KURORĖZIM
Mėse njė ditė hapat e ėndrrave tė tua rastėsisht do tė sjellin
poshtė shtėpisė sime e zemra jote aty do ndalet pėr njė cast
atje,
mes erės sė luleve nė botėn e zemres sime qė troket butėsisht
pėr tė qenė
sė bashku
qoftė edhe njė cast,
pėr njė psherėtim,
pėr nje rrahje zemre,
kokėn mbeshtetur mbi timin gjoks,
buzėt e mia mbi tėndin ballė,
mes perkėdheljesh ėmbėlsisht pa fund,
nė bashkim shpirtrash gjer ne barrierėn e kohrave,
sdo na mjaftonin as njėmijė vjet.
E une do flisja me gjuhėn e syve tė mi,
kėtyre liqeneve tė thellė qė falin gjithmon,
do flisja me gjuhėn e duarve te mia delikate rreth fytyrės tėnde
cdo rrudhė dhimbjeje ėshtė mbushur me dashurinė time.
Me buzėt e mia ne gojėn tėnde dashurinė do e shprehja bukurisht,
nė lartėsi ndjenjash qiellore qė cdo krijesė njerėzore do tė ketė njohur,
me tė cmendurin passion,
nga thellesitė e trupit drejt syve tė ty,
nga duart e mia nė tė tuat duar,
nga buzėt e tua nė trupin tim,
nga sytė e tu ne zemrėn time.
Dhe me ėmblat duar mbyllmė lehtė,
tė rėndat qepalla nga hullitė e deteve,
qė tė lumtura pėr tė vetmėn herė nė jetėn time,
thithėn nektarin hyjnor tė jem e dashuruar,
kaq thellėsisht me mė tė bukurėn e tė zjarrtėn menyrė.
Sa herė qe do mbyll sytė e gjer nė tė fundmen frymė,
para meje do tė shfaqen karvana beduinėsh,
prej tė cilėve zogj tė praruar do tė fluturojnė
drejt detit e erėrave,
duke shkuar drejt brigjeve tė reja,
zemėr lehtė se kanė jetuar
qoftė dhe njė cast tė vetėm.
CLAUDE CHATRON-COLLIET 2008
Krijoni Kontakt