TEKNIKA NGA SEMINARET E MENDIMIT KRITIK
Zhvillimi i mendimi kritik gjate leximit dhe te shkruarit
Vėrejtje: Materiali ėshtė sjellė nė Forumin Shqiptar nga http://bahraa.piczo.com/ , mirėpo, para se tė postohet kėtu, i ėshtė nėnshtruar njė korrigjimi dhe redaktimi tė nevojshėm.
HYRJE NĖ SEMINAR
Ēdo ndryshim nė punėn tonė (kuptohet nė tė mirė), do tė sjell freski nė punė, si pėr ne ashtu edhe pėr nxėnėsit tanė. Gjatė kėtij seminari, shpeshherė do tė jemi nė pozitėn e nxėnėsit. Nga kjo pozitė mė sė miri do i kuptojmė nxėnėsit: si ata ndihen kur i lavdėrojmė, ēortojmė, i nxisim tė japin pėrgjigjje, ua largojmė tremėn, etj. Dhe nga kjo pozitė (e nxėnėsit), jo nė fillim por mė vonė, do ta kuptojmė se ēfarė rėndėsie ka qė drejtuesi i tyre tė jetė nė hap me kohėn.
Pėr ta ilustruar kėtė mė mirė po shtrojmė pyetjen : Si do tė ndiheshit po ta kuptonit se jeni duke fluturuar me aeroplanin tė cilin e drejton piloti i cili ka kryer akademi para 20 apo mė shumė vitesh dhe qė nga ajo kohė nuk ka fituar rikualifikime, me gjithė pėrsosjen e vazhduar tė aeroplanėve? Kjo pyetje nė mėnyrė figurative nėnkupton domosdoshmėrinė qė edhe mėsimdhėnėsi duhet tė jetė nė hap me kohėn, tė zotėroj tė arriturat bashkėkohore metodike, shkencore, teknologjike etj. nė njė masė tė mjaftuar qė tė kemi ēfar t`u ofrojmė nxėnėsve tanė e tė dimė tu qasemi atyre.
Andaj, udhėzohen tė gjithė ata qė e fillojnė kėtė seminarė qė tė mos hyjnė nė tė me bindjen se s`kanė nevojė pėr tė, se s`kanė nevojė tė ndryshojnė nė punėn e tyre. Po vepruam kėshtu, do vėjm murin para vetes dhe mė pas do tė kemi vėshtirėsi ta thyejmė murin qė ia kanė vėnė vet –vetes. Pra, problemit duhet ti pėrkushtohemi e jo tė krijojmė barrierė duke e bllokuar informacionin jashtė vetes. Informacioni i tillė qė ėshtė nė kundėrshtim me bindjet tona sado i dobishėm pėr ne, nuk duam ta shohim e dėgjojmė, aq mė pak ta pėrvetėsojmė. Mesazhi ynė dhe qėllimi i seminareve tė MKLSH-sė, ėshtė: Ruaji vlerat qė i ke krijuar nga shkollimi dhe pėrvoja e punės. Por, pasurimi, rritja dhe freskimi i kėtyre vlerave dhe njohurive janė nevojė dhe domosdoshmėri e kohės dhe e profesionit qė e ushtrojmė.
Pra, qė tė jemi tė suksesshėm duhet pranuar se ēdo ndryshim, ēdo problem pėr ta zgjedhur, arritur, paraqet vėshtirėsi, kėrkon punė dhe mund. Andaj, pranoni ndryshimet nė mėnyrė tė natyrshme, shihi si nevojė dhe domosdoshmėri, ki besim nė vetėn tėnde. Mos e nėnēmo as vetėn, as tė tjerėt qė janė nė raport me ju. Pyet, bashkėpuno, jepi mendimet tua lirshėm, pranoi argumentet e dala!. Kjo do tė jetė logjika mė e thjeshtė e suksesit tuaj, por edhe e suksesit tė pėrgjithshėm gjatė punės nė programin e MKLSH-sė
LEXO ME VĖMENDJE KĖTO TEKNIKA, NĖSE NUK JE I PĖRFSHIRĖ DREJTPĖRDREJT NĖ SEMINAR!.
1.TEKNIKA BRAINSTORMING (stuhi mendimesh)-
Kjo teknikė nėnkupton bisedėn nė formė pyetje-pėrgjigje me nxėnės. Gjegjėsisht, dhėnien nė mėnyrė tė lirė tė pėrgjigjeve nga nxėnėsit pėr njė problem tė shtruar .Dhėnia e mendimeve tė tilla mund tė jetė individuale, mė pas bashkim i ideve nė ēifte e nė grup. Por pėrgjigjet mund tė merren edhe nė formėn frontale (kur problemi paraqitet para gjithė klasės).
Aplikimi i teknikės ėshtė i thjeshtė: Bėhet njė pyetje, pyetje kjo e cila u mundėson nxėnėsve tė japin pėrgjigje tė ndryshme. Pyetja duhet tė shtrohet nė formėn qė nxėnėsit tė mos kufizohen nė pėrgjigje. Pyetja mund tė shtrohet kėshtu: Ēfar mendoni se dini pėr….?
Kjo teknikė mund tė aplikohet nė fazėn e evokimit, pėr tė hyrė nė temė, por, mund tė pėrdoret edhe nė fazėn e reflektimit pėr tė nxjerr konstatime e ide pėr njėsinė e mėsuar.
2. I N S E R T-SISTEMI NDERVEPRUES I SHENJIMIT PER TE MENDUARIR DHE LEXIMIN EFEKTIV
Emri i kėsaj teknike vjen nga anglishtja (Interactive Noting System for Effective Reading & Thinking), qė do tė thotė: Sistemi ndėrveprues i shėnjimit pėr tė menduarit dhe leximin efektiv. Aplikimi i saj pėrfshinė tri etapat e orės mėsimore. Ecuria e aplikimit tė kėsaj teknike ėshtė:
EVOKIM:
Para dhėnies sė tekstit pėr lexim pjesėmarrėsit udhėzohen qė gjatė leximit, nė fund tė fjalisė apo paragrafit nė tė cilin tregohet diē duhet tė vėhen shenja .
Shenjat duhet ta kenė kėtė kuptim:
,, √ “ vendoset nė fund tė informacionit qė pėr ju ka qen i njohur
,, - “ vendoset nė fund tė informacionit i cili ėshtė ndryshe me atė qė e dini ju
,, + “ informacioni qė pėr ju ėshtė i ri, keni mėsuar diē tė re
,, ? “ informacion qė pėr ju ėshtė i pa qartė, ose doni tė dini diē mė shumė .
REALIZIM KUPTIMI:
1 Ipet pėr lexim teksti ,,…………………………………” fq………
REFLEKTIM:
2 Pas leximit pjesėmarrėsit nė ēifte diskutojnė ēfar lexuan, bisedojnė pėr informacionet e reja, krahasojnė shenjat, etj.
3 Nė mėnyrė individuale radhitet informacioni nė bazė tė shenjave, kėshtu bėhet ,,tabela e insertit’’. Nėse reflektimi mbulohet me diskutim rreth temės, tabela e insertit mund tė ipet si detyrė shtėpie.
√ - + ?
Nėn secilėn shenjė vendosen informacionet adekuate pėr shenjen.
Krijoni Kontakt