Close
Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 207
  1. #21
    Aty afer...
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Ja edhe disa video nga Haxhi Kuçi-ingranazhi udbash!

    Ky bastard qe nga viti 1999 jeton neper Evrope, me identitet dhe nacionalitet te nderruar si ashkali!



















  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    per pirron1
    gjat e paske shkuar po e kuptoj

    paske harru me permend edhe një haxhi kuç të famir limes
    banush berbatovcin ky zotria është n 50 her më i madh se hahxi Kuqi


    E enjte, 03 Dhetor 2009 16:15

    Banush Bërbatovci ende e ruan një vërtetim të shkruar në një letër A-4 që beson t’ia ketë shpëtuar jetën në nëntor të vitit 1999. Ky vërtetim, është përmendur edhe në DVD-në e Nazim Bllacës.

    Bërbatovci, ka rrëfyer se si është futur në veturën “Opell Omega”, të cilën Bllaca thotë se e kanë përdorur për vrasje e sulme. Sipas viktimës, më datën 3 nëntor 1999 në orën 22:30, disa persona kishin trokitur në derën e tij, por nuk kishin pranuar të futeshin në shtëpi dhe kishin kërkuar që ai të futej në veturë.

    Ai thotë t’u ketë thënë të dyshuarve se ka punuar bashkë me 48 shqiptarë të tjerë deri më 23 mars 1999 në orën 9:30, kur edhe kanë ikur për shkak të bombardimeve të NATO-s.

    Sipas tij, tmerri ka filluar me të dalë nga fshati Potorofc, tek vendi i quajtur Kërqevë.

    “Tha qitu nale, mirë qenka edhe këtu. E ka shukur kerrin dhe m’u kanë kthye vozitësi dhe kolegu i tij përpara. Zotëri qitu mbaron jeta jote, me ka thanun vozitësi dhe bashkëvozitësi...”, ka thënë Bërbatovci për “Koha Ditore”.

    Deklarata e tij nuk përputhet me atë të Bllacës, pasi viktima thotë se atë natë nuk e ka poseduar vërtetimin e lëshuar nga Fatmir Limaj.

    Sipas Bërbatovcit, të dyshuarit kishin kërkuar që ai të dëshmonte rrejshëm për krime lufte ndaj një ish-polici me kombësi shqiptare dhe i kishin thënë se nëse nuk e bën këtë do ta vrisnin.

    “Më tha kur është në pyetje çështja kombëtare duhet me dëshmue edhe rrejshëm. Atëherë me tha ne do të të kthejmë në shtëpi meniherë nëse pranon këtë, nëse jo ne duhet të ekzekutojmë. M’u sos rruga dhe u thashë u krye një punë vetëm tregomëni ku duhet të paraqitem për me dëshmue. Në Burgun e Lipjanit më thanë lajmërohesh nesër në orën 7”, ka rrëfyer Bërbatovci.

    Ai thotë se të dyshuarit e kishin dërguar shëndosh e mirë në shtëpi atë natë pas rreth 2 orësh dhe pasi kishte menduar mirë se çfarë të bënte, kishte vendosur t’i drejtohej zv. ministrit të Mbrojtjes, Limaj.

    Sipas tij, Limaj në atë moment i kishte lëshuar një vërtetim, të protokolluar dhe të vulosur, vërtetim ky që ia ka shpëtuar jetën.


    Në vërtetimin e lëshuar më datën 5 nëntor 1999, me numër protokolli 219/99, me vulë të Ministrisë së Mbrojtjes të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës si dhe me emrin, mbiemrin e nënshkrimin e Fatmir Limajt, thuhet se ky person nuk ka lidhje me akuzat, për të cilat është akuzuar.

    “Z. Banush Bërbatovci, nga Dobraja e Madhe, Komuna e Lipjanit është person, i cili i ka ndihmuar UÇK-së. Ky vërtetim i lëshohet si dëshmi se ky person nuk ka qenë i implikuar në gjërat, për të cilat akuzohet”, thuhet në këtë vërtetim.

    Sipas Bërbatovcit, tre net më vonë, disa persona me veturën e njëjtë, “Opell Omega”, kishin shkuar në shtëpinë e tij dhe e kishin kërkuar sërish atë.

    “Kur e qet shoqja letrën, e mori ai, kur afrohet te drita e kerrit thotë: E Fatmir, he car!”

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    pirro1


    këti i kan thën mos shko ne perendim se ne jem te garantojm veq manaj lidhjet me beograd

  4. #24
    Aty afer...
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Keshtu deshironit ju me pardonet udbash:sa me shume spiun te vrare nga UÇK, aq me shume do t'i ferkonit duart, per realizimin e qellimeve te juaja antikombetare.

    Ja vertetimi i leshuar nga Fatmir Limaj per Banush Berbatovcin. Po ta kishin vrare Banush Berbatovcin, ti me eskorten tende udbashe kishit vajtuar nate e dite ne forum!

    Mos mendoni se ka ardhur koha e juaj!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  5. #25
    Aty afer...
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Citim Postuar më parë nga L-7 Lexo Postimin
    pirro1


    këti i kan thën mos shko ne perendim se ne jem te garantojm veq manaj lidhjet me beograd
    Senzacional je!

    Haxhi Kuçi me bishtin nder shale ka ikur, pa e ditur askush.

    "Trim" ky Haxhi Kuçi edhe Arkanin e ka endur me veture anekend Kosoves, kur kjo digjej e piqej.

    Nejse, nuk kam se çka te flase une ty per Haxhi Kuçin...!

  6. #26
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    L-7, ketu folet per kadri shikasin te llojit vete relates, ka dulm tash Haxhi Kuqi, po ,beturina sllavo-ruso-enveriste kete e ka tradit nga bashkepunimi em shkie, me shpif e rrejt.
    populli ashet lodhe nga keto hienanen tokesor, vetem s eska ka ia mban is hkreti popull, i lutemi Amerikes madhe, si an shpetoj nga shkiet te na ndihemoj te pastrohemi edhe nga ky gjak i prishet qe na ka hy ne mest kombit sot e kusur vjet.
    Ky kadri erifi e ka ngul veten mire , fotot mbas azem syles kan me qit para , mos bieni nen nivelin e mbeturines piset kuqalsohe.
    haxhi Kuqi i shkreti ska lidhje me ato qe shpifin nen tokesoret stalinist,
    tash ia nisin te mallekojn krejt popullin shqyptar lloji gjak prishet , keshtu e kan hienat kur ju dalin te bemat e pista haptas, o kriminel tinzar e frigacak, krejt populli shqyptar ju akuzon si kriminela se era gjak ju vjen. Lene Haxhi Kuqin dhe krejte popullin rehat se nuk ju ak faj qe deshet te pasunohej e te merreni pushtet me gjak me jet njerzish. Ka aredhe koha ti paguani tana te zezat qe ia keni sjell Shqyptaris.

  7. #27
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    pirro dil em emen si hazhiu qe del pastaj shpif , keshtu me anonimitet sje tjeter perpos 1 sajes kuqalsohe argat i dreqit, kaq di em te then Plaku, kur akuzon diken per tratheti duhet me dal hapetas, nuk ju beson me populli kur juve,ase ju ak besu en te kaluemen, por ju keni pas mbas sigurimin famekeq envero titist dhe keni bo ate qe ju kan perklreah. tahse populli ashet me i lire , nuk ashet koha e hienave komunist, ka me ju vonu pake po kur nuk keni me shpetu drejtesis popullit, frigacaket e kan tradit em shpif me vra mas shpine per interesa vetiake. Perbaju temes per kadri syrrat erifin, Haxhi Kuqi ska lidhje em keto q ena servon ti.

  8. #28
    Aty afer...
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Plaku,

    Merre pergjegjesine dhe mbroje Haxhi Kuçin. Pastaj, une jam ketu dhe shkojme me tutje!

    Mua nuk mund te ma hedhesh, ashtu siç ua hedhe te tjerve!

    Ti si "plak" ndaje kete pleqeri: ku do ta gjene veten Haxhi Kuç-Arkani?

    Celulat udbashe!

  9. #29
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    pirro 1, une se kam nder mend me mborejt kerkan ase edhe haxhi Kuqin, cdo kush duhet ta mbroj veten nga te bemat e te pa bemat e veta po edhe nga shpifjet qe i servoni ju te shtirtit. haxhiu nuk ashet trathetar si mundohej ta paraqiteni me keto fare shpifurinash, haxhiu e ka problemin s ekur nis me fole nuk din te ndalet, ashet i dehsperum pa mase, ndoshta haxhiu ashet ma shqyopetar se uen e ti te dyte.
    Shkaku qe reagova ashete se deri kurre keshtu me kesi shpifjesh te poshetra alla enveriste.
    mendoni se populli akoma ju beson ketyne poshtersinave?

  10. #30
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Sistemi I Drejtesise - Teprice Teknologjike

    Idriz Zeqiraj: Sistemi i drejtësisë - Tepricë teknologjike
    E Shtune, 31-07-2010,


    SISTEMI I DREJTESISE - TEPRICE TEKNOLOGJIKE


    "Sistemi i korruptuar gjyqësor nuk mund ta luftojë korrupsionin".
    Jakup Krasniqi, kryeparlamentar i Kosovës


    ...Ashtu siç nuk mund ta luftojë korrupsionin një parlament dhe një qeveri të zhytur në krime dhe korrupsion.
    Idriz Zeqiraj, punëtor Baustelle


    "Prokurorët e Kosovës kanë kapacitet, guxim dhe vullnet që të merren me lëndet më të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit"!
    Ismet Kabashi, kryeprokuror i Kosovës


    "Hajde rrenë, hajde"!
    Populli në kor


    E vërteta absolute:
    Personeli gjyqësor janë bij të këtij popullit, si gjithë të tjerët. Ata janë të shantazhuar, të kërcënuar, të frikësuar, bilëz edhe të tmerruar nga bandat e kuqe vrastare, të mbrojtura fort nga pushtetarët.
    Shumë më të korruptuar janë pushtetarët akuzues, se sa gjyqtarët e akuzuar.


    SHKRUAN: IDRIZ ZEQIRAJ



    Ende nuk kishte mbaruar lufta, më sakt - masakra, në Kosovë. Një mik i imi, ish-burgaxhi politik, në njërën nga zyrat e Përfaqësisë të Kosovës, në Tiranë, më tha: "Këta të UÇK-së po thonë se pa luftë nuk e lëshojmë pushtetin"! - Po pse, a pak është gjakosur Kosova, - iu gjegja me habi e trishtim, meqë kisha vënë re ecejakët intriguese të tyre me kallësit e Shqipërisë dhe bishtnimin që i bënin luftës dhe aksioneve të tjera në shërbim të saj.


    Përfaqësia e Kosovës ishte bërë si "Hani i Dilit", ku hynin e dilnin,madje, pa pyetur fare, edhe ata që çdo ditë hidhnin letra kobzeza për zyrtarët, në kutinë postare, të kësaj Përfaqësie: "Jeni të dënuar me vdekje. Në rastin më të parë të mundshëm, do të ekzekutoheni"!


    Miku im, i cili për afro një dekadë kishte "kullotur" LDK-në dhe Qeverinë në mërgim, tashmë, bënte flirte me ata që "pa gjak nuk e lëshojnë pushtetin", ose të "UÇK-së", të cilët asnjëherë nuk u bënë pjesë e saj! Sigurisht, ai dinte më shumë rreth projekteve ogurzeza të bandës staliniste-enveriste, të organizuar dhe të dirigjuar nga Sigurimi Shqiptar dhe SHIK-u i Kosovës. Dhe, kjo u dëshmua bindshëm kur me skenarin e gatshëm, të marrë nga Partia Komuniste e Shqipërisë, në fund të LDB-re, komunistët,dhunshëm, zunë karriket sunduese, tani, komunistët stalinistë të Kosovës, nën përkujdesjen personale të presidentit Rexhep Mejdani, krijuan Qeverinë e Përkohëshme, pa përfillur asnjë kod apo normë të demokracisë, hynë, pas masakrës serbo-sllave, në Kosovë dhe vazhduan dhunën pushtetare, me metoda tipike staliniste-enveriste.


    Miku im u konvertua nga e djathta në të majtën, ngjiti shkallët e karrierës, duke u bërë edhe anëtar i Kryesisë të Partisë të "UÇK-së"! Thënë troç, ai kishte qenë "kolonë e pestë" brenda partisë mëshirëmadhe të dr. Rugovës.


    E bëra këtë parantezë, për të kuptuar fillin nga ku nisë krimi i organizuar politik dhe korrupsioni galopant i të majtës të Kosovës, e cila, për demagogji e mashtrim të elektoratit, deklarohet si forcë e djathtë, madje duke kërkuar edhe legalizim në organizmën partiake të djathtë evropiane.


    Sllogani shumë i përdorur dhe i përfolur se gjyqësori në Kosovë është i korruptuar, tashmë, ka marrë qytetarinë. Me cinizëm të pacipshëm kryeparlamentari Jakup Krasniqi thotë: "Sistemi i korruptuar gjyqësor nuk mund ta luftojë korrupsionin". Në dukje, kjo është e përligjur. Por, shtrohet pyetja tjetër: A mund ta luftojë korrupsionin një parlament dhe një qeveri e zhytur në korrtupsion dhe në krim të organizuar?! Dhe, përgjigja rrjedh natyrshëm: KURRE DHE ASNJEHERE".


    Nisma e EULEX-it për luftë krimit të organizuar dhe korrupsionit, që ia ka zënë frymën shoqërisë dhe shtetit të brishtë të Kosovës, hasi në kundërshtinë çuditëse të Partisë në pushtet. (E përsërisim, LDK-ja ka pushtet fiktiv në koalicionin aktual, ndaj edhe nuk është objekt i këtij shkrimi). Marrëzisht të zëshëm ishin Jakup kryeparlamentari dhe kryeministri Thaçi. Kjo zgjoi dyshimin e bazuar se krimi dhe korrupsioni nisë që në krye, ashtu si "PESHKU QE QELBET NGA KOKA". I pari mbeti besnik i mbrojtjes të hapur i të keqes të madhe, duke hedhur "topin" gjetkë, pra,te "drejtësia e korruptuar". Ndërsa i dyti, nën presionin e opinionit, të opozitës dhe të të gjithë personaliteteve ndërkombëtare, që mbikëqyrin Kosovën, u detyrua të bëjë ca retushime të zgjyrosura, vetën në fjalor, por, pa e prekur asfare thelbin e çështjes, çerdhen e krimit! Dhe, kjo është logjike. NJERIU NUK MUND TA LUFTOJE VETEVETEN.


    Për ta dendësua mjegullën demagogjike, Hashim kryeministri "ndryshoi" brenda natës, duke na lënë "GOJEHAPUR E VESHPIPEZ" të gjithëve. Po të mos shfaqej vizivisht në ekran, ne do ta vinim në pikëpyetje ngjyrimin e zërit: Është apo jo ai Hashimi i një dite më parë, kur ngulmonte se "EULEX-i kërkon linçime politike, por, unë jam kryeministër dhe nuk do ta lejoj këtë"!


    Kryeministri ynë, pa mundur ta fsheh artificialitetin e kthesës surprizuese, për të qenë më i zhurmshëm, angazhoi median e shkruar dhe atë elektronike, të cilat i ka bërë çifigje të veta, duke i nxjerrë në ekran ca juristë servilë, dallkaukë, rrenacakë dhe përlavdërues pa mbulesë.


    Njëri ndër ata, Ismet Kabashi, kryeprokuror i Kosovës, lëshoi në etër deklaratën bombastike, gënjeshtrën e shekullit: "Prokurorët e Kosovës kanë kapacitet, guxim dhe vullnet që të merren me lëndet më të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit"!!!?


    Dhe, populli i habitur se nga na doli ky "trim", duke qeshur, deri në gajasje, lëshoi thirrjen - batutë: "HAJDE RREN; HAJDE"!


    Dhe, pyesim "trimin" kaposh se çfarë provash ka dhënë deri tani, në zbulimin dhe ngritjen e akuzave për krimin e organizuar dhe korrupsionin, për ta besuar atë për kapacitet, guxim dhe vullnet në këtë luftë jetike për fatin e Kosovës?! Janë, të paktën, 950 vrasje në pusira e prapa shpine, me motive tërësisht politike dhe përfitime materiale, me shënimin sipër dosjes "vrasje enigmatike"! Dhe, deri me tani ne nuk kemi dëgjuar zërin kasnec të kryeprokurorit Kabashi! Edhe për rastet e korrupsiuonit masiv, zotëria në fjalë ka HESHTUR SI PESHKU!


    Denoncimet në Parlament për krime dhe gjobëvënie, reket, madje me emër dhe mbiemër, janë një shans i humbur, për ta shpërfaqur "trimërinë" kryeprokurori ynë lavdëraç. Aq bindshëm ishin kallzimet dhe aq kriminale ishin veprimet jo ligjore dhe kundranjerëzore, sa që një vend demokratik e ligjor, siç pretendohet e reklamohet Kosova, nga paria qeveritare e shtetërore, kryeprokurori i vendit do të fillonte hetimet ende pa mbaruar ajo seancë kuvendore.


    Rregulli, ligjësia e drejtësia nuk janë monopol i individëve apo i institucioneve të veçanta, edhepse disa punë e detyrime janë të ndara dhe kanë adresë. Çdo qytetar i një vendi ka më shumë se obligim moral, në rast nevoje, të jetë syçelë dhe të bëjë detyrën, në rastin konkret, të kallëzimit, të kërkojë hetim dhe ndjekje penale. Dhe, këtë e bëri, e provoi populli i Kosovës, madje masivisht, në rastin e vrasësit të porositur nga SHIK-u Nazim Bllaca. Por, çuditërisht, kryeprokurori "trim", të cilin nuk duhej ta zinte gjumi, nga krimet seriale e makabre të SHIK-ut, nuk u dëgjua i gjallë, SIKUR TE MOS I BENTE HIJE ME KESAJ BOTE?!!


    Kulmor është rasti i gjykatësit Rrahman Ratkoceri, në gjyqin e "Grupit të Llapit". Përkundër bindjes të një gjyqtari profesionist, voton kundër vendimit të dënimit të këtij grupi shumë të përfolur. Dhe, i kërcënuar, zbulon sekretin e votimit kundër, duke bërë shkelje të rëndë të normës dhe të etikës profesionale.


    Rasti "Ratkoceri" është matësi më i mirë i "lirisë" dhe i "demokracisë" në Kosovë. Është rast unikal në Evropën demokratike, që lakuriqësoi Parlamentin, Qeverinë dhe Shtetin e Kosovës, ku nuk mund të mbulohen e fshihen mëtej elementet e komunizmit dhe të fashizmit mjeran.


    Ratkoceri nuk meritonte më pak se aq, pra, bërjen PERRALLE ME TUPAN, sepse sharti i parë për një mysliman të devotshëm është me ia DIJTE HALLIN VETIT! Ai pranoi të bëhej palë e një paneli gjyqësor serioz dhe dështoi turpshëm. Ai nuk mund të fajësohet pse votoi kundër, apo pse zbuloi votën e tij sekrete. Por, asesi nuk i falet pjesëmarrja në gjykim, meqë e dinte se ata që kanë vrarë dje shqiptarë të pafajshëm, mund të vrasin edhe sot, edhe nesër, madje pa u trembur fare, meqë jetojmë në shtetin babiloni - Kosovë, ku gjithçka mund të këtë, por vetëm drejtësi nuk ka, sepse nuk ka kush ta bëjë atë.


    Rasti "Ratkoceri" nuk është individual. Përkundrazi, ai është kolektiv, sepse vuri në provë të gjitha institucionet e vendit: Parlamentin, Presidencën, Kryeministrinë dhe, në veçanti, Drejtësinë!!!!


    I pari që duhej të reagonte, ligjërisht, duhej të ishte kryeprokurori i vendit. Ai,me ekipin e tij, duhej të ngulmonte dhe zbulonte se kush ishin kërcënuesit e kolegut të tyre Rrahman Ratkocerit? Të njëzëshëm duhej të ishin edhe institucionet e lartcekura. Tmerrësisht e dhimbshme, për fatin e Kosovës dhe të popullit të saj, jo vetëm nuk aktivizuan levat përkatëse të ndjekjes të rastit, por, përkundrazi, morën në mbrojtje, madje apriori, të akuzuarit, duke devalvuar verdiktin e drejtësisë si dhe duke përcjellë mesazhin shumë të keq, në shkallë vendi, se kushdo mund të vrasë shqiptarë, ditën dhe natën, nga prapa gardhit apo të arrestuar e pastaj t´i ekzekutojë ngeshëm, duke ja faturuar dikujt tjetër krimin, qoftë edhe "jashtëtokësorërve"!


    Kur kryeparlamentari i Kosovës mbrojti hapur të akuzuarit të SHIK-ut dhe, më vonë, të korrupsionit, duke akuzuar denoncuesit, që ishin anëtarë të çetës të kryeçetanikut të Drenicës - Adem Jasharit, kryeprokurori duhej të hidhte dyshimin e bazuar, se ky zyrtar, i kapardisur në ulësen e parë të legjislativit, mund të ishte pjesë e kupolës të krimit të organizuar dhe të korrupsionit në Kosovë. Dhe, një hetim profesional, duke llogaritur edhe pasuritë e vëna në këto pak vite, do të rezultonte ana e errët e zyrtarit në fjalë dhe të shokëve të tij pushtetarë.


    Nën hetim mund të viheshin edhe një duzinë të aktivizuarish partiak, të zellshëm në mbrojtjen e krimit dhe të kriminelëve, duke i konsiderua si marrëdhënie interesi, madje jo vetëm personal, por edhe grupor.


    Sot, për të gjitha të këqijat në Kosovën tonë, akuzohet sistemi i drejtësisë, duke u etiketuar, nga pushtetarët, njëzëshëm, si më i korruptuari. Asesi nuk përjashtohet mundësia edhe të ndoca elementëve të korruptuar e batakçinj nga ky sistem. Por, e vërteta, madje absolute, është se personeli gjyqësor janë bij të këtij populli, si gjithë të tjerët. Ata janë të shantazhuar, të kërcënuar, të frikësuar, bile të tmerruar nga bandat e kuqe vrastare, të mbrojtura fort nga pushtetarët. Shumë më të korruptuar janë pushtetarët akuzues, se sa gjyqëtarët e akuzuar.


    Dhe, kjo mund të provohet edhe me pasuritë e palëve në konflikt. Njerëzit e jurisprudencës kanë një përgatitje solide profesionale, kanë ushtruar detyrën edhe më parë, kanë pasur edhe një pasuri bazë. Ndësa shumica e pushtetarëve tanë aktual, në të shumtën, zbresin nga fshati, ME ARSIM TE PERGJYSMUAR DHE ME DIPLOMIM TE DISKUTUESHEM; me pasuri hiçe, me nga një biçikletë të arnuar gomash, nga shpimet e ferrave të fshatit, madje ka syrësh me një të kaluar asociale, sidomos ikanakët e kthyer nga kurbeti.


    Sot, shumica e pushtetarëve tanë posedojnë vetura luksoze, disa prej tyre edhe të blinduara; kanë blerë ose pushtuar, dhunshëm dhe kundraligjshëm, troje të mëdha hapsinore; kanë bërë kulla e vila, madhore e luksoze, në fshat dhe në qytet, më sakt, në kryeqytet; kanë depozitime valutore bankare, në emra të farefisnisë; janë aksionarë, të pa shpallur, në shumë biznese fitimprurëse, gjë që njerëzit e sistemit të drejtësisë nuk i gëzojnë këto privilegje, madje edhe po të duan, nuk arrijnë të bëhen profiterë korruptivë, në përmasën që janë pushtetarët.


    Bëhet fjalë për 200 mijë çështje gjyqësore të pazgjidhura, ndrëkohë që janë 320 gjykatës e prokurorë. Mund të mos jenë të mjaftueshëm, por edhe të pakët nuk janë. Nisur nga autorësia e krimeve, siç pohojnë në mirëbesim njerëzit e drejtësisë, krimet e rënda dhe ato të mesme u përkasin atyre që thirrën në "UÇK-në" dhe luftën. Prandaj, askush prej gjyqtarëve nuk preferon të meret me shqyrtimnin e atyre dosjeve, duke i konsideruar si "zonë të rrezikshme", sepse mund ta pësojnë si kolegu i tyre Ratkoceri. Strategu i luftës, kolonel Tahir Zemaj, Hero i Kosovës, këtë fakt e ka denoncuar me kohë, por, duke sqaruar se ata janë kriminel rrugash, të cilët janë strehuar në shoqata të ndryshme, kinse të dala nga lufta, gjë që është falsifikim i turpshëm. Njerëzit e luftës, thoshte heroi Zemaj, nuk janë të zhurmshëm, daullexhi e dallaveraxhi. Ata, që, vërtet, janë rrjeshtuar në luftë, nuk janë të rrugës, por të pushkës dhe të punës.


    Vite me parë, një ministër i drejtësisë, në vizitën e bërë në burgune sigurisë të lartë, në Dubravë të Istogut, i rrihte krahët një vrasësi të dyfishtë, duke iu drejtuar personelit policor të burgut: "E shihni këtë djalë? Vërtet, ky, tani është në burg, por,mos harroni se ështëë çlirimtar"!!?? Zotëria i partisë vrasëse nuk thoshte se ky i dënuar është vrasës i porositur dhe duhet të trajtohet si të gjithë kriminelët tjerë. Përkundrazi,linte me kuptuar se nesër do të jetë kuadër, ashtu siç janë shumë vrasës ose urdhërdhënës të vrasjeve seriale në Kosovë!!


    Dhe, partia e krimit do të përgatiste terrenin për ta ikur nga burgu vrasësin e porositur,nga partia vrasëse, gjë që ashtu edhe ndodhi. Dhe, po ky vrasës, i ikur me ndihmën e partisë vrasëse, muaj më parë, sipas njoftimit zyrtar të policisë, vrau përsësi në pusi! Dhe, thonë se ka siguri në Kosovë???!!!


    Për habinë e të gjithëve, disa gazetarë, edhepse të zëshëm, bëjnë lojë fjalësh, me SHKEL E SHKO sugjerimesh si: "Është policia e Kosovës ajo që duhet t`i ndjek vrasësit dhe hajnat e Kosovës; është gjyqësia e Kosovës ajo që duhet t`i gjykojë ata, ndërsa EULEX-i vetëm t´i mbikëqyrë", pra, t`i aprovojë përrallat "ligjore", me dhënien e pafajësisë!


    Dhe, këta gazetarë e dinë mirë realitetin ekzistues në Kosovë; e dinë që kjo është e pamundur të bëhet, sepse krimi mbrohet nga kupola shtetërore! Por, si me porosi, e zbusin gjendjen alarmante, promolgojnë zgjidhjen, duke u bërë argatë e të së keqes. Është kontradiktore kjo, me atë që dinë e njohin me themel, kur thonë se "Kosova ka imazhin e lidershipit kriminal", ku bëhet fjalë për një "shtet të shpikur të banditëve"! Dhe,ky nuk është vetëm imazh, por edhe realitet.


    Është më shumë se fatkeqësi, është tragjedi e vërtetë për një popull, për një shtet, i cili, në vend që të udhëhiqet nga norma e ligje bashkëkohore dhe demokratike, zgjedh për drejtim metodat tipike të komunizmit stalinian. Rasti i Shqipërisë enveriste, ku për çdo gjë vendoste Sigurimi shtetëror, imponoi një normë e diktaturë staliniste. Polkitikën e kuadrit nuk e bënte asnjë institucion, asnjë ministri, por e bënte Sigurimi për të gjithë kuadrin e lartë (me fakultet) në shkallë shteti.


    Shembull: Ishin vitet `70-a. Ditët e fundit të studimeve, autori i këtij shkrimi, në një rast bisede me kolegët, përmendi një fshat të izoluar e bjeshkor të Tepelenës, si hiç të preferuar për të punuar mësimdhënës atje. Dhe, çuditërisht, Sigurimi i kudondodhur, do të "përkujdesej" që pikërisht në atë fshat të bëhet emërimi! Deri në këtë shkallë ishte përgjimi.


    Mjerisht, stalinistët e Kosovës u kthyen për dekada prapa, duke ia lënë në dorë SHIK-ut të bëjë politikën emëruese të kuadrit. Shkarkimi i ministrit Zenun Pajaziti, realisht, nuk ishte i motivuar nga shkaqe objektive. Ne, garda e vjetër e Lëvizjes, burgaxhinjtë polititikë, jemi të prekur nga kjo masë e padrejtë, sepse e kemi shenjë të mikut tonë Kadri Zeka.


    Në lokalet e ministrisë të brendshme nuk janë vjedhur dëshmitë, por ato janë marrë, madje krejt ngeshëm, sepse aty është e punësuar një armatë e tërë SHIK-ase. Dhe, çuditërisht, edhepse ca syrësh të përfolur në rastin "Bllaca", ata përsëri vazhdojnë punën, bilëz pa u trazuar fare! Zoti Pajaziti as nuk iu ka emëruar dhe as që mund t`i largonte. Aty i ka gjetur dhe ka qenë i detyruar të bashkëpunojë me atë fole gjarpërinjësh.


    Në Shqipëri nuk kishte vijë ndarëse në mes të Sigurimit vendor dhe të Shërbimit intelegjent. Ato ishin një dhe kuadri dy palësh ishte goditës i njëkohshëm mbi shqiptarët e gjorë. Dhe, është për të dyshuar se asnjë ndryshim nuk do të kenë këto organizma homologe edhe në Kosovë. Shërbimi intelegjent i tanishëm, përderisa zgjidhet nga kupola staliniste aktuale, nuk mund të këtë asnjë besueshmëri. Ashtu siç nuk mund të këtë rend dhe ligj, përderisa shërbimet e tilla janë njëpartiake.


    Është për keqardhje të madhe mënyra se si iu qas kësaj maskarade presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, sepse nuk mjafton vetëm vullneti i mirë, për të reformuar diçka që është jashtë çdo mundësie të individit, qoftë ai edhe presedenti i vendit.


    Dramaturgu i njohur çek, ish - burgaxhiu politik dhe në post diktaturë, president i Çekosllovakisë - Vaclav Havel, thoshte se "UNE KURRE NUK E GENJEJ POPULLIN TIM. Jam i hapur dhe i drejtpërdrejt me popullin". Edhe Presidenti Rugova kishte shumëçka të përbashkët me Havelin çek, në veçanti sinqeritetin me popullin. Gjithçka çfarë u tha dr. Rugova shqiptarëve në vitet `90-a, u dëshmuan të sakta në përmbyllje të shekullit, në vitet 2000-a! Ai njihte, deri në qelizë, popullin, kombin e vet. Ai njihte shkëlqyeshëm historinë shqiptare, madje që nga lashtësia dhe deri në ditët tona, të cilët, për fat të keq, më shumë kanë qenë të angazhuar në luftëra SI MERCENARE, SE SA SI ÇLIRIMTARE. Andaj, shqiptarët janë më të vonuarit në rajon dhe në Evropë.


    Dr. Rugova i dinte peripecitë e formimit të shtetit shqiptar, të cilit, njësoj si lirinë e Kosovës që nuk arritën ta realizojnë vendorët, gjithashtu edhe pavarësia e Shqipërisë iu dhurua nga Evropa, me rrjedhojën e cungimeve të dhimbshme dhe të mëdha territoriale.


    Presidenti Rugova e dinte se qeveritë në Tiranë, në vitet `20-a, binin edhe pa e mbushur javën, me tekat alogjike të krerëve shqiptarë të kohës. Dhe, ishte vetëm Mbreti i Shqiptarëve - Zogu i I-rë, i cili ia doli të themelojë shtetin ligjor shqiptar. Mjerisht, pushtimi italian i dha fund këtij shteti ligjor dhe që nga ajo kohë kanë rrjedhur plot 71 vjet, pa pasur mundësi të funksionimit të shtetit të mirëfilltë shqiptar as sot e kësaj dite!


    Prandaj, Presidenti Rugova, profet i shqiptarëve, ashtu siç parashikoi çlirimin e Kosovës, nga bota demokratike e liridashëse, po ashtu sugjeroi protektorat ndërkombëtar kalimtar për Kosovën. Polarizimet ndrëshqiptrare, si rrjedhojë e tendencës sunduese të neokomunistëve në moshë, por shumë të vjetër dhe të mykur në mendësinë e tyre tipike staliniste e anakronike, promolguan skajshëm proceset për vetësundim dhe vetëqeverisje shqiptare.


    Sllogani, tashmë, i dalë boje, i përsëritur dendur nga presidenti Fatmir Sejdiu, se "askush nuk mund të jetë mbi ligjin", duhet zëvendësuar me "luftë pa kompromis kundër kriminelëve vrastarë politikë e material si dhe korruptivë ekonomikë". Dhe, këtë mund ta bëjnë vetëm ndërkombëtarët.


    Presidenti Sejdiu duhet të mësojë nga sinqeriteti dhe çiltëria e çekut Havel dhe shqiptarit Rugovë, në raportet me popullin. Ai duhet të jetë i bindur, tashmë, se edhepse në koalicion me stalinistët, partia e tij nuk ka hapësirë qeverisëse dhe nuk mund të vendosë për asgjë. Edhepse e pa faj, LDK-ja ndanë fajësinë e mëkateve të PDK-së, ndonëse nuk po vendosë për shkurorëzim.


    Qeveria jonë nuk vjen as nga bota akademike dhe as nga lufta. Ajo vjen nga rruga dhe me metoda të rrugës, ka marrë edhe pushtetin. Për koinçidencë, edhe pasuritë marramendëse, personale e grupore, duke pasur parasysh intervalin kohor, i ka vënë në përmasat e cilësisë të rrugëve. Pra, emëruesi i përbashkët i të keqes të madhe, sot në Kosovë, është RRUGA!


    Kosova është larg të qenurit shtet ligjor. Dhe, me këtë ritëm dhe këta pushtetarë, as që mund të shpresohet të bëhet shpejt. Drejtësia ka stagnuar, ka dështuar dhe nuk funksionon dhe kjo jo për fajin e gjyqësisë, por të politikës dhe të bandave të saj. Ajo kufizohet me dënimin e ndonjë shuplakaxhiu apo xhepisti si dhe në rastet kur krerët shtetërorë japin sinjalin kur duan ta heqin qafe dikë.


    Shërbimin më të madh që Presidenti mund t`i bëjë popullit të Kosovës është kërkesa për dekretimin e ligjit të nxjerrjes të sistemit të drejtësisë si tepricë teknologjike, me justifikimin se bandat kriminale në Kosovë janë solide dhe mirë të organizuara dhe sistemi aktual i drejtësisë, nuk i përballon dot, nuk mund t`i disciplinojë ato. E mira e Kosovës do të ishte që krahas NATO-s, në vend të EULEX-it, mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë ta ushtronte njëri nga shtetet çliruese të Kosovës, duke marrë edhe përgjegjësitë përkatëse, në zbatimin e ligjit, me korrektësinë që ka ai shtet për qytetarët e vetë. "E fshehta e Ponishenelës" thuhet për një të fshehtë që e dinë të gjithë. Ose e fshehta publike, siç e ka quajtur i pari zoti Adem Salihaj, veprimtarinë kriminale të SHIK-ut. Do të ishte e marrëzishme çdo fshehje dhe heshtje e mëtejme e kësaj gjendjeje ngulfatëse për popullin e Kosovës, i cili jeton me frikën e aktivizimit të çdokohëshme të bandave vrastare. Prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë të Kosovës, duhet të presin kohë më të mira, për ta ushtruar profesionin e tyre pa frikë dhe pengesa.


    Sihariqi i kryeministrit Thaçi se "pavarësisë të mbikëqyrur po i vjen fundi", ka gëzuar partinë e tij, SHIK-un dhe bandat kriminale aktive dhe pasive në Kosovë, por jo edhe masën tjetër të popullit. Populli i Kosovës nuk ka asnjë hamendje se të gjithë ata që u vranë në pusira e prapa shpine, në rrugë dhe në oborret e shtëpive të tyre, për motive politike dhe përfitime materiale, po të mos ishin ndërkombëtarët në Kosovë, do të ekzekutoheshin, eleminoheshin e dënoheshin legalisht, duke i zgjeruar listat e vdekjes, të hartuara nga SHIK-u, qysh pa filluar masakra në Kosovë, të cilën, neve po na pëlqen ta quajmë luftë. Dhe, këto lista, tashmë, janë begatuar me emra të rinj. Vallë, kush e ka radhën e linçimit?!


    Konfirmimi i Komitetit Amerikan për Politikë të Jashtme, me përfaqësues David Filips, se "në Kosovë ka krim të organizuar dhe korrupsion deri në kupolën shtetërore", se "SHIK-u jo vetëm nuk është shuar, por ai me reket dhe forma tjera kriminale realizon 200 milion Euro në vit", iritoi në atë masë kryeparlamentarin e Kosovës, sa foli përçart, si një njeri i ardhur nga rruga: "Secili ta pastrojë shtëpinë e vet"!


    Me një përgjigje të tillë kreu i parlamentit rrënoi të gjithë atë që, mundimshëm, ndërtoi Hashimi në Amerikë. Në pamundësi për t´u kundërvënë me fakte, stalinistët aplikojnë arrogancën dhe injorancën. Po kaq marrëzishëm u shpërfaq para botës edhe shtypi partiak komunist me sharlatanë, mjerisht, edhe deputet. Stalinistët e Kosovës vetëm me fjalë janë pro amerikan, pro evropiano - perëndirmorë, ndërkohë që me mendje dhe zemër janë lindorë, të ideologjisë sllave, ruse, aziatike. Dhe, shpërthimet e pa kontrolluara nxjerrin të palarat e shpirtit.

    Korrik 2010


    Sa here shkruan ky njeri ia qellon i lumet pena e dora z Idriz Zeqiraj

    sa nga keto hienat te llojit kadri erifave Zoti na shpetofet sa me shpejet se naj muaren ftyren,

  11. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    pasi pirroja paska devijuar nga tema vetem e vetem ta mbroi kadri arifin!!
    pra qe pirro qka te shkruan ky far margaritari i juaj qka i shkruan margaritarit AVDI IBRAHIMI!!

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    PERGJIGJET
    HAXHI LATIF KUçI

    Ndegjo o Avdi Ibrahimi,o tugjar o genjeshtar i rryer;
    Une nuk fabrikoi genjeshtra as per ty e as ndaj kerkujna,pos me argumente ore faqe zi shkruai dhe kurr nuk do ndai kete rrugetim .Une kurgja kundra teje nuk shpifa pos e kam shkrue te verteten se shkaku yt nuk me morri ne lufte Fatmir Lima ne prezencen e Bajram Bekteshit,dhe mesuesit nga deberdelani Balajs.Ka dhe shume deshmitar por emrat e tyre nuk po i qesi njeherit per shkaqe te tjera.E qe ti o Avdi Ibrahimi kerkon qe une ty te paraqesi ne gjygje per kallzim penal,;o sa qesharak qe me koke bere;Por ti a e njeh kete gjygj se cilet persona aty punoin !Ne kete gjygj punoin ata qe dje ishin ne sherbim te milloshit e ti u beson a une jo more koke laker.
    Dhe ketu gjarperit i dolen kembet.Se çfare demshperblimi ti kerkon ishalla del ndopnje shqiptar qe e done drejtesin .
    Ti vete o Avdi po te djeg e verteta!Mos me vete se tregon vete e ti po nxihesh me veten!
    Po çfare veterani i luftes na qenke more debil qe dje pate punue ne mbrojtjen popullore te serbise ku vete me ke thene se kam punue ashiqare dhe e ngritish veten si skenderbeg duke ja shkatrrue qerdhen e serbise siq ja kishte shkatrrue Skenderbeu Turqis,sa qesharak qe behesh edhe ketu!
    Ti edhe tanket serbe i ke ngrere me dhembe a po te bjen mend a.
    Per fakte kam inqizime me shoket e tu dhe te mit qe ti me kishe njoftuar o Avdi a deshiron ti qesi siq ja kam qite Rexhep Qosjes dhe ty te vjen rende per ato dhe me thua spiun serb qe kurr ne jeten time me shkije as babe e as babegjysh nuk jemi perqite ,e ti mbaju ne veten o Avdi se po sharron secilen dite vetem teposhte a je ka sheh apo je qorrue ne tru!


    Une o Avdi Ibrahimi nuk ika nga shkau por nga sherri yt ,sepse Lima me tha se ti e kishe pas nje telefone ne zyren tende sa kishe punue me serb ne MP te serbise ne vitin 1984 gjere ne vitin 1987 .E ne kete mbrojtje serbija nuk i ka pranue nacionalistet shqiptar e ti si paske mundur te kyqesh ne kete pune!!!!
    Une Arkanin nese e kam vozit si taxi ma ke que ti bashk me taksistet shqiptar,vetem qe te me njollosni!e PER TE ME PARE MASA QE KINSE hAXHIU PO SHETIT SERBET ME TAXI?POR KJO NUK U SHITET FARE!

    Ty te perkrah edhe shoqja e sandokanit Sanije Rexha,pra edhe kjo nuk na qenka e pastert,sepse pasket luftue kundra shqiptareve e jo kundra serbeve e zoti u vrafte!E per ty e din ma se miri Gafurr Adili se kush je ,e din per ty Bashkimi nga prizreni pse u plagos ne frntin e luftes!

    Une tere jeten time kam vjell vrere kundra shpiunave qe i nxitet patriotet te hyne ne konflikt me policin serbe dhe te vriten e ju ti thoni mases se une e nxita se ai nuk kish vdek!E ju te mbesni gjalle dhe tu shkruani kenge ne qiftelija.
    Ni kenge ja ke kushtue Besim Ndreces dhe o i poshter a te kujtohet kur une dhe ti e kerkojshim Besimin kur e vrau policin ,qe nese e gjejna ta marrim e ta meshefim!A po fabrikoi genjeshtra !kush po fabrikon perendia ja qift ata robet e shpise,se me nxite ta perlyej edhe fjalorin e gjuhes.
    Sa per akademi serb qe i kam vozite,i kam vozite gjer ne Gilan dhe rruges kur i kam ba pyetje se a e meritojna pavaresin ne shqiptaret e kosoves,ata me paten thene se ne serbet nuk guxoim me ua dhurue ashtu si mendoni sepse KS ne denone neve e ne serbet nuk jemi si shqiptaret te jetoim ne roberi.Dhe nese me pasken thene serbet se nese KS na largon nga kosova,ska ma shtet ne bote qe na shtine qe tu rrim gjandar shqiptareve se na kan lodhe duke shpiunue njeri per tjetrin.Ty o Avdi Ibra a pi dojke shume serbet mi pas ne kosove,e zoti te vrafte.kush nuk ua kupton sofizmat e tua me migjin tende!
    Une sa e kam dashur kombin shqiptar dhe trojet shqiptare as qe ka me lind ndonje nane shqiptare si une,por leji dallaveret e te vragfte buka qe ma paske ngrere me dallavere.
    Avdi se fundi po e leshoi nje fsham;Nese jam ne hak ne shqiptar kurr drite mos pafsha une e as fara ime,e nese ti je ne hak ne mua dhe shqiptaret kurr fara juaja mos mbete pa u farue,dhe kurr lumturi mos paqit.

    Avdi ne vitin 1971 jam rrok me serb per flamurin kuq e zi dhe ne vend te sserbeve shqiptaret mu versulen.
    Ne vitin 1971 ne normale e pata shkrue poezin per republiken e kosoves.
    ne vitin 1981 me 11 mars ne menzen e studenteve une i nisa demostratat.
    ne vitin 1989 me formimin e delegacionit ne sallen e flimit shkuam ti vizitojna minatoret dhe u thash qe te dalin te gjithe e une po behem kurbani shqiptareve,prezenc ka qen Shaip Gashi ,Sali Hoxha(kapuqi),Asllan Shala,Dem Ndreca veti ti dhe kush eshte i interesuar,a eshte e vertete apo po fabrikoi genjeshtra.


    Me 15 janar 1999 po kete dite mbas masakres se RAQAKU perfaqesuesit e OSCeS qe ishin tue banue ne shtepin time,i shtina qe te intervenoin ne KS dhe ju vrafte e mira ime,e sa per luften tende sot e mijera vite kurr skish mundur te kethehen ne kosove shqiptaret e debuar.Sa per veteranin e luftes sate e te shokeve te tu serbija ishte ne kosove!Po mire ma keni bere a haram u koft e kurr driten e diellit mos e pafshit as liri mos gezofshit.


    ete Sinan Bid Kuçin se si kam kecyer nga kulmi i shtepise se tij dhe policeve serb ua kam nxjerr shqiptarin nga kerri.Aty ka qen edhe nje polic shqiptar Feimi nga Ferizoi dhe te tregon a po fabrikoi genjeshtra.
    Kam kall edhe tanke serbe dhe kamiona gjate demostratave e din suharaka i madh e i vogel se kush eshte Haxhi Lata e kush Avdi Ibrahimi.
    Le te bejne pyetje shqiptaret ne prizren prof dr.Ramadan Mujen
    kryetarin e prizrenit se kush eshte Haxhi Lata?Dhe per ty le ta vesin prof Bajram Kurtin,Riza Vaten,Bajram Bekteshin,Rexhep Hotin,Haziz Morinen,Afrim Morinen,Adem Demaqin,Rexhep Qosjen,Mervete Dreshen

    Ty o Avdi me qindra here po te them nese ke ndonje fakt personalisht ti apo ke ndoni shqiptar si deshmitar qe din diq te keqe per mua qiti ashiqare e mos u merr me prralla ne ajer.



    Haxhi Latif Kuçi

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    shoku pirroja ky haxhi kuqi qenka nga dera e juaj!!
    qenka shok i ramadan mujes tash nuk do kishe bere keq te na tregosh per kete lidhje!!


    edhe ky sikur kadri arifi qenka shkolluar e edukuar me buke te shikut!!
    u kane dal spijunet dorsh tash po ua futin eprorve te vet!!

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    qe shifne pra haxhi kuqin ne bisede me rexhep qosjen!!
    kete pirroja me qellim nuk e ka sjell andaj e solla une !!


    ketu shihen qarte se bashkepuntor i kujt paska qene!!
    ky far haxhi kuqi shoku i AVDI IBRAHIMIT!!

  16. #36
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ah shpiunat e poshter
    ani neper forume paraqiten kishe jan per bashkim kombetar
    kishe nuk jan te knaqur sipas tyne me ket gjysum shteti e lirije
    kishe po u dhimbset Mitrovica e po kan frig se mus po ndahet
    e shajn flamurin e himnin e Republikes se Kosoves
    nuk i njofin ato simbole
    nuk e njofin shtetin e Kosoves kinse jan veq per bashkim kombetar
    i kritikoin institucionet kinse po punoin pak per ket popull

    si puna e UDB-ashve ma qysh din ata vet
    e more mjerana si kini lan ven veti ne Kosove e tash sillni neper franc belgjik etj.
    dhe disave prej juve qka kini qen ma aktive apo ma te besueshem tek shkau ju kishin gjet edhe pun neper ambasada te shkive neper europ
    e disa jan edhe antar te keti forumi
    qe shiten patriota a kha i shajn e i urrejn ish pjestaret e UÇK-se dhe shpifin qka ashte nji e zez per ta
    e keshtu e kan keta shpiunat qe tash disa jan zan ngusht
    siq thon kah ne disa kan mbet as me sheher as me barilev u ka hup rruga neper oborr ne shkretve
    hajde tash filloni me i mbroit shpiunat siq kishi fillue me e mbroit atfa hagjije haaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  17. #37
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Mjafet me me keto shpifje e budallaki nga ma te poshterat.
    kerkush si shan clirimetaret perpos skotes enveriste, cdo gje qe ashet kunder qellimeve tyne monstrueze ashet trathetar kjo ashete parolla e vjetrume envero-titiste.
    perpos jush qe i perdoreni dhe i perdoret Clirimetaret per interesa vetiake dhje partiake, ideologjike kerkush tjeter, pa u zbulua krimi dhe pa aredh drejtesia ne vened ska liri per popullin shqypetar.Vete jeni tana qato qe ua mevisheni tjereve, tahse ju ak ra pake si ngushet dhe ju vjene nxehete, por dijenei se kjo ashet veq fillimi.

  18. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-01-2010
    Postime
    367
    të gjith komnetuesve

    mbyllne këtë tem mos u merreni me kadri arifin po pergadituni te dy grupet për të mërkurë ora 10:00



    se ka pas thën njani

    I LUTEM PROKURORIS TË MË NJOFTOJ MBI EPILOGUN E HETIMEVE


    atje është koka , atje eshte vemendja e familjeve që humben me te dashurit e tyre vetem e vetem që mendonin ndryshe dhe ishin LDK nag 12 qershori 1999

  19. #39
    Aty afer...
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Vendndodhja
    Epir
    Postime
    62
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    qe shifne pra haxhi kuqin ne bisede me rexhep qosjen!!
    kete pirroja me qellim nuk e ka sjell andaj e solla une !!


    ketu shihen qarte se bashkepuntor i kujt paska qene!!
    ky far haxhi kuqi shoku i AVDI IBRAHIMIT!!
    G-2 dhe haxhikuça tjere!

    Videon me Rexhep Qosjen e kam sjell te paren! Dhe mos genje ashtu siç e ki zakon!

    "Burre" i forte ky Haxhi Kuç-Arkani.

    Rrofte Gjykata e Hages dhe Holanda, sidomos Masstrichti, sepse ua ka bere shume gjera te mundshme Gelav-2 e Elav-7!

    Ja video me poshte:

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...9&postcount=20

  20. #40
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    L-7
    po perse more dai po kerkon me e mbyll temen qe vet e ke hap
    a veq qe jau ka ba bajat Pirroja a heeee qka ini ju
    veq ka edhe asi njerzish qe jau din edhe luget ne kroishe siq thon nji fjal
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 2 prej 11 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •