Postuar më parë nga
Kosovelli
Nga Dokumentet e "Sigurimit të Atdheut" ; vet dëshmojn për përfshirjen e Oficerve të FARK-ut në tentim Grushtshtetin e 14 shtatorit 1998 në Tiranë !!!
Ahmet Aliashani paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova
Gjeneralnënkoloneli Aleksandër Demitrieviq, gjeneralnënkolonel Mile Babiq, gjeneralnënkolonel Bane Millovanoviq (KOG), dhe shumë të tjerë nga Beogradi dërgohen për në Shqipëri, çka bie ndesh me të gjitha veprimet e të gjithë eprorëve të Shqipërisë, të cilët në atë kohë vetëm sa e kishin braktisur APJ-në mbi 99 për qind kishin kaluar në perëndim (Gjermani, Zvicër, Angli dhe vende të tjera të Evropës dhe kuptohet një numër i është bashkangjitur Armatës Kroate dhe Boshnjake në luftë kundër APJ-së, dhe një numër shumë i vogël, simbolik ishte në Kosovë dhe asnjë oficer shqiptarë që kishte braktisur APJ-në nuk ka kaluar në Shqipëri për të kërkuar vendstrehim, përveç Ahmet Aliashanit.
Mund të ndodhë që ndonjë oficer ka kaluar nëpër Shqipëri për në Itali apo vende tjera të perëndimit, ku më pas në Shqipëri ndodhin shumë gjëra të rëndësishme (në dëm të popullit shqiptar të Shqipërisë, siç janë demonstratat e dhunshme të vitit ’97-98 , ku edhe hartohet një plan nga ish-gjenerali i Armatës Shqiptare, Kiqo Nestaf, me prejardhje greke, i cili ka qëndruar në Greqi dhe ka qenë në kontakt të rregullt me Shërbimin Informativ Grek dhe Jugosllav, ku plani është bërë për ndarjen e Shqipërisë në mes të Greqisë dhe të Serbisë. Vija e ndarjes ka qenë lumi Shkumbin. Çka Ahmet Aliashani duhet të jap sqarime rreth këtij plani).
Vrasja e Ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, z. Ahmet Krasniqit, ku gjithashtu Ahmet Aliashani duhet të japë sqarime, ku ka qenë në kontakte dhe lidhjet e tij. Ahmet Aliashani në Qeverinë e Bujar Bukoshit ka qenë i ranguar në postin e lartë, njëherit ushtrues i detyrës të zëdhënësministrit të Mbrojtjes, por asnjëherë nuk ka hyrë në Kosovë gjersa kanë hyrë trupat e NATO-s.
Ahmet Aliashani në Shqipëri është lidhur me Rr. I. nga fshati Tërrnovc, Komuna e Bujanovcit, person i cili i takon grupeve mafioze që janë të organizuar në Itali, Shqipëri dhe Serbi, është person i kyçur në trafikun e organizuar të drogës dhe të prostitucionit si dhe njeri i cili kërcënon me likuidime.
Gjithashtu është i lidhur me personat e rrjetit të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave nga Ukraina, Rusia, Bullgaria dhe Shqipëria për në Kosovë. Në rajonin e Gjilanit dhe të Kamenicës ka një rrjet të kriminelëve, të cilëve u ka paguar rrogë për t’i shërbyer Ahmet Aliashanit dhe Rr.I. si truprojë. Rrogat ua kanë dhënë në vlerë prej 400 marka gjermane.
Gjithashtu në bashkëveprim me një person nga Kamenica, e ka dhunuar një femër. Rr. I. e ka detyruar atë femër t’iu bëjë femra grupit të tyre, ku gjendet edhe Ahmet Aliashani. Këta persona janë: Z. Rr. nga Kamenica, i lindur 1961 apo 62, i afërm me Shërbimin Serb.
Sh. M., A. M. dhe Xh. K. të afërm me Shërbimin Serb. Këtyre personave Rr. u ka paguar rrogë 400 marka gjermane, si truprojë për veti dhe të Ahmetit.
Rr. I. e ka keqpërdorë vajzën N. K. (emri i njohur për redaksinë), dhe tani kjo vajzë ka devijuar psikikisht, pikërisht nga Rr.I. Gjithashtu janë të lidhur me këtë rrjet të organizuar të trafikut të drogës dhe të femrave: S. K nga fshati Dajkovcë, komuna e Kamenicës dhe tani jeton në Ferizaj, F. R nga Kamenica, djali i axhës së S., M. K. ka punuar deri më 12 qershor të ’99, në sigurimin Shtetëror Serb dhe ende punon, tani gjendet në Vranjë dhe kohë pas kohe kalon në Leskovc. S. dajë e ka F. D. punëtor i Sigurimit Shtetëror Serb në Gjilan dhe Kamenicë, ku gjithashtu ka punuar gjer më 12 qershor të ’99, kur edhe janë tërhequr forcat jugosllave nga Kosova. Tani Rr. është i lidhur me këta persona si dhe Ahmet Aliashani. Gjithashtu Ahmeti paraqitet në opinion se tani është njeriu i parë te Rugova dhe urdhëron njerëzit se kush duhet të punësohet në komunën e Kamenicës. Në tërësi kryetari i Kuvendit Komunal të Kamenicës, z. Sh. S., ka rënë nën ndikimin e Ahmet Aliashanit, ku Ahmeti dhe Rr. pa ndërprerë bëjnë presion te strukturat komunale, pikërisht që personat e rrjeti të tyre të punësohen.
15 prill, 2002 Prishtinë, me respekt B- 25 / 130 “Plaku”
Krijoni Kontakt