Kujtimet e Kapitenit Ahmet Hamdi për Luftën Ballkanike
Muhamed Mufaku
Kujtimet e ketij oficeri osman,i cili e ka percjelle me vemendje zhvillimin e ngjarjeve ne viset shqiptare gjate viteve 1910-1912,ndriqojne disa momente rendesishme ne ato vite te stuhishme qe kane te bejne me gjendjen e populllit shqiptar nen sundimin osman si dhe me qendrimin e shqiptarve gjate Luftes Ballkanike.
Ne fillim te keti shekulli,perveq turqve,arabve e shqiptaret perbene dy elemente te rendesishme ne kuader te Perandorise Osmane.Ne ate kohe,ndonese sulltan Abdyl Hamidi II kishte njerze te vete nga Arabet e shqiptaret,qofte ne oborr apo ne pushtet,shqiptaret e arabet ne pergjithsi shprehin nje gezime te madhe me shpalljen te Kushtetutes me 24 korike 1908.Si ne viset shqiptare,ashtu edhe ne viset arabe,njerzite e feve te ndryshme (musliman te krishter e qifute)perqafoeshin neper rruge vallzuar se bashku.
Ne ate klime,shqiptaret e arabet u aktivizuan dukshem duke formuar shoqeri te ndryshem dhe duke formuar parti te perbashket per realizimin e te drejtave te ndryshme ne interese te dy popujve.Ky aktivitet u rrite duksheme ne prage te zgjedhjeve parlamentare ne funde te vitit 1908.E,ne parlamentin e ri,qe u hape me 17 dhjetore 1908,arabet per nga numri i deputeteve kishin zene vendin e dyte pase turqve,me 60 deputet kurse shqiptaret vendin e trete me 27 deputet.Ateher,kryetar i parlamentit u zgjedhe Ahmet Riza beu,i cili kishte dy zavendes --- nje arabe (Ruhi Abdulahadi)e nje shqiptar (Nexhib Draga)
Ne kete klime sipase premtimeve qe e karakterizuan shpalljen e Kushtetutese shqiptare e arabe kishin shume shpresa per reforma te reja.
Mirpo kjo klime u prishe menjiher pas ,,kontrarevulucionit``qe shpertheu ne Stambolle me 13 prill 1909,i cil u shua me ardhjen e Irakianit ne krye te ushtrise nga Maqidonia,Mahmut Shefqet pashait.
Pase kesaj kthese,partia Ittihad ve Tarakki,e cila tani me drejteperdrejt e kishte marre pushtetin filloi te ndiqte kunder arabeve e shqiptarve,nje kurs me te theksuar nacionaliste,gje qe te keta dy popuje e ngjalli levizjen kombtare.
Keshtu,pushteti i ri u gjet midise dy zjarresh.
Kete gjendje se pari e shfrytezoji Italia,e cila ne shtatore te 1911 sulmoi Vilajetin e Tripolit(Libi)kurse me vone,pasi para udheheqesve te kryengritjes se pergjithshme shqiptare 1912,Stambolli u detyrua te leshoj pe,ather shtetet ballkanik shpejtuan pergaditjet per lufte kunder perandorise Osmane.
Shqiptaret,duke qene te vetedishem per pergaditjen e luftes e per pasojat e saj,nuk ngurruan te kerkonin ndihme nga arabet.
Ne Luften e Pare Ballanike,ushtria osmane pesoi disfate te rufeshme e te papritura.
Ne ato rrethana,qarqet e partise Ittihad ve Tarakki lansuan tezen mbi ,,tradhtine``e shqiptarve,gjoja se disfates e ushtrise osmane ne Ballkane,e shkaktoi,,tradhtine`e tyre.
Me vone,si pasoje e politikes ne te theksuar nacionaliste te xhonturqve,edhe arabet u ngriten kunder pushtuesve osman(qershor 1916),gje qe ne funde te 1918 shpejtoi disfata e ushtrise osmane e terheqja e saje nga vendet arabe.
Keshtu,mbreda viteve 1912-1918,per shkake te politikes nacionaliste xhonturke.Perandori Turke u shthur fare.
Mirpo,perkunder ketyre fakteve shkrimet nacionaliste turke per shfaqjen e nacionalizmit te vete i fajsonin shqiptaret e arabete gjoja se ky nacionalizeme turk u shfaqe si reagim ndaj ,,tradhtise``se shqiptarve me 1912 e arabve 1916.
Mirpo ketu nuk merret parasysh kursi nacionalist i partise Ittihad ve Tarakki gjate viteve 1910-1912,i cili mbane pergjegjesi te madhe per ngjarjete e meparshme.(vijon)
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 06-10-2010 më 07:09
vazhdim
Keto shenime jane si hyrje per nje veper te vogel,por te rendesishme,qe u botu ne
Kajro me 1913 ne gjuhen arabe me titull
SHKAQET E DISFATES SE USHTRISE OSMANE DHE SHQIPTARET,ne te cilen autori sqaron shume te verteta lidhur me keto qeshtje te ndjeshm.
Ndonese vepra ne fjale beri buje te madhe ne Perandorin Osmane,nuk arritem te gjejme shume te dhena qe kane te beje me autorin e saj.Ne te verteten,vete vepra e tij ne ndihmon deri diku si burim i pare.
Ne fillim te vepres,autori e thote se esht turk nga iati dhe nena e tij.
Keto fakte e thekson me qellim ,pasi deri ne funde i mbron shqiptaret,duke i demaskuar genjeshtrat e partise Ittihad ve Tarakki te drejtuara kunder tyre.
Nga ana tjeter,shihet se autori eshte nje kapiten i tipit klasik ushtarake.
Ai eshte per nje ushtri moderne,si institucion i veqante,qe s duhet te perzihet ne politike,por duhet te modernizohet vazhdimishte,duke ndjekur zhvillimin e shkencave-qe te jete gjithnje ne gjendje ta mbroje shtetin nga armiqte e jashtme.
Veq kesaj,ai eshte kunder perzierjes se ushtrise ne zgjedhjet paralmentare(sikurse ndodhi ne viset shqiptare gjate qendrimite te tij me 1912),deklarohet per demokraci e zgjedhje te lira qe shprehnin vullnetin e qdo populli.
Gjate sherbimit ne ushtrin osmane A.HAMDI qendroi se paku nje vjet ne Ballkan,perkatesisht ne viset shqiptare,duke kaluar ne shume qytete si ne Kumanove,Gjakove,Berat,Tepelene etj.
Ai perjetoi shperthimin e Luftes se Pare Ballkanike dhe pasojat e saje,te cilat ndikuan shume qe ai te kaloje ne opozite te hapte kunder pushtetit te partise Ittihad ve Tarakki dhe pastaj ne fillim te vitit 1913 te ike ne Kajro.
Veprat e vet ne fjale,e kishte kryer ne maj te ketij viti.Ajo,se pari doli ne gjuhen osmane,e po ne ate vite edhe ne gjuhen arabe.
Siq duket,botimi i saj beri jehone te madhe.
Kete e deshmon edhe vendimi ky qe u shpalle edhe ne shtypin arab.
E perditshmja siriane al-Muktabas,gjate marsit1914 botoi informaten me titull Denimi me vdekje per nje ofice:,,komandatin i administrates ushtarake ne Stamboll i informoi gazetat e kryeqytetit se kapiteni Ahmet Hamdi,ish komandat i regjimentit XXI,kishte botuar nje veper me titull ,,Shkaqet e disfates se ushtrise osmane dhe shqiptaret".Pasi nga botimi e shperndara e librit ne Perandori u pa se qellimi i tij eshte nxitjee banorve,ai u denua me vdekje dhe ky denim u vertetua nga sulltani.
Prandaj qdo njeri qe di vendqendrimin e tij duhet ta informoj qeverin,se perdryshe do te ndeshkohet,kurse eshte obligim i policise qe ta arrestoje ku qe ta gjeje"
Vepra Shkaqet e disfates se ushtrise osmane dhe shqiptaret ndriqon disa momente te asaj periudhe te stuhishme qe solli ndryshime vendimtare.Autori e veshtron nga nje kende i caktuar politiken vendimtare.
Autori e veshtron nga nje kend i cakuar politiken e partise ,,Ittihad ve Tarakki ndaj shqiptarve,perkatesisht kursin e ashper te pushtetit te ri kunder shqiptarve,qe u shprehin ne menyren dramatike gjate ,,aksionit"per ,,qarmatimin e shqiptarve",Ndonse ky terror eshte pasqyruar mirfilli ne historiografine shqiptare,ne keto kujtime gjejme shume momente tronditese,sikurseishte rasti i Sylejman ages ne Diber.
Q eshte me rendesi,autori i nderlidhe me vend pasojat e ketij aksioni me Luften e Pare Ballkanike.
Keshtu,siqe deshmon ai,armet e topat e ushtrise osmane u shfrytezuan shume mire vetume kunder shqiptarve,u amortizuan deri ne ate mase sa nuk mund te perdoreshin kunder ushtrise te shteteve ballkanike.
Si pjesmarres ne shume beteja te luftes ballkanike dhe si njohes i mire i gjendjes se ushtrise osmane,Ahmet Hamdi me shume perqendrohet ne demaskimin e tezes mbi ,,tradhtine"e shqiptarve,prandaj sjell shume fakte qe deshmojn te kunderten,se shqiptaret luftuan me tere fuqine qe kishte sepse njekosishte mbronin edhe viset e tyre.
Nga ana tjeter,autori nxjerr ne shesh shume fakte mbi leshimet e mdha ushtarake te oficerve turq,pranon faktin se shqiptaret u kthyan ne viset e tyre(por pasi qe u thya ushtria osmane,por Ai e arsyton ket me mbrojtjen e fshatrave te veta.
(vazhdon)
Perkitas me keto ngjarje vlen theksohet ketu edhe qendrimi i autorit ndaj aktit shpalljes se Pavarsise ne Vlore.Eshte me rendesi te madhe,se q`lidhje kishte kjo parti me cionizmin?
Lidhur me kete vlente permendet fakti se as arabet deri ne fund te 1917 nuk ishin te vedishem se duhet per cionizem e per qellimet e tij ne Palestine.Mirpo,me vone,sidomose koheve te fundit,ne gjuhen arabe jane botuar shume studime per lidhshmerin e partise Ittihad ve Tarakki me cionizmin,me te cilin shpjegohet edhe rrezimi i sulltan Abdyl Hamidit I,i cili refuzoi me kembgulje shume oferta terheqese per hapjen e Palestines para kolonistve qifute nga Evropa(16).
Qe eshte e verteta,te gjithe udheheqesit e partise Xhonturke ishin masone,(17) kurse qifutet e Selanikut ishin pjes perberse e kesaj partie(18)
Lidhur me kete shtrohet qeshtja e prapavise se kursit nacionalist turk te asaj partie,
kur merret parasysh se kreret e asaj ne kuptimin etnik nuk ishin turq te paster.
Keshtu,Enveri ishte bir e nje polaku te islamizuar,Xhaviti kishte prejardhje nga qifutet e Selanikut,te njohur me emrin Dunmeh,ndersa Kraso nga qifutet e Spanjes te vendosur ne Selanik,kurse Talati ishte me origjin rome(nga Bullgaria),nderkaq Ahmet Riza kishte origjin te perzier me qerkez-hungareze(19)
Botimi arab te vepres se A.Hamidiut(qe na ra ne dore)i mungon faqja e pare,kurse ne faqen e trete eshte shenuar me lapse titulli i librite me emrine autorit,sigurishte nga nje pronar i vjeter i kesaj vepre .
Ne nderkohe,gjetem te Mr.Shemsi Ajvazi perkthimin e pjese se pare te kesaj vepre,qe e kishte perkthyer nga osmanishtja ne serbokroatishte,e nje pjese tjeter ne shqipe.Keshtu,me ndihmen etij,u plotesua ajo zbrasti qe e ka botimi arab.
Shkaqet e disfates se ushtrise osmane dhe shqiptaret
Para se te paraqes shkaqet e disfates osmane me duhet te permend se nuk i takoj assnje partie politike qe ekzistonin ne Turqi,ase qe kam pasur kurfar lidhje miqesore ne antaret e atyre partive .
Per kete betohem ne Zotin si musliman ose betohem ne nderin tim per ata qe kete betim e nderojne me shume.Ne betim me ka kane detyruar rrethanat pasi partia ,,Ittihad ve Tarakki",me ka karakterizuar dhe me ka akuzuar mua dhe shoket e mi si tradhtar dhe reaksionar dhe na kan shpallur se u takojme partive kundershtare,sepse--sipase logjikes se tyre --te gjithe ata qe kane qene kunder mendimit te tyre i kane quajtur te poshter dhe reaksionar dhe pohonin se njerzite e ketill duhet likuduar.
Nuk i takoje as nje partiepoltike sepse jam ushtar.Une jame nga ata njerze qe mendojne dhe e dine me se miri se ushtari qe perzihete ne politike per te ndihmuar vendin e vete ai,perkundrazi i sjelle probleme.
Pra kater vjetesh une dhe shoket e mij duke pasur per qellim qe armaten ta shpetojm nga duarte e tyre te nemurve dhe t i ndihmojme armates qe te kthehet funksioni i saj esencial pasi qe krejtesisht e ka humbure karakterin e vete kemi ngritur zerin dhe kemi ngritur flamurin kunder partise ,,Ittihad ve Tarakki"
Une u betova e kush do te te besoje e kush nuk do munde te mos besoje.
Para se te hyj ne thelb me duhet te shenoj se keto vepra te keqia qe do ti permendi me poshte ,nuk kane te bejne me ata ushtaraket e ndershem,te cilet nuk jane perlyer me politiken e parise ,,Ittihad ve Tarakki" sepse me kete ushtarake ende mburren ushtria dhe kombi.
Pergjigjesine per keto vepra qe do ti permend e mbajne oficeret itthadist,te cilet veten ia shiten me te holla parise ,,Ittihad ve Tarakki"sepse me keta ushtarke ende mburren ushtria dhe kombi.
Pergjegjesine per keto vepra qe do t i permend e mbajne oficeret ittihadist,te cilet veten ia shiten me te holla partise ..Ittihad ve Tarakki "Tani nuk mohoj se per ndriqimin e fakteve vijus jam mbeshtetur ne pervojen time, prandaj,jane me besnike sepse jane te rralle ata qe gjendjen ne Rumeli arriten te kuptojne sikur une.Prandaj,e siguroj lexusite se per keto fakte nuk duhet shprehur kurrfar dyshimi.
Thame, e thone se shkaku i disfates qendrore ne mosaftesine e komandatve tane,ne superioritetin e armatimit franqeze qe e gezojne armiqet tane ne krahasime me armatimin gjerman qe e gezojme,ne numrin me te madhe te armiqve,ne mungesen e monicionit ne kampete tona etj.Mua me duket se keto shkaqe jane sekundare,kurse shkaku kryesore dhe i vertete i disfates eshte:
vijon
(16)
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 18-10-2010 më 12:02
Për: Kujtimet e Kapitenit Ahmet Hamdi për Luftën Ballkanike
vazhdimi.....
Shqiptaret
Ne klubet e partise ,,Ittihad ve Tarakki” flitet per tradhtine e shqiptarve dhe behen shume shpifje ne llogari te tyre .Thone se shkaku i vtum i disfates eshte tradhtia e shqiptarve dhe ikja e tyre nga fushbeteja.Te gjitha keto genjeshtra dhe shpifje dalin nga burimet e partise ,,Ittihad ve Tarakki” ,perkatesisht nga motivet e urrejtjes dhe hakmarrjes ndaj shqiptarve.
Para se te filloi te flase te veteten per keto qeshtje me duhet te ceke se jam turk nga baba dhe nena,dhe nuk kam kurfar lidhje me shqiptaret apo ndonji interes nga pavarsia e tyre.
Jam oficer i armates osmane.Ne armaten lindore nuk kam marre pjes,por e di mire se ne kete armate nuk ka pasur ushtare shqiptar,e megjithat kjo ushtri pesoi disfate.Pra, pra kush qe pergjegjesh per disfaten ne kete sektor? Ketu nuk do te beje fjale per disfaten e kesaj ushtrie,pasi qe tani per tani kjo qeshtje eshte jashte temes.
Ketu do te perqendrohem ne shkaqet e disfates qe e kishte pesuar ushtria perendimore,pasi qe mora pjes gati ne gjdo betej te kesaj ushtrie,dhe do te argumentoi se krejt q flitej per shqiptaret jane thjesht genjeshtra te partise ,,Ittihad ve Tarakki”.Se pari qdo qytetar osman duhet ta dije mire se sikur mos te egzistonin shqiptaret musliman shteti osman do te kishte leshuar viset evropiane para 150 vjetesh.
Shqiptaret jane nje komb i ndershem ,patriot dhe luftarake,kurse vuajtjet e tyre burojne nga politika famkeqe e mallkuar ,,Ittihad ve Tarakki” , qe e kishte zbatuar gjate kater vjetve te fundit.Kjo politik e mallkuar nuk i demtoi vetum shqiptare ,por edhe te gjithe banoret e tjere te Perandorise Osmane.Keshtu, sikurse ndodhi edhe me elementet tjer musliman,partia ,,Ittihad ve Tarakki” nuk dashti ti kursej as shqiptaret, duke deshiruar te shtrydhe ne balte krenarine e ketij kombi te ndershem.Keshtu,ne vitin 1326(1910),partia ,,Ittihad ve Tarakki” pergaditi nje fushate ushtarake kunder shqiptarve per qarmatimin e tyre ,duke rahur burrat me shkopinje e e kerbaq,e duke zhveshur grate me pretekse te kerkimit te armeve sa qe gjate aksionit per gjetjen e armeve edhe qeizin e nuseve e gjuanin rrugve.Qarmatimi i shqiptarve ishte ne te vertete si prerja e deges mbi te cilen qendronim.Sepse shqiptaret ishin para grekve e bullgarve fuqi e shtetit, te armatosur me bomba e arme tjera me moderne.Qeveria ittihadiste kishte tolerance ndaj grekve e bulgarve kurse, ne anen tjeter,u perpoqe t i qarmatose shqiptaret,gje qe do te thote se ne ua lynum armiqve buken me tlynin tone!
Ligji kunder komitve,qe kishte nxjerre qeveria ittihadiste,nuk u zbatua kunder koitve bullgar e greke,por vetum kunder shqiptarve muslimane.Shume shqiptar bashke me familjet e tyre u internuan,kurse te rinjet e tyre u rekrutuan si ushtar per ne Erzerum e Jemen.
Keshtu, ne shenje hakmarrjeje ,qeveria ittihadiste beri me shqiptaret ate qe nuk e beri fare as me greket as me bullgaret.Ne te vertete,shqiptaret ishin te liruar nga sherbimet ushtarake,sikurse te krishteret e Perandoris.Me zbatimin e ligjit per obligimin ushtarak eshte dashur qe shqiptaret te perfitohen qe te behen element i dobishem per ushtri,e jo te hidhen ne Jemen e Erzerum.
Nga shqiptaret u mblodhen 50 mije arme. E nje pjes te tyre ia shiten komitve bullgar e greke me qmime te lira.
Ndoshta lexuesi ne vete thot: mos jeni duke gabuar zoteri kapiten,se ketogjera po te ishin te verteta do te ishin vertet fund i poshtersise.
Per lexues te ketille siguroj se keto fakte jane te verteta dhe per kete betohem ne Zotin. Keshtu,Xhavit pasha,qe shkeli viset shqiptare me ushtrin e vet iu drejtua hoxhollarve e ulemas shqiptar men je fjalim te ngjashem me fjalimet e komandantve te ushtrise se Shefqet pashes ulemas se Stambollit,duke thene: ,,Po te deshiroj, mund t ju shkule mjekrat tuaja”.Ai me vone, i sulmoi fshatrat shqiptare me topa e mitraloza, duke shkatruar e djegur shtepit sa qe te gjitha viset shqiptare u shenderuan zjarishte.Keshtu,ata vepronin pa meshire ndaj shqiptarve sa qe filluan te mos i konsideroin me shqiptar si musliman,por si renegat..Si pasoje,ne mesin e shqiptarve u kriju nje urrejtje kunder tyre,veqmas kunder oficerve.Gjithe keto qe po i them ketu e pashe me sy te mi.
Qeveria ittihadiste, bile cioniste,kishte harruar se eshtrat e turkut e te shqiptarve jane ne nje varr,ne Jemen,Sudan,Bagdad,Vjene,Tripoli,Krete etj.,se ata se bashku luftonin per ngritjen e flamurit osman duke i ndare edhe te mirat edhe te keqijat.Kjo qeveri ittihadiste e cioniste kishte harruar faktet historike,pradaj dashti t i shfaros shqiptarety nga faqja e dheut,sepse kombi shqiptar i pengonte ittihadistve per realizimine qellimeve te tyre, sepse shqiptaret jan nje komb qe nuk pranojn fare as peruljen as shtypjen.Po ashtu,shqiptaret ishin lojale ndaj kalifatit,prandaj nuk pajtoheshin qe kalifi te behej rob i qifutve e bullgarve.
Ne aksionin e mbledhjes se armeve nga shqiptaret,ittihadistet moren vesh se Sylejman Aga ne Diber kishte pese pushke.Ata e thiren ne gjyqin e jashtezakonshem ushtarak qe te ti paraqiste armet qe kishte.Ai iu pergjigj ju moret vesh gabimisht,se une s kam arme pese cope arme,por 28,dhe jam i gatshem t ju dorzoj kur te me urdheroni.Ai menjiher u kethy ne shtepi dhe i solli ne gjyq ato 28 arme qe kishte.Mirpo,ittihadistet nuk u kenaqen me keto ,por pas gjysme ore e derguan nje force ushtarake ne shtepin e tij dhe i thanSylejman Ages:,,dikush na informoi se ende e ke nje pushke te markes ,,Martin”.Sylejman Aga iu pergjegj,,Po e kam ,ja ku eshte vare ne mur si kujtim nga biri im q era deshmor ne luften e Tesalis, e prane saj eshte edhe trasta ushtarake e deshmorit.Keto jan kujtimet e te birit nese i nderoni keto kujtime ma leni kete pushke”.Mirpo,ata qe erdhen per kontroll nuk e kuptuan kete gjuhe dhe i than ati burri : ,,Ti e mban pergjegjesin pse se ke paraqitur kete pushke me ato te tjera”. Ata filluan ta rrahin me kundak dhe i kercnoheshin se do ta nxjerrin para gjyqite te jashtezakonshem ushtarake.Sylejman Aga hyri ne harem dhe u kthye me pushken e trasten e te birit deshmor si dhe nje qante tjeter dhe u nis me lot ne sy drejt gjyqit te jashtezakonshem ushtarake.Aty hapi qanten e tij,qe kishte dekoratat e lavdata qe deshmon guximin e tij ne luften e pare me Malin e ZI ne luften me Rusine,ne luften e Kretes dhe iu drejtua atyre me keto fjale: ,,Keto mirnjohje te shtetit deshmojn besnikerin gjate sherbimit tim” .Pastaj ai zbuloi trupin duke treguar lendimet nga rrahja me rastin e kotrollimit te shtepis hem e ne funde u tha: ,,Me par kam fituar dekorata, e ja tani q kam fituar prej jush”.Ai u larguar duke qare nga salla e gjyqit”
Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 19-03-2013 më 12:38
Krijoni Kontakt