Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Namik Selmani

    Namik Ibrahim Selmani lindi mė 18 nėntor 1950 nė fshatin Ninat tė rrethit tė Sarandės. Ka mbaruar shkollėn e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” mė 1968 nė qytetin e Elbasanit dhe mė tej ka mbaruar studimet e larta nė Fakultetin e Historisė dhe Filologjisė, nė degėn gjuhė-letėrsi shqipe pranė Univeritetit tė Tiranės. Ka punuar mbi 35 vjet si mėsues i gjuhės e letėrsisė shqipe nė disa shkolla tė mesme, kryesisht nė rrethin e Beratit. Aktualisht ėshtė mėsues i gjuhės e letėrsisė shqipe nė shkollėn e mesme pedagogjike “Kristo Isak” nė qytetin e Beratit.

    Krijimtaria letrare e tij ėshtė shumė e pasur dhe e larmishme, ka shkruar gjashtė vėllime me poezi, disa libra publicistikė, monografi, libra pėr kulturėn e tė folurit e tė tė shkruarit nė shkolla tė mesme, libra tė karakterit fetar, etj. Ka botuar me qindra shkrime tė karakterit studimor, kryesisht tė fushės sė kulturės kombėtare, opinone tė ndryshme nė organe tė shumta tė shtypit shqiptar e tė huaj. Pra, prej disa vitesh ai ėshtė njė autor, i cili me botimet e tij ėshtė pėrfaqėsuar denjėsisht edhe nė disa vende tė botės si nė SHBA, Zvicėr, Maqedoni, Kosovė, etj.

    Nė krimtarinė e tij zė vend edhe publicistika. Ka punuar si kryeredaktor i gazetės “E vėrteta” nė qytetin e Beratit, ka qenė edhe bashkėpunėtor i disa gazetave kombėtare. Namik Selmani ka patur shumė suksese edhe nė lėmin e fotografisė artitike duke hapur disa ekspozita vetjake nė Shqipėri, Itali, Maqedoni, Kosovė, etj. Ėshtė fitues i disa ēmimeve kombėtare nė letėrsi e nė publicistikė. Ka marrė pjesė nė disa tubime krijuesish nė shkallė kombėtare.

    Namik Selmani ėshtė anėtar kryesie nė OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" dhe zėvendėskryeredaktor i revistės “Krahu i shqiponjės”. Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistėve tė Shqipėrisė dhe anėtar i Klubit tė Shkrimtarėve “Kostandin Kristoforidhi” me qendėr nė qytetin e Elbasanit, etj.

  2. #2
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016
    Poetėve tė Kosovės

    Krahėt e gjėmbuar
    S'i pyetėn malet ngjyrė gjaku.
    Nuk vrapuan tė shkruanin testamente tė mermerta.
    Do ta thonė mė mirė:
    Kullat e djepet,
    Magjet e kengėt majėkrahu
    Do ta thonė
    Monumentet qė kishin gdhendur nė Netėt e errta.

    Kacekėt e Dertit
    Mblodhėn pikėlat e lotit tė gazmuar nė dasma.
    Po si tė mbeste sofra
    Pa djersėn e valles e kulaēin e fjalės?
    Po si tė mbesnim
    nė supet e njė Nate ku na rėndonin hapat?
    Po si tė mos shkruanim ftesa
    ku kryefjalė ishte E ardhmja?

    E ēka shkruat
    Kur dielli sterronte
    Kur qielli gardhohej nga Pyjet e Dhimbjes?
    E ēka shkruat
    Kur tokat futeshin ne trasta diplomatėsh
    E nė Prevezėn ēame loti thahej nė gjokse burrash?

    Vėllezėr poetė tė Kosovės!
    Libra tė hapur me ballina dashurie,
    Krisma tė fshehura nė gurė themelesh kullash.



    Po vijnė Don Kishotėt...

    Po vijnė nga larg ca Don Kishotė
    Zezon njė shall pėrmes sherrnajės
    Qyqon njė derė, njė shpat, njė hon
    Garojnė pa fund pėrmes piskamės

    Piskon kjo kohė e verbėruar
    Qė kėrkon sy e kėrkon veshė
    Mbi zjarr sheh djepin e shkrumbuar
    Mbi det po mbyten libra, fletė.

    E Sanēot e ndėrrojnė pa fund kollaret
    se Donėt duan madhėshti
    Nuk di ku janė Rosinantėt
    Tek shoh njė vile, njė benz tė ri...

    Po vijnė ata me vrap galopi
    Pa njė patkua e kapistall
    E dora ngrirė mbet nga tė ftohtit
    E gjaku si pėrrua pa ujė u tha.

    Po vijnė e shkojnė nėpėr avionė
    Nė ēdo hotel i pret Dylinja
    Ca celurarė po cicėrojnė
    Nė tavolinė ku vret vetmia.

    Po vijnė serish ca Don Kishotė
    Gėrdallur mes dhimbjes sė ėndrrės
    U thyen e humbėn purtekat e lodrės
    U terratis nė det profecia e kėngės.

    Nė zjarr Prometeu ndez shkrepsen
    Tė mos shuhet ky qiell, kjo dritė
    Ata vijnė e shkojnė mes njerėzve
    E njerėz s'u bėnė kurrė njė ditė

    S'ia ndalkan turrin dallga, vala
    S'ia mbyllin udhėn gjerdhe, frerra.
    Po vijnė pa fund ca Donė gėrdalle...
    Mes nesh po mblidhet dhimja, heshtja...

    Po vijnė pa fund ca Don Kishotė...



    Sytė e mallit

    Mes nesh njė det me nimfa malli
    Njė lot qė fsheh qerpik i njomė.
    Po sa i lartė na qėnka mali
    Qė nuk na lė tė kuvendojmė?

    I gjatė, i gjatė litar i udhės.
    Asnjė sė patė nuk e pret.
    Nė ē'jastėk i vė ti sytė e bukur?
    ē'mendon pas grile kur mbrėmja vjen?

    I lartė ky mur, si gardh i hekurt,
    Pelin i fortė kjo ndarje detesh.
    Po si ta marr njė pėrkėdhelje
    e si ta jap njė fjalė qė tretet?

    Njė drithėrimė shpirti zien nė gjokse.
    Njė thinjė, njė rrudhė flet si njeri.
    Nė sytė e tu si mijėra kroje
    do ndez njė zjarr me dashuri.

    Si tė tė vė njė fjongo lulesh
    Mbi flokė tė thinjur nga mundimi?
    O, c'barrė qė mbajtėm pėrmbi supe
    Po kurrė s'u lodhėm nga rėnkimi.

    Kur trungjet, shkarpat tė mbarohen,
    Njė malet me dallgė do prushėroj...
    Tė kesh vec gaz nė sy, moj motėr,
    Ndėr hapa diellin do ndaloj.

    Jam bėrė, vėllea, si njė memec.
    Si njė fėmijė i burrėruar.
    E zemra dridhet si nė rrebesh
    ..dhe dora s'hesht, po shkruan, shkruan...

    Mes nesh njė det me nimfa malli
    Njė lot qė fsheh qerpik i njomė.
    Po sa i lartė na qėnka mali
    Qė nuk na lė tė kuvendojmė???

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •