Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 58 prej 58
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    U paralajmrua se dot kishte termete ne Ballkan , ja lajmi i dates 03.03.2010 i dhen ne mediat ne Maqedoni , cudi si ne Kosov sqenka dhen edhe pse edhe Kosova permendet si vend qe mund te goditet nga termeti. Perndryshe termeti ishte ndje edhe ne Shkup , Kumanov , Tetov , Gostivar ... un se ndjeva.


    Bregdetit Adriatik dhe Kosovës i kanosen tërmete


    Një seri tërmetesh në botë, pas Haitit dhe Kilit, vazhdoi me goditje me intensitet të mesëm në FIlipine, në Kirgi dhe në Turqi. Me atë rast, drejtoresha e institutit sizmologjik serb, Sllavica Radovanoviq deklaroi për gazetën serbe "Blic", se rajoni i Ballkanit nuk bën pjesë në zonat sizmike me aktivitete të lartë, por paralajmëron se gjatë viteve në vijim edhe këtu mund të priten tërmete më të fuqishme. Si zona më kritike ajo i ceku Bregdetin Adriatik nga Mali i Zi deri në Rijekë, në gadishullin Istra, zonën përreth pejës në Kosovë. Sllavica Radovanoviq thotë se përforcimi i goditjeve deri në shkallën e katërt sipas Rihterit përgjatë pjesës ballkanike të bregdetit të Adriatikut në vitin e kaluar ishte i pritur, pas tërmetit shkatërrues në Akuila të Italisë.
    Sipas saj, gjatë viteve të shkuara, përgjatë bregdetit të Adriatikut, nga Mali i Zi deri në Rijekë, janë pritur goditje mbi gjashtë shkallë sipas Rihterit. Ajo përkujtoi se në vitin 2002 në Kosovë, në rajonin përreth Gjilanit ishte regjistruar tërmet me intensitet prej 5,3 ballë sipas Rihterit, ndërsa vitin e kaluar në Shqipëri ka pasur goditje prej 5,7 ballë të Rihterit. "Në bazë të ndarjes së sizmitetit në vitin e fundit shihet se në zonën përreth Pejës dhe në veri të Kosovës po akumulohet energji sizmike. Ajo mund të lirohet gjatë disa viteve në vijim, ndërkaq mund të ndodhë që këtë pranverë apo verë", thotë Radovanoviq dhe shton se mund të priten tërmete më të fuqishme edhe në Bullgari dhe në Rumani. /mia/
    http://alsat-m.tv/lajme/rajoni/28522.html
    Ndryshuar për herë të fundit nga Renea : 10-03-2010 më 12:23
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    U paralajmrua se dot kishte termete ne Ballkan , ja lajmi i dates 03.03.2010 i dhen ne mediat ne Maqedoni , cudi si ne Kosov sqenka dhen edhe pse edhe Kosova permendet si vend qe mund te goditet nga termeti. Perndryshe termeti ishte ndje edhe ne Shkup , Kumanov , Tetov , Gostivar ... un se ndjeva.
    Ka qene e paralajmerur edhe ne Kosove por vetem ne portalin e Koha.net,e jo edhe ne TV.Ka qene nje interviste me drejtoreshen e entit seizmologjik te serbise ku thuheshin keto qe sapo ti i solle.

  3. #43
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anëtarësuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734
    Une ketej ne jug te Dukagjinit absolutisht nuk kam verejtur asgje !

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Citim Postuar më parë nga Edmond.S Lexo Postimin
    Une ketej ne jug te Dukagjinit absolutisht nuk kam verejtur asgje !
    Nese ke qene perjashta eshte e mundshme te mos kesh verejtur diqka mirepo brenda ka qene e pamundur te mos hetohet kjo.Termeti i sotshem sipas mediave bullgare eshte degjuar deri ne Sofje.

  5. #45
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Citim Postuar më parë nga Edmond.S Lexo Postimin
    Une ketej ne jug te Dukagjinit absolutisht nuk kam verejtur asgje !


    Mos ke qen duke vozitur ose bere diqka?

    Une para disa viteve kur ndodhi termeti me epiqender ne gjilan, kam qen duke drejtu biçikleten dhe rruga me gropa, as qe ka pas mundesi te ma lejoj me kuptu se kishte termet, sepse une ne biçiklet e kisha termen non stop.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    Sot, rreth orës 14 e 40 minuta, në Prishtinë dhe në mbarë Kosovën u ndje një dridhje e theksuar e tokës, e cila shqetësoi kryeqytetasit. Dridhja u ndje sidomos në ndërtesat e vjetra dhe në shumëkatëshe. Në disa shkolla të kryeqytetit dhe të rrethinës kanë ndërprerë mësimin. Ndërsa, sipas njoftimeve, edhe punëtorët e ministrive të vendosura në ish-ndërtesën e Pallatit të Shtypit janë larguar nga objekti.
    Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rjeti Zizmologjik i Kosovës ka njoftuar se sot, në orën 14:38 minuta, sipas kohë lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km. Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës. Sipas kësaj komunikate, ende nuk dihet për dëme eventuale në njerëz dhe materiale.
    Entit sizmologjik i Beogradit, fillimisht, vetëm pak çaste pas tërmetit ka njoftuar se epiqendra e tërmetit ishte në rajonin e Zubin Potokut, 15 kilometra në veriperëndim të Mitrovicës. Fuqia e tërmetit që u ndje në qytetet e Kosovës dhe në rajon, në epiqendër ishte 5 shkallë Rihter, njoftuan mediet serbe. Edhe Enti Sizmologjik nga beogradi në ndërkohë ka njoftuar se epiqendra e tërmetit është në rajonin e Istogut.
    Po në të njëjtën kohë, dridhja e tokës, siç ka njoftuar korrespondenti i Koha Ditore në Pejë, është ndje edhe në Dukagjin. Kjo lëkundje ka shkaktuar panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kanë lëshuar objektet.
    Dridhjet disa sekondëshe kanë shkaktuar panik të madh tek qytetarët e Pejes, ndërkohë që procesi mësimor është ndërprerë pak çaste pas lëkundjeve të tokës. Drejtori i Arsimit, Ilir Kelmendi, ka thënë se tërmeti ka shkaktuar panik tek nxënësit dhe në marrëveshje me drejtorët e të gjitha shkollave menjëherë është vendosur që të ndërpritet mësimi. “Pas thirrjeve nga drejtorët e shkollave për panikun e shkaktuar
    tek nxënësit ne kemi vendosur që të ndërpresim mësimin në turnin e pasdites”, ka thënë Kelmendi.
    Gjatë kohës sa ka zgjatur tërmeti shumë qytetarë kanë lëshuar banesat e tyre nga frika. Për një kohë kanë qëndruar jashtë, duke u frikësuar për dridhje të reja.
    Paniku nga kjo dridhje ka përfshirë edhe punonjësit komunalë, të cilët për një kohë kanë lëshuar objektet, duke qëndruar në hapësira të hapura.
    Drejtori i Emergjencës, Avdyl Lajçi, ka thënë se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme. “Deri në ora 16.20 minuta nuk kemi të lajmëruar asnjë dëm nga tërmeti i sotëm”, ka thënë ai.
    Një pjesë e murit është qarë në shkollën fillore “ Ismet Rraci” në Klinë si dhe disa shtëpi në fshatin Gjurgjevik i Madh të Klinës. Ndërkohë raportohet se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Klinë, ndihmë shëndetësore, kanë kërkuar 20 nxënës. Janë këto të dhënat e para për demet e shkaktuara në komunën e Klinës, si pasojë e dridhjes së tokës që ka ndodhur të merkurin rreth orës 14:40 min. Këto janë informatat zyrtare që ka dhënë kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, në ora 16:00. Ai thotë se ka marrë informata për qarje të disa shtëpive në fshatin Gjuergjevik i Madh të Klinës dhe objektit shkollor “ Ismet Rraci” në Klinë. Ekipet e Komunës kanë dalë në terren menjëherë. Dridhja që ka zgjatur pak sekonda ka sjellë panik të madhe të qytetarët e kësaj komune. Ndërkohë dr Ali Ahmetxhekaj,drejtor i QKMF-së “ Nënë Tereza” në Klinë, tregon se janë 20 nxënës të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në ketë qendër. Një prej tyre është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për thyrje të dorës, 2 të tjerë janë në mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa të tjerët janë liruar në shtëpi. Dridhja e tokës ka bërë që shumë qytetarë menjëherë të dalin nga shtëpitë. Të gjithë nxënësit janë lëshuar nga shkolla ndërsa rrugët e qytetit janë plotë me njerëz të frikesuar. Fëmijë të vegjël
    të cilët ishin në shkollë janë parë rrugëve duke qarë. Esat Rraci, drejtor i
    Shërbimeve Publike, thotë se për momentin nuk ka pasoja, ndërsa autoritetet komunale
    kanë dalë menjëherë në terren për të parë situatën. Dridhja e tokës që ka zgjatur
    pak sekonda, ka futur një panik të madhe të qytetarët të cilët janë duke qëndruar në
    ambient të hapur megjithë kushtet e vështira atmosferike që po përcillet me borë.
    Lidhjet telefonike janë ndërprerë dhe kjo i bën të ndihen me shumë të stresuar
    qytetarët. Ndërkohë janë hapur edhe informata se edhe një tjetër dridhje do të pasoj
    gjë që i shqetëson edhe me shumë qytetarët.
    Tërmeti i intensitetit të ulët është rëgjistruar të mërkurën
    rreth orës 14:40 edhe në një pjesë të madhe të territorit të Komunës së Malishevës. “Brenda shtëpisë vërehej qartazi lëvizja e papritur e gjësendeve nga vendi i vet”, thotë Bajram Morina nga fshati Drenoc. Edhe banorë të tjerë të këtij fshati e konfirmojnë fenomenin shqetësues, ka njoftuar korrespondenti i Kohës Ditore. Disa nga banorët kishin ikur me të shpejtë jashta shtëpive. Aty thuhet se edhe drunjtë janë hetuar duke lëvizur me të madhe në kohën e tërmetit. Edhe Brahim Morina nga Lubizhda ka konfirmuar dridhjen. “Ndodhi ajo që ma kujtoi dikund fundin e viteve të shtatëdhjeta dhe duke kujtuar tërmetet aktuale nëpër botë druajtja ishte normale”, ka thënë ai. Një banor i Kijevës, fshat në jug-perëndim të Malishevës, ndërkaq ka folur për një dridhje më të fuqushme krahasuar me vendet tjera të komunës. “”Krejtë orenditë gati u rrëzuan”, ka thënë ai. Edhe qendrën komunale të Malishevës, e ka trandur tërmeti i papritur, sado që ka qenë i intensitetit të ulët. “Në katin e dytë të ndërtesës ku isha unë tavolina lëvizte bukur shumë”, ka bërë me dije një punëtor i administratës komunale të Malishevës ku një numër i madh të punësuarish kanë dalë jashtë me të hetuar dridhjet. Përveç panikut që ka përhapur nuk ka informacione për ndonjë dëm të cilëdo natyrë.
    Sipas njoftimeve, edhe pse epiqendra e Termetit ka qenë në Istog, ku sipas njoftimeve të korespondentit të gazet të Koha Ditore, “është shënuar dridhje të fuqishme e Tokës”, në këtë rajon nuk ka pasur dëme materiale në objektet e banimit dhe as në njerëz. Megjithatë, shumë banorë të qytetit dhe të fshatrave për rreth nga frika , për një çast, kanë dalë jashtë ndërtesave të banimit dhe këtë ngjarje e kanë përjetuar keq. ” Dridhja ka qenë e fuqishme dhe nga frika kemi dalë jashtë me të gjithë punëtorët “ thotë Zeqir Mehmetaj nga Istogu
    Edhë në Lipjan rreth 14 e 40 minuta është ndier dridhje e tokës që
    ka shkaktuar njëherësh edhe shqetësim te qytetarët e këaj komune. Për shkak të dridhjes së tokës është ndërprerë mësimin menjëherë në shkolla të Lipjanit dhe në rrethinë për të larguar nxënësit nga shkollat dhe nga ndonjë rrezik i mundshëm me
    këtë rast. Zyrtarë në Drejtorinë e Arsimit në Lipjanit kanë njoftuar se është ndërmarrë ky hap menjëherë pasi ka ndodhur dridhja e tokës, sepse sipas tyre, është parë shqetësim i madh te nxënësit dhe te mësimdhënësit. Deri në orët e pasditës nuk ka pasur njoftime zyrtare për ndonjë dëm eventual në këtë rajon.
    Dridhja e tokës është ndier edhe nga qytetarët e Gjilanit me
    rrethinë, por lëkundja nuk ka krijuar dëme. Lëkundja e tokës është ndier në katet e
    larta të banesave. Nga qytetarët është thënë se dridhja është ndier rreth orës 14:39
    minuta dhe ka zgjatur pak sekonda. Gjilani është i njohur si një nga zonat e
    ndieshme sizmike. Në Gjilan një tërmet i fuqishëm ka ndodhur me 24 prill 2002, kur
    pati humbur jetën një qytetar dhe qenë dëmtuar qindra shtëpi dhe përreth dy javë një
    pjesë e banorëve kishte braktisur banesat e larta në objektet e banimit kolektiv.
    Sipas informacioneve, tërmeti është ndje edhe në Shkup dhe në rajonet veriore të Maqedonisë.


    Koha.net

  7. #47
    Administratore Maska e Fiori
    Anëtarësuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Tërmetet që kanë rënë sot nëpër Botë

    MAP 2.9 2010/03/10 16:55:36 33.471 -118.298 0.7 SAN PEDRO CHANNEL, CALIFORNIA
    MAP 4.9 2010/03/10 13:38:05 42.829 20.616 10.0 KOSOVO
    MAP 4.7 2010/03/10 13:17:17 51.381 -173.523 35.0 ANDREANOF ISLANDS, ALEUTIAN IS., ALASKA
    MAP 3.1 2010/03/10 13:09:05 45.724 -74.454 7.0 ONTARIO-QUEBEC BORDER REGION, CANADA
    MAP 4.0 2010/03/10 13:05:45 60.244 -152.935 132.8 SOUTHERN ALASKA
    MAP 4.5 2010/03/10 12:50:03 42.131 141.172 104.4 HOKKAIDO, JAPAN REGION
    MAP 5.5 2010/03/10 12:20:59 -33.638 -72.388 35.0 OFFSHORE VALPARAISO, CHILE
    MAP 2.5 2010/03/10 10:57:39 19.456 -155.259 2.8 ISLAND OF HAWAII, HAWAII
    MAP 3.0 2010/03/10 10:05:09 33.250 -116.685 5.0 SOUTHERN CALIFORNIA
    MAP 5.1 2010/03/10 09:37:59 -36.827 -73.544 35.0 OFFSHORE BIO-BIO, CHILE
    MAP 5.1 2010/03/10 09:04:14 -36.267 -73.018 35.0 OFFSHORE BIO-BIO, CHILE
    MAP 5.1 2010/03/10 08:45:23 -34.970 -73.737 35.0 OFF COAST OF LIBERTADOR O'HIGGINS, CHILE
    MAP 5.2 2010/03/10 08:07:25 7.141 -34.367 10.0 CENTRAL MID-ATLANTIC RIDGE
    MAP 4.7 2010/03/10 08:06:10 -23.592 -179.919 529.6 SOUTH OF THE FIJI ISLANDS
    MAP 4.9 2010/03/10 08:05:27 51.529 -173.516 57.2 ANDREANOF ISLANDS, ALEUTIAN IS., ALASKA
    MAP 4.7 2010/03/10 06:28:00 23.321 123.250 29.4 SOUTHWESTERN RYUKYU ISLANDS, JAPAN
    MAP 2.5 2010/03/10 06:14:40 33.250 -116.681 5.0 SOUTHERN CALIFORNIA
    MAP 4.9 2010/03/10 06:11:35 51.467 -173.482 44.0 ANDREANOF ISLANDS, ALEUTIAN IS., ALASKA
    MAP 3.1 2010/03/10 06:04:36 35.597 -96.768 5.0 OKLAHOMA
    MAP 5.1 2010/03/10 05:19:06 -18.476 168.915 215.1 VANUATU
    MAP 3.0 2010/03/10 04:36:38 36.061 -117.877 2.7 CENTRAL CALIFORNIA
    MAP 4.8 2010/03/10 04:01:48 -37.246 -73.951 35.0 OFFSHORE BIO-BIO, CHILE
    MAP 2.5 2010/03/10 03:53:06 39.578 -123.450 5.5 NORTHERN CALIFORNIA
    MAP 2.6 2010/03/10 03:50:18 36.123 -89.735 8.5 SOUTHEASTERN MISSOURI
    MAP 2.5 2010/03/10 02:47:35 60.688 -147.320 15.2 SOUTHERN ALASKA
    MAP 5.4 2010/03/10 02:41:49 -36.855 -72.646 35.0 BIO-BIO, CHILE
    MAP 4.3 2010/03/10 02:07:04 -34.709 -72.301 35.0 OFFSHORE MAULE, CHILE
    MAP 4.4 2010/03/10 01:15:34 12.248 -88.099 42.9 NEAR THE COAST OF NICARAGUA
    MAP 4.9 2010/03/10 01:07:58 -42.922 -75.834 35.0 OFF THE COAST OF LOS LAGOS, CHILE
    MAP 3.9 2010/03/10 00:57:49 31.733 -115.774 6.0 BAJA CALIFORNIA, MEXICO
    MAP 4.9 2010/03/10 00:14:48 -33.701 -71.102 35.0 REGION METROPOLITANA, CHILE


    Ky eshte termeti qe u ndje ne Kosove:


    http://earthquake.usgs.gov/earthquak...s/10/20_45.gif

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e argjenddre
    Anëtarësuar
    19-12-2008
    Vendndodhja
    Pejë
    Postime
    522
    lol ishalla nuk ndodh me , kam qen ne pc kur u dridh , krejt shpia u dridh

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412
    MAP 4.9 2010/03/10 13:38:05 42.829 20.616 10.0 KOSOVO
    Ketu koha eshte e njesuar ne GMT ,sepse ne kohen lokale termeti ka ndodhur ne ora 14: 38: 05

  10. #50
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Ne ate moment isha duke prit ne semafor, ne Prishtine. Dridhjen e verejta por nuk mu duk aq e madhe. Kur i pashe njerezit se si dilnin prej ndertesave e kuptova se dridhja ka qene e fuqishme.

    E keqja tjeter ishte se nuk dihej epiqendra dhe nuk punonin telefonat.

  11. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    428
    Siq informon KTV-perpos nxenesve qe nderpren mesimin edhe Qeveritaret leshuan vendet e punes ..,

  12. #52
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Cfare dridhje palidhje u kone, jashte kontrollit..nejse ishalla sbohet mo!

  13. #53
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-10-2006
    Postime
    992
    Shkijet e permenden nje termet rreth rajonit te pejes para do dite, po nuk i besova, kta tont e mohun nje gje te till, po doli qe shkijet pasken pas te drejt.
    Un kesh tu msu, kur ja nisi me mu dridh karrika, e bona mend thash osht tu punu dikush ne katin ma posht me hillt, tani kur e pash qe fillun me lviz dritat e mora vesh qe ishte termet.
    Urrejtja ndaj armikut, dyfishon forcën e një populli

  14. #54
    Medical Student Maska e Edmond.S
    Anëtarësuar
    10-09-2008
    Vendndodhja
    nightingale's Dorf
    Postime
    734
    Citim Postuar më parë nga fisniku-student Lexo Postimin


    Mos ke qen duke vozitur ose bere diqka?

    Une para disa viteve kur ndodhi termeti me epiqender ne gjilan, kam qen duke drejtu biçikleten dhe rruga me gropa, as qe ka pas mundesi te ma lejoj me kuptu se kishte termet, sepse une ne biçiklet e kisha termen non stop.
    Citim Postuar më parë nga fattlumi Lexo Postimin
    Nese ke qene perjashta eshte e mundshme te mos kesh verejtur diqka mirepo brenda ka qene e pamundur te mos hetohet kjo.Termeti i sotshem sipas mediave bullgare eshte degjuar deri ne Sofje.
    Brenda kam qene por vertet nuk eshte degju.Jo vetem nga une,por nga te gjithe bashkeqytetaret e mi.Ndoshta dridhjet kane qene me te ndjeshme ne pjesen perendimore te Dukagjinit,dhe ne pjesen qendrore e veriore te Kosoves.

    p.s.vjet e kam ndjere termetin ne Ulqin,ka qene shume emocional ne plazh.Aty uji nuk verehej tek levizte,vetem toka.Gje interesante.Sic duket territori ballkanik cdo here e me shume tenton ta kopjoj lindjen e larget.

  15. #55
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-11-2009
    Postime
    212
    Ne ato momente te dridhjes se tokes isha duke vozitur dhe as gje nuk kame vrejture ,po i falenderoj edhe zotit qe nuk kame ndjer as gje ,besoj se edhe perndija me ka ndihmuar qe mos te ndi asgje...
    Po kjo eshte nje jete e cila negjet ne gjdo 20-30 vite qe ka lkunjde te pllakave tektonike....

    Po edhe perendija po i tregon botes dhe mbare njerzimit ejani ne rrugen e zotit se keshtu siq e keni shtrembuar rrugen e zotit veshtire eshte qe te ja dileni mbare....
    Kur e gjitha fuqite e mdha mundohen ti i perzihen edh perendis ,po vetem nje eshte mbi kete toke dhe mbi kete njerzim aji i cili i linde dhe i rrite gjdo njeri ,dhe gjdo ngjalles qe egziston mbi toke dhe ner toke dhe ky eshte Zoti ati kofshim fale gjithe jeten sa aj na e ka shkruar qe ne te jetojmi...
    Ndryshuar për herë të fundit nga kruja78 : 10-03-2010 më 15:32

  16. #56
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    jë lëkundje toke sërish sot goditi Kosovën

    Territori i Kosovës sot është goditur sërish nga një tërmet i shkallës së ultë por që banorët e kanë dëgjuar detonimin e tij.Epiqendra e tërmetit ishte 6 kilometra në Juglindje të Istogut në të njëjtën kohë është dëgjuar edhe në disa vendbanime të tjera të Kosovës.Dridhja e tokës është regjistruar në ora 09:59 dhe tërmeti ishte i fuqisë 3.3 ballësh të shkallës së Rihterit,ka bërë të ditur Zyra për Sizmologji e Kosovës.http://www.forumishqiptar.com/attach...1&d=1268320979
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi : 11-03-2010 më 11:20

  17. #57
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Rreth ores 9:59 te mengjesit isha vet ne Istog. Me thene te drejten pervec leshrave te kembeve dhe atyre te... nuk u drodh gje tjeter aty verdall. Keshtu qe nese doni mos ti ndjeni fare termetet e tilla te kesaj magnitude, zgjidhja eshte e thjeshte : depilohuni!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Endless : 11-03-2010 më 11:35
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e Archicad
    Anëtarësuar
    31-03-2008
    Vendndodhja
    Ne boten tridimensionale
    Postime
    283

    Seri tërmetesh mbrëmë në Prizren

    Seri tërmetesh mbrëmë në Prizren

    *****

    (Ky lajm eshte nga nje web i Maqedonise)

    Seri tërmetesh mbrëmë në Maqedoni
    E premte 11 Shkurt 2011 11:30



    Seri tërmetesh me epiqendër rreth 60 kilometra në veriperëndim të Shkupit, janë regjstruar mbrëmë prej orës dy pas mesnate deri në mëngjesin e sotëm në orën 7 e 45 minuta, të cilat rrjedhin nga rajoni epiqendror i Prizrenit, Kosovë.

    Gjashtë tërmete janë ndjerë nga banorët në vendet në pjesën veriperëndimore të Republikës së Maqedonisë me intensitet prej tre deri pesë ballë sipas Shkallës makrozimike evropiane - 1998.

    Kjo seri e tërmeteve është regjistruar nga ora 2 e 15 minuta deri në orën 7 e 45 minuta.

    *****

    Ndersa sipas faqes http://www.emsc-csem.org/Earthquake/index.php

    jane regjistruar keto termete ne gjeresine gjeografike 42.25 dhe gjatesine gjeografike 20.70, ndersa Prizreni eshte 42°14'N, longitude 020°44'E, pra i bie qe termetet e paraqitura te kene ndodhur ne afersi te Prizrenit:

    2011-02-11 03:29 42.25 N 20.67 E Mag 3.0 SERBIA

    2011-02-11 03:27 42.19 N 20.70 E Mag 2.6 SERBIA

    2011-02-11 02:53 42.23 N 20.71 E Mag 2.5 SERBIA

    Popullata eshte e painformuar nga Instituti Sizmologjik i Kosoves, dhe te gjithe ne Prizren jane te mendimit se termeti i mbremshem ka qene i forte me nje fuqi prej 4 - 5 ballesh....

    Instituti Sizmologjik i Kosoves nuk kish as faqe te veten ne internet, faqja e zeze, pret ti marre shenimet nga Institutet e Serbise apo te Maqedonise...



    Ja si duhet te punoje nje institut i nje shteti

    Shenimet nga Seizmoloski Zavod Srbije per termetin ne fjale.

    http://www.seismo.gov.rs/indexl.htm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Archicad : 11-02-2011 më 08:15

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •