Nusja tetovare i ikė burrit kur po fillonte ceremonia
Tetovė, 22 korrik - Njė ngjarje skandaloze ka ndodhur gjatė kėsaj jave nė Tetovė, kur nusja nė momentet e fundit i ikė burrit nga shtėpia.
Rrėfimi pėr kėtė ndarje tė papritur bėhet i ditur pėr agjencinė e lajmeve INA nga njohės tė kėsaj ngjarje. Ēifti i ri po jetonte jashtė vendit, nusja nė Danimarkė dhe burri nė Gjermani. Njohja dhe lidhja e tyre ishte bėrė nėpėrmjet lidhjeve familjare, mirėpo dy tė rinjtė ishin njohur paraprakisht.
Derisa ēifti bėhej gati pėr t`u nisur nė restorantin ku ishte organizuar ahengu, nusja ishte larguar nga shtėpia e burrit. Pas kėrkimit tė bėrė nė ambientet e shtėpisė, burri ka kuptuar se i ka ikur nusja dhe menjėherė janė alarmuar familja, e cila ishte nė ahengun e organizuar nė njė nga restorantet e Tetovės, bėjnė tė ditur burime tė afėrta me kėtė ngjarje.
Prindėrit e djalit menjėherė kanė ndėrprerė ahengun duke i bėrė me dije dasmorėve dhe mysafirėve pėr prishjen e dasmės. Nusja e ikur siē bėhet e ditur ishte tretur drejt Danimarkės me njė dashnorė tė saj, tė njohur qė mė parė.
Koha
Krijoni Kontakt