Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Vilson Blloshmi

    Vilson Blloshmi , lindi mė 18 mars tė vitit 1948,nė Bėrzeshtė te Librazhdit.Ai ishte vetem nje poet gje qe i kushtoi edhe jeten. Vilson Blloshmi bashke me Genc Leken u pushkatuan mesnatėn e 17 korrikut tė vitit 1977, pėr tė vetmin “faj”, se kishin lindur poetė. Jeta e tyre u fik nga plumbat e xhelatėve, ndėrsa trupat e njomė u flakėn nė tė njėjtėn gropė. Tė dy poetėt e kallur nėn dhe` u lanė nė harresė deri nė shembjen e diktaturės, ndėrsa poezitė e tyre u shpallėn heretike. Diktatura i groposi, por tė dy poetėt kishin skalitur pavdekėsinė me krijimtarinė e tyre, poezinė. Ata ishin poetė tė lindur dhe i kėndonin bukurisė, njeriut tė thjeshtė.

    Vilson Blloshmi, ishte mėsues dhe poet i talentuar qė aspiroi pėr liri dhe demokraci, pėr njė jetė mė tė mirė. Ndaj tyre u organizua njė gjyq politik i inskenuar. Komiteti i Partisė sė Librazhdit kishte bėrė njė plan masash pėr gjykimin dhe dėnimin e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekės. Pra, nė Komitetin e Partisė merreshin vendime pėr pushkatimin e poetėve. Edhe diskutimet qė do tė bėheshin nė gjyqin politik, ishin pėrgatitur nė Komitetin e Partisė dhe aty ishin caktuar gjashtė vetė, pėr tė diskutuar ato qė ishin pėrgatitur nė Komitetin e Partisė. Nė planin e masave tė Komitetit tė Partisė, thuhej se: “Gjykatat Popullore punojnė pėr tė realizuar vendimet e Kongresit tė 7-tė tė PPSH”. Akuzat ishin tė rėnda pėr “krim, sabotim ekonomik, agjitacion dhe propagandė”.

    Vilson Blloshmi rridhte nga njė familje patriotike. Ai fliste frėngjisht dhe anglisht nė mėnyrė tė shkėlqyer. Shkruante poezi, por edhe pėrkthente poetėt mė nė zė perėndimorė, sidomos ata francezė. Akuza kryesore ndaj tij, ishte poezia “Saharaja”, ku ai e simbolizon Shqipėrinė tė shkretė dhe pa miq e pa shokė, por Vilsoni u akuza edhe pse kishte thėnė se, “qė tė bėhesh njeri i afirmuar, duhet tė dish edhe gjuhė tė huaja”. Regjimi nuk i donte njerėzit qė dinin gjuhė tė huaja. Megjithėse dinte gjuhė tė huaja, ai shikohej me sy tė keq nga Partia e Punės dhe qeveria komuniste. Nė aktakuzė thuhej se: “Vilson Blloshmi e ka filluar qė nė bankat e shkollės, nė Normalen e Elbasanit, veprimtarinė armiqėsore”. Ai i kishte thėnė njė shoku nė shkollė se, “vendi nuk ka literaturė tė bollshme dhe njerėzit nuk marrin dije”...
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Injoranca nuk zhduket me top

  2. #2
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Saharaja

    Saharaja, larg ėshtė Saharaja,

    Saharaja shkėmb e rėrė e gurė,

    Qė ka shok veē emrin e saja

    Dhe ngaqė s’sheh ėndrra, s’sheh as drurė.

    Saharaja s’di tė ėndėrrojė.

    Ajo bluan gurė me mend’ e saj…

    Saharaja s’ka kėngė tė kėndojė,

    Saharaja s’ka as lot tė qajė.

    Saharaja nuk ka miq e shokė,

    Saharaja nuk ka bijė, as bir.

    Saharaja ėshtė njė copė tokė,

    Thonė se dhe me natėn s’shkon mirė.

    Natės s’i pėlqen nė Sahara,

    S’i pėlqen tė ketė veē gurė pėr shtrojė;

    Fjalė e dashuri e njerėz s’ka;

    Perē’ e saj e zezė s’ka ē’tė mbulojė.

    As dhe njė s’e di si ėshtė kandisur

    Me kėt’ plagė mbi shpinė rruzullimi,

    Por se thonė nė botė ėshtė stisur

    Kur i duhej njerėzisė mallkimi.

    Kur ai pėr keq e mban nė gojė,

    Saharaja e mban vesh e qesh.

    Saharaja fillon tė gėzojė,

    Kur ne mallkohemi mes nesh.

    E kur bie ndrojtur rrez’ e diellit

    Dhe mbi gurėt e pamyshkėt ndrit,

    I ngjan vello savani i qiellit,

    Shkretėtirės shket e shkrepėtit.

    Prandaj, kur urrejtjen e fortė e nxehur

    Mbi dikė mallon e shfryn e shan,

    Qė nga skuta del kujtimi i dehur

    Dhe thėrret menjėherė Saharanė.

    Kur mallkimi shfryn e kur kujtimi

    Nė pusin e harresės tret…

    Kur hyn dielli e kur hesht thėllimi,

    Shkretėtirė e shkretė mbetet shkretė.
    Injoranca nuk zhduket me top

  3. #3
    Vetvendosje Maska e INDRITI
    Anėtarėsuar
    14-11-2002
    Vendndodhja
    I ulur ne zemren e njeres.
    Postime
    2,169

    Vilson Blloshmi...

    Nėse nuk munda brengės t’i bėj ballė
    Zjarr pėrsėri unė kam nė shpirt tė djegur
    Nėse mė i vdekur jam nga ēdo i gjallė,
    Mirė pra, m’i gjallė jam se ēdo i vdekur
    Injoranca nuk zhduket me top

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Gentian_gr
    Anėtarėsuar
    30-08-2007
    Postime
    2,520
    I tremburi ikėn si i ndjekur prej egėrsisė

    N’jerm bėn tunele n’ajėr t’hapėsirės

    Si mbas formės sė tij, lėvizjes sė tij.

    Ah sikur mbas ēdo hapi

    Ajri tė ngrinte-beton,

    Duke ruajtur gjithmonė lėvizjen

    Kallėp-shabllon

    E tė tregojė ta gdhendė Sa kohė iku zvarrė

    E sa nė kėmbė.

    Sikur tė mbeteshin e shiheshin

    Rrugėt nga vjen kujtimi, mendimi

    Brenga, shpresa, vegimet

    Tė dukej krejt i jetės zigzagu i gjatė

    Qė nga ardhja nė kėtė botė e gjer

    Tek varri, pikės e llahtartė.


    A s'e patėt ditėn plot me diell

    Qe bėn natė koha dhe e nxin...!

    I jep hėnė e yje, lart nė qiell

    E, sė fundmi, fare e pėrpin...!?



    A se shkuat shpejt ju fėmininė?

    Kjo s'u fsheh pėr ju e s'humbi fare?

    A s'po mbani mbi sup pleqėrinė,

    E nė mendje thellė vitet mitare?



    A s'e mbani mend atherė te plepi

    Loznit nė oborr me hijen tuaj?

    Po tani mė larg nga ju ėshtė djepi

    Apo arkivoli, pa mė thuaj?



    Gjithēka e marrin vitet duke shkuar,

    Sėrish kthen gjithēka qė shkon, humbet

    Troket lehtė kujtimi i trishtuar

    Mysafiri nė shtėpi tė vet.



    ***

    Sėrish dukesh nė udhė

    Qė ngjan si vijė gjaku

    Mes gėlbazės sė murrme

    Tė pėshtyrė

    Nga turbekulė.

    I lodhur,

    Vetveten mbi kurriz

    Shket

    Dhe mendja lodhur

    Klith: po shkoj,

    Mbeē me shėndet...!

    Dhe rend barkbosh

    Nė zorrėn bosh tė rrugės

    Si njė shtrėngatė

    E qetė.

    Dhe gurėt kthejnė nga ti

    Anėn e mprehtė

    Dhe njerėzit, ata

    Stėrnjerėzit,

    Ajkė mbi jetėt-hirrė

    E kanė vėshtirė

    Mėngjesit.



    Edhe mbrėmjes

    Vėshtirė,

    Kur mbi ju ngecin vėshtrimin

    Mbi ju rreckė-njerėzore,

    Masė zhelesh mishi e shpirti

    E qepur me fije damarėsh

    Mendimesh

    E hedhur, pa mėshirė

    E pa tė drejtė

    Nė anė tė rrugės sė ndotur

    Ku tė qetė

    Ata rrjedhin gjithė nder e dinjitet

    Kėllirė.

    Dėshirat

    Qė i ndez thėngjilli i zemrės,

    Mbuluar thellė

    Me hirin e trupit...

    Dhe brodhe prapė rrugėve

    Me bujė e pohe

    Kėrkoje ti vetveten

    Qė mė nė fund e gjete

    E s'e njohe

    Ngaqė pandehje

    Ėshtė shumė vėshtirė ta gjesh.

    Kur tė doli rastėsisht

    The: s'ėshtė kjo

    Dhe kalove

    Dhe u zhy te mes territ

    Tė zi pa fund.



    Kėrkon - njė dorė e kurm

    Dhe njė kėmbė

    Dhe mbete cung.

    Po prap sulesh pėrpara

    Me tallas

    Me me gjysmėn e thatė

    Dhe gjysmėn e njomė

    E at' qė kėrkon e arrin

    E lė pas

    Dhe zvarrė hiqesh pėrpara

    Kėrkon...

    Vazhdė lėnė mbi pluhur

    Egjak

    Gjymtyrėt gjysmė tė thara

    Gėrvishtin trak - trak

    Dhe gjer thellė tė ngushen

    Ato kėr - kėr - kėr - krak.

    ... kėrkon

    Mbi kėtė tokė shkėmb

    Mbi kėtė tokė gur

    Mbi kėtė tokė kockė

    E lėkurė.

    E as e di ē'tė dhemb

    Veē sulesh para, shkon

    Me zemrėn e rėndė plumb

    Dhe sa mė shumė kėrkon,

    Ē'kėrkon,

    Mė tepėr

    E humb.

    VILSON BLLOSHMI

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •