Për sa i përket jetës së Sokratit dijmë shum pak e sidomos nuk kemi njohuri mbi jetën e tij te re. Ka të dhëna te paqarta dhe mendime se ai në fillim ushtroi artin e babait të vet por se këto janë vetëm hamendje të pavërtetuara me fakte.
Përkundrazi njofim mirë pamjen e tij fizike si nga Ksenofoni ashtu edhe nga Platoni dhe Rabëleu që e përshkruajnë si shum të shëmtuar, tullac, hundështypur, që i ngjante një harapçiu apo një silene (shkumës, lloj bime dikotiledone). Ai skandalizonte bashkëqytetarët e vet si me pamjen e shëmtuar (për Athinasit bukuria fizike ishte simbol i bukurisë morale) ashtu edhe me veshjen e pashije. Ecte zbathur dhe shum rrallë mbathte këpucë.
Sipas Ksenofonit, u martua me Ksantiopë e vrazhdët me të cilën pati tre djem.
Edhe si personalitetSokrati ngeli një enigmë. Bashkëkohanikët e vet e ndër ta edh edisipli i vet Ksenofoni e përshkruan si njeri i frustruar dhe banal, derisa disipli tjetër, Platoni, e ngrë në ideal e i mveshë edhe pikëpamjet e veta filozofike.
Përpos kësaj, në mbjelljen e ideve të veta, Sokrati qe i paorganizuar mirë.
Shkolla e tij ishin vendet publike (agora) ku shetitej dhe bisedonte me të gjithë. U parashtronte pyetje të llojllojshme nga të gjitha problemet e jetës që haseshin në Athinë e gjetiu. Shpeshherë përsëriste se ka për mision nga ana e Perëndive që ti edukoj bashkëkohasit e vet. Jetonte në varfëri dhe arsimonte falas. Në këtë aspekt edhe dallohej nga sofistët (tjerë)se ata kërkonin shuma të majme për mësimet e tyre.
Përndryshe, njihet se ishte njëri i guximshëm dhe i përmbajtur në çdo situatë. Nuk e humbaste kontrollin e vehtes në asnjë çast nga edhe shum nxënës të tij i përkushtohen dhe në një masë edhe e adhurojnë.
Krijoni Kontakt