.youtube.com/watch?v=jCRIbrXpb-s
CMIMI I DYTE :
ENDE KA SHPRESE - ALBAN SKENDERAJ & MIRIAM CAMI
Teksti : Alban Skenderaj & Miriam Cami
Muzika: Alban Skenderaj & Miriam Cami
http://www.youtube.com/watch?v=uHsQVIYUGDI
CMIMI I TRETE :
SHTEGETAR I JETES - SAIMIR BRAHO
Teksti : Saimir Braho
Muzika: Endri Sina
http://www.youtube.com/watch?v=cUUDPNTjYD0
Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 25-12-2010 më 22:40
Duket ishte "rradha" e Saraçit per te fituar festivalin dhe te perfaqsohej ne Eurosong. Me gjithe emrat 'e medhenj', kenga fituese nuk ishte gje. Nese do vazhdohet t'i jepet njerit apo tjetrit, vetem per emrin qe kane ne muzike dhe jo kengen qe sjellin, jo vetem ne Eurosong nuk do arrijme te marrim piket, por vete festivali do humbi besueshmerine.
Kenga e vendit te dyte ishte shume here me mire...
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Mendoj se me fitoren e Aureles e moren pergjigjen te gjithe ata qe kemi debatuar per festivalin. Bravo Aurela, suksese ty dhe gjithe shqiperis ne Eurosong. Good luck
SI VOTOI JURIA E FESTIVALIT :
http://www.youtube.com/user/MrTelevi.../0/IZI-c6jUOCs
82 pts: Aurela Gaçe - Kënga ime
66 pts: Alban Skenderaj & Miriam Cani - Ende ka shpresë
48 pts: Saimir Braho - Shtegëtar
44 pts: Xhejsi Jorgaqi - Rastësi
36 pts: Enkelejda Arifi - Një dashuri
34 pts: Dorina Garuci - Mirëmbrëma ëngjëlli im
29 pts: Dorian Nini - Mirësevini në Shqipëri
13 pts: Besa Kokhëdima - E bukura dhe bisha
13 pts: Françesk Radi - Kemi dasëm' o
12 pts: Kamela Islami - Jetova për ty
7 pts: Hersiana Matmuja - Me cilin rri ti dashuri
6 pts: Selami Kolonja - Ëndërr Kosovë
6 pts: Denis Hasa - Mbi xhaketën time
5 pts: Maria Prifti - Pasuri e pasurive
3 pts: Orges Toçe - Mari
2 pts: Marsida Saraçi - Vetëm s’jemi në botë
0 pts: Goldi Halili - Në krahët tua
0 pts: Albi Xhepa & Sam Jaupaj - Dritë
Vazhdim i Votimit nga Juria :
1. Aleksandër Peçi
2. Edison Miso
3. David Tukiçi
4. Manjola Nallbani
5. Robert Radoja
6. Artan Minarolli
7. Edmond Tullumani
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 26-12-2010 më 13:02
Nje kenge qe do na kishte perfaqsuar shume mire ne Eurosong, qe kete here do zhvillohet ne Gjermani. Per me teper, te dy do kishin perparesine se jane te njohur atje.
Ende ka shprese
Lindje dhe perendim,
sa histori midis
si perhere ne lendin'
brigjeve te femiris'
Era fryn nga cdo ane
s'mund ta ndalesh dot me dor'
le ta shtyj si e mare
fatin tim te brisht si bor'
Ref.
Ende ka shprese
End ka jete
Der'sa ka lot ne sy
Ende ka ndjenje
Ende ka stine
Edhe neper stuhi
Ende ka shprese...
Sa pikepyetje varen
varur hapesirave blu
Pse te mbetem pa mend
kur mendjen e kam diku
Era fryn si e mare
une frymen do ta ndal tek ti
Ref..
Nuk dua parajsen
por dua te te shoh
Ende ka shprese
Te buzeqesh...
Ref..
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
E drejte, eshte çeshtje pelqimi (sidomos per artet). Por edhe nqs do i konsideroja te njejta kenget per nje moment, perseri Skenderaj dhe Cani do kishin perparsi ne shume drejtime per te na perfaqsuar ne Eurosong kete vit.
Gjithesesi, vendimi eshte marr. Ajo qe te vjen keq eshte menyra se si behen perzgjedhjet. Ndoshta ka ardhur koha qe te behet votimi nje pjese nga juria dhe nje pjese nga publiku, per nje perzgjedhje me te mire...
Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës
Degjova disa kenge te festivalit, por vetem kjo me ngeli ne mendje:
Francesk Radi - Kemi dasem o
Krijoni Kontakt