Postuar më parë nga
Llapi
Bac, u kry!
Riza GREIÇEVCI
Tatari e marrtë vesh këtë marifet!
Dhe: çka ndodh e po ndodh në jetën tonë politike, madje, mjerisht, diçka po ndodh për psikiatër. Merrni me mend: ngreh këtej Serbia, ngreh këtej opozita, ngreh këtej ndërkombëtarët (Brukseli), ngreh këtej OKB-ja dhe KS-ja, ngreh këtej dofarë analistë kërpudhash pas shiut, ngreh andej armiqtë e tjerë, që ka denbabaden Kosova (shqiptaria) hë, vallë, i kujt është, pra, shteti i Kosovës?
A na duhet shteti ne kosovarëve? Apo shtetin e kemi një arenë gladiatorësh ku kryqzohen shpatat (thikat) e atyre që luftojnë e qajnë e vajtojnë vetëm për pushtet, e jo për shtet! Populli e thotë: Kur s'e do tëndën, e do të huajën!
Të pyesim bariun, i cili, dikur moti, s'e mori një gisht m…(me nder me thanë!) të mbretit, mu te hyrja e pallatit, duke thënë: Ma mirë e lëpij temin, se të mbretit! Tatari e marrtë vesh këtë marifet: Kishe boll me shekuj u ngopëm me pushtet e shtet, e politikë të huaj? Kishe boll u ngopëm me zezona, ndeshtrasha, fatkeqësi, burgje, viktima e gjak, me dhunime e përdhunime. Ndoshta pse me shekuj kemi jetuar në robëri, ende, krijesa e njeriut shqiptar në fillimshekullin e ri, shpreson se ende jeton në cilësinë e robit. Ende s'beson se Lufta Çlirimtare e Kosovës, një mrekulli dhe lavdi e fundshekullit të kaluar, fëshiu lugetërit e robërisë së gjakut dardan nga trojet etnike, solli lirinë, liria solli Pavrësinë, Pavarësia solli shtetin e pavarur të Kosovës. Medet, bre! Disa koka (u thënçin koka njerëzish) as liria, as pavarësia, as shteti i pavarur i Kosovës s'ua mbush dëshirat, kërkesat, ëndrrat në pikëditë. Asgjë s'u duket reale, asgjë s'u duket e drejtë, e ëmbël, e pastër, e dobishme, bile as për fëmijët e tyre.
Do të ketë biseda me Serbinë për statusin e Kosovës?!
Dhe: në ditën e Fitër Bajramit, menjëherë pasi Asambleja e OKB-së, me aklamcion tumiri Tekstrezolutën e Serbisë për Kosovën, me nxitim, në biçim të profetit të dështuar, kur e tërë Kosova u ngre në këmbë nga gëzimi në shenjë të fitores madheshtore historike të Qeverisë, shtetit dhe të popullit të Kosovës, ata, i keni dëgjuar, apo: i keni lexuar, e premte, dhjetë shtator 2010, në mediet kosovare, qeshen me cinizëm, dhe trumbetuan: Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi doli dhe e rrejti popullin, e rrejti krejt Kosovën: Nuk do të ketë më kurrë biseda për statusin e Kosovës! Haj, medet, haj! Dhe: vetëm të shurdhtit, primitivët, të padijshmit në politikë, hastretçinjtë, fjalamanët, rrahagjoksët kinse s'e kanë dëgjuar dhe kuptuar vendimin dhe aprovimin e Asamblesë së OKB-së, për Kosovën, apo: kështu e ka adet kultura e tyre politike, njerëzore! S'qenkan gëzuar për dështimin e kuçedrës me emrin Serbi, kur me gojë të saj, para Evropës, botës, para popullit të vet, njohu verdiktin GJND-së, dhe, natyrisht, mund të fillojnë vetëm bisedat teknike me shtetin fqinj! Por, vetëm ata cucërranët, gjunjzuesit, politikanët xhuxhë, sikur nuk e paskan dëgjuar (as nuk e besuakan) Evropën, që pas dy orësh të shtyrjes së Asamblesë për sherr të Serbisë, e tha, Amerika e tha, por edhe teksti i Rezolutës për Kosovën e tha dhe e thotë sot e sa të ka dielli dritë: S'ka biseda për statusin e Kosovës më kurrë! Bac, u kry!
Vallë, me kë do të bisedojë Serbia për stauisn e Kosovës?!
Politikanët xhuxhë ngrehen zërin në medie: Rrejti popullin kryeministri Hashim Thaçi! (gazeta "Zëri": "Bisedimet teknike, ambalazhim i atyre politike!", faqe 05) Do të ketë biseda edhe për statusin e Kosovës me Serbinë?! Kështu pohuakan dofarë analistësh, ruana, Zot! O tempora, o mores! Krejt bota e beson, e pranon, e gëzohet Evropa, të mos e themi sa u gëzua populli i Kosovës, ishte dhe është krenare, pse jo, edhe Qeveria Thaçi, për këtë sukses historik të shtetit të Kosovës, por, jo, jo, aman, o Zot, na i le dy kokrra mend në krye, disa politikanë xhuxhë, që s'dinë as çka flasin, as çka kërkojnë, as çka endërrojnë, u paskëshin thënë medieve: Kosova pa tjetër duhet të bisedojë për statusin e Kosovës me Serbinë! Këtë "zbulim" epokal të këtyre politikanëve xhuxhë mund ta studiojë vetëm psikiatri (nëse vërtet e ndihmon tërë mjekësia e botës!). Për këtë "zbulim" epokal një fije buzëqeshje e zbehtë dhe artificiale i erdhi vetëm Tadiqit, por edhe shtetit të Serbisë! "Falla"!. Kush flet hashamet? Marre, bre, burra! Marre, o vëllezër shqiptarë! Pse nxituat kaq? E keni me gjithë mend? Jeni të bindur sahi se karshi bisedave teknike vërtet do të bisedohet edhe për statusin e Kosovës me Serbinë?! Këtë Evropa,OKB-ja, Amerika, as Kosova s'e beson, sepse, ky marifet juaj s'do të ndodhë kurrë më! Heu, burrani, as dy dakika s'kaluan qëkur Evropa, OKB-ja, Amerika, thanë: Jo bisedime për statusin, repsktohet verdikti i GJND-së, (edhe Sërbia e pranon, madje publikisht, dhe me Rezolutë!), kurse ju, shpresoni allahile se kështu do t'u shpallin profet, falltar, demokrat…?
Gazeta "Kosova Sot", zëdhënënëse e shtetit, e demokracisë, tolerancës dhe profesionalizmit modern
informativ!
E di, se kur të lexoni këtë shkrim plotësisht i paqellimtë, i shkruar për sherr të zërave të papritur pak dakika pasi Asambleja e OKB-së me aklamacion miratoi Rezolutën e Pavarësisë, të shtetit, për Kosovën. Ju, ithtarët e devotshëm të bisedimeve të Serbisë për statusin e Kosovës, e di, do të derdhni një mijë fyerje, e do të thoni siç e keni adet: Paj, ky shkrues po ia mban krahun Qeverisë së Hashim Thaçit! Është militant i PDK-së! Argat i Hashim Thaçit! Po, jam argat i Hashim Thaçit, por i Hashim Thaçit kryeministër, ish-drejtor i Drejtorisë Politike të UÇK-së, studentit prorektor, i politikanit vizionar që mahniti përvojën politike të Amerikës me një politikë shtetërore, demokratike, jo klanore, qyqare, e verbër, hyn e s'di me dalë, flet s'di çka flet! E vërtetë! Për besë e dua shtetin tim të pavarur që s'e pati Kosova (as unë) kurrë deri më sot! E respektoj fuqishëm Qeverinë e shtetit të pavarur të Kosovës, që denbabaden populli i Kosovës s'e pati një Qeveri të tillë! Është Qeveri e popullit tim. Qeveri e votës së popullit.
E nderoj fuqimisht Qeverinë, shtetin dhe Republikën e Kosovës, sepse, janë pasuri e krenari e vepër e gjakut dhe e sakrificës së popullit tim! E respektoj dhe jam krenar me Qeverinë Thaçi, Qeveri e dalë jo nga Palamenti i shokut Tito, as nga Parlamenti i Serbisë, por Qeveri e dalë nga malet, nga sakrifica, nga gjaku i derdhur i mijëra dëshmorëve dhe viktimave, që ranë për këto instuticione legale të Kosovës. E respektoj Qeverinë Thaçi, shtetin e pavarur, Parlementin e Kosovës, sepse janë brum i gatuar me gjakun e bijve e bijave kosovare për liri e pavarësi. Shkrova edhe nëpër krisma lirie ndër male! Shkrova edhe kur çlirimtarët e sollën lirinë gjithandej Kosovës. Shkrova dhe botova tridhjetë vepra për UÇK-në, çlirimtarët, dëshmorët e kombit, invalidët e luftës, për familjet e dëshmorëve! Do të shkruaj prore deri sa ma lejon i Madhi Zot frymën e shpirtit, do të shkruaj për sakrificën e popullit, për çlirimtarët e UÇK-së, që e munden krejt një Serbi, krejt një Rusi, sa me plumbin e armës, sa me guximin, trimërinë, sa me dashurinë dhe nderin për lirinë e popullit që u dha djep e rritë e nder! E nderoj shpirtëtisht dhe s'ka bir nane (as krejt thashemnajat, fyerjet, ironia, primitivizmi dhe thikat e tërë e botës!) që ma ndryshojnë, nderimin e fuqishëm, mendjen, as besimin për shtetin e Pavarësisë së Kosovës, për Qeverinë e luftës çlirimtare, për përpjekjet dhe sukseset që po i arrin Qeveria Thaçi në të gjithë lemenjtë e jetës ekonomike, kulturore, politike, ndërkombëtare! S'ka furtunë që ma ndërron kahjen e mendjes, dhe besimin se gazeta "Kosova Sot" është gazete e fjalës së lirë, zëdhënëse e luftës çlirimtare dje, kurse sot zëdhënëse e ndërtimit të shtetit, demokracisë, tolerancës ndëretnike, zëdhënëse e drejtësisë, e profesionalizmit informativ. E them me zemër:
Kosovë, urime shteti i pavarur! Urime Pavrësia e dëshmuar ndërkombëtarisht! Kaq për sot! Shohim e bëjmë.
Bac, u kry!
Krijoni Kontakt