Biseda telefonike me Rrustem Mahmutajn…
Sekretariati Krahinor për Punë të Brendshme
Shërbimi i Sigurimit Shtetëror
Drejtorati – Gjakovë, Sektori II
Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
Më 21.08.1984
Raport i bashkëpunëtorit
I
Burimi: Bashkëpunëtori “KOBRA”
Shënimet kanë të bëjnë me Rrustem Mahmutajn nga Lubeniqi, KK Pejë.
Anëtar i LRSHJ në Zvicër. Takimi është mbajtur më 17.08.1984 në lokalet
40
e DSHSSH Gjakovë prej orës 13-14. Në iniciativën e bashkëpunëtorit.
Shpenzime nuk ka pasur. Më 20.08.1984.
II
Bashkëpunëtori përcjell veprimtarin armiqësore të LRSHJ-së në Zvicër.
III
Nga telefoni zyrtar bashkëpunëtori “Kobra” thërret Rrustem Mahmutajn
me këtë numër 994131514524 të cilin e ka pasur në notesin e vet. Në
bisedë në prezencën time Rrustemi e njofton “Kobrën” se për shumëzimin
e fotografive të Rexhep Malës, Nuhi Berishës etj., duhet paguar 690
franga Zvicerane dhe se këto fotografi se shpejti do t'i marrë. Njëherit
Rrustemi lajmëron se tani në vizitë e ka nënën e vet. Bashkëpunëtori pas
bisedës telefonike me Rrustemin thotë: “Rrustemi është njeri tipik i
aksioneve dhe se ai përdoret nga ana e “Lëvizjes” si vegël. Nuk ka aftësi
të të folurit dhe të shprehuri por ai e “zbukuron” vetveten me trimërinë
që tregon nëpër të gjitha demonstratat. Ka sjellje tejet arrogante e
sidomos ndaj personave që kanë qëndrim të mirë ndaj Jugosllavisë. Në
banesën e tij në të gjitha muret e dhomës janë të varura fotografitë e
Jusuf Gërvallës dhe Bardhoshit për të cilët thotë se janë dajët e tij si dhe
fotografitë tjera të personave të vrarë apo dënuar gjatë dhe pas
demonstratave në Kosovë”.
Rrustem Mahmutaj, nga fshati Lubeniq, KK Pejë, përkohësisht i punësuar
në Bernë - Zvicër, për të edhe më parë është shkruar dhe është i njohur
nga Shërbimi.
IV
Vërejtjet e punëtorit operativ:
Shënimet e vërtetuara dhe nga burimet tjera. Bashkëpunëtori edhe në të
ardhmen do të përcjellë veprimtarinë armiqësore të Rrustem Mahmutajve
dhe të tjerëve pasi në mesin e tyre gëzon autoritet dhe është i çmuar.
Mbi veprimtarinë armiqësore të anëtarëve të LRSHJ, kohë pas kohe do të
na informojë me telefon dhe me anë të korrespondencës.
IV
Vërejtjet , çmimet dhe vendimet e eprorit.
Dërgohet
2 x SHSSH SKPB
1 x Evidencës
1 x në lëndë të bashkë. “Kobra”
1 x punt. të vijës së II
41
Punëtori operativ, Sejfullah Sahatçiu
Krijoni Kontakt