S'kisha c'a me bo, ka 3 dite qe bie shi pa pushim, e vendosa me pa Shutter Island, me Leon- briliant eshte ky, e kam thene dhe me pare !!
Great movie, 2 thumbs up. Kisha humb kot pa e pare qe kur doli ne cinema.
S'kisha c'a me bo, ka 3 dite qe bie shi pa pushim, e vendosa me pa Shutter Island, me Leon- briliant eshte ky, e kam thene dhe me pare !!
Great movie, 2 thumbs up. Kisha humb kot pa e pare qe kur doli ne cinema.
Shutter Island e kam pa para nje jave ...sonte e pash
Sapo mbarova se shikuari "The Expendables". Prisja pak më tepër nga ky film mirëpo edhe kështu ishte mirë. Ja vlen të shikosh. Është boll kur shikon aktoret. (:
Më në fund arrita ta shoh sot INCEPTION-in e famshëm!
(SPOIL - SPOIL - SPOIL)
Hmmm, nga t'ja nisim, së pari po them që kalova 2 orë e gjys tërësisht i mbërthyer dhe i përqëndruar nga filmi, dmth nuk më mërziti fare. Ploti ishte i tillë që nuk linte as edhe 1 sekond të ikte (të paktën për mu). Ky film ka për të hyrë te klasikët, jam i bindur për këtë, mund të shikohet shumë komod edhe pas 15, 20 apo 30 viteve.
Kasti.
Grupi i aktorëve shumë kompakt me njëri tjetrin, funksionojnë. DiCaprio shumë profesional, e lu mjaft mirë rolin e tij. Në këtë film për herë të parë ndoshta Leo nuk është mban në shpatulla gjithë peshën e filmit por e ndanë me aktorët e tjerë. Ky aktor hyn të preferuarit e mi dhe ky vit ka qenë shumë i mbarë për të (Shutter Island & Inception). Më pëlqen Ken Watanabe në rrolin e bizensmeti japonez dhe të turistit amator nëpër endrra. Joseph Gordon-Levitt shumë tip, e nxjerr mjaft bukur karakterin e tij. Skena në korridorin e ngushtë që rrotullohet si pasojë e shthurjes së ligjeve të fizikës është me të vërtetë fantastike, ndër më të bukurat në film. Lexova që J. G. Levitt e kishte luajtur pjesën personalisht, pa stunt man. Biles skena nuk ishte bërë me efekte speciale, kishin ndërtuar enkas një korridor 30 metra të gjatë që rrotullohej prej dy motorrave elektrikë, më pas kishin shtuar pak efekte për ta nxjerr më mirë skenën vizualisht. Ellen Page po ashtu mjaft e përshtatshme për rolin e arkitektes kurajoze, zakonisht në filma marrin ndonjë aktore super seksi qe rri gjithë kohës me shalë jashtë apo me gjoks të shtrëngum por kishin bërë mirë që ia kishin rolin Ellen Page. Tom Hardy po ashtu mjaft pozitiv. Francezja Marion Cotillard ka rol negativ në film, përndjek dhe i prish gjithmonë punë Cobbit, por sa më tepër që avancon filmi aq më shumë shfajësohet si personazh. Cillian Murphy tipi ideal për rolin e viktimës.
Muzika e filmit thjeshtë e paparë, në perfeksion të plotë me zhvillimin e filmit. Ajo kënga (muzika) që do t'i zgjonte na gjumi karakteret me të vërtetë drithëruese, i lumt atij që i ka vajtur në mendja ta përzgjedhë lol.
Ploti
Ploti është ca i ndërlikuar, kërkon përqëndrim maksimal për të kapur detajet më të vogla e për ta kuptuar filmin sa më mirë. Filmi nuk të lejon të mendosh për laraska.
Më i disktushëm për mu është fundi (mbyllja). Pasi Cobbi përmbush me sukses misionin, pak para se t'i takojë fëmijët, hedh në tavolinë rrotulluesen për të testuar realitetin, por shpërqëndrohet nga fëmijët dhe nuk e vëren përfundmin e rrotullimit. Në këtë pikë menjëherë mbyllet filmi dhe e le audiencën me dyshimin e madh nëse personazhi është në realitet apo akoma në endërr. Këtu unë kam paqartësi: nqs s'gaboj në nivelin e REALITETIT Cobbi mban me vete rrotulluesen dhe besoj se gjatë kohës që ndodhej në nivelin e Realitetit do ta kishte bërë provë qindra herë atë testin e rrotullamës e s'besoj se do ta runte për në fund (kur takon fëmijët lol) (sipas filmit nqs rrotullama nuk ndalon së rrotulluari jemi në endërr, nqs ndalon jemi në realitet).
Gjithsesi shija që të ngelet në fundit të filmit është e dukshme, ku jetojmë në realitet apo në endërr? Njësoj si Matrix.
Në total, nga filmi unë u knaqa, të mban në tenson, ka aksion, të bën të vrasësh mendjen, të befason, ka pjesë dramatike, ka skena super spektakolare, të emocionon. Për këtë e vlerësoj 9.5/10. Pa problem mund t'i jepja edhe 10/10, atë 0.5 ja hoqa më shumë për të treguar se film ideal nuk ka lol. (Se mos harroj, filmi është në mënyrë të padiskutushme shumë më i bukur e më interesant se Avatari. )
p.s. Ky film duhet parë të paktën 2-3 herë që ta kuptosh e ta shijosh në mënyrë totale. Ndoshta do ta shoh prap javës tjetër, ose do të pres blu-ray'n. Por s'ka diskutim që edhe nja dy herë të tjera do ta shof se s'bën.
Ndryshuar për herë të fundit nga Jack Watson : 28-08-2010 më 15:54
Life's too short to remove USB safely.
Do flesh gjume dot sot Jack e ?
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Kte pash un dhe nje tjeter nga keta qe jep digi gold ...
Gruaja e njeriut qe udhton ne kohe , dicka e till shum i bukur dhe ky .
Po sa i perket filmit te pare ishte tmerrsisht prekes , kam qar dhe jam ndjer jasht mase keq , por jasht mase i bukur si film , loved it .....
Flash of Genius sapo mbarova se shikuari.Nje film qe bazohet ne ngjarje te vertet dhe me nje tematike shume interasante.
E vlersoj si film 7/10.Ja vlen te shikohet.
Mos e ço dëm këtë film duke e parë në kompjuter! Për më tepër aktualisht nuk ka dalë as versioni DVD ose Blu-ray i filmit, por qarkullon vetëm versioni i rregjistruar me kamera brenda kinemasë që ishte i një cilësie mizerabël si në figurë si në zë. Nqs do ta shijosh plotësisht e të kënaqesh me të shife në kinema (ka dalë edhe në Tiranë, nqs je në Shqipëri).
Life's too short to remove USB safely.
Sapo e shikova edhe une, ma prishin terezine keto lloje filmash.
Moment deciziv ishte kur qeni per here te fundit nuk deshi te ikte pas tij, pasi ishte i hidheruar se mos ishte shtepi me ndonje qen tjeter kur profesori bente dashuri i me gruajen e tij, pastaj qeni nuk duroj dot dhe e takon profesorin para se te futet stacionin e hekurudhave ku ja jep qeni edhe topin qe nuk kishte deshire me loz asnjehere dhe nga ai moment nuk e shef me profesorin. Gjithesesi mos jepni me kesi lloje filmash ne forum
Ndryshuar për herë të fundit nga Fishtani1 : 28-08-2010 më 21:05
po ky Hachi, smbahesh fare. kuptonte dhe japonisht
Fillova me pa:Percy Jackson & the Olympians: The Lightning Thief. Pashe deri nga gjysma, edhe ashtu erdhi puna, edhe m'u desh te shkeputesha. Mos e shikoja deri ne fund. Po kaq sa pashe me terhoqi ama. Do shoh pjesen qe me ngeli nje dite tjeter. Si perralle kshu, po e lezetshme. lol
Ma n'fund e pe . Isha i sigurt qe do e pelqeje. Kritiken tane te detajume e kam lexu 2 her lol ngaqe ju afrote gati 99% asaj times. Nota 9.5/10 ashtu si un, kurse un 0.5 e rujta per filmin e ardhshem te Nolanit sepse e ndjej qe po i afrohet sa ma shum perfeksionit.
BlooD kur ke ndermend me pa kyt film, qe te flasim lirshem, na nxive jeten
Cyrus ashtu si tha dhe Jack, hargjo 6€ ne kinema o burr i dheut se su ba nami, e sheh si njeri ne nji ambjent te pershtatshem, do e pelqesh ma shum sesa ta download ne kualitet telefoni lol
D'Oh!
nje filem fantastik edhe i prekshem shume
tani nuk di cte besosh me kete filem thone se eshte nje histori e cila ka ndodhur ne te vertete fillovi nga psikologe nga parandjenjat e shumta qe kishin disa klientet e saj
mund te me thote dikush nese vertet ka ngjare kjo histori???
Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
Skedarët e Bashkëngjitur 136603
twailait
ok ishte vazdimi i te parit po na mbarovi pak si pa pritur
now moon me pelqeu me shume kishte me shume gjak
Kthe respektin me respekt... perballo me gjakftohtesi provokimet... dhe dhuroji hipokrizise indiferencen tende ...
Për mu filmi nuk ka përfundim, është si puna e atyre shkallëve që përsëriteshin pafund, filmin mund ta interpretosh ne dhjetra mënyra. Duket sikur i gjithë filmi është një ëndërr e dizenjuar nga C. Nolan dhe secili shikues është target-i (si Fischer-i) që e mbush këtë ëndërr me interpretimet dhe projektimet e tij personale. Ai totemi që rrotullon Cobb-i në fund e që ne nuk e shohim nëse rrëzohet ose jo është Inception-i që regjisori mbjell te audienca, hedh farën e një ideje, e një ideje që vë në pikëpytje kufinjtë e reales dhe ireales. Film gjenial! Jo më kot ka harxhuar C. Nolan 10 vjet duke përpunuar skenarin.
P.S. Nëse do, lexo këtë artikull mbi 6 interpretime të mundshme të filmit dhe për 5 probleme në plot.
Life's too short to remove USB safely.
Nuk eshte puna e pareve nese deshiroj ta shoh apo te bej ndonje gje, se nuk jam edhe aq kursimtar qe ti ruaj 6 apo sa euro o i nderuar por ne Pr nuk eshte ardhe ende, me siguri vjen pasi ta shoh edhe ne Blue-ray keshtu qe e morra por nuk kam pase kohe ta shikoj per shkak te angazhimeve qe kam.
Sidoqofte pres ta shof ne kino nese shkoj ne udhtim zyrtar ne Zagreb dhe te ju permbahem keshilave te juaja qe ta shof eventualisht ta blej ne Dvd.
Shnet...
Bram Stoker's Dracula.
Per te disaten here e pash kete film,e prap nuk me merzitet.Ah po ,kete radhe kishte nje ndryshim: ISHTE HD ,Digitalb HD .
P.S: Homer,pasneser e kam piketuar me kismet ate kinemane per ta pare.
"Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."
Krijoni Kontakt