Hazis Ndreu, magjia e folklorit dibran
Nga Edmond Zhulali
Njeri i urtė e i mėnēur, qė mirėsinė e tij e shprehte me buzėqeshjen e ngrohtė e tė pėrhershme…I tillė ka mbetur nė kujtesėn time dhe tė gjithė atyre qė e kanė njohur Hazis Ndreun, mjeshtėr i madh i fjalės dhe i veprės. Zgjuarsia dibrane, maturia, dashuria pėr njerėzit, sakrifica, patriotizmi e shumė veti tė tjera, rrezatuan gjatė gjithė jetės nė shpirtin e kėtij njeriu dhe artisti tė madh. Ai qe njeriu qė e dashuroi folklorin e jashtėzakonshėm dibran dhe ndoshta i vetmi qė e sfidoi atė nė tė gjithė elementėt e tij, qė nga kėnga e ēiftelia, vallja e koreografia, krijimtaria e alegoria dibrane, etnografia e historia. Finesa e hollė e krijimtarisė dhe interpretimit tė tij valėzohet nga zėri i tij nė vallen e burrave, nga ēiftelia nė vargun plot zgjuarsi. Nė doni tė prekni Dibrėn nė njė pikė tė vetme, prekeni Hazizin dhe do tė ndjeni ē'ėshtė magjia e folklorit dibran.
Muzika dibrane ėshtė e veēantė pėr melodinė e bukur dhe tė kėndshme, por do tė veēoja kėngėn epike dibrane, qė si askund tjetėr ėshtė e gėrshetuar me njė lirikė tė thellė qė e bėn atė tė spikatur dhe tė paharruar pėr tė gjithė ata qė e dėgjojnė. I tillė ishte dhe zėri i Hazis Ndreut, melodioz, i fortė qė depėrton nė ēdo tingull e nė ēdo fjalė, nė ēdo shpirt njerėzor. Teknika e interpretimit vokal harmonizohej mjeshtėrisht me gishtat qė luanin mbi telat e ēiftelisė, duke u bėrė tė pandashme nė podet e veēanta tė Dibrės. Kėngėt e Hajredin Pashės, "Vijnė pamporrat", Elez Isufit, Lam Dacit etj., tė interpretuara nga Hazis Ndreu janė pasqyra mė e mirė e melizmave dhe e traditės sė pashtershme dibrane. Kur dėgjon kėto interpretime me pianissmot, kreshendot, ndryshimet timbrike vokale, tė shkon mendja se ai ka studiuar nė konservatoret mė tė mira tė botės.
Hazizi mori pjesė nė shumė aktivitete kombėtare jashtė vendit, duke marrė gjithmonė duartrokitjet e publikut dhe duke qenė gjithmonė nėn vėshtrimin e studiuesve tė folklorit, tė cilėt befasoheshin nga interpretimet e papėrsėritshme tė tij. Kur para disa kohėsh m'u dha mundėsia pėr tė dėgjuar disa interpretime tė vjetra tė tij, mendova qė nuk e paskam njohur mirė Hazis Ndreun, e sa herė qė diskutoj me kolegėt e mi ju tregoj me krenari kėto interpretime. Interpretimi dhe krijimtaria e tij u bėnė shembull pėr kėngėtarėt e rinj qė e pasuan atė denjėsisht si Arif Vladi, Lirie Rasha, Shaje Poleshi, Qerim Sula, Vera Laēi etj. Ai vėrtetoi se, "shkolla e famshme e Dibrės" nuk mbaron tek menēuria, por vazhdon tek melodia dibrane dhe zėri i tij. Haziz Ndreu me kontributin e tij do tė radhitet krahas figurave mė tė mėdha tė folklorit dibran dhe atij kombėtar. Vlerat e tij tė padiskutueshme do tė jenė gjithmonė bashkėudhėtare tė jetės tonė drejt tė ardhmes.
RD
Krijoni Kontakt