Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 170
  1. #21
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Jack Watson Lexo Postimin


    ne fakt po ta shofesh,

    shif si ecin makinat ne qefin e tyre. Ku eshte rruga aty se nuk merret vesht , ku jane vijat e bardha? Ku ecin njerzit aty, psh me dash me kalu te cepi tjeter si i behet te kalosh ? Lol


    lets hope qe do bejne ndonje gje te hajrit.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069
    >>> Me duket se projekti i vjeter eshte me i bukur. Ku i riu eshte pa forme dhe nuk te kenaq syrin kur e sheh nga lart. Por ishalla po e mbarojne shpejt se na u thy makina ne dysh tu kalu aty.
    La verita' ti rendera' libero!

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-11-2009
    Postime
    2,382


    Kėtė hapėsirė qė kishte Tirana e vitit 1988, nuk ka pėr ta patur mė. Kėta 20 vjet Tirana u shkatėrrua, po edhe projekti francez nuk ėshtė se do tė rregullojė ndonjė gjė. Tirana do tė jetė njė xhungėl betoni, me ndėrtesa tė ngjitura dhe pa hapėsirė.

  4. #24
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    perseri do te bejme sherr,
    popullin perhere e kemi berr,
    si ateher me zogun e zi,
    kete radhe e merr asfalti,
    ca muaj keshtu e shtyjme,
    ne vere te semes do te hyjme.

    ne vend te levizjes se lire,
    kemi pusht-etare kellire,
    "armiqesia" bashki-qeverri,
    harxhet i paguan populli ...

  5. #25

    Tirana qendėr, aty ku visarėt e historisė nėpėrkėmben

    Tirana qendėr, aty ku visarėt e historisė nėpėrkėmben

    » Vendosur: 02/04/2010 - 08:00

    • Prof.Asc.Sazan GURI

    Si askund tjetėr nė Evropė, Tirana nė pėrgjithėsi dhe qendra e saj nė veēanti po kėrcėnohen nga dy projekte, tė ashtuquajtur ambiciozė, nga ai francez dhe nga ai belg. Por ama, kurrkush prej tyre nuk ka guxuar ta fusė kėtė risi nėpėr qytetet evropiane, aq mė pak nėpėr metropolet e saj, sikundėr na pėlqen edhe ne tė quajmė Tiranėn. Por ja, qė kėto studio, nėn emrin e shteteve nga vijnė, Francė apo Belgjikė, arrijnė lehtėsisht tė triumfojnė nė planifikimin urban alla amerikanēe tė Tiranės, por pa pasur mė parė njė planifikim alla evropianēe apo mė keq akoma, alla shqiptarēe tė saj. Ende sot, Tirana nuk ka planifikim urban tė saj, qė do tė thoshte njė pėrqasje idesh nga grupet e interesit, si tė arkitektėve, urbanistėve, sociale, historianėsh, etnografėsh, mjedisorėsh, dhe mandej tė kėrkohej, pse jo dhe njė ballafaqim me ato tė huaja. Kjo kurrė s‘u bė dhe ē‘ndodhi? Pėrplasje e interesave tė biznesit me ato sociale dhe me ato tė mjedisit, qė do tė thotė projekte tė paqėndrueshėm.
    Tė dy projektet nė fjalė e simbolizojnė qendrėn e Tiranės tė tipit “down town” si nė New York apo Toronto. Hajde gjeje lidhjen e Tiranės, Durrėsit mijė vjeēar me qytet shtetet tej Atlantikut, qytete thjesht me histori, maksimumi 150-vjeēare, kur nga ana tjetėr themi se do shkojmė drejt Evropės. Tė dy projektet nė fjalė i japin qendrės sė Tiranės njė pamje rrokaqiellash piramidale, qė nuk ngjan me asnjė nga modelet urbane tė Tiranės, me pėrjashtim tė asaj qė mbeti si emblemė e diktatorit, sikur duan me zor t`i sjellin nė mendje kėtij populli kultin e njėshave, kultin e beut apo tė bajraktarit. Nė zemėr tė kėtyre piramidave, pėrsėri ėshtė menduar qė qendra e tyre, sheshi i sotėm me natyrė tė sheshtė, qė simbolizon hapėsirė tė ēlirėt demokratike, shndėrrohet nė shesh piramidal me lartėsi dy metra, lehtėsisht e dallueshme, me pesė brinjė apo cepe, ku gjen e simbolizohet njėshi me yll, dhe duke qenė e rrethuar me njė treēerek hark ngrehinash grataciela, nė tėrėsi formojnė njė simbol krejt tjetėr tė historisė sė vendit, atė tė njė vendi tipikisht mysliman – gjysmė hėnė me njė yll.
    Ndėrkohė qė qyteti i Tiranės, sikundėr shumė qytete tė tjera shqiptare, (Berati, Durrėsi, Shkodra, Lezha) simbolizojnė qytete me histori dhe me tėrtipe evropiane, mbasi nė qendėr tė tyre janė ngritur objekte shpirtėrore si kishė, teqe apo xhami, objekte kulti si sahat (ju kujtojmė se sahati nė Tiranė ėshtė rreth 50 vjet mė i vjetėr se sahati Big Ben nė Londėr), objekte biznesi si Banka, objekte infrastrukturore si Bulevardi i madh, ku tė gjitha rrugėt e qytetit tė ēojnė nė tė, objekte kulture si pallati i madh, objekt memorial si Muzeu Kombėtar, objekte edukative si UFO University, deri nė objektin mikpritės si hotel “Tirana Internacional”. A gjeni dot ndryshim me qendrat nė Milano, Vienė, e kudo? Ky ansambėl emblemash, mjafton dhe plotėson njė qendėr, duke i dhėnė asaj kuptimin historik tė njė kombi, vlerėn traditė tė njė qyteti, pasurinė shpirtėrore tė njė grupi. Por, s`ishte e thėnė qė kėto tė ruheshin. Mė parė, kėtė qendėr e zhveshėn nga baza ligjore, qė e mbronte apo qė e kujdesonte, pastaj e shigjetuan me projekte tė huaja, sepse askush prej studiove shqiptare nuk do tė guxonte tė shkelte mbi kėto vlera, qė te gjithė secili rrojnė tė fshehura thellė ashtu nė brendėsi.
    O qytetar, megjithėse jo arkitekt, e imagjinon dot qė njė hapėsirė 200 me 200m (40,000m2) tė mbajė veē atyre qė ka sot, edhe 10 pallate tė tjerė me 25 kate. Njė pallat i tillė me sipėrfaqe ndėrtimi 1000m2, herė 25 kate, nda me intensitetin e ndėrtimit, le tė themi mė optimalen 2.5 tė rezulton se ēdo godinė e tillė tė kėrkon njė sipėrfaqe urbane prej tė paktėn 10,000m2. Pyetja ėshtė fare e thjeshtė? Ku ėshtė hapėsira publike e ēdo pallati, po ajo e qytetarėve, si shesh qendėr kombėtare, po ajo e gjelbėr?
    O qytetar, megjithėse jo urbanist, e pėrfytyron dot qė bina betoni tė kapėrcejnė vlerat shekullore tė njė kombi. Pyetja ėshtė fare e thjeshtė? A gjen dot tė tillė shembull nė njė nga qendrat e qyteteve tė tjera evropiane, pjesė e sė cilės ne kemi qenė e jemi, ku kubeja e kishės apo ajo e teqes dhe e xhamisė tė kalohen nga vlerat e sotme tė biznesit.
    O qytetar, megjithėse jo ambientalist, a e mendon dot qė me 12-13 katėshet e hapėrdara nė Tiranė dhe me kėto 30-katėshe tė mbledhura nė qendėr, njeriut tiranas i hiqet njėherė e gjithmonė gjeneza e tij me natyrėn, ku kongresistėt e Lushnjes e zgjodhėn Tiranėn, veē tė tjerave, pėr lidhjen qė ajo ka me peizazhin e Dajtit. Pyetja ėshtė fare e thjeshtė? A gjen dot qytet nė Evropė, ku qytetari i vet mos tė kundruall peizazhin e njė mali simbol, si Lubiana – Alpet, Vienna – malet pėrballė me borė, Athina – Likiviton, etj., kur dihet qė njeriu ka njė gjėndėr qė prodhon njė lėng tė tipit endomorfinė, qė lind kur njeriu vėshtron, prek, shijon njė peizazh si mal, shkėmb, gjeo apo biomonument natyror, rezervat, dhe nė kėsi rastesh ajo i fal atij hormonin e haresė, tė shpresės pėr jetėn, atė antidepresiv. Epo kjo or i dashur qytetar do tė mungojė. Gėzoju projekteve pa hanxhi, se fėmijė me hormone agresiv ke pėr tė rritur, aq sa qarkullon njė shprehje nė psikoanalizat amerikane e angleze, se mė thuaj nė ēfarė ambienti je rritur tė tė them se si do tė bėhesh nesėr.
    O qytetar, megjithėse jo klimalog, a e kupton se kėtej e tutje, qytetit tėnd i ndėrpritet ventilimi natyror, ku mė parė, ajri si njė brizė detare e freskėt qė vinte nga Paskuqani pėrshkonte shėtitoren e madhe, ngrohesh nė jetėn urbane, pėrplasesh nė pyllin dhe liqenin artificial dhe kthehesh i freskėt prapsh pėr tė ajrosur si njė kondicioner i madh qytetin. Pyetja ėshtė fare e thjeshtė? Po sot? Jo mė kot, nė 10 qytetarė tiranas, 9 prej tyre vuajnė nga sindroma reumatizmale, pėr shkak se lagėshtia fle nė qytet, nuk qarkullon, duke nxitur kėshtu virusin reumatizmal bredhės nėpėr trup.
    O qytetar, megjithėse jo inxhinier, a ke parė qė njė shėtitore simbol pėr ēdo kryeqytet tė Evropės si shėn Elise, Bundesshtagu nė Berlin, shėtitorja e Nevės nė San Peterburg, ato me emėr nė Pragė, Bukuresht e kudo, sikundėr dhe kjo qė kemi nė Tiranė, tė tė copėtohen me ndėrtesė shumėkatėshe, pikėrisht aty nė krye tė Bulevardit Zogu i parė, (midis 15-katėshit dhe Muzeut Kombėtar), qė ndryshe do quhet pallati i dasmave. Pse, pėr tė thyer emrin mbret, pėr tė shėmtuar vlerėn kapitale tė njė bulevardi tė vetėm qė ka ky komb, kaq tė gjatė, kaq tė drejt, kaq tė gjerė, me emėr mbreti, si pėr tė humbur njėherė e mirė lidhjet e popullit me dėshmorėt e vet.
    Por, gabimet apo krimet me jetėn urbane tė Tiranės nuk mbarojnė kėtu?! Dihet se Tirana ėshtė planifikuar sipas njė zhvillimi urban tė tipit vjenez. Italianėt, veē e zbatuan kėtė model, ku gjerėsia e rrugėve brenda qytetit pėr atė kohė nuk tė lejonte tė ngrije pallate me mė shumė se 4-5 kate. Ndaj dhe u ndėrtua e tillė, madje deri nė vitet ‘90. Po sot? Ku u gjet justifikimi, qė me tė njėjtėn gjerėsi rrugore tė trashėguar u ngritėn gangrena betoni prej 12-13 katesh? Si mundet tė ngresh ngrehina 12 deri nė 25 kate, si ai te Telekomi apo kudo nė Tiranė, me largėsi zero nga trotuaret dy metrosh tė rrugėve pa gjerėsi.
    Por, krimet me jetėn urbane tė Tiranės nuk mbarojnė kėtu?! Dihet se Tirana ėshtė planifikuar qė tė zhvillohej drejt dhe tej stacionit tė trenit, drejt Paskuqanit, qė ndryshe nga dendėsimi i pashembullt, ajo pėr shkak tė njė presioni tė ri urban duhej tė ndėrtohej sipas njė modeli Beogradi i ri, Praga e re, Viena nė anė tjetėr tė Danubit, Parisi tej e jashtė unazės sė vet dhe jo sipas parimit tė dendėsisė, ēdo truall toke – njė ngrehinė, ēdo hapėsirė publike njė kompleks ndėrtimi. Por, zgjerimi drejt njė Tirane tė re, sikundėr dhe unaza, nuk janė bėrė dhe nuk do tė bėhen deri sa ti o qytetar tė kuptosh, qė tė tjerė fitojnė dhe tė tjerė si ty humbasin, sepse njė Tiranė e hapur do tė shfrynte njė ēmim shumėfish tė mbledhur. Po tani e kuptove?!

    panorama

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    mir ka folur sazan Guri..

    ---


    ja dhe ky eksperti tjeter cfar thote
    -


    Aliaj: Plani belg nė shėrbim tė interesave personale


    Besnik Aliaj, njėri nga ekspertėt e njohur tė urbanistikės nė vend, u shpreh gjatė njė prononcimi pėr mediat, se ajo qė po ndodh nė Sheshin "Skėnderbej" ėshtė njė dėshtim i madh i administratorėve tė qytetit. Eksperti urbanistikės Aliaj, thekson se ėshtė e pa pranueshme qė njė plan rregullues pėr njė qendrėn e Tiranės tė bėhej nė njė kohė kaq tė gjatė. Aliaj ėshtė i mendimit se prerja e bulevardit nga ndėrtimi i njė kulle nuk do tė sillte frymėmarrje pėr qendrėn, por do tė mbyllte mė shumė atė. Eksperti pėr ēėshtjet urbanistike shprehet se projekti pėr qendrėn e Tiranės duhet tė ishte mė funksional. Aliaj thekson se, pas kėtij plani mund tė fshihen interesa tė individėve tė ndryshėm. "Mendoj qė, ėshtė njė debat i vonuar. Dikush mund tė thotė qė nuk ėshtė asnjėherė vonė, qė mund tė ndėrhyet, por ėshtė njė debat shumė i vonuar, aq mė tepėr nė gjithė morinė e kėtyre tensioneve. Ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se, ku qėndron e vėrteta. Ėshtė e vėshtirė tė kuptosh se kush janė faktorėt realisht tė interesuar pėr qytetin dhe kush janė faktorė tė tjerė, tė cilėt kanė interesa, ndoshta edhe konflikte mbi kėtė debat nė raport me interesin publik. Do tė thoja se, ata qė bėrtasin mė shumė ndoshta janė pikėrisht ata qė kanė interesa nė kėtė lloj loje qė mendoj unė se po luhet nė kurrizin e qytetit", u shpreh Aliaj.


    Plani belg ėshtė antiligjor, pasi nuk ka marrė miratimin e asnjė institucioni

    Plani pėr rregullimin e Sheshit "Skėnderbej" nuk ka kaluar asnjė nga hallkat qė ligji parashikon pėr miratimin e rikonstruksionit tė njė sheshi. Sipas procedurave ligjore, plani belg qė tė bėhej i ligjshėm duhej qė tė ndiqte disa faza. Faza e parė ishte kalimi dhe miratimi nė KRRT i studimit tė kėtij plani, i cili ėshtė i mangėt dhe i mungojnė firmat e anėtarėve tė KRRT-sė. Faza e dytė ėshtė kalimi sėrish i kėtij plani pėr tė marrė lejen e sheshit tė ndėrtimit. Edhe kjo fazė ka procedurėn e vet, e cila i nėnshtrohet miratimit nga anėtarėt e KRRT-sė. Rama deri mė tani nuk ka ndėrmarrė asnjė hap pėr tė kėrkuar miratimin e sheshit tė ndėrtimit pėr planin belg tė qendrės sė Tiranės. Faza e tretė ėshtė ajo e nxjerrjes sė lejes sė ndėrtimit. Edhe nė kėtė fazė, kėrkohet firma e anėtarėve tė KRRT-sė, por qė Rama nuk ka dėnjuar qė ta kalojė pėr miratim nė Kėshillin e Rregullimit tė Territorit. Duke mos pasur asnjė nga kėta elementė, fillimi i punimeve nė Sheshin "Skėnderbej" ėshtė tėrėsisht i paligjshėm. Paligjshmėria tjetėr qė pėrbėn njė skandal mė vete ėshtė injorimi qė kreu i Bashkisė kėrkon t'i bėjė Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit tė Republikės. Rama e ka kaluar planin francez nė mbledhjen e kėtij institucioni, ndėrsa pretendon se edhe qendra ėshtė pjesė e kėtij plani. Nė tė vėrtetė, plani francez nga ai belg kanė ndryshime tė mėdha. Nėse ėshtė miratuar nė tėrėsi plani francez, plani belg ėshtė krejt i ndryshėm dhe ka kulla krejt tė tjera nga ato tė planit francez. Kėto natyrisht qė kėrkojnė vendimmarrjen e KRRTRSH-sė. Rama ėshtė munduar qė ta anashkalojė edhe kėtė pikė, duke shkelur haptas ligjin. E njėjta gjė ka ndodhur edhe me Kėshillin Bashkiak. Ky institucion ka miratuar fondin e dhėnė pėr rikonstruksionin e Sheshit "Skėnderbej" dhe ka miratuar planin francez, por nuk ėshtė paraqitur pėr asnjė moment pėr diskutim plani belg. Ndėrsa, Kėshilli Bashkiak mund tė konsiderohet si njė hallkė e kalueshme nė procedurėn e sheshit, njė gjė e tillė nuk mund tė ekzistojė pėr KRRT-nė e Tiranės dhe KRRTRSH-nė. Shkelja e tė gjitha proceduarave pėr nisjen e rikonstruksionit tė planit pėr qendrėn e Tiranės ėshtė njė sfidė e hapur qė Rama kėrkon t'i bėjė ligjit dhe institucioneve.

    Elis KUĒI

    rd

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Nje gabim te madh ka ky gjatoshi Rama.
    Gjithe keta kundershtare te pd qe ka i trajton si qytetare kur ne fakt jane barbare, injornate dhe destruktive.
    Dhe gjuha per tu marre vesh me barbaret eshte vetem forca. Vetem huri i sjell ne vete keta monstra destruktive.
    Bene tunelin e Thirres ju shemb e iken parate, bene rrugen Durres Kukes u ca e u be cope cope pa kaluar viti iken prape parate.
    Bene petroliferen ne Vlore asnje dite ska punuar se eshte antiekonomike, iken prap parate.
    Prishen mbikalimin te zogu zi ku hodhen ne ere 2 milion euro dhe harxhuan per ta ribere 17 milion euro iken 10 fish parate.
    Vazhdo o gjatosh i bashkise tiranes ti quash njerez keta se si cifuti ne shkretetire do bredhesh e pushtet ske per te marre kurre
    Albania Uber Alles

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anėtarėsuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    shume bukur qenka

  9. #29
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Nje gabim te madh ka ky gjatoshi Rama.
    Gjithe keta kundershtare te pd qe ka i trajton si qytetare kur ne fakt jane barbare, injornate dhe destruktive.
    Dhe gjuha per tu marre vesh me barbaret eshte vetem forca. Vetem huri i sjell ne vete keta monstra destruktive.
    Bene tunelin e Thirres ju shemb e iken parate, bene rrugen Durres Kukes u ca e u be cope cope pa kaluar viti iken prape parate.
    Bene petroliferen ne Vlore asnje dite ska punuar se eshte antiekonomike, iken prap parate.
    Prishen mbikalimin te zogu zi ku hodhen ne ere 2 milion euro dhe harxhuan per ta ribere 17 milion euro iken 10 fish parate.
    Vazhdo o gjatosh i bashkise tiranes ti quash njerez keta se si cifuti ne shkretetire do bredhesh e pushtet ske per te marre kurre
    Me e forta ishte kur PD hidhet dje ne sulm ndaj bashkise, sepse kjo e fundit do te rehabilitoje brigjet e Lanes, pas ures se rruges se Kavajes, ku Lana eshte e mbushur me baraka e plehra. E pate mbrojtjen absurde qe i benin barakave e mureve pa leje ne Lane? Keta sikur nuk duan rindertim por duan ta lene Tiranen si hale!

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-08-2009
    Postime
    193
    Ramésesi po planifikon te ngreje piramiden ne mes te shqiperise, me kete gje gangrenizimi i tiranes perfundon. Nuk e imagjionoj si mund te jetoj robi ne ato skuta 150 mije euroshe ne katin e 17, pa kalim, pa parkim, pa privaci sepse te shikon tjetri ne pallatin perballe . Kioskat u hoqen brenda ores ata qe i kishin e dinin qe do hiqeshin dhe prandaj nuk ben ze, por si tja besh ketyre lloj bunkerave shumekaēe beton arme qe i kan zen frymen Tiranes. Finalizimi i kesaj masakre eshte venja dore e te vetmes hapesire qe ka Tirana, qe mburret Shqiperia, sheshi Skenderbej. Ate pasuri qe na ka ngele duan te na e marrin mafiozat me pallatet qe do ngrene.

  11. #31
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nė njė forum ku i kėrkohet liderit mė tė mėdh qė ka parė bota qė tė zėrė me dajak kundėrshtarėt politikė,duhet ikur me vrap.Ka rėnė shumė niveli i debateve nė kėtė forum.

  12. #32
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Fillozofia e ndertimeve madheshtore ne qender te kryeqytetetve jo vetem qe deshtoi si fillozofi e fillimit te shekullit te kaluar ne shumicen e kryeqendrave ne amerike , por dhe Manhattan ne New York megjithese eshte i bukur dhe madheshtor eshte mbytes per te jetuar.
    Kush nga ju ka pasur fatin dhe te vizitoje Parisin e di cfar do te thote hapesire ne nje qytet te madh, e njeh dhe ka shijuar bukurine e shesheve madheshtore qe nga Place della Concord etj. te shen Elizeja, nga shetitoret buze Senes e ku ta di une.
    E pra miq te dashur sot fatmiresisht ne kemi nje hapesire te tille ne qender te kryeqytetit tone te dashur , qe fatekeqesisht eshte lene ne nje gjendje te mjerueshme dhe kjo sipas meje qellimisht per te justifikuar "regullimin" shkaterimin apo betonifikimin e saj.
    E pra kultura qindra vjecare dhe ekperienca urbanistike boterore lejonte qe Ky shesh jo vetem te ruante pekuliaritetin e tij por dhe te permiresohej , po jo ne jemi shqiptare ne udhehiqemi nga interesat te vogla te momentit , fatekeqesi jone dhe epolitikaneve tane eshte se jo qe nuk mendojme per te nesermen dhe per brezat qe do te vijne por nuk na intereson asnjcike qe historia te na kujtoje per mire.
    Egzekutimi i Sheshit nuk eshte dicka e pa pritur ne politiken e urbanizimit te Tiranes nen Ramen, te vjen per te qere kur shikoj nga dritarja e pallatit hapesiren e ish lagjes se kuqe nga punishtja e pastave te pesmbedhjetekateshi, apo kur shikoj rrugen e Dibres tashme te mbytur nga ato godina 20 kateshe si perbindesha ne horizont.
    E pra miq sot ne po jetojme momentet e fundit te nje sheshi qe ka shkrojtur historine e Tiranes gjate ketij 100 vjecari.
    O moj Shqypni e njera Shqypni.

  13. #33
    Citim Postuar mė parė nga Besoja Lexo Postimin
    Nė njė forum ku i kėrkohet liderit mė tė mėdh qė ka parė bota qė tė zėrė me dajak kundėrshtarėt politikė,duhet ikur me vrap.Ka rėnė shumė niveli i debateve nė kėtė forum.
    Beso me te drejte shtron kete shqetesim!

    Pse cuditesh? Nuk besoj se deri tash nuk ke njohur tipa te tille si ai qe ka shkruar me lart per "kulturen" e sopates se Edit!

    Eshte dhe njeri qe ka studjuar ligjet dhe po ashtu qe ka zbatuar ligjet, por se cilat ligje vetem ai e di!

    Injoroje dhe ec perpara!

  14. #34
    Citim Postuar mė parė nga veris Lexo Postimin
    Fillozofia e ndertimeve madheshtore ne qender te kryeqytetetve jo vetem qe deshtoi si fillozofi e fillimit te shekullit te kaluar ne shumicen e kryeqendrave ne amerike , por dhe Manhattan ne New York megjithese eshte i bukur dhe madheshtor eshte mbytes per te jetuar.
    Kush nga ju ka pasur fatin dhe te vizitoje Parisin e di cfar do te thote hapesire ne nje qytet te madh, e njeh dhe ka shijuar bukurine e shesheve madheshtore qe nga Place della Concord etj. te shen Elizeja, nga shetitoret buze Senes e ku ta di une.
    E pra miq te dashur sot fatmiresisht ne kemi nje hapesire te tille ne qender te kryeqytetit tone te dashur , qe fatekeqesisht eshte lene ne nje gjendje te mjerueshme dhe kjo sipas meje qellimisht per te justifikuar "regullimin" shkaterimin apo betonifikimin e saj.
    E pra kultura qindra vjecare dhe ekperienca urbanistike boterore lejonte qe Ky shesh jo vetem te ruante pekuliaritetin e tij por dhe te permiresohej , po jo ne jemi shqiptare ne udhehiqemi nga interesat te vogla te momentit , fatekeqesi jone dhe epolitikaneve tane eshte se jo qe nuk mendojme per te nesermen dhe per brezat qe do te vijne por nuk na intereson asnjcike qe historia te na kujtoje per mire.
    Egzekutimi i Sheshit nuk eshte dicka e pa pritur ne politiken e urbanizimit te Tiranes nen Ramen, te vjen per te qere kur shikoj nga dritarja e pallatit hapesiren e ish lagjes se kuqe nga punishtja e pastave te pesmbedhjetekateshi, apo kur shikoj rrugen e Dibres tashme te mbytur nga ato godina 20 kateshe si perbindesha ne horizont.
    E pra miq sot ne po jetojme momentet e fundit te nje sheshi qe ka shkrojtur historine e Tiranes gjate ketij 100 vjecari.
    O moj Shqypni e njera Shqypni.
    Tirana me e bukur ka qene ajo pjese e banuar nga ata qytetare dhe tregetare, qe i ndertuan shtepite ne kohen e Mbreterise deri ne vitin 1940, se pastaj erdhi koha e kajokarafilave dhe e opingave te tipave te partizanit Meke!

    Shkaterrimi filloi qe me hyrjen ne fuqi te atyre te draper-cekanit, qe e kthyen Tiranen ne qytet pa identitet, ne nje qytet ku nje pjese u ndertua me planet sovjetike, nje pjese me projekte kineze e teprica me plane te denja per boten e trete.

    Eshte per te ardhur keq se si opinioni qytetar tiranas ka arritur te mbese ende dhe ne ditet e sotme peng i atyre qe e shperfytyruan per 50 vite, qe ja moren token, dyqanet, bacet, pemet dhe i dhane pluhur, zhurma dhe kaos.

    Eshte per te ardhur keq se si specialistet shqiptare me te mire te urbanistikes pajtohen me te keqen qe prodhon politika dhe nuk guxuan e as guxojne te hapin gojen, sepse ata u tremben nga krimet e mafies se ndertimit, qe nuk kurseu askend per tu hapur rrugen realizimit te projekteve, permes larjes se parave te ndyra e te fituara me trafik droge, trafik armesh, trafik njerezish dhe me kusari politike.

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin
    Me e forta ishte kur PD hidhet dje ne sulm ndaj bashkise, sepse kjo e fundit do te rehabilitoje brigjet e Lanes, pas ures se rruges se Kavajes, ku Lana eshte e mbushur me baraka e plehra. E pate mbrojtjen absurde qe i benin barakave e mureve pa leje ne Lane? Keta sikur nuk duan rindertim por duan ta lene Tiranen si hale!
    Barbaret jan pra.
    Barbaret ca kan bere ne bote? Shakarrun Romen, shakatarrun Arabin gjithe boten.
    Barbaret tane po shketerrojn Shqiprine dhe kur del nje njeri qe do te ndertoje i hidhen ne fyt sic bejn pdistet barbare.
    Demokraci me barbare ska pase ne asnje vend ska pse te kete tek ne.
    Le te hidhen si te duan barbaret kush shohin ksoj lloj shkrime po seshte faji im qe jane barbare.
    Albania Uber Alles

  16. #36
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-03-2005
    Postime
    30
    Kjo e vertete e hidhur te ben te vesh kujen kur shikon trasformimi e 10 vjeteve te fundit te Tiranes o Dydrinasi. Keto 10 vjet abuzime do ti paguajne shtrenjte brezat e ardheshem.

  17. #37
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    08-06-2004
    Postime
    105
    kam vajzen 3 vjec e gjys,nganjeher i ven kubat e veta kur luan,me ne regullsi se projekti i sheshit.A po nuk varet nga ajo?E gjeta!Ky eshte kombinacioni i ndertimeve qe con me shume lek ne llogarin bankare te Ed Rames,pse jo mbase dhe ne ate te sales....

  18. #38
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Si ka ndryshuar nė 75 vjet qendra e kryeqytetit

    Historia e krijimit tė kompleksit historik "Skėnderbej"

    Historiku i emėrtimeve administrative nė Tiranė, fillon me emėrtimin e njė sheshi tė thjeshtė para Xhamisė sė vjetėr me emrin sheshi " Skėnderbej ". Deri nė vitin 1912, Tirana kishte tė emėrtuara vetėm disa lagje tė vogla kryesisht me mbiemrat e fiseve qė banonin nė to. Pas vitit 1912, pleqėsia e burrave tė Tiranės ka vendosur dy emėrtime mjaft domethėnėse pėr historinė e vendit tonė qė sapo kish dalė nga sundimi otoman si sheshi "Skėnderbej " qė sapo pėrmendem dhe rrugėn qė njihej me emrin rruga e "Sahatit " tė cilėn e pagėzuan pas pavarėsisė me emrin rruga " 28 nėntori ". Zhvillimi urban i qytetit modern fillon mė 1920 mbi bazėn e spostimit dhe zmadhimit periodik tė qendrės modeste " Skėnderbej " pėr tė mbėrritur nė pozicionin dhe madhėsinė e qendrės kryesore tė kryeqytetit dhe vendit. Pas vitit 1920, pėr tė pėrmbushur funksionet e kryeqytetit provizor tė vendit tonė ndėrmerren nė Tiranė njė varg punimesh modeste por tė rėndėsishme pėr kohėn si zgjerim dhe sistemim rrugėsh dhe sheshesh etj. Nė kėtė vazhdė ėshtė edhe shpėrngulja nė vitin 1922 e dhjetėra varrezave qė rrethonin objektet e kultit tė Tiranės dhe sistemimi i tyre nė njė mjedis tė vetėm jashtė qendrave tė banimit dhe me njė ndarje simbolike tė myslimanėve dhe kristianėve.Kjo shpėrngulje mundėsoi krijimin e mjaftė hapėsirave qė gradualisht u kthyen nė hapėsira tė lira publike dhe qė krijonin mundėsi punimesh pėr infrastrukturėn e njė qyteti nė fillimet e formimit tė tij. Kthimi i Tiranės mė 1925 -ėn nė Kryeqytet tė pėrhershėm, i dha hov shumė punimeve urbane shtetėrore dhe private. Edhe sheshi i vogėl "Skėnderbej" spostohet dhe konfigurohet gradualisht nėpėrmjet projektesh tė ndryshme siē janė ato austriake tė 1914 dhe 1918, plani rregullues i ing.Eshref Frashėrit mė 1923, pėr tė mbėrritur nė planin rregullues tė 1929 tė projektuar nga arkitekti italian Franēesko Brasini si dhe kompleksi i madh urban i pėrbėrė nga Bulevardi Zogu i I-rė, kompleksi i Ministrive , nga sheshi dhe lulishtja me autor italianin Florestano De Fausti ( sot zona historike e Tiranės ). Nga kontakte tė vazhdueshme evidentoj shpesh njė mendim tė gabuar mbi simbolikėn e objekteve tė sheshit " Skėnderbej " duke e cilėsuar atė si arkitekturė fashiste, por vetėm me njė njohuri tė thjeshtė dhe lidhjen ndėrmjet tyre tė elementeve tė dekorit tė pėrdorur nė fasadat e stilit tė rilindjes evropiane nė kėtė kompleks, ka bėrė qė i gjithė Kompleksi " Skėnderbej" tė jetė edhe njė pavijon i hapur i historisė shqiptare. Nga ndryshimet nė vite kompleksi fillestar ėshtė cenuar duke i hequr ( shembur ) disa objekte ku mė kryesoret pėrmendim godinėn e vjetėr tė Bashkisė dhe shatėrvanin e sheshit. Kompleksi “Skėnderbej” qė mbush kėtė vit 75 vjet nga viti i ndėrtimi,t ka sot nė pėrbėrje disa objekte si godinat 75-sė vjeēare tė qeverisė dhe Bashkisė tė kthyera nė identitet nga njė projekt i madh nė vazhdim, sheshin “Skėnderbej” tė plotėsuar nė vitin 1969 edhe me monumentin luftarak tė Skėnderbeut, si dhe lulishten e sheshit qė nė vitin e 75 tė ndėrtimit po rikthehet po nga Bashkia e Tiranės nė identitet, ashtu si shumė pjesė tė zonės historike tė Tiranės. Kjo lulishte 75-sė vjeēare e pėrfunduar nė gusht tė vitit 1931, ka patur fatin tė jetė pjesė e skenės historike kombėtare dhe duke gjykuar mbi materiale dokumentare sheshi dhe lulishtja kanė kronologjinė e tyre. Nė kėtė lulishte si pjesė e pa ndarė e sheshit "Skėnderbej" janė organizuar shumė ceremoni tė ngritjes sė flamurit, manifestime, shumė koncerte tė formacioneve tė ndryshme, shumė panaire tė gjinive tė ndryshme etj. Shumė breza kanė nė arkivin e tyre fotografik me dhjetėra foto tė realizuara tek kjo lulishte, pasi pėr shumė vite ajo ka shėrbyer si foto-studio e hapur pėr Tiranėn, me qindra albume, revista dhe kartolina pasqyrojnė kėtė objekt. Pėr vite me radhė qytetarėt e Tiranės kalonin kohėn e lirė nė kėtė lulishte qė disa e quanin "bordura" disa "kafe Gjirokastra". Vizitorėt e huaj nuk largohen pa futur nė celuloidin e tyre vizionin e saj kompleks. Ndaj mund tė themi se kjo lulishte qė po ripėrtėrihet nė pėrvjetorin e 75 -tė tė saj ėshtė pėr banorėt dhe vizitorėt e Tiranės vendi mė i aktivuar pėr historinė dhe kujtesėn qytetare.

    Evenimentet e zhvilluara ne qendrėn e Tiranės


    Nė vitin 1931, tek lulishtja e sheshit “Skėnderbej” zhvillohet njė pjesė e panairit tė parė tė Tiranės, mė pas nuk pati ndonjė eveniment historik, pasi pranė saj ishte njė kantier punimesh qė mbylli punimet e sheshit nė vitin 1936.
    Nė vitin 1937 festohet me madhėshti 25 vjetori i Pavarėsisė, lulishtja bėhet vendi kryesor i kėtyre festimeve.
    Nė vitin 1938 festohet nė tė njėjti vend 10-tė vjetori i mbretėrisė shqiptare
    Nė vitin 1938 festohet martesa e Mbretit Zogu i I-rė
    Nė prill tė 1939 festohet lindja e Princit Leka i I-rė
    Nė prill tė 1939 zhvillohen protesta tė qytetarėve tė Tiranės kundėr pushtimit fashist italian
    Nė prill tė 1939 zhvillohet me demonstrim ushtarak hyrja e ushtrisė pushtuese italiane
    Nė maj tė 1941 ceremonia e vizitės sė Mbretit Viktor Emanueli i III-tė
    Nė korrik tė 1941 miting i madh pėr bashkimin administrativ Shqipėri-Kosovė
    Nė vitin 1941 demonstrata e rinisė antifashiste
    Nė vitin 1943 zhvillohet me demonstrim ushtarak hyrja e ushtrisė gjermane
    Nė vitin 1944 lufta pėr ēlirimin e Tiranės
    Nė vitin 1944 bombardim britanik nė qendėr tė Tiranės
    Nė vitin 1944 Ēlirimi i Tiranės, organizohet rreth lulishtes paradė ushtarake dhe ngritja e flamurit tonė kombėtar
    Nė vitin 1951 tek lulishtja vendoset monumenti i Stalinit
    Nė vitin 1953 tek lulishtja zhvillohet ceremoni homazh pėr vdekjen e Stalinit
    Nė vitin 1959 ceremonia e vizitės sė Sekretarit tė Parė tė Komitetit Qendror tė Bashkimit Sovjetik, Nikita Krushovit
    Nė vitin 1968 hiqet nga lulishtja monumenti i Stalinit pėr t’u rivendosur tek parku Rinia
    Nė vitin 1968 ceremonia e vizitės sė Kryeministrit Kinez Cu En Lait
    Nė vitin 1969 vendoset tek lulishtja monumenti i Skėnderbeut
    Nė vitin 1985 ceremonia e varrimit tė Enver Hoxhės.
    Nė vitin 1990 miting i madh me rastin e vizitės sė Sekretarit Amerikan tė Shtetit, Xhejms Beiker
    Nė vitin 1998 kėsaj lulishte i jepet emėr "Kėshilli i Europės" , pėr anėtarėsimin e strukturave pėrfaqėsuese tė pushtetit tonė vendor nė organizmat vendore tė Kėshillit tė Evropės

    Tirana Obeserver
    Life's too short to remove USB safely.

  19. #39

    Sheshi Asht I Xanun

    05/04/2010

    Ylli Manjani


    Sheshi “Skėnderbej”, si gjithmonė, ėshtė vendi ku reflektohen tė gjitha lėvizjet politike. Nxitimi pėr tė rregulluar sheshin vjen nė fakt jo si shqetėsim pėr tė pėrmirėsuar jetėn apo pamjen e qendrės sė Tiranės, por si merak pėr tė marrė avantazhet elektorale tė zgjedhjeve lokale tė pas njė viti. Nuk ka mė asnjė dyshim se ka filluar fushata e zgjedhjeve vendore. Edi Rama ka vendosur tė konkurrojė vetė nė zgjedhje pa e pyetur partinė dhe pa e ēarė shumė kokėn pėr ēka thėnė kur fitoi herėn e fundit. Me sfondin politik tė kutive tė pahapura (moshapjen e tė cilave e arriti me sukses) dhe me imazhin e njė kryetari bashkie “viktimė” e qeverisjes qendrore, zoti Rama ka filluar fushatėn e tij pėr njė mandat tė katėrt nė krye tė bashkisė sė kryeqytetit.

    Nga ana tjetėr, zoti Berisha e ka filluar kėtė fushatė fill pas fitores sė zgjedhjeve tė pėrgjithshme. Lojėrat e tij tė zakonshme me buxhetin lokal dhe me degjenerimin publikisht tė figurės sė Ramės janė tashmė prezente nė politikė. Megjithėse i mundon njė kandidat zyrtar (ka disa qė pėrfliten), zoti Berisha qartėsisht dėshmon se e ka marrė seriozisht betejėn pėr tė marrė pas 12 vitesh bashkinė e kryeqytetit. Nxitja e debatit pėr sheshin “Skėnderbej”, pėrveēse shmangu vėmendjen e opinionit nga kriza e kutive, solli nė fushatė edhe vetė Ramėn, pėr tė cilin mbajtja e bashkisė ėshtė me rėndėsi jetike politike dhe jo vetėm. Pra ky ėshtė konteksti nė tė cilin palėt kanė filluar fushatėn e zgjedhjeve lokale fiks njė vit kalendarik pėrpara.

    Pėrveē dėshmisė sė qartė mbi ēeljen e fushatės elektorale, sheshi “Skėnderbej” nė mėnyrė tė dhimbshme po na tregon edhe disa tė vėrteta tė tjera. Ndėrtimi i kryesheshit tė Shqipėrisė tregon legenosjen e politikanėve para njerėzve sa herė u vjen radha pėr tė marrė votat. Edhe ky shesh nuk i shpėtoi dot politizimit tė ēdo detaji tė tij, duke larguar vėmendjen nga e vėrteta dhe duke i ndarė mendimet nė bazė tė tifozllėkut dhe jo arsyes. As Rama e as Berisha nuk u kujtuan pėr ta rregulluar kėtė shesh tre apo dy viteve mė parė, megjithėse janė nė po ato funksione publike. U kujtuan sot tė merren me sheshin, sepse sot njė vit duan vota. Puna pėr sheshin filloi para njė viti i llogaritur tė inaugurohet fiks nė kohėn e zgjedhjeve tė ardhshme. Pėr “standardin” qė kanė vendosur nė politikė Rama dhe Berisha, politizimi i njė pune publike nuk ėshtė problem, por pėr qytetarėt Shqiptarė qė deshėn dhe duan tė shprehin ndonjė mendim pėr sheshin e sė ardhmes kjo mėnyrė ėshtė njė ferr i vėrtetė.

    Ligjėrisht sheshi dėshmon se sa larg ėshtė sundimi i sė drejtės nė kėtė vend. Tė dyja palėt shkelin ligjet e shtetit me sjelljet qė dėshmuan nė ēeljen dhe bllokimin e punimeve. Bashkia duhet tė paraqiste njė projekt pėr miratim nė KRRTSH, por nuk e bėri. Vendosi tė fillojė punė pa kėtė vendim, pra njė mėnyrė tė paligjshme. Pra sheshi nuk ėshtė vetėm pa leje mjedisi, por ėshtė pa lejen e ndėrtimit. Mbikalimi te “Zogu i Zi” u prish edhe pse kishte leje ndėrtimi nga KRRTRSH-ja. Qeveria nxiti jashtė ēdo ligji ministrin e Transporteve tė hidhte asfalt nė kėtė shesh nga njėra anė dhe paragjykon marrjen e njė vendimi nė KRRTRSH nė emėr tė klientelizmit. Shkurt asgjė e ligjshme nuk gjendet nė sjelljen e politikanėve tanė qė na drejtojnė. Sigurisht qė kjo sjellje nuk ėshtė e para, por ky shesh na kujtoi edhe njė herė se si ka rėnė shteti e Kushtetuta dhe ligji nė kėtė vend (lėre pastaj e drejta qė nuk ekziston fare). Shumė syresh thonė se ē’rėndėsi ka ligji para sheshit? Pikėrisht kėtu e ka origjinėn sjellja harbute e politikanėve me ligjin. Pėr fat tė keq njerėzit e perceptojnė ligjin vetėm kur u bie drejtpėrdrejt nė kurriz, pa menduar se legalizimi i njė shkelje ligjore ēon automatikisht nė legalizimin e ēdo tė keqe tjetėr. Meqė ra fjala, ndoshta ėshtė ALUIZNI autoriteti qė mund tė marrė nė dorėzim sheshin “Skėnderbej” pas rikonstruksionit tė paligjshėm. U mėsuam tani me tė dhe nuk na bėhet ta mbyllim.

    Elektoralisht sheshi po tregon se as Rama e as Berisha nuk kanė ndryshuar strategjinė e tyre pėr zgjedhjet. Berisha vazhdon tė sulmojė me dhe pa karar, ndėrsa Rama mbrohet nė pozicionin e viktimės politike. Nėse loja vazhdon kėshtu atėherė Rama ėshtė nė avantazh elektoral. Kėshtu ka ndodhur edhe mė parė, kur Rama fitoi dy mandatet e fundit nė krye tė bashkisė. Tirana ka dėshmuar se nuk mbėshtet sjelljet ekstreme politike. Ngjarjet e “Zogut tė Zi” dhe pėrdorimi i taktikave tė sulmit personal deri edhe nė nxjerrjen e intimiteteve, treguan se humbėsi ėshtė ai qė i pėrdor. Ndėrkohė, Rama nuk humb kohė duke shpeshtuar daljet publike tė tij jo mė pėr kutitė, por nė prani tė ziftit elektoral nėpėr rrugicat e Tiranės (qė sidoqoftė janė shumė pak) po bėn fushatė tė pastėr elektorale. Nga ana tjetėr, Berisha pėr momentin ka edhe njė disavantazh tjetėr, sepse nuk ka nxjerrė ende njė kandidat pėrballė Ramės. Nėse kandidati i Berishės do tė jetė ministėr duhet llogaritur se gara fillon edhe me njė disavantazh tjetėr pėr Berishėn, pasi ministrat marrin kostot e qeverisė nė mėnyrė tė natyrshme.

    Pėrplasja e Ramės dhe Berishės pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė jetike pėr tė ardhmen e tyre nė politikė. Rama mund ta fitojė pėrsėri bashkinė, pavarėsisht premtimit tė tij se “nuk do tė kėrkonte mandat tė katėrt”, vetėm nėse u kėrkon votėn qytetarėve tė Tiranės pėr tė ruajtur balancėn politike nė vend. Humbja e bashkisė do tė thoshte largim nga politika pėr dy arsye: sė pari, politikisht ai del i dėrrmuar dhe sė dyti, nuk siguron dot mė asnjė burim financimi pėr zgjedhjet e pėrgjithshme. Nė momentin qė Rama nuk ka mė pushtetin e lejeve tė ndėrtimit, asnjė kacidhe nuk i paguan mė askush, madje as deputetėt ndėrtues. Nga ana tjetėr, Berisha e di shumė mirė se nėse Rama fiton bashkinė, qoftė edhe sikur Tirana tė jetė e vetmja njėsi e fituar nė tė gjithė vendin, fillon numėrimi mbrapsht i kohės sė qėndrimit tė tij nė qeveri. Kjo vjen natyrshėm pas njė beteje elektorale tė fortė, ku fituesit i ngrihen pikėt elektorale, aq mė tepėr kur qeveria dhe koha e gjatė nė politikė prodhon gjithnjė e mė shumė konsum. Nuk dua ta ēoj nėpėr mend skenarin tjetėr, qė pėrflitet jo pak, se zgjedhjet e ardhshme nė Tiranė do tė bėhen si nė Ruzhdie. Pra ėshtė e qartė se pėrplasja elektorale pėr Tiranėn ėshtė thjesht dhe vetėm politike. Nuk do tė ketė pėrplasje alternativash, idesh, projektesh, por thjesht rreshtim votuesve sipas thirrjeve politike tė Ramės dhe Berishės. Pėr fat tė keq, humbėsit do tė jenė pėrsėri qytetarėt e Tiranės, tė cilėt nė vend qė tė votojnė pėr tė zgjedhur njė kryetar bashkie, do jenė tė detyruar tė votojnė kryetarin e Partisė Socialiste dhe/ose kryetarin e Partisė Demokratike me idenė pėr tė ruajtur ose larguar njėrin prej tyre. Humbės do jetė qyteti, i cili do tė vazhdojė tė humbasė pėrfundimisht ēdo shenjė tė identitetit tė tij, pavarėsisht se kush i fiton zgjedhjet.

    Simbolikisht, tė paktėn pėr tė respektuar vetė sheshin, kėtė radhė qeveria dhe bashkia duhet tė ishim njėsh pėr fillimin e punimeve. Pėr 20 vite ky shesh i mbajti nė kurriz partitė qė drejtojnė si qeverinė ashtu edhe bashkinė. Tė paktėn pėr kėtė arsye e meritonte ky shesh kėtė respekt. Ndoshta nė pamjen e re tė tij ky shesh nuk do tė mbante mė njerėz kaq shumė ndarė nė llogoret politike. Por nė vend tė bashkimit qeveria dhe bashkia legalizuan ndarjen. Mesa duket edhe sheshi do tė mbajė njerėz tė ndarė thellė politikisht, sepse kėshtu duan liderėt politikė. Qeveria dhe bashkia, pasi i morėn frymėn pėr 20 vite, tashmė duan t’i marrin edhe votat me emrin e tij. Edhe sheshi i ri do tė vazhdojė tė mbajė politikanė, qė nė krye tė turmave pėrkatėse do tė vazhdojnė t’i tregojnė njėri-tjetrit se “sheshi asht i xanun” me njerėz qė protestojnė jo pėr kushte e jetė tė mirė po pėr politikė.

    gazeta shqip

  20. #40
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-07-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    323
    po mire bre agallare,po begenisni te degjoni dhe nje fshatare qe s merr vesh shume nga brrockullat e djallzite e politkse,po ka hallen e tokave qe mbene djerre,te tokave qe po rreshqasne ne kater nahite e vatanit ,e ca halle tjera....
    le te bien ne ujdi ata,dy te paret tane qe ata kemi qe i pacim me jete,t i thone paradhenesve qe kane dhene parat per sheshn se cufe katundari,na e dha nje mendje keshtu e ashtu,qe ta heqne pergjegjsine nga vetja se shume do jene munduar duke e genjyer.... per mir xhanem po gjithsesi.....e te bejne nji parkingo
    per 7 pale qefe poshte sheshit,siper te mos e luajne vec t a shtrojne se mbari,e ja ku u lame. se dhe nje priffesor,qe ja thone Sazan me duket ,tha ca arsye qe italjanet kishin patur te behej sheshi ashtu e jo tjater soj....po keta belgjet me sa duket,nukndenjen shume ketu andajza e bene jangellesh tonje gje, me thane qe nje brar brar a si ja thone qenkerka arkitektua me i madh ne bote e qenka shqipetar nga zhapokika,pse se gjeni e ti merrni nje mendje "

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •