Postuar më parë nga
kiniku
Populli YNË i trashë dhe primitiv, me sistem akoma fisnoro-klanor, i pashkolluar, dhe dembel që tërë ditën e lume rri duke pështyrë herë në një rrugë e herë në një sokak - meriton çdo gjë është duke i ndodhur.
Njëherë na kishte faj YU, pastaj Serbia, pastaj UNMIKU, UN, ZZJH, KWBCT, THSHDH, XXXXx_(y^2 ), Michael Jackson, Ban KI Mooni e Zelanda e Re, kutitë, tani EULEXI, tash Kryeministri e Ministrat, neser ngohja globale e vrima në ozon – njerëz, fajet i kemi NE dhe natyra jonë e degjeneruar, (jo)kultura jonë familjare e kombëtare, e kaluara jonë, historia jonë. Kryeministri e Ministrat janë vetëm disa nga shumë Shqipëtarët e tjerë pa pikë “fytyrë”. As të parët tonë nuk paten ‘fytyrë e nder” e ç’na duhet tani neve të aktrojmë nderin?
Kosova promiskuoze nuk ka ndërgjegje, ajo e ka “shitur” shpirtin e trupin si dhe turpin saj ofertës së parë, jashtëzakonisht të ulët, nëse ka pasur “shpirt” ndonjëherë. Kosova është vrimë ku secili vendos haletin e tij dhe nxjerr kënaqësi për vete, ndërsa Kosovës, siç duket, i pëlqen një gjë e tillë. Ajo, tashmë e rregjur dhe më përvojë nëpër motele të ndyra meriton disa centrimetra më shumë dhe më gjatë, që shkakton më shumë dhimbje të ëmbël. Kosova krejt çka di të bëjë tash është të mbaj këmbët e hapura lart – rendi për hyrje-dalje i pafund pret radhë.
Jo rastësisht Kosova është emer i gjinisë femrore.
Andaj, mos u ankoni – askush nuk na solli të ligat, ato i kultivuam vetë. Prandaj mos u veni të ligave emer si Limaj, Thaq e Haradinaj, Kup e Kurt, jo ky bëri kështu e ai ashtu, jo ai vodhi 30 milionë nga shqipet e mjera e të pafajshme, jo pse rruga u prish prapë pas 1 muaji!!!
Po shkoi ai që vodhi 80 milionë, do vie ai që do vjedh 70. Nuk bëhët ndryshe – sipas VENIT bëhet edhe KUVENDI – nuk ka alternative tjetër.
Si ta luftojë dikush korrpucionin kur ai, ajo, ju, NE jemi personifikim i korrupcionit?
Krijoni Kontakt