Ka qene poet, publicist, folklorist, filogog dhe mesues i shquar i arberesheve te Italise. Lindi me 1814 ne Makje te Kalabrise. Mesimet e para i kreu ne kolegjin e shen Adrianit te shen Miter Korones. Me 1834 shkoi per te studiuar drejtesi ne Napoli, dhe aty morri pjese gjeresisht ne levizjen politike dhe kulturore te kohes. Me 1848 nxorri te paren gazete Shqiptare "L'Albanese d'italia", ne te cilen shprehu pikepamjet e tij per ngjarjet e kohes. Pas deshtimit te revolucionit te vitit 1848 e mbylli gazeten dhe i zhgenjyer u terhoq ne fshatin e tij te lindies.
Pas traktatit "Parimet e estetikes" (Principit di estetica,1861) botoi veprat "Lashtesia e popullit Sqiptar" (Antichita della nazione Albanese, 1864) dhe "Rapsodi te nje poeme arberreshe" (rapsodie d'un poeme Albanese,1866), qe luajten rol te rendesishem per prepagandimin e ceshtjes kombetare SHqiptare. Hyri ne korespondence me patriotet Shqiptare dhe me personalitete kulturore Evropiane, dashamire te Shqiperise, dhe ndoqi me interes ngjarrjet ne Shqiperi. Me 1878 perkrahu lidhjen e Shqiptareve te Prizrenit dhe ngriti zerin kunder gjymtimit tokesor te Shqiperise. Nje ndihmese te shquar ceshtjes kombetare i dha revista "Flamuri i Arberit", qe u botua ne vitet 1883-1887. Ne "Testamentin politik"(1902) shprehu optimizmin poer te ardhmen e SHqiperise.
Zhvilloi nje veprimtari te frytshme edhe ne fushen e studimeve gjuhesore, u kushtoi rendesi te vecante cestjes se prejardhesve te Shqiptareve dhe te gjuhes Shqipe, duke mbrojtur lashtesine e tyre.
Ne veprat kryesore te de Rades sduhet lene pa u permendur edhe organizimi i dy kongreseve gjuhesore Shqipes, i pari me 1895, ne Koriliamo Kalabro, i dyti 1897 ne Lungro. Ishte mesues i gjuhes Shqipe ne kolegjin Arberesh te Shen Miter Korones per dhjetevjecare te tere deri sa vdiq.
Krijoni Kontakt