Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LuLiKraS
    Anëtarësuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    180

    WSJ: “E vërteta në kohën e Putinizmit”

    Shkruajnë: Robert Orttung dhe Christopher Walker “Wall Street Journal”



    Para katër vjetësh, gazetarja hulumtuese, se, Ana Politkovs, u , u ekzek në ashensorin e ndërtesës ku jetonte, në kryeqytetin rus rus M. E vërteta është një komoditet i pakët në Rusinë e ë e Vladimir Put, ndërsa vrasja e a e Politkovsk tregon se pasojat për ata që e vazhdojnë punën e tyre hulumtuese, mund të jenë vdekjeprurëse.
    Ky mësim është përforcuar disa herë duke përfshirë këtu edhe vrasjen e Natalia Estemirovas, në vitin 2009, një aktiviste që kishte punuar me Politkovskajën për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut në Çeçeni dhe rajonet tjera ruse.
    Tani, fushata e autoriteteve ruse për të heshtur kritikët është shtyrë tutje edhe me Oleg Orlovin, udhëheqësin e grupit për të drejtat e njeriut “Memorial”, për të cilin ka punuar Estemirova.
    Orlov përballet me akuzat për krime serioze, si shpifje, dhe ekziston rreziku i burgosjes së tij për 3 vjet, nëse shpallet fajtor. Akuzat kanë të bëjnë me deklarimet e Orlovit se presidenti lojal ndaj Moskës i Republikës së Çeçenisë, Ramzan Kadirov, është i përfshirë në vrasjen e Estemirovës.
    Për këtë deklaratë, Orlov tashmë ka paguar një dënim me para pas gjykimit në një gjykatë civile.
    Këto raste që lidhen me njëra-tjetrën janë emblematike për Rusinë e Putinit, ku liderët e Kremlinit dhe aleatët e tyre kanë zhvilluar metoda brutalisht efektive, që të mbajnë larg opinionit informata që mund të kenë pasoja për ta.
    Të kontrollohet televizioni është pjesë integrale e strategjisë së Kremlinit. Tre rrjetet kryesore televizive ruse, Kanali 1, Rusia dhe NTV, koordinojnë ngjarjet që raportojnë me Kremlinin, ndërsa përjashtojnë ato ngjarje që vlerësohen politikisht të padëshirueshme.
    Për këtë arsye, Oleg Orlov thotë se shumica e rusëve arrijnë të shohin lajme që “përkojnë pak me realitetin në Rusi dhe në botë.”
    Autoritetet ruse kanë fuqi që persona të caktuar t’i bëjnë të padukshëm për audiencat e televizioneve kombëtare. Në vend të përfaqësuesve të opozitës, aktivistëve dhe kritikëve socialë, programet që trajtojnë çështjet publike, kanë si personazhe parashikuesit që aprovohen fillimisht nga qeveria.
    Disa aktivistë, siç janë: udhëheqësit e opozitës, Boris Nemtsov dhe Ludmilla Aleksejeva, disidentë të kohës së Bashkimit Sovjetik, ende protestojnë për të drejtat e njeriut. Megjithatë, ata janë deri diku të njohur, për shkak se ishin aktivë para se të vinte në pushtet Putini, në vitin 2000.
    Mirëpo, disa vjet pasi nuk u është ofruar më hapësirë në televizione, këto personalitete të njohura ndërkombëtarisht tani kanë pak qasje te opinioni publik.
    Në anën tjetër, aktivistët e rinj kanë pasur shumë pak mundësi që të dëgjohen për shkak të pamundësisë që të kenë qasje në emisionet më të shikuara ruse.
    Liderët e Kremlinit fokusohen shumë në televizion, pasi nga ky lloj i mediumit, rusët më së shumti i marrin informatat për çka ndodh.
    Ajo që dikur ishte gazetë shumë e njohur, si p.sh. “Komersant”, tashmë e ka humbur kurajën, pasi u ble nga milionerë që janë të afërt me Kremlinin.
    Ndërsa, gazeta “Novaja Gazeta”, për të cilën punonte Politkovskaja, ende boton raporte hulumtuese për abuzimin me pushtetin nga elita, mirëpo kjo gazetë tashmë është përballur me akuza gati shkatërruese për shpifje.
    Ndërkaq, faqja e tyre në internet rregullisht përballet me sulme kompjuterike. Radio “Ekho Moskvy” që ofron një spektër alternativ të opinioneve për 3 milionë rusë nga 140 milionë sa ka e tërë Rusia, punon rregullisht me rrezikun e mbylljes, pasi pronarët e rinj janë të afërt me Putinin.
    Derisa censura e Kremlinit është përgjithësisht efektive, ka arsye për të besuar se këto efekte mund të dobësohen. Një numër çdo herë e në rritje i rusëve, persona të moshës 30 – 50 vjeç, që konsiderohen se janë aktivë në ekonomi, nuk e shohin më televizionin si përfitues për ta.
    Në anën tjetër, derisa rusët kanë shfrytëzuar internetin më shumë për argëtim dhe rrjete sociale, një grup i vogël, por që po rritet shumë, ka nisur të shfrytëzojë mediat online apo faqet e internetit për lajme dhe analiza alternative politike.
    Kontrolli i mediave nga Kremlini tash është mjaft relevant, pasi tashmë edhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë përcaktuar për dhjetorin e vitit 2011, respektivisht për marsin e vitit 2012.
    Putini raportohet se ka dëshirë që të kthehet në postin e presidencës sërish, pasi nga viti 2008 mban pozitën e kryeministrit.
    Nëse e marrim historinë si udhërrëfim, në periudhën e para-zgjedhjeve do të ketë kontroll edhe më të madh të informacionit. Autoritetet tashmë kanë nisur një fushatë presioni mbi organizatat kritike qytetare të vendit, pasi në mënyrë simultane bastisën 40 prej atyre muajin e kaluar, me arsyetimin se po verifikohet respektimi i ligjeve për financat e tyre.
    Sa i përket zotit Orlov, ai do të vazhdojë që të konfrontohet me sistemin e drejtësisë në Rusi. Paraqitja e tij e radhës në gjykatë është e caktuar për datën 14 tetor. Orlov, në të njëjtën kohë, e ka shumë të vështirë që të sigurojë përkrahje për kauzën e tij.
    Rasti i Orlovit nuk është i vetmi, por ai përfaqëson mënyrën se si Kremlini arrin që t’i heshtë kundërshtarët. Kjo meriton vëmendjen e Qeverisë së SHBA-ve dhe qeverive të Evropës, që duhet të bëjnë thirrje për procedura fer dhe të hapura.
    Për shkak se Kremlini punon në atë formë që t’i mbajë vëzhguesit në errësirë, është detyrë e Perëndimit që të hedhë dritë mbi rastet si ai i Orlovit. (a.h.)
    * * *
    Robert Orttung është presidenti i Institutit për Burimet e Sigurisë, ndërsa Christopher Walker është drejtor i studimeve për “Freedom House”.
    Sjam kunder askujt., ne raste se ke pergjegjesi Kombetare dhe je i pa afte per to...

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    Putimi eshte shpetimtari i Rusise, Rusia do jete shptetimtarja e Evropes! Rrnofte Bac Vladimiri

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •