-
i/e regjistruar
Proletar Zilja
PARA ca ditesh me erdhi nga Shqiperia nje liberth i vogel me poezi se bashku me librin e Jose Saramagos,"Ungjilli sipas Jezu Krishtit, liber qe te trondit me vertetesine e jetes.
Nejse nuk eshte ky qellimi shkrimit tim.Eshte libri i vogel me poezi i shkruar nga Proletar Zilja.Pervec te njohurve te tij,asnje nuk e njeh ne boten e letrave Letin,shkurtimisht emri i tij ,,sepse kane mbetur vetem nje grusht poezi prej tij.
Ne 2007 ai vdiq,kete e mora vesh nga kopertina e librit.Per te njohur e njihja pak ,ashtu sic mund te njohesh dike qe kryqezohet dy apo tre here ne rrugen e jetes tende.Ishte burri i nje te njohures sime dhe nje dite me sjell ca tregime franceze,te mrekullueshme qe i kishte perkthyer nga italishtja.Vetem kaq
Fjale pas fjale dhe libri u mbarua.Dhe pas asaj me mbeti ne mendje dhe ne shpirt zemra e nje njeriu qe nuk e kisha njohur ne ngjarjet ditore te jetes sone.
Eshte shume e veshtire te shprehesh boten tend,hallet ,problemet e tua dhe te njerezise ku ti vozit.
Eshte shume e veshtire te hapesh zemren,te shembesh te gjitha barrikadat qe ne i veme vetvetes per mos te treguar ate qe kemi ne te vertete brenda vetes.
Eshte shume e veshtire te mbetesh i lidhur me qytetin tend,ta duash ate edhe kur ai shkaterrohet e vjell vrer si ne 1997.Eshte shume e veshtire te mbetesh perhere nje adoleshent i zjarrte qe dashuron aq paster peizashin e qytetit tend.
Eshte akoma me e veshtire te mbash gjalle zjarrin e adhuruesit te bukurise njerezore,pika kulmore e te ciles eshte Gruaja.
Eshte shume e veshtire te mbetesh deri ne fund te jetes tende me nje zemer te paster ku ti ke vend per te gjithe.
Dhe akoma me e veshtire te jesh nje baba i mire e te rritesh femije te cilet te vazhdojne traditen e duhur.
Ky ishte Leti,ose Proletari.
Poezia e tij!Parimi im baze ne lidhje me poezine.Lexoje,ndiq ritmin e saj muzikor,futi brenda zemres fjalet e arta,pranoje me miresi zerin e saj,kuptoje dhe perveteso ate sinjal te paster.
Ne i ke bere keto i ke dhene shperblimin me te madh vetes dhe atij ose asaj qe eshte rrefyer ne kete kenge.
KENGE SHPIRTI
Keshtu i quaj une poezite.
Neqoftese proza i ngjan nje kori te madh ku ka shume zera dhe natyrisht nje pune parapergatitore per t'i vene ne nje sintoni te gjithe ata zera qiellore,Poezia i ngjan nje Zeri Solo,qe kendon per qejf te tij dhe e ngre tonin deri ne kupe te qiellit.
Dhe poezite e Letit jane si Kenga e Mjellmes.Vetem nje grusht dhe i gjithe ai njeri brenda atyre kengeve.
Libri i tij"Nga shpirti derdha dashuri" ka stilin e nje rrefimtari qe e hap shpirtin perpara qiellit,detit,bashkeqytetareve te tij,i sinqerte,pa e care koken per opinione, i perkushtuar me Muzen e tij,ndonjehere pa e perpunuar vargun sipas rregullave te gurta,ai ndjek muzikalitetin dhe ritmin e shpirtit te tij.
Eshte aty feminia e tij,adoleshenca,rinia ,perpjekjet per te vozitur mire ne tallazet e jetes,eshte aty dashuria dhe krenaria prej vlonjati,skelari,po e dhe turpi qe ndien per turmat e hallakatura te instrumentuara keq ne 1997.
Eshte aty frymemarrja e detit,jeta e peshkatareve,perendimet e kuqerremta mbi Sazan,eshte vete qyteti me tere lashtesine e tij,jemi ne,njerezit,shqiptaret,eshte dhe jeta e gjithesecilit.
Po jap disa nga pezite e tij
-
-
i/e regjistruar
Prolog
I
Kur dita e re vjen
perserit te djeshmen qe shkon
trishtimi shpirtin rremben
e muzgu boten mbulon.
II
Te cudit kjo jeta jone,
gjithcka permbyset nje cast
e muzgu nis e zbardhellon
mbret ndjenjash behet nje cast
III
Dhe mosha kufijte harron
behet shpirti i ri,djaloshar
plaku dimrin nga vetja largon
e hy me jeten ne gr.
Perendim ne Vlore
Pas Sazanit dalengadale,
me pertim dhe i menduar,
iken dielli faqezjarr
dhe fton hene e praruar.
Rrezet kuqerrem si vjeshta
puthin detin ngjyre ar,
rete e bardha krahe lehta,
kuqelojne,ndizen zjarr.
Ky perndim i mahnitshem
zbukuron qytetin tim
vend prrallor e i magjishem
edhe ngazellen njerine.
Nje tjeter peizash
Sa i cuditshem ky prilli sivjet,
ne grahmat e fundit po shton egersine.
Shtrengate,
shiu litar rrjedh,
dimer i vertete,
deti furishem shfryn.
Qielli erresohet,
Nxin.
Pa titull
Me koke rrashe tek kazani
Qe digjet i ziu mbi prush
Pike-pike pikon llullane
zjarr si vape ne gusht
Dua piklen e bekuar
te shkelqej si qelibar
Te gris muzgun e trishtuar,
Te ndris shpirtin tim kristal.
Hallet qe me kane zene
Pse s'me qan hallet moj Nene,
Hallet qe me kane zene.
Arixhi ne vendin tene.
Mbeta si qiell pa hene.
Gjysme e jetes ne hava
Mbeta me placka ne krah.
Dhjete shtepi i kam nderruar,
tek asnjera rehatuar.
Ti i Zot qe rri ne qiell
qe urdheron toke e diell
ku kam bere ndonje "gjynah"
shpejt ta laj me "ishallah"
Zonje L....
gruas sime
Ne kete te ngrysur erresire,
pllakosur ne te butin shpirtin tim,
dy syte e tu qarte me ndrijne
udhe me rrefejne te eci mire.
Ah syte e tu,syte e tu
ku kafja dhe e gjelbre rrezellin
ke te quaj i mjeri per gezim?
Ngjyren kafe a te gjelbrin blerim?
Te falem o engjell i bukur.
e pashplodhur asnjehere,
E lehte,bukuria si flutur
qe sjell tek ne vec pranvere.
E ngarkuar gjer ne vesh
Gjer ne vesh e ngarkuar
SI MUSHKE E KUQE ME ZILE,
ngjit shkallet e menduar
e sterlodhur Leftoja ime.
Dyzet vjet ne arsim
Ne tre ,kater qeveri,
Shperblimi-gjysme okare
rritu dhe kater femije.
Une-Edhe sa kohe na mbeti valle
ne ngastrat e fundit jemi
do te bejme ndonjehere palle ariu?
Ajo-ne boten e pertejme kur te vemi.
Keta djaj parlamentare
Korba te zinj,sharlatane.
hajduker e sharlatane
qe perdhosin dhe altare
keta djaj parlamentare.
E perdhosin dhe kuvend
e gjithnje keshtu ka qene
ne kete dreq-o palo vend.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt