Ky shkrim eshte marre nga raportet e fundit te studiuesve te Helsinkit mbi keto zona, edhe ka ne qender "minoritetin" katolik ne Shqiperi.
Po pati mundesi mos nderhyni derisa te mbaroje.
************************************************
1.Nje sfond historik
1.1. Zhvillime te rendesishme historike
Ceshtja e ardhjes se krishterimit ne territorin e sotem shqiptar duhet dalluar nga pranimi i krishterimit prej shqiptareve, qe lidhet edhe me vete origjinen e shqiptareve. Shume autore te jashtem i ngaterrojne keto dy ceshtje, te koklavitura shpesh nga historianet shqiptare, te cilet pretendojne vazhdimesine e popullsise, qe prej shekullit te pare te eres se krishtere e deri ne ditet e Shqiperise se sotme. Shume studiues perendimore, vecanerisht keto dy dekadat e fundit, e kane hedhur poshte nje vazhdimesi te tille. Ne kete referat, diskutimi fillon me hyrjen e krishterimit ne Shqiperi edhe me pas me krishterizimin e shqiptareve te pare.
Hyrja e krishterimit ne territorin e Shqiperise se sotme, prej shekullit te pare e deri ne shekullin 5.
Koncepti i "Shqiperise" si i tille, nuk ka patur ndonje reference, ne kohen kur Krishterimi erdh ne kete zone. Ajo zone ishte province e Perandorise Romake, e cila e ndryshonte organizmin administrativ pergjate gjithe ekzistences se vet. Ajo ishte pjese e nje province te madhe te Ilirise, qe perfshinte te gjithe bregun lindor te Adriatikut - prej Triestes e deri ne Veri te Greqise. Burime te hershme te krishtera, i referohen kesaj zone si "Ilirikum". Per kete arsye, burime katolike edhe jo katolike po ashtu, e ngaterrojne historine e territorit Ilir me historine e popullit shqiptar. Ky konfuzin eshte si rezultat se gjate komunizmit, historianet shqiptare mbeshtesnin teorine, se shqiptaret e sotem jane pasardhes te drejtperdrejte te Ilireve te lashte, te cilet, si do qe te jete, u zhduken, kur romaket e pushtuan ate zone.
Sipas burimeve katolike, qe i referohen traditave te Testamentit te Ri, krishterimi erdh ne "Shqiperi", pergjate kohes se Apostojve. Shen Pali thuhet se ka shperndare mesazhin e Krishtit ne Jug te Ilirise. Sipas Gregorit te Naziansit, Shen Andrea predikoi ne Epir. Qe prej 58 A.D, qyteti i Durresit (Dyrrahu) ka qene nje Episkopate, me Apollonin si Episkop te pare (Rance 1997: 47-48).
Nga fundi i shekullit te pare, komunitetet e krishtera te zones se Ilirise fituan autoritet, qe terhoqi edhe vemendjen e Qeveritareve. Persekutimet filluan me Trajanin (98-117). Sipas katolikeve, nje nga martiret e famshem te kesaj kohe, ishte Shen Asti, Episkop i Durresit. Festa e tij eshte ne 7 - Korrik. Me ardhjen ne pushtet te Adrianit (117-138), kemi edhe ekzekutimin e Shen Florinit edhe Laurinit, ne Ulpiana (Prishtina e sotme). Ne vitet e mevoneshme, Diokletiani (284-305), pothuajse i shfarosi komunitetet e krishtera, te cilat e pane ringjalljen nen drejtimin e perandorit te pare te krishtere, Kostandinit (Rance 1997: 48)
Ne 313 ne Milano, Kostandini edhe Licinius, shpallen zyrtarisht lirine e fese. Kjo duket se ka qene edhe fillimi i nje periudhe te re rilindjeje per te krishteret e Ilirikumit. Si pasoje, u hapen Episkopata te reja: Diokecia (Podgorice) ne Mal te Zi edhe ne Oher. Ne 387, Shkodra u be Kryepiskopate. Ne 325, Iliria ishte ne gjendje te dergonte disa Episkope ne Keshillin Ekumenik te Nicese. Episkopet e denuan "Arianizmin" si herezi edhe mbrojten Besoren. Besorja pasqyronte edhe Kishen Ilire te asaj kohe. Kjo zone u prek po ashtu edhe nga disa kulte te denoncuara nga Roma.
Ne 395, me ndarjen e perandorise romake prej Theodhosit, territoret Ilire rane nen drejtimin politik te Bizantit, ndersa ne aspektin fetar, ato ishin ende nen Romen. Ky eshte nje faktor i rendesishem per te ardhmen e kesaj zone. Kufijte qe ndanin fillimisht perandorine perendimore me ate lindore, si pasoje katolicizmin me ortodoksine, ishte nje vije mespermes territorit te sotem shqiptar. Kjo vije do te levizte shpesh pergjate mijevjecarit tjeter. Keshtu, territoret shqiptare do te ishin nen ndikimin bizantin nje here, edhe me pas nen ndikimin perendimor. Kjo shpjegon ate qe edhe sot shqiptaret nuk kane ndonje ndjenje te forte identiteti katolik e as ortodoks. Shqiperia mbeti nje vend i disa besimeve, ku Islami bashkejeton me Krishterimin (katolik edhe ortodoks). Shqiperia ka qene gjithnje ne qender te konfliktit te te dyja Kishave. Per kete arsye edhe katoliket gjenden kryesisht ne Veri, ndersa ortodokset ne Jug.
Midis shekujve 4 edhe 5, te gjitha zonat te ashtequajtura shqiptare, ka qene te krishterizuara edhe ishin hapur 50 Episkopata (Xhuxha, 1995:128; Ramet, 1998: 202; Pghirk 1987:178). Teper ngjasisht, Krishterimi u perhap ne qendrat urbane, ndersa paganizmi kishte ende ndikimet e veta ne zonat malore.
midis shekujve 5-11
Ne shekullin e peste, Iliria jugore u be pjese e Bizantit, ndersa ajo veriore, pjese e Prevalitaine, e perfshire nen zonen autonome te juridiksionit te Nishit. Vetem ne 733, Kisha katolike ia njohu Ilirine autoriteteve fetare bizantine (Rance 1997:49). Pergjate kesaj kohe, pushteti bizantin ne keto territore u sfidua nga shume pushtues si: Vizigotet, Ostrogotet edhe Vandalet.
Ne 547 edhe 548, sllavet bene dyndjet e para ne zonen e Kosoves se sotme edhe mberriten Durresin. Ne 580 ata mberriten kufijte e Greqise se sotme. Sipas Malcolm-it, "ne shekullin e shtate, Serbet (apo sllavet e udhehequr prej serbeve) depertuan prej bregdetit te Malit te Zi ne Veri te Shqiperise. Qytetet edhe portet kryesore i rezistuan atyreve, por shume prej rrethinave u sllavizuan, edhe disa sllave levizen prej fushave ne malesi. Ne shekullin e nente, sllavofolesit perbenin nje pjese te madhe te popullsise se Shqiperise se Veriut, perjashto qytetet edhe zonat e larta malore (sidomos malet ne pjesen lindore te malesise perdrejt Kosoves). Sllavofolesit jetonin ne ultesirat e kesaj zone. Pergjate Mesjetes, ata gradualisht u bene komponenti qe perbente shumicen e popullsise urbane po ashtu (Malcolm, 1998:24; Nopcsa 1912:238; Ducellier 1981:70, 196; Selishchev 1931:73-85).
Ne shekujt nente edhe dhjete, Bullgaret do te ishin ata qe do benin fushata te dhuneshme ne tokat shqiptare. Podgorica u shkaterrua edhe Kryepiskopata e saje u detyrua te kerkoje strehim ne Raguza (Rance 1997:49). Me vone Venecia, qe ishte bere qendra e nje Republike te zhvilluar aristokratike qe prej shekullit te dhejte, morri nen kontroll nje pjese te kesaj zone. Ne shekullin 11, Venecianet zoteronin Shkodren edhe Lezhen, ndersa Amalfit kontrollonin Durresin. Prej 917 deri ne 1019, pjesa jugore mbeti nen kontrollin bullgar, pervec bregdetit, qe ishte nen pushtetin bizantin (Xhuxha 1995:128-129).
Po pati mundesi te mos nderhyje njeri ne kete teme, derisa te mbaroje, pasi eshte pak e gjateEdhe cdo nderhyrje e stergjat. Une do te lajmeroje kur shkrimi te mbyllet!
Krijoni Kontakt