Postuar më parë nga
juanito02
Ja cfare bejne komunistet pa atdhe qe ne kohe te Enver Hoxhes dhe tani ne kohe te pasardheseve te tyre Nano e Berisha.
Enveri solli ne Shqiperi duhan radioaktiv dhe e groposi ne fushat e Shqiperise
Nano mori vendim te importoje plehrat e Evropes qe ti perpunonte ketu.
Erdhi Berisha kete radhe per kete krim ta paguar fort nga mafia nderkombetare e groposjes se mbeturunave toksike.
Vendimi i qeverisë është jotransparent dhe fsheh rreziqet për import të mbetjeve radioaktive. Në vitin 2004, Fatos Nano firmosi një marrëveshje të ngjashme për importimin e plehrave nga Italia, e cila u refuzua pas protestave të ashpra
Shqipëria është një vend importi gjithfarësh, por pas vendimit të djeshëm të qeverisë, do të bëhet dhe një vend i importit të plehrave. Në vendimet e Këshillit të Ministrave marrë në mbledhjen e djeshme i është hapur rruga importit të plehrave nga jashtë, një prej çështjeve më të debatuara në opinionin publik shqiptar. Kryeministri Sali Berisha po tenton kështu të bëjë realitet një vendim të marrë kohë më parë nga paraardhësi i tij, ish-kryeministri, Fatos Nano, i cili nuk u zbatua për shkak të presionit të fortë të shoqërisë civile dhe protestave të ambjentalistëve ndaj këtij vendimi.
Por dje, me anë të një vendimi të posaçëm të qeverisë, lejohet importimi i plehrave nga jashtë, edhe pse ne jemi një vend që s’dimë ku të çojmë plehrat tona, të cilat lihen ose digjen në ambjent të hapur pa asnjë plan përpunimi apo riciklimi. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 22, të ligjit nr.8934, datë 5.9.2002, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e listave të mbetjeve që lejohen të importohen për qëllime përdorimi, riciklimi dhe përpunimi”.
Më tej bëhet e qarftë se importi do të bëhet me lista të veçanta të llojeve të mbetjeve që do të importohen, duke u bazuar në kodet dhe titujt e mbetjeve. Në vendim theksohet se jo të gjitha mbetjet do të importohen, duke përjashtuar një indeks me ato mbetje që cilësohen të rrezikshme. Ky vendim pritet të shkaktojë shumë debate në shoqërinë civile dhe në shoqatat e mbrojtjes së mjedisit. Për ironi do të ë pikërisht ministri i Mjedisit Fatmir Mediu që do të ndjekë zbatimin e këtij vendimi, i cili do të hyjë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare.
Debati
Në vitin 2004, nën drejtimin e Fatos Nanos, u miratua një marrëveshje me kompaninë italiane “Albania beg” për vendosjen e një impianti plehrash në Tiranë dhe u ljejua importimi i plehrave nga Italia në Shqipëri. Një marrëveshje që shkaktoi shumë reagime dhe protesta para kryeministrisë. Marrëveshja parashikonte imortimin e së paku 4.500 ton plehra nga Roma për në Sharrë të Tiranës dhe marëveshja në atë kohë u formos nga tre ministra të qeverisë shqiptare dhe pati dhe mbështetje politike nga përfaqësia diplomatike italiane në Tiranë. Debati mes qeverisë dhe kundërshtarëve të këtij projekti zgjati disa muaj dhe si përfundim nuk u lejua.
Krijoni Kontakt