Personat e shėndetshėm nuk duhet tė marrin ēdo ditė aspirinė pėr tė parandaluar sulmet nė zemėr apo tru, pasi qė me kėtė mund ti shkaktojnė vetes mė shumė dėme se sa dobi, paralajmėrojnė shkencėtarėt.
Miliona njerėz nė gjithė botėn marrin aspirinė ēdo ditė pėr tė zvogėluar rrezikun nga sulmi nė tru apo zemėr, por shkencėtarėt kanė zbuluar se kėto tableta rrisin rrezikun nga gjakderdhja e brendshme.
Aspirina pėr njė kohė tė gjatė ėshtė konsideruar si njė tabletė ēudibėrėse, e cila mund tė ndihmojė nė parandalimin e shumė sėmundjeve, siē janė disa lloje tė kancereve dhe pėr mbrojtjen nga sulmi nė zemėr e tru.
Studimi i shkencėtarėve nga Suedia, i publikuar nė revistėn Asociacioni Mjekėsor amerikan tregoi se aspirina ishte e efektshme vetėm tek personat qė kishin pėrjetuar sulm nė zemėr apo tru.
Nė studim kanė marrė pjesė tė paktėn 30 000 persona tė moshės midis 50 dhe 75 vjet, tė cilėt nuk ishin tė diagnostifikuar me sėmundje tė zemrės.
Pas studimit tė kryer, shkencėtarėt pėrfunduan se personat e shėndetshėm, tė cilėt marrin ēdo ditė aspirinė, mund vetėm tė rrisin rrezikun nga gjakderdhja e brendshme.
Krijoni Kontakt