All-llahu i Madhërishëm thotë:
“Çkado që ju jep Pejgamberi, merreni, e çka t’ju ndalojë,
përmbahuni prej asaj.”
(el-Hashr, 7)
“Ai nuk flet me hamendje. Ajo nuk është tjetër vetëm se
shpallje që shpallet.”
(en-Nexhm, 3-4)
“Thuaj: “Nëse e doni All-llahun, pasomëni, edhe ju Allllahu
do t’ju dojë dhe do t’jua falë mëkatet.”
(Ali Imran, 31)
“Ju keni shembull të mrekullueshëm në Pejgamberin e Allllahut,
kush shpreson në mëshirën e All-llahut dhe shpërblimin
në botën tjetër.”
(el-Ahzab, 21)
“Dhe jo, pasha Zotin tënd, ata nuk janë besimtarë derisa
për gjykatës në mosmarrëveshjet e tyre nuk të pranojnë
ty, e pastaj për shkak të gjykimit tënd në shpirtrat e tyre
nuk ndiejnë aspak peshë, dhe derisa të përulen
plotësisht.”
(en-Nisa, 65)
.”.. Po nëse nuk pajtoheni në ndonjë çështje, drejtojuni
All-llahut dhe Pejgamberit, nëse i besoni All-llahut dhe
botës tjetër.”
(en-Nisa, 59)
Dijetarët kanë thënë se kjo do të thotë në Kur’an dhe Sunet.
Dhe sërish në Kur’an thuhet:
“Kush e respekton Pejgamberin e ka respektuar edhe Allllahun.”
(en-Nisa, 80)
“Kurse edhe ti, pa dyshim udhëzon në rrugë të drejtë, në
rrugë të All-llahut.”
(esh-Shûrâ, 52-53)
.”..Le të ruhen ata, të cilët veprojnë në kundërshtim me
urdhrin e Tij, të mos i godasë ndonjë ngatërresë, ose të
mos i godasë ndonjë dënim i dhembshëm.”
(en-Nûr, 63) dhe thotë:
Ajete të kësaj sureje ka shumë. Ndërsa sa u përket haditheve,
janë si vijon:
Hadithi 160
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. ka
thënë: “Kini kujdes atë që po ju lë; ata që kanë qenë para jush janë
shkatërruar për shkak të pyetjeve të shumta dhe divergjencave
me Pejgamberët e tyre. Kur t’ju ndaloj prej diçkaje, largohuni prej
saj, ndërsa kur t’ju urdhëroj për diçka, atë përmbusheni sa të keni
mundësi.”
(Muttefekun alejhi)
Hadithi 162
Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut
s.a.v.s. ka thënë: “Krejt umeti im do të hyjë në Xhenet, përveç atij
që nuk do.” I thanë: “E kush nuk do, o i Dërguari i All-llahut?” Tha:
“Kush më respekton mua, ai do të hyjë në Xhenet, ndërsa kush më
kundërvihet (nuk më respekton), ai nuk do.”
__________________
Krijoni Kontakt