Betim Muēo ka lindur ne vitin 1947 ne Tirane. Eshte diplomuar per fizike dhe ka ushtruar profesionin e kerkuesit shkencor ne fushen e shkencave te tokes. Botimet e para letrare i ka qe nga shkolla e mesme. Ka botuar mjaft libra me poezi, tregime, romane e letersi per femije dhe ka perkthyer ne shqip shume autore te njohur nga letersia boterore.
Nga viti 2001 jeton e punon ne Meriland (Maryland) SHBA ku eshte aktiv si ne profesionin e tij ashtu edhe ne letersi.
Botime te meparshme me poezi nga ky autor:
"Rrugeve te atdheut" 1968
"Etyde" 1972
"Kokrra gruri" 1978
"Ditlindja e kenges" 1983
"Ne udhen time" 1988
"Endrrat e femijeve" (vjersa per femije) 1989
"Hiroshima jashte meje" 1995
"Karusel" 1997
"Bumerang" 2009
Krijimet me poshte jane shkeputur nga "Bumerang"
Ura
Ne vendosem te ngreme
Nje ure
Per te bashkuar popujt
Diskutuam konstruktin e saj
Si vepren me moderne
Mblodhem guret, betonin
Dhe teknologjine me perfekte
Gjetem e prume
Mjeshtrat me te zote
Per ta ngritur
Dhe mengjesin e inagurimit
Pame te habitur
Se e vetmja gje qe s'kishim
Ishte lumi
Nganjehere...
Nganjehere te duket
Se shiu te kupton me mire
Se miqte e tu te gjalle
I mban syte ne rigat e tij
Hequr ne hapesiren gri te perhumbur
Dhe degjon trokellimen monotone
Si keshille e perseritur mijra here
Nga mesuesi yt i femijerise
Nganjehere te duket
Se shiu te kupton me mire
Se gjithe te gjallet qe ke rrotull
Qofte me ate trishtimin e tij te veēante
Pa te cilin jeta do te ishte
Veē nje kokete e paturpshme kabaresh
2007
Krijoni Kontakt