Vushtrri, 04.10.2010
Vushtrria nikoqir i Festivalit të teatrove për të rinj “Vu Theatre Fest 3”
Nga 4 deri më 08 tetor 2010 mbahet edicioni i tretë i Festivalit për të rinj “Vu Theatre Fest 3”.
Nën organizimin e OJQ-së vushtrriase “Ars Qendra”, mbështetur nga Komuna e Vushtrrisë nga e hëna deri më 08 tetor 2010 mbahet edicioni i tretë i Festivalit për të rinj “Vu Theatre Fest 3”, ku pjesëmarrës do të jenë teatro nga Kosova e nga vise tjera ku jetojnë shqiptarë.
Pjesëmarrës të festivalit sivjet do të jenë, teatri i të rinjve nga Prishtina, teatri “Osman R. Gashi” nga Klina, teatri i të rinjve “Abdulla Krashnica” nga Presheva, teatri i të rinjve “Aleksandër Moisiu” nga Dardana dhe teatri i të rinjve “The Future” nga Bujanovci. Për çdo mbrëmje nga ora 18 do të ketë nga një shfaqje derisa hyrja do të jetë pa pagesë.
"Ky festival iu kushtohet pikërisht të rinjve në mënyrë që tu jepet mundësia ta promovojnë punën e tyre që të motivohen për punë të mëtutjeshme", tha Abdullah Bunjaku, drejtor i festivalit.
Krijoni Kontakt