Ministrja e parë Myslimane në Britani
E premte 14 Maj 2010 10:40
Kryeministri i porsazgjedhur i Britanisë së Madhe si dhe lideri i partisë Konservatore David Cameron, emëroi Ministren e parë myslimane Saide Warsii, në qeverinë e re. Njëherit kjo do të jetë hera e parë në historinë e Britanisë së Madhe që një Ministre të jetë e komunitetit mysliman.
Saide Husein Warsi- një myslimane 39 vjeçe me profesion gjykatëse si dhe politikane shumë e zgjuar në Partinë Konservatore, është shtetase britanike me prejardhje nga Pakistani.
Ajo u zgjodh si anëtare e Dhomës së Lordëve nga Partia Konservatore para disa vjetëve, si dhe kishte pasur disa poste në Britani të Madhe.
Partia Konservatore dhe ajo Liberal-Demokrate, pritet që të formojnë qeverinë në ditët e ardhshme pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit.
http://www.aljazeera.net
Krijoni Kontakt