Shqiptaret e thjeshte qe jetojne ne Shqiperi nuk e ndiejne peshen e krizave qe sjell kushtetuta e vitit 1998 por fjala vjen po marr vetem nje rast kur keta shqiptare ndiejne se vota e tyre ndryshon shume aspekte ne kushtetute, hartuesit e saj Sabri Godo, Arben Imami, Skender Gjinushi e co i kane hequr te drejten popullit me hartimin e kesaj kushtetute per referendume me ane te nenit 150-151.
Per me shume lexoni intervisten e nenkryetarit te KLD zotit Kreshnik
Spahiu
Te ndryshojme Kushtetuten e shekullit te kaluar
Nga Kreshnik Spahiu
Ndonese kane kaluar vetem 12 vjet nga miratimi i ligjit themeltar te shtetit, inkoherenca dhe problematikat e kane zhvleftesuar ate si te ishte nje shekull me pare. Krenaria dhe pamfleti i reklamuar si manifesti i se ardhmes se shqiptareve eshte bere disa here objekt ndryshimesh dhe debatesh politike. Per 12 vjet rresht shume dispozita te kesaj kushtetute kane krijuar kriza institucionale. Menjehere me zgjedhjet problematike te vitit 1997 interesi i qeverise se re u fokusua ne hartimin dhe miratimin sa me te shpejte te nje projekti te ri kushtetues i cili u pasua me debate te ashpra politike, pa konsensusin e opozites se atehershme si dhe mos marrjen pjese ne referendum te elektoratit te djathte. Projekt kushtetuta u kompozua nen trysnine e rrethanave dhe krizave politike dhe pas nje analize disa vjecare manifeston qarte synimin e atehershem dhe mbrojtjen e interesave politike te ish kryeministrit Nano dhe ish presidenti Meidani dy ish lidere te se njejtit kamp politik. Ky dualizem apo "diversitet" institucional u reflektua edhe ne kushtetute duke miksuar dhe alternuar nje perzierje te pakuptimte te vete sistemit politik parlamentar nepermjet infiltrimit te kompetencave gjysme presidenciale. E gjithe kjo fryme thellesisht politike reflektohej ne ligjin themeltare te shtetit a thua sikur Nano dhe Meidani do te ishin te perjetshem ne funksionet e tyre. Te berit ligje dhe akte nenligjore ne favor apo disfavor te drejtuesve te institucioneve eshte nje fenomen i njohur ne vendin tone por miratimi i nje kushtetute me optike te shkurter ishte me pasoja per te ardhmen e shtetit juridik ne vend. Pas 12 vitesh bashkejetese me normat e kushtetutes se 98 mund te dyshojme se hartuesit e kanuneve ne Shqiperi kane qene me largpames, me te drejte, me me integritet, me te pavarur dhe pa synime personale kur kane hartuar normat kanunore se sa lideret politik qe hartuan kushtetuten e vitit 98. Kanuni mbijetoj ne shkuj ndersa kushtetuta vec nje dekade dhe brenda se ciles ajo ka prodhuar disa kriza. Diferenca ne kualitetin e tyre eshte e pa krahasueshme per shkak te ekzistences dhe mos ekzistences se qellimeve politike te hartuesve. Ne Shqiperi zhvillohen prej vitesh debate nese ligji apo moszbatimi i ligjit eshte sfida e kohes. Ne rastin e Kushtetutes jane te dyja ceshtjet. Mungesa e vullnetit politik shpesh shfrytezon hapesirat dhe normat per te krijuar kriza dhe vakuume institucionale. Avokati i popullit
Per te qene sa me bindes ne kete analize po e fillojme nga praktika e fundit e mos zgjedhjes se avokatit te popullit ku prej disa kohesh ky institucion kushtetues ka vakuumin e vendit vakant te titullarit dhe nuk plotesohet per shkak se kerkohen 84 vota ne kuvend apo 3/5 e deputeteve.
Procesi Ligjvenes Nje sere ligjesh organike apo Kode nuk miratohen duke paralizuar drejtperdrejte reformen ne sistemin e drejtesise. Gjykatat administrative nuk krijohen dhe vendi po humbet miliona dollar donacione nga programi i sfidave te mileniumit per mos venie ne funksionim te ketyre gjykatave. Projekt ligji mbahet 2 vjet I pezulluar per shkak te mos dhenies konsensusit nga opozita. Projektligje te domosdoshem per funksionimin dhe organizimin e institucioneve nuk miratohen per shkak te kerkesave kushtetuese te nje votimi te cilesuar duke fillua nga projektligji "Per funksionimin dhe organizimin e Keshillit te Larte te drejtesise", projektligjin "per gjykaten e Larte", "Ministrine e Drejtesise", per "Administraten gjyqesore", per " organizimin dhe funksionimin e Konferences Gjyqesore", per "administrimin e buxhetit gjyqesore", per disa ndryshime ne Kodin e procedures Penale dhe Civile, Kodin Penal....etj. Se fundmi nje sere institucionesh si Avokati i Popullit, Komisioni i sherbimit civil, konferenca gjyqesore, Keshilli i Larte i Drejtesise, Sherbimi Informative Shteteror jane futur ne nje rreth vicioz dhe ne pengesa reale ku me shume e ku me pak analoge me disa institucione te tjera kushtetues qe sipas nje kronologjie kohore do perpiqem qe ne pafundesine e tyre te vazhdoj ti rendis.
Gjykata Kushtetuese Gjykata kushtetuese si garant i respektimit te Kushtetutes e cila ben dhe interpretimin e saj ka perjetuar nje zinxhir krizash dhe problematikash te hidhura pas "eres se kushtetutes se re". Themelimi i saj pas " eres se re" filloj me nxjerrje te dhunshme policore nga ambientet e godines se ish kreut te kesaj gjykate Prof. dok. Rustem Gjata njerit prej zerave me te njohur dhe akademikeve te mire njohur te se drejtes. Zgjedhja e gjyqtareve te rinj te asaj gjykata u be shpesh mbi kritere te forta politike dhe duke injoruar standardet kushtetuese dhe profesionale te kandidateve. Me pas kjo gjykate u perfshi ne nje proces shqyrtimesh dhe kerkesash te pafundme te zgjedhjeve parlamentare te vitit 2001 te cilat u konsideruan masivisht nga nderkombetaret si te manipuluara por qe ne disa aspekte perfshine dhe eklipsuan gjykaten Kushtetuese e cila pesoj nje krisje te rende te besimit deri ne ate nivel sa konsensusi politik krijoj kolegjet zgjedhore disa trupa me gjyqtare nga nivelet e tjera "cuditerisht" por te detyrueshme per shkak te humbjes se besimit dhe impaktit negativ qe u krijua nga ceshtjet e gjykuara per disa mandate deputetesh. Sipas kushtetutes perberja e Gjykates Kushtetuese duhet te perseritet cdo 3 vjet ne nje te treten e saj por nje parim i tille nuk u respektua. Ende debatet vazhdojne ne perzgjedhje, procedure, proces dhe zevendesimin e gjyqtareve te rinj te gjykates kushtetuese dhe prej nje viti kjo eshte krye lajm i mediave ne vend.
Gjykata e Larte Gjykata e Larte ne te gjithe periudhat u konceptua pergjithesisht si nje gjykate politike duke prishur cdo lloj balance te sistemit gjyqesor dhe duke tejkaluar edhe standardet me minimale te funksionimit te shtetit ligjor. Ne 80% te perberjes se saj ajo u krijua dhe u dominua nga jurist jashte sistemit te karrieres duke i lene vetem nje perqindje ne pakice ish gjyqtareve. Debati ende vazhdon duke krijuar edhe ne kete proces vakuumin kushtetues dhe antagonizmat institucional mes Presidentit, shumices parlamentare dhe opozites. Perpjekjet vazhdojne ne permiresim te procesit qofte nga ana e presidentit ne perzgjedhjen apo qofte nga ana e Kuvendit ne krijimin e mekanizmave transparent nepermjet seancave degjimore per te skanuar ata qe do te mandatohen per 9 vjet ne krye te sistemit. Te gjitha jane te domosdoshme dhe shpesh rikthehemi ende ku ishim. Ne proces shmanget debati i perzgjedhjes mbi standardin profesional pasi qartazi Kushtetuta e 98 krijoj frymen e ndertimit politik dhe jashte karriere te kesaj gjykate. Sa do te perpiqen aktoret politik te permiresojne procedurat do te jemi edhe pas 20 vitesh ne te njejten situate nese ne nuk zgjedhim nje model te ri si ne France, Spanje, Portugali etj.
Keshilli i Larte i Drejtesise Keshilli i Larte i Drejtesise ne keto 12 vjet eshte perfshire dha ka qene i kontestueshem per probleme te pafundme kushtetuese dhe te shkaktuara nga ligji themeltar i 98. Problemet kushtetuese te Keshillit te Larte te Drejtesise u konstatuan qofte ne organizim, funksionim por dhe ne perberje. Keshilli i Larte i Drejtesise u perfshi prej disa kohesh ne debatet politike te perzgjedhjes se anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, nje kompetence kjo teresisht politike per qeverine e gjyqesorit e cila u shfuqizua per shkak te disa ndryshimeve kushtetuese. Zgjedhja e konsideruar prej analisteve ne menyre te njeanshme te disa anetaresh te KQZ shkaktoj nje vale reagimesh te cilat gjykohen se ndikuan ne zgjedhjet politike te atyre viteve. Ne perberjen e Keshillit merrnin pjese 11 gjyqtare per shkak te vakuumit dhe paqartesive kushtetuese te zgjedhjes se anetareve nga Kuvendi. Problemet e shkaktuara nga vakuumi kushtetues ende vazhdojne per vaktin e mos zgjedhjes se 5 anetareve te rinj ne KLD pasi konferenca gjyqesor nuk funksionon dhe nuk ekziston nje infrastrukture kushtetuese dhe ligjore per ta vene ne levizje si institucion.
Konferenca Gjyqesore Konferenca Gjyqesore prej 5 vitesh funksiononte me nje statut si te ishte nje shoqate jo qeveritare OJQ, me pas nga 2005 deri ne 2008 me nje ligji i cili u deklarua antikushtetues nga Gjykata Kushtetues dhe tashme pjese e debatit te gjyqtareve per ta legjitimuar me mjetet dhe menyrat e mbetura te cilat ne mungese te nje apo disa dispozitave kushtetuese per kete institucion po thjesht ne nje perifrazim tangjent ku nuk parashikohen kompetencat, perberja, drejtim dhe asgje cka mund te krijonte bazen juridike per degezimin e normave te cilat ndoshta do te debatohen shume gjate. Vonesa ne funksionimin e kesaj konference gjyqesore krijon efekte zinxhire ne mos mire funksionimin e sistemit gjyqesor.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ndoshta shume i diskutuar dhe organ i ekspozuar ne realitetin shqiptare ndoshta per shume kend eshte harruar qe 2 vjet me pare ishte institucion kushtetues por tani nuk eshte me pasi vete aktoret politik e pranuan se ishte nje deshtim i plote ne menyren se si e kish parashikuar kushtetuta e 98 dhe qe me konsensus u shperbe duke prodhuar nje krijese te re e cila nuk gjen me misherim ne ligjin themeltar.
Kuvendi Kuvendi perbehet nga 140 deputete, te zgjedhur me sistem proporcional me zona zgjedhore shume emerore. Menyra dhe procedurat e perzgjedhjes jane parashikuar ne nenin 64 te Kushtetutes. Ky model u aplikua per here te pare ne zgjedhjet e 29 qershorit 2009 pasi vete kuvendi i Shqiperise e konsideroj te deshtuar modelin kushtetues mazhoritar te korrektuar duke e ndryshuar ate 2 vjet me pare. Deshtimet e modelit kushtetues te zgjedhjes se Kuvendit i kane shkaktuar vendit nje kosto shume te larte ne funksionimin e shtetit dhe proceset e integrimit. Nese modeli I ri proporcional ishte me i mire mbetet ende per tu pare dhe s'eshte cudi te kete serish tendenca ndryshimi. Kriteret dhe rregullat per zbatimin e sistemit tashme dihen se jane bere te kontestueshme dhe eshte e dukshme se partite parlamentare kane qendrim te njejte per ti ndryshuar dhe permiresuar nepermjet Kodin zgjedhor.
Keshilli i Ministrave Keshilli i Ministrave perbehet nga Kryeministri, zevendeskryeministri dhe ministrat. Organizimi dhe funksionimi parashikohen ne kushtetute por jo te pakta jane rastet e krizave te cilat kushtetuta e 98 nuk mund ti parandalonte. Kulmin e kolapsit qeveritar do ta kishim ne virin 2004 kur ish kryeministri Fatos Nano vazhdoj te qeveriste pa disa ministra ndonese nuk merrte dot votebesimin per ta ne Kuvend. Asokohe pati dhe interpretime te cuditshme te qeverisjes me zevendesministra. Presidenti etj.... Ketij kalvari te gjate institucionesh natyrisht mund ti shtohen dhe menyra e zgjedhjes se Presidentit apo kompetencat e tij e cila u ndryshua 2 vjet me pare si dhe shume aspekte te tjera te kushtetutes te cilat ose kane prodhuar krize ne vend ose jane te pazbatueshme. Le te themi qe shume organizata politike, shoqerore, jo qeveritare apo individe te ndryshem kane tentuar te realizojne referendum ne vend per ceshtje te ndryshme. Askush nuk ka arritur tu jap pergjigjen se pse nuk realizohen referendum ne Shqiperi. Eshte koha qe publiku duhet te dije veshtiresine reale. Kushtetuta eshte hartuar ne nje menyra te atille ne nenin 150 dhe 151 qe populli te mos kete mundesine per referendum dhe te mos e realizoj ate pasi kjo me sa duket ka qene synimi i inspiruesve te Kushtetutes se 98 qe askush praktikisht te mos realizoj dot ndryshime kushtetuese nepermjet votes popullit por vetem nepermjet amendimeve te cilat kerkojne 2/3 e votave ne kuvend dhe qe praktikisht per disa dekada asnje force politike nuk do te kete mundesine per ta pasur si kuorum dhe "komoditet". Gjithsesi juristet duhet respektojne kushtetuten si detyrim per shtetin juridik, por si qytetare ne nderojme dhe duhet te reflektojme nga iluministet qe hartuan kanunin i cili mbijetoje disa shekuj per shkak se ata nuk kishin si synim mbajtjen dhe ruajtjen e pushtetit.
koha jone
Krijoni Kontakt